Category: LAJME

  • Shënohet 28 vjetori i themelimit të Akademisë së Parë Ushtarake të UÇK’së

    Në Aqarevë, sot është shënuar 28-vjetori i themelimit të Akademisë së Parë Ushtarake i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një ngjarje me rëndësi historike për luftën çlirimtare dhe formimin e kuadrove të saj.

    Në shënimin e këtij përvjetori kanë marrë pjesë gjenerali Sylejman Selimi, komandanti Hysni Shabani, ku janë bërë homazhe dhe është nderuar vendi ku u vendosën bazat e para të Akademisë Ushtarake të UÇK-së më 22 prill 1998.

    “Kjo ditë përkujton një ndër momentet kyçe të organizimit dhe profesionalizimit të UÇK-së, duke dëshmuar përkushtimin dhe sakrificën e atyre që kontribuan në lirinë e vendit.

    Pikërisht në këtë vend, në Aqarevë, u bë rreshtimi i parë i formacioneve të UÇK-së nën komandën e Sylejman Selimit dhe eprorëve Bekim Berisha e Kadri Hamiti. Po ashtu, këtu u formua Divizioni “Adem Jashari” dhe dolën kadetët e parë të Akademisë Ushtarake, të cilët ngritën flamurin Xheve Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci”, thuhet në komunikatë.

  • Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës

    Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seanca e radhës e Kuvendit.Sipas njoftimit për media, seanca pritet të mbahet duke nisur nga ora 10:00.

    Po ashtu në njoftim është bërë i ditur edhe rendi i ditës:

    1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg,
    2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,
    3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
    4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-026 për Shërbimet e Pagesave,
    5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina  2030,
    6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore,
    7. Shqyrtimi i dytë ë iProjektligjit nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm,
    8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës,
    9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse,
    10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore.

  • Dukagjini e eliminon Ballkanin, kualifikohet në finale të Kupës

    Dukagjini e eliminon Ballkanin, kualifikohet në finale të Kupës

    Dukagjini është finalisti i parë i Kupës së Kosovës në futboll për këtë edicion.

    Klinasit arritën ta eliminonin Ballkanin në gjysmëfinale.

    Në ndeshjen e parë të luajtur në Suharekë, Dukagjini shënoi fitore me rezultat të thellë 0:3.

    E sot ishte mision i vështirë përmbysja për suharekasit, ndërsa pësuan humbje 3:2.

    E misioni u bë edhe më i vështirë sidomos pas ndëshkimit me karton të kuq të Albert Diene në minutën e 30-të.

    Një minutë më herët, Elton Basri shënoi për epërsinë e Dukagjinit.

    Bleart Tolaj barazoi shifrat në minutën e 34-të, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

    Tolaj shënoi përsëri në minutën e 55-të për epërsinë e Ballkanit, por rezultati u barazua nga Pefqeli në minutën e 67-të.

    Në minutën e 84-të, Dienit Isufi shënoi për 3:2 dhe epilogun e këtij takimi.

    Në finale, Dukagjini do ta presë fituesin e ndeshjes mes Ferizajt dhe Llapit.

  • Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Podgoricë

    25-vjeçari Vehid Muriç është i dyshuari për vrasjen e vëllezërve Denis (28) dhe Nezir Hoti (35) nga Rozhaja dhe Kenan Miraljemoviqit nga Novi Pazari, të martën në Podgoricë.

    Krimi që ndodhi në një banesë me qira në Podgoricë, ku katër punëtorë ndërtimi jetonin së bashku, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Malit të Zi, është paraprirë nga “mosmarrëveshje personale mes personave të privuar nga jeta dhe të dyshuarit”.

    Pas rastit, 25-vjeçari dyshohet se më pas ka shkuar në vendlindjen e tij në Rozhajë tek familja e tij.

    Pak pas orës 20:00 mbrëmë, Policia e Malit të Zi njoftoi se Muriç ishte arrestuar.

