Category: AKTUALE

  • Gati për ceremoninë e prerjes së shiritit për hapjen e urës për këmbësorët te lumi Ibër

    Janë duke u bërë përgatitjet tek lumi Ibër, ku pas pak pritet që aty të jetë edhe Kryeministri në detyrë Albin Kurti.

    Arsyeja e prezencës aty ka të bëjë që sot në ora 16:00  në një ceremoni do të bëhet prerja e shiritit për hapjen e kësaj ure. E kjo hapje po bëhet pikërisht në ditën e parë të fushatës zgjedhore.

    Aty kalimithi është parë edhe Agim Bahtiri dhe Nezir Kraki.

  • Supremja shpall të paligjshme nenet që obligojnë pensionistët të lajmërohen në Departmentin e Pensioneve

    Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës pas një padie të ushtruar nga E.SH, ka vendosur që të shfuqizojë nenet që obligojnë pensionistët të lajmërohen në Qendër të Pensioneve për të vërtetuar që janë gjallë.

    Në vendimin e Supremes thuhet se është punë e Ministrisë që të përdorë të gjithë mekanizmat që ka në dispozicion për të identifikuar nëse një pensionist ka vdekur dhe se kjo nuk është punë që duhet qytetari ta kryejë vetë.

    Postimi i plotë:

    – Gjykata Supreme e ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë e paditësit E.Sh., e paraqitur kundër të paditurës Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) – Departamenti i Pensioneve.

    Është shpallur i paligjshëm dhe është shfuqizuar neni 4 paragraf 2, i Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015 (MPMS) Për Procedurat e Lajmërimit, Suspendimit nga Pagesa dhe Kthimin e Mjeteve në rastet e Keqpërdorimit të Pensioneve.

    Është shpallur i paligjshëm dhe është shfuqizuar neni 5 paragraf 1, 2, 3 dhe 4 i këtij Udhëzimi.

    Paditësi E.Sh., ka parashtruar padi kundër të paditurës, MFPT, për shfuqizimin e aktit nënligjor normativ – Udhëzimin Administrativ nr. 05/2015 (MPMS) Për Procedurat e Lajmërimit, Suspendimit nga Pagesa dhe Kthimin e Mjeteve në rastet e Keqpërdorimit të Pensioneve.

    Pas shqyrtimit të rastit, Gjykata Supreme konstatoi se paragrafët ku parashihen pasoja për pensionistët, siç është ndalimi i pensionit, nuk është në harmoni me ligjin dhe si të tillë janë të paligjshëm.

    Nëse pensionisti nuk lajmërohet siç është përcaktuar, Ministria obligohet që të monitorojë burimet ekzistuese të informatave me qëllim të identifikimit të pensionistëve që kanë vdekur. Pra, përgjegjësia e parë për verifikimin e statusit të jetës së pensionistit është e vetë organit publik dhe jo e qytetarit. Kjo dispozitë krijon detyrimin që Ministria të shfrytëzojë çdo mekanizëm administrativ dhe çdo burim zyrtar të informatave përpara se të ndërmarrë masa kufizuese ndaj pensionistit. Ligji ka paraparë një mekanizëm që mbështetet në verifikim aktiv nga ana e Ministrisë dhe jo në barrë disproporcionale ndaj pensionistit.

    Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton se aktet nënligjore vlejnë vetëm sa kohë janë në pajtim me ligjin, ndërsa një rregullim i tillë nënligjor, i cili prek në mënyrë materiale të drejtat e qytetarëve, siç trajtohet pensioni, mund të bëhet vetëm me ligj dhe jo me akt nënligjor.

    Kompetenca e Ministrisë, kufizohet vetëm në rregullimin e mënyrës teknike të suspendimit nga pagesa, dhe assesi në krijimin e detyrimeve, afateve apo pasojave materiale që nuk i parasheh ligji.

    Ligji Nr. 04/L-131 Për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, nuk përmban asnjë element që do t’i jepte Ministrisë kompetencë të krijojë afate materiale, të vendosë humbje të pensioneve ose të ndryshojë statusin e përfituesit në rast mos-lajmërimi.

    Suspendimi i pagesës së pensionit duhet të jetë masa e fundit, dhe jo e para. Për këtë arsye, Gjykata Supreme konstaton se dispozitat e UA nr. 05/2015, të cilat e trajtojnë mos-lajmërimin si shkak të domosdoshëm për suspendim dhe e shoqërojnë me pasoja materiale të pakthyeshme, janë të kundërligjshme.

