Category: AKTUALE

  • Tërmet në Kroaci, kaq ishte magnituda

    Tërmet në Kroaci, kaq ishte magnituda

    Një tëmmet ka ndodhur në Dubrovnik të Kroacisë.

    Tërmeti ishte me magnitudë 4.54.

    Akoma nuk dihet për dëmë të shkaktuara nga ky tërmet që ndodhi më 17 dhjetor

     

  • 13-vjeçari lëndohet nga mjetet piroteknike në Ferizaj, dërgohet në QKUK

    13-vjeçari lëndohet nga mjetet piroteknike në Ferizaj, dërgohet në QKUK

    Një rast tronditës ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Ferizaj, ku një 13-vjeçar ka pësuar lëndime në duar nga mjetet piroteknike.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se i mituri është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë, derisa patrulla policore ka siguruar raportin mjekësor.

    “Më datë 17.12.2025, rreth orës 16:50, policia ka pranuar informacion se në Qendrën Emergjente në Ferizaj është pranuar për trajtim mjekësor një fëmijë 13-vjeçar, i cili, sipas mjekëve, kishte pësuar lëndime në duar nga mjete piroteknike. Pas trajtimit fillestar, fëmija është dërguar në QKUK – Prishtinë për trajtim të mëtejmë. Patrulla policore ka siguruar raportin mjekësor”, tha Veseli.

    “Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe ka udhëzuar hapjen e një Shënimi zyrtar – Lëndim me mjete piroteknike”.

    Hetimet mbi rastin janë duke vazhduar ende.

  • Linda 22–23, zgjerimi që po ndryshon ritmin e jetesës në Fushë Kosovë

    Fushë Kosova po hyn në një fazë të re zhvillimi urban me realizimin e kompleksit rezidencial Linda 22–23, projekt i kompanisë Al Trade Center, i cili tashmë përfshin dy objekte banimi dhe po zgjerohet si një nga investimet më serioze në këtë qytet.

    Pas suksesit të objektit të parë, projekti është pasuruar edhe me ndërtimin e Linda 23, duke krijuar një tërësi funksionale që synon të ofrojë kushte të avancuara banimi për familjet e reja dhe investitorët. Banesat janë të projektuara me standarde moderne ndërtimi, dizajn bashkëkohor dhe organizim racional të hapësirave, me theks të veçantë në ndriçimin natyral dhe komoditetin ditor.

    Kompleksi Linda 22–23 nuk është vetëm banim, por një koncept i plotë jetese. Brenda tij janë planifikuar shërbime esenciale si shkollë fillore, çerdhe, markete dhe barnatore, duke e bërë zonën të qëndrueshme dhe praktike për jetën e përditshme të banorëve.

    Sipas përfaqësuesve të Al Trade Center, ndërtimi ka nisur dhe kërkesa për banesat në të dy objektet është e lartë që në fazat e para. Për blerësit që vendosin të investojnë herët, kompania po ofron kushte të favorshme dhe fleksibilitet në përzgjedhjen e njësive.

    Me dy objekte tashmë në zhvillim, Linda 22–23 po shndërrohet në një nga pikat kryesore të urbanizimit modern në Fushë Kosovë, duke ofruar një ambient të ri jetese dhe një investim të sigurt për të ardhmen.

    📞 Tel: 0800 77 770 (pa pagesë)

    📧 E-mail: info@altradecenter.com

    🌐 Web: www.altradecenter.com

    Linda 22–23 – banim modern, komunitet i ri, vizion i qëndrueshëm.

  • Blero zemërthyer, e kujton Shpatin

    Blero zemërthyer, e kujton Shpatin

    Këngëtari Blero Muharremi, e ka kujtuar këngëtarin Shpat Kasapi, me anë të një postimi në Instastory.

    Ai ka shpërndarë këngën e tij, duke i vënë në mbishkrim zemrën e thyer, shkruan Indeksonline.

    Ky dedikim i Bleros konfirmon ndikimin e madh që Shpati pati jo vetëm si artist, por edhe si njeri.

