Category: AKTUALE

  • Hansi Flick iu bën të qartë lojtarëve të Barcelonës: Gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ta sigurojmë qysh në ndeshjen e parë

    Hansi Flick iu bën të qartë lojtarëve të Barcelonës: Gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ta sigurojmë qysh në ndeshjen e parë

    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick dëshiron që skuadra e tij ta “mbyllë” që në ndeshjen e parë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madrid në “Camp Nou”.

    Sipas raportimeve nga “El Chiringuito”, tekniku gjerman e konsideron vendimtare që Barcelona të marrë një avantazh të madh që në shtëpi, për të shmangur komplikimet në ndeshjen e kthimit.

    Brenda klubit ekziston shqetësim i madh për sfidën në “Wanda Metropolitano”, ku atmosfera dhe intensiteti i Atletico Madridit pritet të jenë një provë shumë e vështirë. Për këtë arsye, katalanasit nuk duan ta lënë kualifikimin të hapur para udhëtimit në Madrid.

    Qasja e Flick është e qartë: dominim që në fillim dhe ndërtimi i një epërsie vendimtare në ndeshjen e parë. Me mungesa të rëndësishme në mesfushë dhe një kalendar të ngjeshur, Barcelona e sheh këtë përballje si një moment kyç në sezonin evropian.

    Nëse plani i Flick funksionon, Barcelona mund të hedhë një hap të madh drejt gjysmëfinales që në “Camp Nou”, përpara një sfide si mysafir që pritet të jetë shumë më e komplikuar.

  • Xhensila uron Pashkët: Qoftë kjo festë një kujtesë se pas çdo errësire vjen drita

    Xhensila uron Pashkët: Qoftë kjo festë një kujtesë se pas çdo errësire vjen drita

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj përmes një InstaStory ka uruar Pashkët.

    Ajo ka uruar që zemrat e njerëzve të mbushen me paqe, dashuri dhe shpresë.

    “Qoftë kjo festë një përqafim i ngrohtë për shpirtin, një kujtesë se pas çdo errësire vjen drita”, thuhet në urimin e këngëtares.

  • Aksident me fatalitet në Baicë të Drenasit, vdes një person

    Aksident me fatalitet në Baicë të Drenasit, vdes një person

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur paraditen e sotme në Baicë të Drenasit, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

    Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë.
  • Ulja e akcizës dhe çmimet tavan: Do të befasoheni nga çmimet e reja të naftës në Kroaci

    Ulja e akcizës dhe çmimet tavan: Do të befasoheni nga çmimet e reja të naftës në Kroaci

    Çmimet e karburantit dizel në Kroaci, vend i Bashkimit Evropian, rreth 20 cent më të lira sesa në Kosovë.

    Qeveria e Kroacisë ka publikuar çmimet fikse të derivateve për dy javët e ardhshme me zbatimin e masave që synojnë uljen e çmimeve të karburanteve.

    Në një mbledhje elektronike të hënën, qeveria kroate miratoi rregulloren që vazhdon zbatimin e masës për uljen e akcizës për naftës, benzinës dhe produkteve energjetike, për një periudhë të mëtejshme dy javore nga 7 prilli deri më 20 prill.

    Gjithashtu, u miratua rregullorja për përcaktimin e çmimeve tavan me marzhë të fitimit prej 0.10 cent për litër të karburantit dizel.

    Rregullorja hyn në fuqi ditën e parë të publikimit të saj dhe ky regjim do të zbatohet për periudhën 14-ditore në vijim, shkruan sot mediumi kroat Jutarnji List.

    Çmimet e reja do të jenë:

    1.66 EUR/l për benzinë ​​(rritje prej 0.04 EUR/l)

    1.85 EUR/l për karburantin dizel (rritje 0.12 EUR/l)

    1.36 EUR/l për naftë blu (rritje prej 0.17 EUR/l)

  • Këto janë fotot e para të shkrepura nga iPhone 17 gjatë udhëtimit në hënë

    Këto janë fotot e para të shkrepura nga iPhone 17 gjatë udhëtimit në hënë

    NASA u dha astronautëve leje për të mbajtur telefona të rregullt në misionet hapësinore, dhe katërshja që fluturon rreth Hënës po përdor iPhone 17 Pro Max për të kapur skena spektakolare.