    “Vijesti” raporton se katër punëtorët e ndërtimit ishin përfshirë në një debat për borxh.

    Policia ka bërë të ditur zyrtarisht se vrasjes, në të cilën është përdorur armë e ftohtë, i kanë paraprirë “mosmarrëveshje personale mes personave të vrarë dhe të dyshuarit”.

  • Brenda 48 orëve, në 16 raste ndalohen punimet në objekte ndërtimi, 11 veç në Prizren

    Inspektorati Qendror i Punës ka publikuar shifrat e radhës nga aksioni i madh i inspektimeve në sektorët me rrezikshmëri të lartë, që nisi pas shtimit të rasteve të vdekjeve në vendin e punës.

    Nga raporti 48-orësh, thuhet se në ditën e gjashtë të këtij aksioni, fokus i inspektimit ka qenë sektori i ndërtimtarisë, ku janë kryer gjithsej 41 inspektime.

    Prej tyre 16 janë përmbyllur me ndalim të punimeve, prej tyre dy në Pejë, 11 në Prizren dhe tri në Prishtinë.

    Ndërsa, ka shqiptuar 13 vërejtje, e në 13 raste nuk është  shqiptuar asnjë.

    Gjithashtu, në 8 raste janë lejuar punimet dhe në 12 raste të tjera janë eliminuar parregullsitë.

    Sipas inspektoratit, në përfundim të aksionit të gjitha subjektet që kanë rezultuar me ndalim të punimeve me automatizëm procesohen në Gjykatat për kundërvajtje përkitazi me shkeljet e konstatuara.

    “Procesi i Riinspektimeve do të kryhet në ditët në vijim të aksionit sipas afateve kohore të përcaktuara nga Inspektorët për eliminim të parregullësive. Eleminim të parregullësive nënkupton procesin kur subjekti inspektuar ka ndërmarrë veprime në përmirësim të gjendjes së Sshp-së.”, thuhet në njoftim.

  • BE miraton kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

    Ukraina thotë se ka rifilluar pompimin e naftës ruse përmes një tubacioni në Hungari dhe Sllovaki, duke i dhënë fund një bllokimi prej muajsh mbi një kredi prej 90 miliardë eurosh e cila shihet si mbështetje jetësore e Bashkimit Evropian për Kievin.

    Menjëherë pas kësaj, ambasadorët e BE-së që u takuan në Qipro dhanë miratimin paraprak për kredinë, si dhe një paketë të 20-të sanksionesh ndaj Rusisë, thanë zyrtarët, raporton BBC.

    Udhëheqësit e BE-së do ta nënshkruajnë atë në një samit informal të enjten.

    Edhe pse financimi u ra dakord dhjetorin e kaluar, kryeministri në largim i Hungarisë, Viktor Orban vendosi veton ndaj pagesës në shkurt pasi Ukraina tha se dëmet e shkaktuara nga një sulm rus kishin ndaluar furnizimet.

  • Ulutash: Situata e sigurisë në Kosovë aktualisht është stabile, por ne mbetemi vigjilentë

    Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ozkan Ulutash thekson se situata e sigurisë në Kosovë aktualisht është stabile. Ai tha se në mandatin e tij të parë në krye të misionit të KFOR-it ndodhi menjëherë pas incidenteve serioze të sigurisë që u shënuan në veri të Kosovës në vitin 2023 dhe rritjes së mëvonshme të pranisë së KFOR-it në terren.

    “Nuk kemi parë përsëritje të të njëjtit nivel të dhunës. Por ne mbetemi vigjilentë dhe të përgatitur mirë. KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën në mbarë Kosovën për të siguruar ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në përputhje me mandatin tonë afatgjatë, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”, citohet Ulutash në njoftimin e KFOR-it të ketë thënë për TV Most.

    Ai po ashtu ka thënë se situata e sigurisë në veri të Kosovës gjithashtu është aktualisht e qetë. Megjithatë, sipas tij, nuk është plotësisht e qëndrueshme.

