Category: LAJME

  • Ulje e lehtë e çmimeve të derivateve në Kosovë

    Ulje e lehtë e çmimeve të derivateve në Kosovë

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivative për 24-orët e ardhshme.

    Nafta ka pësuar një rënie të lehtë dhe do të shitet me 1.65 euro/centë për një litër.

    Për dy centë ka rënë edhe çmimi i benzinës dhe do të shitet për 1.39 centë, ndërsa gazi me 0.88 centë për litër.

     

  • Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike

    Raportohet se një person është arratisur nga Reparti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.

    Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të martën pasdite, ndërsa i arratisuri ende nuk është lokalizuar.

    “Është raportuar se nga Reparti i Psikiatrisë Forenzike është arratisur i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë në trajtim të detyruar nga gjykata. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

  • Rruga evropiane e Kosovës/ Konjufca zhvillon takime të nivelit të lartë, në Bruksel

    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, gjatë vizitës së tij zyrtare në Strasburg, zhvilloi takim me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, me të cilin diskutoi për procesin e anëtarësimit të Kosovës dhe sfidat aktuale në këtë drejtim.

    Zëvendëskryeministri theksoi se procesi është përmbyllur në aspektin institucional, duke rikujtuar vlerësimin pozitiv të Asamblesë Parlamentare se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për anëtarësim.

    Ai nënvizoi se vonesat lidhen me dinamika politike jashtë kornizës së organizatës, duke shprehur shqetësimin për ndikimin e tyre në besueshmërinë e proceseve dhe në të drejtat e qytetarëve të Kosovës. Në këtë kontekst, ai ritheksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

    Gjatë kësaj vizite, Konjufca u takua edhe me presidenten e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Petra Bayr, të cilën e uroi për detyrën dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

    Ai vlerësoi rolin e Asamblesë Parlamentare në trajtimin profesional të aplikimit të Kosovës për anëtarësim, duke nënvizuar se procesi teknik është përmbyllur dhe se ekziston mbështetje e gjerë politike brenda saj, e reflektuar edhe në 82% të votave në favor të anëtarësimit të Kosovës. Po ashtu, ai theksoi përkushtimin e Kosovës për të avancuar më tej standardet demokratike dhe për të mbetur një partnere konstruktive në kuadër të institucioneve evropiane.

    Takimet në Strasburg përfshijnë edhe atë me sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Mathieu Mori, si dhe përfaqësues të grupeve politike në Asamblenë Parlamentare: Frank Schwabe, president i Grupit socialist, demokrat dhe të gjelbërve (SOC); Iulian Bulai, president i Grupit ALDE; dhe Knut Abraham, zv.president i EPP-së dhe shef i delegacionit gjerman në APKE.

    Në këto takime u diskutua ecuria e procesit të anëtarësimit dhe hapat e mbetur drejt vendimmarrjes përfundimtare.

    Po ashtu, Konjufca u takua edhe me Piero Fassino, kryetar i Nënkomitetit për Ballkanin Perëndimor të APKE-së.

    Gjatë një mëngjesi pune me ambasadorë të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, u diskutua rëndësia e anëtarësimit për qytetarët e Kosovës, veçanërisht në aspektin e qasjes në mekanizmat evropianë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

    Zëvendëskryeministri Konjufca ritheksoi se anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të përforconte mbrojtjen e të drejtave të njeriut, do të rriste besimin në institucionet demokratike dhe do të kontribuonte në avancimin e mëtejmë të Kosovës në rrugën e saj evropiane.

  • Tahiri i drejtohet VV-së: Ju kanë kap të dridhurat, se e keni ni erën që po vjen Hashim Thaçi

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri ka “shpërthyer” në seancën për energjinë që është duke u zhvilluar.

    Gjatë seancës, deputeti i VV-së, Valon Hoti tentoi të ngritë figurën misterioze të Dejona Mihalit.

    E, në fjalimin e tij, Tahiri u tregua i ashpër duke e quajtur Mihalin si kryekriminelja e këtij vendi dhe se ajo ia vodhi fitoren në Mitrovicë të Jugut.