    Kujtojmë se këngëtari la pas vetes një djalë, të cilin e kishte me ish-gruan, Selvijen.

     

  • Hamza: Fillimi i heqjes së masave është vendim i drejtë, tani duhet të hapet kapitull i ri me BE-në

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka përshëndetur fillimin e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një lajm të mirë për vendin.

    “Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës është një lajm i mirë dhe një vendim i drejtë. Qytetarët tanë nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie”, ka deklaruar Hamza.

    Ai ka falënderuar partnerët evropianë për mbajtjen e premtimit dhe ka theksuar nevojën për një fazë të re në raportet me Bashkimin Evropian.

    “I falënderoj partnerët evropianë për mbajtjen e premtimit. Tani duhet të hapet një kapitull i ri me BE-në, i bazuar në reforma, integrim evropian dhe zhvillim ekonomik.
    Bashkë me aleatët, Kosova do të ecë përpara!”, ka shkruar Hamza.

    Gjatë ditës së djeshme, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian do t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës në fund të janarit. Këto masa u vendosën ndaj Kosovës në verën e vitit 2023, si pasojë e tensioneve në veri.

    Presidentja Osmani këtë lajm e dha pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, ku ka thënë se ka marrë konfirmimin nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se masat do të hiqen tërësisht në janar.

    “Gjatë bisedimeve intensive me partnerët tanë u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës, ku një pjesë e madhe i hiqet sot, kurse pjesa tjetër në fund të janarit. Rrjedhimisht, edhe fondet do të zhbllokohen, një pjesë shumë e madhe menjëherë e një pjesë tjetër në fund të janarit”, ka thënë ajo.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka konfirmuar se pas heqjes së pjesshme të masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, 205 milionë euro pritet të lëshohen në fillim të vitit të ardhshëm.

  • Rama niset drejt Hagës: Do të takoj Hashim Thaçin, drejtësia do të fitojë

    Kryeministri Edi Rama u fut në një video live nga Brukseli, ku tha se po shkon në Hagë për të takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

    Rama shprehu shqetësimin e tij për mënyrën se si po funksionon drejtësia ndërkombëtare ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe theksoi se procesi është larg standardeve demokratike dhe të respektimit të të drejtave të njeriut.

    “Jam rrugës për në Hagë ku do të takoj pas disa kohësh nga takimi i mëparshëm komandantin e UÇK-së, presidentin e Kosovës, i cili u mor nga zyra e tij dhe mbahet peng prej tanimë vitesh në një qeli të drejtësisë ndërkombëtare. Për turpin e madh të gjithë atyre që sponsorizojnë atë lloj drejtësie, ku shkeljet e standardeve, shkeljet e të drejtave të njeriut, shkeljet e të gjitha normave të procesit të rregullt ligjor janë e vetmja normë që ka karakterizuar këtë farsë. Ende opau, dënuar një president i zgjedhur demokratikisht nga populli, së bashku me tre bashkëluftëtarë që kanë mbuluar detyra të rëndësishme në Kosovë, mbahen të mbyllur, të izoluar”, ka deklaruar Rama.

     

  • Aktakuzë ndaj Ramadan Morinës për përfshirje në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në Malishevë

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Ramadan Morina, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale  “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

    Sipas aktakuzës, më 31 mars 1999, në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, Ramadan Morina në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë..

    Bazuar në aktakuzë, ai akuzohet edhe për pjesëmarrje në shkatërrimin e pronës, dëbim masiv të popullësisë civile dhe plaçkitjen e pasurisë së rreth 1.000 qytetarëve, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.

    I pandehuri ndodhet nën masën e paraburgimit deri në një vendim tjetër të gjykatës, ndërsa rasti i është kaluar për trajtim Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Ramadan Morina u arrestua më 12 gusht të këtij viti në Prishtinë, një ditë pasi kishte hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare në Bërnjak.

  • NATO-ja me buxhet ushtarak prej afro 3 miliardë dollarësh për vitin 2026

    Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord për buxhetet e tyre të financuara nga të dyja palët për vitin 2026, duke miratuar shpenzime në rritje që synojnë forcimin e gatishmërisë dhe aftësive ushtarake të aleancës.