  • Sekreti i një buzëqeshjeje perfekte? Doctor Smile!

    Në Doctor Smile, çdo vizitë nuk është thjesht një kontroll dentar është një eksperiencë që ndryshon mënyrën se si ndiheni për buzëqeshjen tuaj. Ata nuk bëjnë vetëm dhëmbët tuaj të duken të bukur, por kujdesen që çdo pacient të ndjehet rehat, i sigurt dhe i mirëpritur.

     

    Në këtë klinikë inovative, pacientët kanë mundësinë të përfitojnë nga trajtime të avancuara, si fasetat me Diamond, që ofrojnë një pamje natyrale, të ndritshme dhe të qëndrueshme për dhëmbët tuaj. Kjo risia e fundit është vetëm një nga mënyrat se si Doctor Smile vazhdon të sjellë zgjidhje moderne për buzëqeshje perfekte.

     

    Këtu, çdo buzëqeshje ka rëndësi nga trajtimet rutinë deri te risitë më të fundit në estetikën dentare, çdo detaj është menduar për t’ju bërë të ndiheni të veçantë dhe të sigurt.

    Kontaktoni Doctor Smile:
    📍 Rr. Bill Clinton, Bll. 7, Hyrja 4, Nr. 2-1, Pristina, Kosovo
    📞 049 939 222
    📸 Instagram: @doctorsmile_ks

  • Të premten do të nisë instalimi i ujëmatësve digjitalë në ‘Breg të Diellit’ në kryeqytet

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga dita e premte në zonën “Bregu i Diellit” do të fillojë instalimi i ujëmatësve digjitalë (smart meters) dhe inspektime në terren.

    “KRU ‘Prishtina’ njofton konsumatorët e zonës Bregu i Diellit se do të fillojë instalimi i ujëmatësve digjitalë (smart meters), si dhe inspektime në terren, në kuadër të përmirësimit të menaxhimit të konsumit të ujit dhe shërbimeve ndaj konsumatorëve. Punimet do të nisin të premten, më 19.12.2025, dhe do të vazhdojnë deri në përfundimin e plotë të procesit”, ka njoftuar kompania.

    KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve të mundësojnë qasje për ekipet teknike.

    “Përfitimet për konsumatorët nga ujëmatësit digjitalë janë: matje më e saktë dhe në kohë reale e konsumit të ujit; faturim më i drejtë dhe transparent; identifikim i hershëm i rrjedhjeve dhe humbjeve; përmirësim i cilësisë së shërbimit të furnizimit me ujë. Ky projekt pilot është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të furnizimit me ujë dhe reduktimit të humbjeve, në interes të drejtpërdrejtë të konsumatorëve tanë”, ka theksuar KRU “Prishtina”.

    Në fazën e parë të projektit do të vendosen 1,800 ujëmatës.

  • Vdes një 57-vjeçar në Prizren, pranë tij u gjet një armë

    Një 57-vjeçar, me inicialet M.K., është gjetur i vdekur sot në një fushë të fshatit Serbicë të Ulët të Prizrenit.

    Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    Nga shikimi fillestar është vërejtur se viktima ka një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në trup, ndërsa në afërsi të trupit është gjetur një armë zjarri – pistoletë.

    “Sot, më datë 17.12.2025, rreth orës 11:35, Policia ka pranuar informatën se në fushën e fshatit Serbicë e Ulët, në Prizren, është vërejtur një person pa shenja jete. Njësitet policore dhe emergjenca mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit. Viktima është identifikuar si M.K., 57 vjeçar, mashkull, nga fshati Serbicë e Ulët. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke mbledhur informacione, prova materiale dhe dëshmi relevante”, tha ai.

    Prokurori kompetent është njoftuar dhe veprimet e mëtejme do të ndërmerren në përputhje me udhëzimet e tij. Hetimet janë në vazhdim me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

  • Ambasadori britanik takohet me Kurtin, diskutojnë për zgjedhjet – përmendet edhe dialogu

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, ku kanë biseduar për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit dhe dialogun Kosovë – Serbi.

    Ambasadori Hargreaves ka treguar për takimin edhe në një postim në Facebook, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të një procesi zgjedhor të qetë dhe formimit të shpejt të institucioneve të reja.