    “Ju kanë kap dridhnet, se e keni ni erën që po vjen Hashim Thaçi kështu që e kuptoj plotësisht deputetin e VV-së që sot gjen kohë me u marr me hashim Thaçin. Sa i përket pyetjes sime se kush është Dejona Mihaili, shumë saktë u përgjigj deputeti tha që është ajo që merret me udhëheqjen e shtabit dhe i fiton zgjedhjet ndër vite dhe unë po i tregoj që është pikërisht ajo që prej qëtyne kompanive korruptive i ka bë 3 milionë e 300 mijë euro dhe u ardh me komplet aparaturën shtetërore dhe ma ka vjedh fitoren në Mitrovicë. Këte e dini ju dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, është kryekriminelja e këtij vendi, është ajo që e udhëheq propagandën për me sulmu secilin personalitet që e shihni se mund t’iu merr pushtetin. Duhet t’iu vije marre për këtë çasje dhe nivel, po flasim për energjinë qysh me bë zgjidhje që mos të vidhen paratë për qytetarët e Republikës së Kosovës.”, tha Tahiri.

  • KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë shkel rregulloren dhe kufizon pjesëmarrjen

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kundërshton mënyrën se si është duke u trajtuar në Kuvend shqyrtimi i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, veçanërisht në aspektin e respektimit të procedurave parlamentare.

    KDI vlerëson se organizimi i dëgjimit me urgjencë ,,sot për nesër,, është jashtë rregullave të përcaktuara për dëgjime publike legjislative, dhe kështu e kufizon mundësinë për pjesëmarrje qytetare, OJQ-ve dhe të gjitha palëve për të dhënë kontribut, që ky projektligj të jetë kushtetues dhe i zbatueshëm në praktikë.

    Pavarësisht qëndrimeve paraprake të të gjitha partive parlamentare për organizimin e një dëgjimi publik gjithëpërfshirës – në funksion të shmangies së sërishme të sfidimit të tij në Gjykatën Kushtetuese; zhvillimet e fundit në Komisionin parlamentar për Legjislacion tregojnë një përshpejtim të panevojshëm të procedurave, përmes vendimeve të marra pa diskutim të plotë dhe pa pjesëmarrje të deputetëve të opozitës.

    KDI thekson se vendimi i Komisionit për Legjislacion – i marrë vetëm me votat e deputetëve të shumicës parlamentare – për të organizuar dëgjimin publik lidhur me Projektligjin për Byronë brenda një afati kaq të shkurtër, bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit. Neni 38(7) i Rregullores parasheh qartazi që dëgjimi publik nuk duhet të mbahet pa kaluar të paktën pesë ditë nga data e caktimit të tij. Kjo dispozitë ka për qëllim të garantojë një kohë të arsyeshme që palët e interesuara, përfshirë OJQ-të, institucionet dhe ekspertët, të japin kontribut përmbajtësor. Organizimi i dëgjimit brenda një afati më pak se 24 orësh, e pamundëson praktikisht një organizim të mirëfilltë të dëgjimit, duke kufizuar ndjeshëm pjesëmarrjen dhe kontributin e akterëve relevant.

    Për më tepër, KDI rikujton që Kuvendi nuk ka mbështetur shmangien e shqyrtimit të projektligjit në afate të përshpejtuara, pikërisht për shkak të historikut të zvarritjes së këtij projektligji. Andaj, konsiderojmë që asnjë rrethanë të tanishme, sado urgjente, nuk arsyetohet shkelja e procedurave parlamentare dhe afateve të përcaktuara në Rregullore, që kufizojnë standardet minimale për organizimin e një dëgjimi publik.

    Për më keq, qasja e deputetëve të pozitës, e shpërfaqur gjatë diskutimit të sotëm, duke anashkaluar asistencën e KDI-së për organizimin e dëgjimit publik, jo vetëm që kufizon ndjeshëm bashkëpunimin tonë, por edhe përçon mesazh negativ për përfshirjen e shoqërisë civile në procese vendimmarrëse. Përvoja e mëhershme tregon se bashkëpunimi ndërmjet Kuvendit, e posaçërisht Komisionit për Legjislacion, dhe organizatave të shoqërisë civile ka qenë pjesë e praktikës dhe ka shtuar vlerë në procese të tilla.

