Category: AKTUALE

  • Presidenca njofton se ka krijuar profile të reja zyrtare në rrjetet sociale

    Pas përfundimit të mandatit të Presidentes së mëparshme, profilet ekzistuese janë marrë në administrim nga zyra e saj dhe nuk përfaqësojnë më komunikimin zyrtar të Presidencës.

    “Institucionet publike nuk janë të lidhura me mandate individuale, ato duhet të kenë komunikim të qëndrueshëm, të qartë dhe me vijimësi, në shërbim të qytetarëve”, thuhet në reagimin e zyrës së presidencës.

    Për këtë arsye, profilet e reja zyrtare do të administrohen drejtpërdrejt nga institucioni i Presidencës dhe do të shërbejnë si burimi i vetëm i informacionit zyrtar nga ky institucion.

    Ky hap siguron që komunikimi zyrtar të mbetet i lidhur me institucionin, duke ruajtur dhe garantuar vazhdimësinë institucionale në funksion të informimit të qytetarëve.

    Profilet në rrjetet sociale janë pronë e Presidencës dhe do të mbeten në përdorim të institucionit më të lartë të shtetit, pavarësisht se kush ushtron funksionin e Presidentit/es.

  • Haxhiu: Jam e hapur të ndihmoj për çështjen e presidentit

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se është e hapur të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së presidentit.

    “Tashmë takimet po vazhdojnë, ka pasur edhe dje takim për këtë qëllim dhe do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Unë jam shumë e hapur që të ndihmoj, nëse mundem, në këtë drejtim”, tha Haxhiu, gjatë takimit me Avokatin e Popullit të Shqipërisë në zyrën e saj në Kuvend.

    Një ditë më parë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua Lumir Abdixhikun, udhëheqësin e partisë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, por në takim nuk u arrit ndonjë marrëveshje për çështjen e presidentit.

    Pas takimit pothuajse dyorësh, Kurti tha se “jemi të përcaktuar” që të shmangen zgjedhjet e reja, pasi sipas tij as votimet e reja nuk do të sillnin 80 vota, aq sa kërkohet për votimin e presidentit të ri.

    Takimi u zhvillua pas përfundimit të mandatit presidencial të Vjosa Osmanit më 4 prill. Të njëjtën ditë, pozitën e ushtrueses së detyrës e mori Haxhiu, ashtu siç parashihet me Kushtetutë.

    Kurti ka paralajmëruar takime edhe me Bedri Hamzën, kryetarin e subjektit më të madh opozitar, Partia Demokratike e Kosovës.

    Por, sipas një komunikate të cituar nga mediat lokale në Kosovë, Hamza i ka kthyer përgjigje Kurtit lidhur me ftesën për takim, duke i kërkuar që ta konkretizojë iniciativën e tij të re përmes një letre zyrtare, në mënyrë që për këtë temë të diskutohet në organet e partisë dhe më pas të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së.

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha për Ekonominë Online se nuk kanë pranuar ndonjë ftesë të re për takim. Ajo tha se subjekti i saj politik nuk do të propozojë emra për president pa një marrëveshje politike, duke theksuar se përgjegjësinë për zgjedhjen e presidentit mbetet te Kurti, partia e të cilit ka shumicën në Kuvend.

    LVV-ja e Kurtit më 5 mars propozoi dy emra për pozitën e presidentit: Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe deputeten Fatmire Mullhaxha-Kollçaku. Në mungesë kuorumi, procesi ka mbetur në gjysmë.

    Të nesërmen, ish-presidentja Vjosa Osmani prezantoi një dekret për shpërndarje të Kuvendit dhe hapje të rrugës për zgjedhje të reja. Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo nuk e siguroi mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.

    Dekreti u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Qeveria.

    Gjykata më pas doli me vendim duke thënë se dekreti i ish-presidentes nuk ka pasur asnjë efekt juridik dhe e përcaktoi 28 prillin si afat të fundit për zgjedhje të presidentit, në të kundërtën shteti shkon në zgjedhje që duhen të mbahen brenda 45 ditësh.

    Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit dhe gëzon 57 ulëse në Kuvend, por ato janë të pamjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, meqë për të finalizuar këtë proces nevojiten të paktën 80 vota në Kuvendin me 120 deputetë.

  • Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, viktimë është një 39-vjeçar

    Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, viktimë është një 39-vjeçar

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin ku një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Llaushë të Skenderajt.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se viktima është i moshës 39-vjeçare.

