Category: AKTUALE

  • 31-vjeçari rrah nënën deri në pavetëdije në Austri

    Një burrë nga Villach, Austri, e la nënën e tij pa ndjenja në shtëpinë e saj të dielën në mbrëmje dhe sulmoi e kërcënoi vëllanë e tij.

    Sipas mediave austriake, 31-vjeçari më pas iku nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pak kohë më vonë në qytetin e Villach.

    Ai pësoi një dëmtim të rëndë në dorë, për çka edhe u trajtua. I dyshuari më pas u dërgua në qendrën e paraburgimit.

    31-vjeçari fillimisht kishte thyer derën e verandës së shtëpisë me një kolltuk. Më pas sulmoi nënën 53-vjeçare dhe vëllanë 32. Nëna e të dyshuarit u dërgua në spital për trajtim mjekësor.

    I dyshuari akuzohet për sulm, dëmtim prone dhe kërcënime. Një urdhër ndalimi është lëshuar gjithashtu kundër tij. Vëllai i tij 32-vjeçar deklaroi se nuk është lënduar. Motivi i dhunshëm nuk dihet ende.

  • Rasti i njehsorëve, Azemi jep dëshminë në polici dhe kërkon kompensimin e qytetarëve

    Anëtari i LDK-së, Visar Azemi, ka deklaruar se sot është ftuar nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike për të paraqitur dëshmitë që i ka mbledhur në lidhje me rastin e njëhsorëve të energjisë elektrike.

    Ai tha se është duke dhënë deklaratën e tij si dëshmitar dhe shpreson që rasti të marrë një zgjidhje të merituar.

    “Jam në proces të dëshmisë dhe duke besuar në policinë e Kosovës, prokurorinë e gjykatën, shpresoj që kjo të marrë një zgjidhje të merituar”, tha Azemi.

    Ai kritikoi KEDS-in dhe Ministrinë e Industrisë për menaxhimin e rastit, duke thënë se po minimizojnë problematikën.

    “Gjithë ky skandal i madh me njehsorët po mundohet me u minimizu nga ana e KEDS dhe qeverisë në këtë rast. Ministria e Industrisë ende po manipulojnë dhe po thonë që devijimet i kanë pranuar disa njehsorë, por nuk po tregojnë ku është problemi”, u shpreh Azemi.

    Sipas tij, problemi kryesor është se energjia që duhet të ishte faturuar me çmim më të lirë është faturuar me tarifë të shtrenjtë.

    Kjo është dëshmia kryesore, skandali kryesor. Do të bëj maksimumin që të gjej një zgjidhje, sepse qëllimi kryesor është që t’i kthehen të gjitha paratë që i janë marrë qytetarëve padrejtësisht,” tha Azemi.

    Ai gjithashtu ka kërkuar që të mos lejohen ndërhyrje nga KEDS apo Ministria e Industrisë në procedimin e provave, duke e cilësuar këtë si vepër penale.

    Azemi tha se hetimet duhet të jenë të pavarura, derisa tha se do të nis një peticion për mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët në tërë Kosovën lidhur me këtë çështje.

  • Aksident trafiku në Rixhevë të Klinës, një i lënduar

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 7:50 të mëngjesit në magjistralen Pejë-Prishtinë më saktësisht në fshatin Rixhevë të Klinës.

    Si pasojë e aksidentit ku ishin të përfshirë dy automjete, një person ka pësuar lëndime.

    Këtë e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se i lënduari më pas u dërgua për trajtim mjekësor..

  • U rrahën mes vete, arrestohen pesë persona në Obiliq

    U rrahën mes vete, arrestohen pesë persona në Obiliq

    Policia e Kosovës ka prangosur pesë persona, pasi ata ishin përfshirë në një rrahje mes vete.

    Njëri prej këtyre personave ishte i mitur.

    Sipas raportit policor, këta persona kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë dërguar në mbajtje nën dyshimet se kanë kryer veprat penale “lëndim i lehtë trupor” dhe “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

    “Rr. Tropoja, Obiliq 06.04.2026, 19:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë- njëri prej tyre i mitur, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas tretmanit mjekësor të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.

  • Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

    Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

    Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Levan–Vlorë, pranë fshatit Novoselë.

    A2 CNN raporton se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një i ri, rreth 25 vjeç. Ekipi i urgjencës që mbërriti në vendngjarje konstatoi se i riu kishte ndërruar jetë në vend.

    Trupi i viktimës është transportuar në morgun e qytetit, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë

    LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se sot do t’i dorëzojë në Polici të gjitha dëshmitë lidhur me siç e ka quajtur “skandalin me njehsorët elektrikë”.

    Dorëzimi do të bëhet nga deputeti Visar Azemi, në orën 09:00, në Stacionin Policor në Prishtinë.

    Dy ditë më parë, Azemi ka kërkuar ndalimin e çdo ndërhyrjeje në njehsorët elektrikë, duke paralajmëruar se veprime të tilla mund të çojnë në zhdukjen e provave. Ai ka theksuar se ndërrimi i njehsorëve, sidomos në rastet me dyshime për matje të pasakta të energjisë, ngre shqetësime për pengim të hetimeve.

    Deputeti i LDK-së ka kërkuar pezullimin e veprimeve të KEDS-it dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë deri në përfundimin e hetimeve dhe sigurimin e të gjitha provave.

    Ai ka paralajmëruar se çdo manipulim i mundshëm i provave përbën shkelje ligjore dhe duhet trajtuar si vepër penale.