    Fotot u bënë nga Reid Wiseman dhe Christina Koch, dhe ato mund të shihen duke parë Tokën përmes dritareve të Orionit.

    Përveç kamerave Nikon, astronautët ishin gjithashtu në gjendje të merrnin në hapësirë ​​për herë të parë telefona të zakonshëm komercialë, përkatësisht iPhone 17 Pro Max.

     

     

  • Përfundon takimi, s’ka marrëveshje Kurti-Abdixhiku

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar para mediave, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, për çështjen e presidentit.

    Abdixhiku tha se nga këto diskutime, nuk pati lëvizje të reja dhe si rezultat s’ka marrëveshje akoma.

    Megjithatë, sipas tij, takimet do të vazhdojnë që të gjendet një zgjidhje, sepse në të kundërtën, vendi shkon në zgjedhje.

    “Nuk kemi ndonjë të re. Zhvillova takimin e radhës me kryetarin e LVV dhe kryeministrin Albin Kurti. Diskutuam për afatin kohor, kemi më pak se 3 javë për të arritur një konsensus dhe për të arritur një marrëveshje eventuale, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje. Po provojmë që përmes takimeve të gjejmë një zgjidhje të përbashkët. Nuk kemi ndonjë lëvizje të re nga ky takim i sotëm”, tha Abdixhiku.

  • Çmimet e naftës në ‘hava’ – Naftëtarët paralajmërojnë protesta kundër Qeverisë

    Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka paralajmëruar se disa prej bizneseve të derivateve mund të bankrotojnë për shkak të vendimit të Ministritë së Industrisë për çmimin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve.

    Sipas Berjanit, nafta po importohet me 1.86 euro për litër dhe po shitet po kaq, gjë që ai e sheh të dëmshme për bizneset.

    “Dizelli 1.86, benzina 1.44. Çmimi i importit për Dizell : 1.86 €. Vendimi i Qeverisë është duke u respektuar. Po është vendim i gabuar dhe dëmton bizneset dhe disa nga pikat mund te bankrotojnë. Askund në botë nuk ka kësi zhvillime dhe detyrojnë bizneset që të blejnë dizellin1.86 dhe të shitet. 1.86 €”, ka thënë Berjani për kohën.

    Shoqata ka kërkuar që vendimi i Qeverisë të ndryshohet, duke paralajmëruar se në rast tjetër do të protestohet për këto çmime.

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar të hënën se çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës mbesin të njëjta sikur në ditën paraprake. Pra, për sot, 6 prill, çmimet maksimale të lejuara janë: Nafta (dizel) deri në 1.86 euro/litër, kurse benzina 1.49 euro/litër.

  • IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për dhunë në familje

    IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për dhunë në familje

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”. IPK ka pranuar mbrëmë informacione lidhur me dyshimin së një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare) në Pejë ka kryer veprën penale dhunë në familje.

    Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar viktimën e këtij rasti – bashkëshorten e tij. Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar. Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

  • Dua Lipa dhe Callum Turner po planifikojnë dasmë intime

    Dua Lipa dhe Callum Turner po planifikojnë dasmë intime

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, dhe aktori, Callum Turner, janë duke përgatitur në fshehtësi dasmën e tyre, pasi shpallën fejesën vitin e kaluar.

    Sipas një burimi për rubrikën Bizarre të The Sun, përgatitjet janë në kulm, por gjithçka po mbahet larg vëmendjes së publikut.

    “Planet janë në zhvillim të plotë për dasmën e Duas dhe Callumit, por gjithçka po mbahet shumë diskrete. Dasma do të zhvillohet këtë verë, ajo do të jetë e martuar para se të mbushë 31 vjeç në muajin gusht”, ka thënë burimi.