    “Sot, rreth orës 10:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Llaushe të Skenderajt, nga familjarët është gjetur pa shenja jete viktima i gjinisë mashkullore, rreth 39-vjeçar. Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.”, ka thënë ai.

    Sipas tij, me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    Kurse, rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes” dhe hetimet janë duke vazhduar.

    Klankosova.tv, kishte raportuar paraditen e së martës për këtë rast.

  • Sulm brutal në Vlorë: Pitbulli plagos rëndë një 4-vjeçare

    Një vajzë rreth 4-vjeç është kafshuar nga një qen i llojit pitbull në Lungomare të Vlorës. Për ngjarjen e rëndë ka folur gjyshja e fëmijës, e cila ishte me të në momentin e sulmit.

    “Kishim dalë xhiro buzë detit dhe erdhi një qen i madh e iu vërsul vajzës. E kafshoi në kokë. Nuk e mbrojta dot vajzën. Ndërhynë shumë njerëz aty”, tha fillimisht gjyshja.

     

  • “E urrej atë”, çka deklaroi kosovari që vrau brutalisht ish-gruan në Austri

    Detaje tronditëse kanë dalë në dritë për vrasjen brutale të Zoja Oroshit në Austri, nga ish-bashkëshorti i saj, 47 vjeçar nga Kosova.

    Sipas oe24.at, 39-vjeçarja u gjet e vdekur në kopshtin e saj rreth orës 18:30 pasditen e së dielës në Austrinë e Poshtme me plagë nga thika, arma e zjarrit dhe një kaçavidë. Sipas gjetjeve fillestare, arma përgjegjëse për plagët

    47-vjeçari u identifikua dhe u arrestua shpejt. Ai u dërgua në burgun e Wiener Neustadt. I dyshuari është marrë tashmë në pyetje nga policia. Fillimisht, ai e mohoi krimin. Por më vonë po atë ditë, ai më në fund e ka pranuar. Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv, edhe Prokuroria e Vjenës.

    “E urrej”, thuhet se ka deklaruar 47-vjeçari gjatë marrjes në pyetje. Sipas zyrës së prokurorit publik, është paraqitur tashmë një kërkesë për paraburgim. Çifti thuhet se ka katër fëmijë së bashku.

    Ish-çifti thuhet se kishte pasur debate të vazhdueshme. Nëna e katër fëmijëve, me origjinë nga Kosova, raportohet se jetonte veçmas nga burri i saj, prandaj sipas mediave austriake, vrasësi dyshohet se nuk mundi ta përballonte këtë.

    Se si vdiq Zoja Oroshi, nëse u godit me thikë apo u qëllua me armë, është ende nën hetim. Është urdhëruar autopsi dhe i dyshuari gjithashtu do të ekzaminohet.

    Për këtë rast të rënë, Prokuroria e Vjenës për Klankosova.tv konfirmoi se i dyshuari 47-vjeçar është po ashtu nga Kosova, dhe se ndonëse motivi nuk dihet ende, dyshohet se ndodhi për shkak të konflikteve familjare.

  • Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro për blerje të naftës

    Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro për blerje të naftës

    Kosova është në mesin e vendeve në të cilën ka shpërthyer kriza me çmimet e derivateve, si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme, ndërmjet SHBA-së e Izraelit me Iranin.

    Si shkak i kësaj lufte, çmimet e naftës dhe benzinës janë rritur dukshëm, teksa vazhdojnë thirrjet ndaj Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

    Pavarësisht kësaj situate, gjiganti metalurgjik “Trepça” ka nisur procedurat për blerjen e një sasie të naftës për nevojat e ndërmarrjes.

    Ky institucion ka ndarë një shumë prej 400 mijë eurosh, duke treguar pjesët në të cilat do të ndodh furnizimi me naftë.

    “1. Flotacioni Trepça – Leposaviq 2.Zona industriale Trepçë – Zveçan 3. Miniera e Crnacit (Gnjezhdane, 17 km nga RIF Leposaviq). 4. Miniera Belo Brdo (Belo Brdo, 25 km nga RIF Leposaviq)”, thuhet në dosje.

    Sipas dosjes, procedura është e hapur dhe vlen rregulli i çmimit më të ultë, derisa afati për dorëzimin e ofertave është deri më 9 prill.

  • Haxhiu priti në një takim Rushitin: Po bëni punë të palodhshme

    U.d. e presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur sot në një takim drejtoreshën ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti.