    “Nga këndvështrimi ynë, procesi i tranzicionit nga kryetarët e komunave që po largohen tek ata që po vijnë është zhvilluar në mënyrë të qetë. KFOR-i vazhdon të luajë rolin e tij, duke ofruar një kornizë sigurie dhe hapësirë që dialogu politik të ecë përpara. Kjo është thelbësore për arritjen e zgjidhjeve të qëndrueshme që i sjellin përfitim të gjitha komuniteteve. Rruga drejt stabilitetit afatgjatë është politike. Stabiliteti në Kosovë dhe në rajon varet nga fakti nëse palët zgjedhin diplomacinë në vend të dhunës”, tha ai.

    Sipas tij, KFOR-i vazhdon të zbatojë plotësisht dhe në mënyrë të paanshme mandatin e tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë komunitetin serb.

    Ai tha se ky është gjithmonë fokusi i tyre.

    “Angazhimi ynë ndaj misionit është i palëkundur. Në përgjigje të dhunës së pajustifikuar të vitit 2023, ne kemi rritur numrin e aktiviteteve dhe patrullave në veri të Kosovës. Kemi një prani të rregullt atje dhe mbajmë kontakte me të gjithë bashkëbiseduesit tanë për të siguruar shkëmbim të shpejtë informacioni dhe transparencë të ndërsjellë. Në përgjithësi, kemi një prani të dukshme dhe fleksibile në të gjithë Kosovën”, tha ai.

    Sipas tij, NATO vazhdon të mbështesë fuqishëm Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si kornizën e vetme për zgjidhjen e çështjeve të mbetura dhe arritjen e marrëveshjeve që respektojnë të drejtat e të gjithë njerëzve. Ndërsa KFOR-i jep kontribut të rëndësishëm ushtarak për të mbajtur një mjedis të sigurt, rruga drejt stabilitetit afatgjatë është në fund të fundit politike. Është thelbësore që si Beogradi ashtu edhe Prishtina të angazhohen me mirëbesim dhe të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese. NATO vazhdon të mbështesë fuqishëm Dialogun e udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe KFOR-i do të vazhdojë të japë kontributin e tij në këtë proces të rëndësishëm. Në të njëjtën kohë, është me rëndësi që të dyja palët të angazhohen plotësisht dhe në mënyrë konstruktive në këtë kuadër.

    “Sa i përket pranisë së bazave të policisë me pika vëzhgimi përgjatë rrugëve kryesore në veri të Kosovës, ne e monitorojmë situatën vazhdimisht dhe mbajmë komunikim të rregullt me të gjithë bashkëbiseduesit për të shmangur keqkuptimet. Kjo përfshin përfaqësues të institucioneve të sigurisë në Kosovë dhe të Forcave të Armatosura të Serbisë. KFOR-i është i pozicionuar mirë për t’u përgjigjur çdo zhvillimi që mund të rrezikojë sigurinë lokale. Ne veprojmë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë. Transparenca dhe koordinimi i ngushtë janë me rëndësi të madhe për ne”, tha ai.

    KFOR-i vazhdon të përmbushë mandatin e tij afatgjatë të OKB-së, të bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë.

    “Sa i përket FSK-së, që nga viti 2016, Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s – i cili është i ndarë nga KFOR-i – ka mbështetur zhvillimin e saj nën mandatin e saj fillestar civil të mbrojtjes përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimeve. Vendimet për prokurime ushtarake ose marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe janë rezultat i marrëveshjeve ndërmjet institucioneve në Kosovë dhe vendeve individuale; këto çështje nuk bien në mandatin e KFOR-it”, tha ai.