    Në një fazë kur po trajtohet një projektligji me ndikim të drejtpërdrejtë në luftimin e korrupsionit dhe që prek të drejta kushtetuese, mënyra se si zhvillohet procesi ligjvënës ka po aq rëndësi sa edhe përmbajtja e tij. Një praktikë e tillë e organizimit të përshpejtuar të dëgjimeve publike, rrezikon t’i kthejë ato në formalitet, që mund të cenojë cilësinë e ligjeve dhe zbatueshmërinë e tyre.

    Prandaj, KDI fton Kuvendin, përkatësisht deputetët e shumicës parlamentare, që të respektojnë standardet e përcaktuara në Rregullore dhe të sigurojnë një proces të hapur, të barabartë, gjithëpërfshirës, që garanton mundësi reale për kontribut nga të gjitha palët e interesuara.

  • “Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, vëllai i Liridonës tregon se çka biseduan me fëmijët për natën kritike

    Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023.

    Lidhur me këtë çështje, në Frontal në T7, ka qenë i ftuar vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj.

    ‘‘Takimi i parë me fëmijë ka ndodhur diku mas 6 muajve, dhe ne nuk e dinimin se si ata e kanë përjetuar rastin. Kur jam taku me ta, më të vërtetë ka qenë emocionuese, mënyra se si ata u shprehnin, se si ata tregonin rastin. Ato fjalë të cilat ne nuk i kishim dëgjuar asnjëherë nga ta. E kanë përjetuar shumë rëndë. Djali i madh, e pyta thash ‘’dajë çka ka ndodh, çka u bë’’. Ata thoshin vetëm ‘’e këna harru mamin’’. Ai më tha mua që ‘’hajni ka hi, ia ka bë mamit bam, mami ka pas gjak, babi e ka majt për dore’’. Ishte me të vërtetë e dhimbshme ajo se çfarë ata shprehnin’’’, ka thënë ai.

  • Maqedonci: Kosova dhe SHBA forcojnë partneritetin strategjik në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në një takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të IOËA-s, Gjeneral Major Stephen Osborn.

    Maqedonci ka njoftuar me se të kanë biseduar për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit SHBA-së dhe Kosovës, duke vazhduar forcimin e partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

    “Theksuam rëndësinë e partneritetit të deritanishëm në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror, si dhe u dakorduam për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë trajnimet, stërvitjet e përbashkëta dhe zhvillimin profesional të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.”, ka shkruar Maqedonci.

    Ai ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të IOWA-s mbetet një ndër shtyllat kryesore në ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe ndërveprueshmërisë me partnerët strategjikë.

  • Doctor Smile revolucioni i buzëqeshjes në Kosovë

    Në ditët e sotme, kujdesi për shëndetin oral nuk është vetëm një domosdoshmëri mjekësore, por edhe një pjesë e rëndësishme e vetëbesimit dhe mirëqenies personale. Në këtë drejtim, Doctor Smile shquhet si një nga klinikat dentare më moderne në Kosovë, duke ofruar shërbime të avancuara dhe të standardeve ndërkombëtare për pacientët e saj.

    Që nga momenti i parë i vizitës, pacientët në Doctor Smile përjetojnë një ambient profesional dhe mikpritës, ku kujdesi ndaj detajeve dhe komoditeti janë prioritet. Klinika është e pajisur me teknologjitë më të fundit dentare, të cilat mundësojnë diagnostikim të saktë dhe trajtime efikase në kohë më të shkurtër.

    Një tjetër element që e veçon Doctor Smile është stafi i kualifikuar dhe i përkushtuar, i cili ndjek vazhdimisht trajnime dhe zhvillime të reja në fushën e stomatologjisë. Kombinimi i ekspertizës profesionale me teknologjinë më të fundit siguron trajtime të sigurta, pa dhimbje dhe me rezultate të shkëlqyera.