    “E falënderova znj. Rushiti për angazhimin e saj të palodhshëm dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, një mision me rëndësi të veçantë, jo vetëm për të mbijetuarit dhe shoqërinë tonë, por edhe për forcimin e drejtësisë dhe dinjitetit në shtetin tonë”, ka thënë u.d. e presidentes Haxhiu.

    Me këtë rast, u.d. e presidentes Haxhiu e ka siguruar znj. Rushiti se do të ketë mbështetjen e plotë të saj dhe të institucioneve në çdo përpjekje për avancimin e të drejtave, dinjitetit dhe mirëqenies së të mbijetuarve.

  • Policia në aksion: Kapet një veturë me mallra kontrabanduara dhe targa të Serbisë në veri

    Policia në aksion: Kapet një veturë me mallra kontrabanduara dhe targa të Serbisë në veri

    Njësitë e Policisë së Kosovës së bashku me Doganën… gjatë një aksioni të përbashkët kundër kontrabandës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë pa targa në zonat malore të fshatrave Banjskë dhe Shareni-Kamen.

    Sipas njoftimit automjeti po lëvizte me shpejtësi të madhe, por personat që gjendeshin brenda e braktisën atë dhe u larguan në drejtim të panjohur.

    Më tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit, në veturë u gjetën 32 thasë me pantallona (1217 palë xhinse) dhe 1 thes me rripa pantallonash (303 copë).

    Po ashtu, në automjet u sekuestruan një palë targa të Serbisë, një kanistër plastik me naftë dhe një radiolidhje.

    Njësitë nga Dogana e Kosovës kanë bërë konfiskimin e mallit të kontrabanduar. Me udhëzimet e prokurorit të shtetit rasti mbetet të trajtohet nga Dogana e Kosovës.

  • Ndërron jetë ish-ministri Federal i Gjermanisë, ishte mik i Kosovës

    Ka ndërruar jetë ish-ministri Federal në disa mandate në Gjermani, dr. Christian Schwarz-Schilling. Ambasadori Zemaj ka ndarë pak nga përshtypja e mirë e ish-ministrit gjerman për Kosovën.

    “Kam pasur nderin ta takoja disa herë dhe ta presja në zyrën time në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt, si dhe ta vizitoja në vendbanimin e tij në Hessen. Çdo takim me të ishte i thellë, plot mësime nga përvoja dhe frymëzues për mënyrën se si duhet punuar për shtetin dhe të ardhmen e vendit. Ishte një privilegj i veçantë, jo vetëm për mua personalisht, por edhe për Kosovën.
    Në shenjë kujtimi, po ndaj një pjesë nga shënimet e mia gjatë vizitës së tij në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt, ku ai fliste për rrugëtimin e vendit tonë, sfidat dhe proceset drejt së ardhmes:

    “Vendi juaj e ka merituar pavarsinë. Tani ju duhët të ndërtoni një shtet të fortë e të qëndrueshëm mbi parimet e demokracisë. Ruajtja e koherencës dhe avancimi drejt integrimeve euroatlantike është obligim. Edhe ato vende brenda Bashkimit Evropian që se kanë njohur pavarsinë e vendit tuaj, kinse për shkak të problemeve të brendshme, ato kanë bërë gabim. Nuk është fare e drejtë, sepse njohja e Kosovës do të duhej të ishte bërë direkt pas luftës më 1999. Pra edhe ashtu janë vonë. Qysh atëherë e kam theksuar dhe sot mendoj njejtë. Edhe Serbisë duhët ti bëhet e çartë, se pa e njohur pavarsinë e Kosovës nuk ka antarësim në BE. Në anën tjetër Kosova duhët të tregoj seriozitet dhe maturi, zhvillim ekonomik, arsim, të ruaj paqën dhe sigurinë. Prandaj ju duhët të ndertoni një shtet të fortë dhe institucione demokratike dhe me integritet” shkruan ndër të tjera Zemaj në kujtim të Schwarz-Schilling

  • Nis takimi i Sindikatës së sektorit privat, diskutohet për paga dhe protestën e 1 Majit

    Ka nisur takimi i Sindikatës së sektorit privat me kryetarët e shoqatave sindikale, ku në fokus janë disa çështje kyçe për punëtorët.

    Në këtë takim pritet të diskutohet për rritjen e pagave, mundësinë e pagesës së pagës së 13-të, si dhe organizimin e protestës për 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

    Takimi është i mbyllur për media.