    “Sot takova kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Diskutuam për fushatën zgjedhore dhe shpresat për një proces zgjedhor të qetë që mundëson formimin e shpejt të institucioneve në vitin e ri. Kjo është thelbësore për përparimin urgjent që duhet në fusha të tilla si buxheti shtetëror. Gjithashtu diskutuam nevojën që qeveria e ardhshme ta rifillojë progresin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe integrimin evropian, si dhe të marrë masa aktive për të lehtësuar integrimin e mëtejshëm të komuniteteve joshumicë të Kosovës. Shpresoj që të mund ta thellojmë partneritetin Mbretëri e Bashkuar – Kosovës me qeverinë e ardhshme”, ka shkruar Hargreaves.

  • Dyshohet për aksident të rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”

    Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur këtë të mërkurë në autostradën “Arbën Xhaferi”.

    Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e kësaj përplasjeje, derisa sipas fotove të publikuara, në aksident duket se janë përfshirë së paku dy vetura.

    Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, mirëpo ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

  • Prokuroria dhe Policia me aksion në 15 biznese për shërbime ilegale me botoks

    Prokuroria dhe Policia e Kosovës po zhvillojnë një aksion të gjerë në rajonin e Prishtinës për të luftuar shërbimet ilegale të ofrimit të botoksit.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, aksioni po zhvillohet në 15 lokacione, me qëllim sekuestrimin e provave që dyshohet se lidhen me “keqpërdorim të detyrës”, “ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore” dhe “tregti e ndaluar”.

    Sipas hetimeve, në këto lokale është ofruar shërbimi estetik duke përdorur produktin medicinal botoks, i cili sipas ligjit mund të përdoret vetëm nga personeli i certifikuar.

    “Po ashtu, bazuar në të dhënat zyrtare, rezulton se në Republikën e Kosovës nuk ka operator ekonomik të licencuar për importin e këtij produkti medicinal dhe, si i tillë, ky produkt mbi këto rrethana trajtohet si ilegal,” thuhet në njoftim.

    Aksioni po mbështetet edhe nga Inspektorati Shëndetësor dhe Inspektorati i Tregut, ndërsa hetimet e mëtejshme pritet të zbulojnë të gjithë përfshirësit në këtë aktivitet të paligjshëm.

  • Arrestohet 23-vjeçari, dyshohet për djegien e një veture në Lipjan

    Policia e rajonit të Prishtinës, ka arrestuar një person përrastin e djegies së një veture në Lipjan, rast ky I ndodhur më 17 shtator.

    Sipas organeve të rendit,  H.K, 23 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në rast.

    “I arrestuar me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkohë që hetuesit  e fazave të mëtejme të procesit hetimor”, thuhet në njoftim të policisë

  • Gabimi në rrobalarëse që po ju dëmton veshjet: Ekspertët tregojnë si të zgjasë gardëroba

    Ekspertët theksojnë se mënyra e larjes ndikon drejtpërdrejt në jetëgjatësinë e rrobave

    Larja e rrobave, në teori, duhet t’ua zgjasë qëndrueshmërinë. Në praktikë, shpesh ndodh e kundërta: bluzat zbehen, pëlhurat hollohen dhe gardëroba, pas vetëm disa larjesh, humb formën dhe freskinë. Sipas ekspertëve, shkaku nuk është gjithmonë cilësia e rrobave, por mënyra se si i lajmë ato.

    Një studim i kryer në Universitetin e Leeds-it ka treguar se ciklet e gjata të larjes dhe temperaturat e larta kanë ndikim shumë më të madh negativ në rroba sesa mendohet zakonisht. Studiuesit testuan bluza me ngjyra dhe materiale të ndryshme në programe të ndryshme larjeje dhe analizuan ujin pas çdo cikli.

    Rezultatet ishin të qarta: ciklet më të shkurtra dhe larja me ujë të ftohtë reduktojnë ndjeshëm humbjen e ngjyrës dhe dëmtimin e pëlhurës.

    Në krahasimin mes programit “pambuk i shkurtër” (85 minuta në 40°C) dhe larjes së shpejtë me ujë të ftohtë (30 minuta), cikli më i shkurtër tregoi:

    • më pak zbehje të ngjyrës
    • më pak çlirim të mikrofibrave

    Këto mikrofibra janë tregues i degradimit të pëlhurës dhe arsyeja pse rrobat, me kalimin e kohës, bëhen gri, më të holla dhe pa jetë.

    Përfundimi i ekspertëve

    Larja e butë, e shkurtër dhe me ujë të ftohtë është zgjedhja më e mirë për shumicën e gardërobës. Duke ulur temperaturën dhe kohëzgjatjen e ciklit, jo vetëm që zgjasni jetën e rrobave, por edhe reduktoni ndotjen e ujit dhe ndikimin negativ në mjedis.