    Në Doctor Smile, çdo pacient trajtohet me kujdes të veçantë dhe me një qasje të personalizuar, duke krijuar një eksperiencë pozitive dhe të besueshme. Qëllimi i klinikës është të ofrojë jo vetëm trajtim, por edhe edukim për mirëmbajtjen e shëndetit oral, duke ndihmuar pacientët të ruajnë buzëqeshjen e tyre për një kohë të gjatë.

    Nëse jeni në kërkim të një klinike dentare në Kosovë që kombinon profesionalizmin, teknologjinë dhe përkushtimin ndaj pacientit, Doctor Smile është zgjedhja ideale për një buzëqeshje të shëndetshme dhe të ndritshme.

  • Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

    Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në Podgoricë të Malit të Zi.

    Sipas raportimeve të “Vijesti”, në mesin e viktimave janë dy vëllezër nga Rozhaja Denis Hot (28) dhe Nezrin Hot (27).

    Raportohet se krimi nuk është i lidhur me goditjen ndaj grupeve kriminale.

    Policia është në kërkim të Vehid Muriq nga Rozhaja, gjithashtu , i cili dyshohet se ka kryer krimin e trefishtë, dhe besohet se krimi është kryer në apartamentin me qira gjatë natës.

     

  • Tahiri: Procesi për president ka qenë “spektakël politik” pa konsensus real

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar procesin e deritanishëm për zgjedhjen e presidentit.

    Ai e ka cilësuar atë si një “spektakël politik” pa përmbajtje reale.

    “Në fakt nuk ka ndodhur asgjë. Konsultimi publik për një president unifikues prej ditës së parë ka qenë vetëm për konsum publik, ka qenë një spektakël politik i cili është mbajtur me dyer të mbyllura dhe është ditur epilogu,” deklaroi Tahiri

    Sipas tij, gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka pasur përpjekje serioze për të arritur një konsensus politik.

    “Asnjëherë nuk kam thënë që mund të ndodhë diçka tjetër përveç këtij epilogu, shkak se nuk ka pasur asnjë konsultim politik me gjetë një president unifikues nga subjektet politike që kanë fituar zgjedhjet,” shtoi ai.

    Tahiri theksoi se, pavarësisht takimeve dhe daljeve publike, procesi ka qenë formal dhe jo substancial.

    “Ka pasur takime të mbyllura, hyrje e dalje, konferenca para gazetarëve, por kurrë s’ka pasur me të vërtetë një konsultim publik për një president unifikues,” u shpreh ai.

    Ai ngriti shqetësimin për mungesën e një figure që bashkon skenën politike, duke shtuar.

    “Kosova ka qeveri, madje qeverinë më të madhe në Evropë me 22 anëtarë të kabinetit, por s’ka president që përçon një frymë unifikuese, thotë ai.

    Duke folur për zhvillimet politike, Tahiri tha se diskutimet mes partive nuk kanë qenë për postin e presidentit, por për çështje të tjera.

    “U vërtetua që nuk ka pasur as diskutim për president, ka pasur diskutim për me hy apo me dalë në qeveri, që nuk është temë,” theksoi ai.

    Në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Tahiri e cilësoi atë si të qartë.

    “Vendimi është ekstrem i qartë, bardhë e zi, tregon kur duhet të shkojë vendi në zgjedhje,” tha ai, duke shtuar se pret që procesi të zvarritet nga pushteti aktual.

    Ai kritikoi edhe kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se strategjia e tij politike ka dështuar.

    “Blofi politik i zotit Kurti për të vendosur para një presioni opozitën e Kosovës ka dështuar,” deklaroi Tahiri.

    Ai ritheksoi qëndrimin e tij për mungesën e një procesi serioz për arritjen e një konsensusi.

    “Kurrë s’ka pasur konsultim serioz politik dhe publik për të ardhë deri te një emër unifikues. Ka pasur një farsë, një spektakël, tash i ka ardhë fundi, shtoi ai.