    Sipas marrëveshjes, buxheti civil i NATO-s për vitin 2026 është vendosur në 528.2 milionë euro, ndërsa buxheti ushtarak do të arrijë në 2.42 miliardë euro.

    Vendimi u mor dje në një takim të Këshillit të Atlantikut të Veriut.

    NATO-ja tha se buxhetet e përbashkëta të financuara për vitin 2026 do të mbështesin kapacitete kritike dhe do të promovojnë gatishmërinë, duke ndihmuar që aleanca të bëhet “më e fortë, më e drejtë dhe më vdekjeprurëse”.

    NATO-ja tha në një deklaratë se buxhetet e përbashkëta të financuara për vitin 2026 do të mbështesin kapacitete kritike dhe do të promovojnë gatishmërinë, duke ndihmuar që aleanca të bëhet “më e fortë, më e drejtë dhe më vdekjeprurëse”.

    Buxheti pritet të kontribuojë në përshtatjen ushtarake të NATO-s, të përmirësojë ndërveprimin midis forcave aleate dhe të mbështesë parandalimin dhe menaxhimin e krizave, si edhe sigurinë bashkëpunuese.

    Financimi gjithashtu do të vazhdojë për Strukturën e Komandës së Integruar të NATO-s, trajnimet dhe ushtrimet e udhëhequra nga NATO, operacionet dhe misionet e aleancës dhe mbështetjen për ndërtimin e kapaciteteve për vendet partnere.

  • I zhduket portofoli mësimdhënëses në Leposaviq, aktivizohet policia

    Një rast i shpërdorimit të pasurisë së huaj është raportuar më 17 dhjetor 2025 në Leposaviq, ku viktimë është një mësimdhënëse e shkollës fillore në këtë komunë.

    Gazeta Sinjali mëson se ankuesja B. M., rreth orës 12:30, kishte dalë me nxënësit në oborrin e shkollës për zhvillimin e orës së edukatës fizike. Gjatë qëndrimit në park, ajo ishte ulur në një stol dhe nga çanta kishte nxjerrë disa sende personale, përfshirë edhe portofolin. Pas rënies së ziles, ajo ishte kthyer bashkë me nxënësit në shkollë për të vazhduar mësimin.

    Më vonë, ankuesja ka vërejtur se portofoli i mungonte, të cilin dyshohet se e kishte harruar në stolin e parkut. Sipas deklarimit të saj, në portofol ndodheshin dy letërnjoftime, dy kartela bankare, si dhe para të gatshme në valuta të ndryshme.

    Në përpjekje për ta sqaruar rastin, ajo ka shkuar në një lokal afër parkut, ku pronari ka kontrolluar kamerat e sigurisë. Pamjet, sipas informatave, tregojnë se rreth orës 14:00 një person i gjinisë femërore i është afruar stolit, e ka marrë portofolin dhe është larguar nga aty në drejtim të qendrës së Leposaviqit.

    Burime të besueshme nga strukturat e afërta me rastin bëjnë të ditur për Sinjalin se lidhur me ngjarjen është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka sugjeruar që rasti të inicohet si “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.

    Hetimet për identifikimin e personit të dyshuar janë në vazhdim.

  • Pse njerëzit bëhen mosmirënjohës kur u jep shumë? E vërteta që shumica e kupton vonë

    Kur mëson të japësh pa humbur veten, mosmirënjohja ndalon së të lënduari, sepse atëherë nuk jep më nga boshllëku, por nga forca

    Pothuajse secili prej nesh ka përjetuar të njëjtin zhgënjim të paktën një herë në jetën e tij: i dhamë veten, kohën, vëmendjen, mbështetjen, paratë, mirëkuptimin tonë – dhe në këmbim morëm heshtje, ftohtësi apo edhe akuza. Në vend të mirënjohjes, u shfaq mosmirënjohja. Në vend të afërsisë – distanca.