    Ndërkohë gjatë një konference për media të mëhershme, Lidhja Demokratike të Kosovës ka ngritur akuza për manipulim sistematik të faturimit të energjisë elektrike, i cili sipas tyre ka dëmtuar qytetarët me miliona euro

  • Diell, vranësira e mundësi për shi gjatë ditës – temperaturat deri 19 gradë

    Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

    Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të ketë edhe mundësi për riga shiu gjatë ditës.

    Temperaturat minimale do të lëvizin mes 3 e 6 derisa ato maksimalet do të lëvizin mes 16 e 19 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 e deri në 6 metër për sekond.

  • Ngjarjet e datës 7 prill

    Visar Azemi nga LDK-ja dorëzon dosjen për njehsorët elektrikë në polici (Stacioni policor te 92-shi, ora 09:00)

    Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji: Shqyrtimi i planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror 2026 etj (Vendi: N-204, ora 10:00)

    Mbledhja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë: Shqyrtimi i planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror 2026 etj. (Vendi: N-302, ora 10:00)

     

    Mbledhja e Komisionit të posaçëm: Intervistimi i kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese (Vendi: C-301, ora 10:00)

     

    Prezantohet një dokument analitik mbi financimin e sistemit shëndetësor dhe mbrojtjen financiare në Kosovë, trajtomn ndikimin e tyre në qasjen në shërbime, mbrojtjen financiare të qytetarëve dhe qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor (Hotel International Prishtina, Veternik, ora: 10:00 – 11:30)

     

    Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë z. Bernd Ulrich Nestle, me titullin e lartë akademik “Doctor Honoris Causa” për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e sistemit shëndetësor dhe në mbështetjen e pacientëve në Republikën e Kosovës si dhe për përkushtimin ndaj zhvillimit arsimor dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë (Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në amfiteatrin A34, ora 11:00)

    Mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion: Shqyrtimi i planit të punës së Komisionit për Sesionin Pranveror 2026 etj (Vendi: N-10, ora 11:00)

    Mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes: Shqyrtimi i planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror 2026; shqyrtimi në parim i Projektligjit për shtetësinë; shqyrtimi në parim i Projektligjit për lëndët plasëse; shqyrtim i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi etj. (Vendi: N-303, ora 11:00)

    Mbledhja e Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport: Shqyrtimi në parim i Projektligjit për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030; shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror 2026 etj. (Vendi: N-204, ora 11:30)

     

    Mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport: Shqyrtimi i draft-planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror 2026; shqyrtimi në parim i Projektligjit për inspektoratin qendror të mjedisit, ujërave, natyrës, ndërtimit dhe për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore; shqyrtimi në parim i Projektligjit për financimin e menaxhimit të resurseve ujore; shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. për banim social dhe të përballueshëm etj. (Vendi: N-302, ora 13:00)

    Vihet gurthemeli për ndërtimin e dy fushave të tenisit në Komunën e Shtimes. I pranishëm do të jetë edhe ministri Blerim Gashani (Lokacioni: Te pishat, Shtime, ora 13:45)

     

    Sindikata e sektorit privat të Kosovës mban takim me kryetarët e shoqatave sindikale, diskutohet për rritjen e pagave, pagën e 13-të dhe organizimin e protestës për 1 Maj (Zyrat e Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës nga ora 13:00, ndërsa konferenca për media nga ora 14:00)

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve shfaqet  program artistiko-kulturor nga SHKA “Durmish Aslano” me këngë dhe valle rome, i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu”, Prizren, ora 19:00

  • Hajnat godasin në xhami – thyhet kasaforta, vidhen para në Kamenicë

    Një rast i rëndë i vjedhjes është zbuluar në një xhami në fshatin Shipashnicë e Poshtme të Kamenicës, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë dhe kanë thyer kasafortën.

    Siç mëson , ngjarja ka ndodhur më 3 prill, por rasti është kuptuar vetëm dy ditë më vonë, pasi ankuesi S. L ka kontrolluar kamerat e sigurisë së objektit fetar.

    Nga pamjet e siguruara, shihet se një person ka hyrë brenda në xhami dhe me mjete të forta ka arritur të hapë kasafortën, prej nga ka marrë mbi 300 euro në monedha metalike, për t’u larguar më pas në drejtim të panjohur.

    Rasti është denoncuar në polici, ndërsa menjëherë është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vjedhje e rëndë”.

    Hetimet janë në zhvillim dhe rasti i është deleguar njësive përkatëse për hetimin e krimeve, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

  • Në kërkim për “Sulm” – arrestohet në Prishtinë, dërgohet në burg për 25 ditë

    Një person i kërkuar nga drejtësia është arrestuar në Prishtinë dhe është dërguar për vuajtje të dënimit me burg.

    Ngjarja ka ndodhur më 6 prill rreth orës 10:15, kur policia në Prishtinë ka ndaluar një person gjatë veprimeve operative.

    Siç mëson , pas verifikimit në sistemin policor, i ndaluari ka rezultuar me urdhëresë aktive për veprën penale “Sulmi”, e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Fushë Kosovë.

    Personi i arrestuar është identifikuar si Izet Obrija, i cili ishte në kërkim për këtë vepër penale.

    Me vendim të gjykatës, ai është dërguar në burgun e Gjilanit për vuajtjen e dënimit prej 25 ditësh.

    Rasti është realizuar nga njësitet policore në koordinim me autoritetet gjyqësore.