Category: LAJME

  • Nesër mblidhet Qeveria, Zyra e Kryeministrit del me njoftim

    Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se të hënën do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

    Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë.

    Ajo pritet të nisë në ora 08:00, ZKM nuk e ka treguar rendin e ditës.

  • Tetë fëmijë të vrarë nga të shtënat masive në Luiziana 

    Tetë fëmijë të vrarë nga të shtënat masive në Luiziana 

    Autoritetet thonë se tetë fëmijë u vranë në një “trazirë familjare” në Luiziana.

    Të shtënat ndodhën rreth orës 6 të mëngjesit të dielën në Shreveport, sipas Shefit të Policisë Wayne Smith.

    Viktimat janë nga një deri në rreth 14 vjeç, shkruajnë mediat e huaja. Ai tha se gjithsej 10 persona u qëlluan.

    Zyrtarët thanë se po mblidhnin ende detaje rreth vendit të ngjarjes, i cili shtrihej në tri vende.

    Smith theksoi se i dyshuari u qëllua për vdekje nga policia gjatë një ndjekjeje me automjete.

    Disa nga fëmijët e qëlluar ishin të lidhur me të dyshuarin, ka bërë të ditur Smith.

    “Kjo është një skenë e gjerë ndryshe nga çdo gjë që shumica prej nesh kanë parë ndonjëherë”, ka shtuar Smith.

    Policia Shtetërore e Luizianës thotë se detektivëve të tyre u është kërkuar nga policia e Shreveport të hetojnë.

    Në një deklaratë, policia shtetërore thotë se asnjë oficer nuk u lëndua.

    Policia shtetërore po i kërkon kujtdo që ka fotografi, video ose informacion ta ndajë atë me detektivët e policisë shtetërore.

  • Alarm në Austri, gjendet helm për minjtë në kavanozin me ushqim për fëmijë HiPP, tërhiqet nga marketet

    Alarm për sigurinë ushqimore në Austri, pasi në një kavanoz me ushqim për foshnje është zbuluar helm për minjtë.

    Policia bëri të ditur se substanca toksike u identifikua në një produkt me karota dhe patate të kompanisë HiPP, i raportuar fillimisht nga një klient. Pas analizave laboratorike, mostra rezultoi pozitive për helm, duke ngritur shqetësime serioze për shëndetin publik.

    Ngjarja ka çuar në tërheqjen urgjente të produktit nga disa markete, ku rreth 1,500 subjekte në Austri janë prekur nga masa parandaluese.

    Autoritetet në rajonin e Burgenland bëjnë të ditur se kavanozët kishin kapakë të dëmtuar, mungesë të vulës së sigurisë apo erë të pazakontë. Ndërkohë, hetimet janë shtrirë edhe jashtë vendit, pasi mostra të ngjashme në Republika Çeke dhe Sllovakia kanë treguar gjithashtu praninë e substancave toksike.

    Sipas kompanisë HiPP, ekziston dyshimi për ndërhyrje të jashtme kriminale në zinxhirin e shpërndarjes, duke theksuar se konsumimi i produktit mund të jetë kërcënues për jetën.

    Ndërkohë, qytetarët këshillohen të mos konsumojnë produktet e blera dhe t’i kthejnë ato në dyqane për rimbursim.

    Ngjarja ka rikthyer vëmendjen tek siguria ushqimore në Evropë, ndërsa priten zhvillime të tjera nga hetimet në vijim.

  • Tabela e Ligës së Parë, Dinamo i Ferizaj vazhdon rrugën drejt Superligës

    Tabela e Ligës së Parë, Dinamo i Ferizaj vazhdon rrugën drejt Superligës

    Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e Ligës së Parë të javës së 29-të.

    Dinamo i Ferizaj ka fituar dhe vazhdon si lider me 62 pikë.

    Dy më pak ka Vushtrria (60) dhe tashmë vendi i tretë i është afruar dhe i përket Lirisë së Prizrenit (59).

    Në pozitën e katërt është Feronikeli 74 me 59 pikë.

  • 19 Prill 1999 përkujtohet masakra në Hallaqin e Vogël, 20 civilë të vrarë

     

    Sot shënohet përvjetori i masakrës së 19 prillit 1999 në Hallaqi i Vogël, ku forcat serbe vranë 20 civilë shqiptarë, mes tyre edhe një vajzë.

    Ngjarja ndodhi gjatë Lufta e Kosovës, në një periudhë kur popullsia civile ishte objekt i sulmeve të vazhdueshme. Sipas dëshmive, viktimat ishin banorë të paarmatosur, ndërsa nga kjo masakër mbijetuan vetëm dy persona.

    Masakra në Hallaqin e Vogël mbetet një nga krimet e rënda të kryera ndaj civilëve gjatë luftës në Kosovë. Familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, ndërsa kjo ngjarje kujtohet çdo vit si një nga plagët më të dhimbshme të asaj periudhe.

    Në këtë përvjetor, bëhen homazhe në nderim të viktimave, duke rikujtuar rëndësinë e mos-harresës dhe të drejtësisë.