    Dhe pastaj lind një pyetje që dhemb më shumë se vetë humbja: si është e mundur që dikush të cilit i dhamë kaq shumë tani të sillet sikur nuk ka pasur kurrë mjaftueshëm?

    E vërteta është e pakëndshme, por çliruese – njerëzit shpesh bëhen mosmirënjohës jo sepse janë të këqij, por sepse u dhe më shumë sesa mund të përballonin, kuptonin ose të kthenin.

    Kur mirësia ndalon së qeni një dhuratë dhe bëhet një zakon

    Në fillim, ndihma juaj vlerësohet. Njerëzit ju shohin si dikë që u dha një dorë në një kohë të vështirë. Por nëse vazhdon të japësh dhe nuk vendos kufij, mirësia jote nuk shihet më si dhuratë – ajo merret si e mirëqenë.

    Një burrë mësohet shumë shpejt të ngushëllojë. Ajo që dikur ishte “faleminderit, më shpëtove”, me kalimin e kohës shndërrohet në “sigurisht që do të më ndihmosh”. Jo sepse ai nuk të vlerëson, por sepse i ke mësuar në mënyrë të pavetëdijshme atij personi se je gjithmonë aty, pavarësisht kostos për ty.

    Mirësjellja pa kufij shpesh keqkuptohet si një burim i pashtershëm, transmeton Telegrafi.

    Dhënia e tepërt krijon një çekuilibër fuqie

    Në çdo marrëdhënie – miqësi, familje, dashuri, duhet të ketë ekuilibër. Kur njëra palë jep vazhdimisht dhe tjetra vetëm merr, marrëdhënia kalon nga afërsia në varësi.

    Ai që merr fillon të ndihet inferior, megjithëse rrallë e pranon. Dhe inferioriteti shpesh krijon një mekanizëm mbrojtës – në vend të mirënjohjes, ka kritika, nënçmim ose distancë. Është më e lehtë të zvogëlosh vlerën e dhënësit sesa të përballesh me pafuqinë tënde për të të kthyer mbrapsht.

    Kjo është arsyeja pse mosmirënjohja shpesh nuk është shenjë force, por e një ndjenje të fshehur borxhi që dikush nuk e do ose nuk mund ta shlyejë.

    Kur jep më shumë sesa të kërkohet

    Ekziston edhe një gabim më i qetë, por shumë i zakonshëm: ne japim atë që mendojmë se është e nevojshme, dhe jo atë që personi tjetër e kërkoi vërtet. Atëherë dhënia jonë nuk perceptohet si ndihmë, por si presion, kontroll ose ndërhyrje.

    Njerëzit atëherë nuk ndiejnë mirënjohje, por mbytje. Dhe në vend që të thonë “është shumë”, ata tërhiqen ose bëhen të ftohtë. Jo sepse je i keq, por sepse ke kaluar një vijë që askush nuk e ka vendosur qartë për ty, por ti mund ta ndjeje.

    Zakoni vret mirënjohjen më shpejt se egoizmi

    Mirënjohja kërkon vetëdije. Dhe vetëdija zhduket kur diçka përsëritet vazhdimisht. Kur je gjithmonë aty për të zgjidhur një problem, për të ngushëlluar, për të ndihmuar financiarisht ose për të falur, pala tjetër ndalon së shikuari viktimën tënde. Jo sepse ajo është e pandjeshme, por sepse mendja njerëzore tenton të normalizohet.

    Ajo që fillimisht ishte përjashtim bëhet rregull. Dhe rregullat nuk falënderohen – ato përdoren.

    Mosmirënjohja është shpesh një shenjë se keni dhënë shumë nga vetja dhe keni mbajtur shumë pak nga vetja.

    E vërteta më e dhimbshme është si më poshtë: njerëzit shpesh bëhen mosmirënjohës kur ju tashmë keni filluar të humbisni veten në dhënie. Kur nuk ju interesojnë kufijtë tuaj, vlera e dhënies suaj zvogëlohet – si në sytë tuaj ashtu edhe në sytë e tyre.