    “Nga këndvështrimi i përgjithshëm i sigurisë, KFOR-i ende ka prani të vazhdueshme në Manastirin e Deçanit të Shenjtë, i cili është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ky është i vetmi vend fetar ortodoks në Kosovë, siguria e të cilit ende nuk i është dorëzuar Policisë së Kosovës. Në përgjithësi, forcat tona janë të dislokuara në mënyrë fleksibile në të gjithë Kosovën. Patrullat dhe pikat tona të vëzhgimit janë të vendosura në mënyrë strategjike për të siguruar sigurinë e të gjithë njerëzve, përfshirë komunitetin serb. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të përshtasim pozicionin tonë sipas nevojës për të vazhduar zbatimin e plotë të mandatit tonë të OKB-së”, ka thënë Ulutash mes tjerash.

  • Drenas: Vijon aksioni identifikues i keqpërdoruesve të ujit

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se po vijon aksioni për identifikimin e keqpërdoruesve të ujit të pijshëm, në fshatrat e Komunës së Drenasit.

    Sipas KRU-së, qëllimi i këtij aksioni është parandalimi i keqpërdorimeve, ruajtja e burimeve të ujit dhe sigurimi i furnizimit të rregullt për të gjithë qytetarët, shkruan IndeksOnline.

    “Luten të gjithë konsumatorët që të përdorin ujin e pijshëm në mënyrë të përgjegjshme dhe vetëm për nevoja shtëpiake. Çdo lidhje ilegale apo keqpërdorim i ujit do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi, duke përfshirë masa ndëshkuese” deklaron KRU-ja.

    Paralajmërohet gjithashtu që aksionet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

  • E trishtë në Shkodër: 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

    E trishtë në Shkodër: 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 27-vjeçare ka humbur jetën vetëm pak orë pasi ishte bërë një apel urgjent për dhurim gjaku në ndihmë të saj, për shkak të komplikimeve shëndetësore.

    27-vjeçarja me inicialet M.S. kishte sjellë në jetë binjakë, por gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua menjëherë pas lindjes, duke e bërë të domosdoshëm sigurimin urgjent të gjakut të grupit 0 negativ.

    Siç ka raportuar “Top Channel”, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 27-vjeçarja nuk arriti t’i mbijetojë gjendjes kritike.

  • Tahiri i përgjigjet Kurtit: Proceset serioze s’kryhen me WhatsApp, s’dërgoi letër zyrtare

    Shefi i deputetëve të PDK-së, Arian Tahiri i është përgjigjur kryeministrit të vendit, Albin Kurti, pas deklaratave të tij për partitë opozitare dhe refuzimit të tyre për propozimet rreth gjetjes së një marrëveshjeje për çështjen e presidentit.

    Tahiri ka thënë se PDK-ja nuk ka refuzuar asnjë takim, por sipas tij, Kurti ka refuzuar ta konkretizojë iniciativën e re të tij përmes një letre zyrtare dhe për shkak të këtij refuzimi, sipas Tahirit, nuk janë zhvilluar më takime.

    Ai ka thënë se tashmë kjo çështje është e përfunduar, pasi që Këshilli Drejtues ka vendosur ta konsiderojë të përmbyllur kontributin e PDK-së në këtë proces.

    “Kemi shkuar në të gjitha takimet ku jemi ftuar në raundin e parë, në secilën ditë dhe në secilin vend. Kemi pritur katër javë të plota në raundin e dytë, pas afatit 34 ditor të Gjykatës Kushtetuese dhe asnjë ftesë zyrtare në adresë të PDK-së nuk ka ardhur. Mos të flasim pastaj për mesazhet e Ëhatsapp-it, me kërkesa për pazare, të cilët, thënë butësisht ishin edhe qesharakë. PDK-ja e trajton me seriozitet shtetin, të cilin ka dhënë kontribut kyç për ta formuar dhe ndërtuar. Zgjedhjet, nëse shkojmë, janë kryekëput pasojë e papërgjegjësisë së tij, mungesës së vullnetit politik dhe dëshirës për kontroll absolut institucional prej tij.”, ka thënë Tahiri.

    Ndërsa, lidhur me deklaratën e kryeministrit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Tahiri ka thënë se është vetë Kurti ai që thoshte “Shko Hashim” dhe si kryeministër nuk e ka marrë mundin as t’i vizitojë në Hagë.