    Çifti thuhet se dëshiron një ceremoni të vogël dhe të ngrohtë, vetëm me njerëzit më të afërt.

    “Ata duan të kenë pranë vetëm njerëzit e tyre më të dashur, ndaj nuk do të jetë një ngjarje e madhe apo luksoze”, ka shtuar burimi.

    Ani pse Lipa është mike me emra të njohur si Elton John, Olivia Dean dhe Mark Ronson, dasma nuk pritet të jetë e mbushur me yje.

    “Do të jenë njerëzit e tyre të preferuar, por mund të ketë mungesa të befasishme. Disa persona që mendonin se do të merrnin ftesë plus një, janë njoftuar se nuk do të jetë e mundur”, u shpreh burimi.

    Lipa dhe Turner konfirmuan zyrtarisht fejesën e tyre në një intervistë për British Vogue, pas shumë spekulimeve për lidhjen.

    “Po, jemi të fejuar. Është shumë emocionuese. Vendimi për t’u plakur bashkë, për të ndërtuar një jetë dhe për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë është një ndjenjë shumë e veçantë”, ka thënë ajo në atë kohë.

    Më vonë, në një intervistë për Harper’s Bazaar, këngëtarja u shpreh se është “më e lumtur se kurrë”.

    “E dua dashurinë. Është diçka shumë e bukur dhe frymëzuese. E ndjen veten duke rënë në dashuri vazhdimisht, në mënyrën më të bukur të mundshme. Kjo ndjeshmëri është e frikshme, por ndihem me fat që e përjetoj. Kam kaluar shumë kohë duke mbrojtur veten, por tani po e lë veten të lirë dhe po e pranoj dashurinë”, pati thënë ajo.

  • Blick: “Shqiptarët po planifikojnë të ndërtojnë xhami 15 milionë frangëshe në St. Gallen”

    Një shoqatë islamike shqiptare po mbledh donacione për një xhami të re të madhe. Projekti vlerësohet të kushtojë deri në 15 milionë franga zvicerane, njofton mediumi zviceran Blick.

    Në fund të qershorit 2025, rreth 30 shqiptarë u takuan në një parking në St. Gallen. St.Gallen (të cilit shqiptarët në gjuhën kollokuiale i referohen edhe si Sangallë). Atje, në Fürstenlandstrasse, midis shinave hekurudhore dhe një zone rekreative, ata planifikojnë të ndërtojnë një xhami. Burrat diskutuan planet e ndërtimit dhe procesin e lejeve. Pak më vonë, ata shkruan në Facebook: “Allahu na ndihmoftë që realizimi i xhamisë sonë të re në St. Gallen të jetë sa më i lehtë”, shkruan Blick.

    Iniciatorët ende po heshtin. Planet e xhamisë janë në një fazë shumë të hershme dhe ende nuk është paraqitur një kërkesë për ndërtim. Ata nuk duan të thonë më shumë në këtë kohë.

    Megjithatë, informacioni në postimet në Facebook dhe në një faqe interneti për mbledhjen e fondeve është mjaft specifik. Vizualizimet tregojnë ndërtesën e re: një strukturë futuriste me një kupolë xhamie mbresëlënëse, e projektuar nga një arkitekt shqiptar nga Schlieren, Cyrih, i cili gjithashtu projektoi xhaminë shqiptare në Winterthur-Töss, Cyrih, njofton Blick.

    Në vazhdim thuhet se, pas projektit në shkallë të gjerë në St. Gallen qëndron Bashkësia Islame El-Hidaje, që në arabisht do të thotë “udhëzim”. Shoqata ka drejtuar një xhami të vogël në periferi të St. Gallen për dekada të tëra.

    Sipas deklaratave të mëparshme nga zyrtarët e xhamisë, ndërtesa prej 1,000 metrash katrorë do të kushtojë rreth dhjetë milionë franga zvicerane, me tokën që kushton pesë milionë. Kjo do ta bënte xhaminë një nga më të mëdhatë në Zvicrën gjermanishtfolëse.