  • Selina me fjalë të ndjera për DJ Gimbon në natën finale

    Selina me fjalë të ndjera për DJ Gimbon në natën finale

    Finalja e Big Brother VIP Albania po sjell rrëfime emocionale nga finalistët, teksa Selina ka ndarë disa fjalë të veçanta për DJ Gimbon.

    Ajo u shpreh se rrugëtimi i saj drejt finales është lehtësuar shumë edhe falë tij, duke e falënderuar për mbështetjen dhe afërsinë gjatë gjithë eksperiencës në shtëpi.

    Selina theksoi se gjithçka mes tyre nisi si një shoqëri e sinqertë, por me kalimin e kohës u kthye në një ndjenjë më të thellë, duke e përshkruar si një histori që përfundoi në dashuri.

  • Mateos i ndodh papritura në mbrëmjen e finales

    Mateos i ndodh papritura në mbrëmjen e finales

    Finalisti i ‘Big Brother VIP Albania 5’, Mateo, sonte ka përjetuar emocione të forta.

    Ai nga studio e emisionit ka parë për herë të parë reagimin e babait të tij nga nata kur ka hyrë në Big Brother.

    Pastaj edhe i ati i tij, Sasha, ka shkuar për ta surprizuar atë, i cili është takuar për herë të parë me Brikenën.

  • Gjyqi në Hagë, Qerkini thotë se provat janë në anën e mbrojtjes

    Në Gjykatën Speciale në Hagë pritet vendimi përfundimtar në gjyqin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Avokati Artan Qerkini vlerëson se provat janë në anën e mbrojtjes dhe kërkon pafajësi, ndërsa nga Gjykata nuk japin detaje nëse vendimi mund të merret brenda 90 ditëve.

    Fjalët përmbyllëse në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit përfunduan më 18 shkurt, ndërsa më 19 maj bëhen 90 ditë nga mbyllja zyrtare e rastit. Tashmë, gjithçka mbetet në duart e trupit gjykues, në pritje të vendimit final.

    Avokati Artan Qerkini thotë se, ndonëse vlerësimi final i provave bëhet gjatë vendimmarrjes, një pjesë e tyre është analizuar edhe gjatë gjykimit. Qerkini thekson se drejtësia është më e rëndësishme sesa shpejtësia e procesit.

    “Marrë parasysh faktin se trupi gjykues ka pasur vetëm këtë çështje në trajtim, besoj se një pjesë eprovave janë vlerësuar edhe gjatë gjykimit. Por vlerësimi përfundimtar bëhet në fazën e vendimmarrjes. Nëse nevojitet kohë shtesë, është e natyrshme që ajo të merret për të siguruar një vendim të drejtë”, tha ai për RTK.

    Sipas Qerkinit, edhe pse prokuroria ka paraqitur numër të madh provash dhe dëshmitarësh, cilësia e tyre mbetet e diskutueshme.

    “Prokuroria është munduar ta zëvendësojë mungesën e cilësisë me sasi. Ka thirrur rreth 150 dëshmitarë, ndërsa mbrojtja vetëm 8, por me cilësi shumë të lartë. Prandaj mendoj se cilësia e provave është në anën e mbrojtjes dhe vendimi i vetëm i ligjshëm është pafajësia”, shtoi ai.

    Në anën tjetër, zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle, tha se ende nuk dihet nëse trupi gjykues do ta shpallë vendimin brenda tre mujorit te parë.

    “Pas mbylljes së çështjes, Trupi Gjykues ka 90 ditë kohë për të shqyrtuar me kujdes provat dhe argumentet e paraqitura dhe për të arritur në një vendim. Nëse u nevojitet më shumë kohë për shqyrtimet e tyre, këto 90 ditë mund të zgjaten. Deri më tani, nuk ka informacion publik nëse shqyrtimet do të zgjasin përtej periudhës fillestare 90-ditore”, pohoi ai.

    Ndër të tjera, avokati Qerkini, kritikon edhe vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, duke e cilësuar si të pajustifikueshëm në këtë fazë. Deri në vendimin përfundimtar katër të akuzuarit do të vazhdojnë të qëndrojnë në Qendrën e Paraburgimit në Holandë.

  • Shqiptari vret ish-gruan, partnerin e saj e më pas edhe veten në Itali

    Shqiptari vret ish-gruan, partnerin e saj e më pas edhe veten në Itali

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur Cossombraton në Itali, ku një shqiptar 59-vjeçar ka kryer një vrasje të trefishtë, duke vrarë ish-gruan e tij, partnerin e saj dhe më pas ka bere vetvrasje.

    Sipas mediave italiane, Astrit Koni, 59-vjeç, ka kryer krimet me thikë, ndërsa shkaku i vrasjes ka qenë xhelozia.

    Vrasësi, Astrit Koni, ishte origjinë nga Shqipëria dhe kishte jetuar në Itali për shumë vite. Gruaja e tij, Drita Koni, gjithashtu shqiptare, kishte kaluar 20 vjet në Itali.

    Alarmi ishte dhënë nga vëllai i Dritës, i cili kishte shqetësime sepse nuk kishte mundur të kontaktonte me motrën e tij. Gjatë hetimeve, karabinierët gjetën gjithashtu një mjet bujqësor, të cilin dyshohet se është përdorur për të rrahur dhe vrarë partnerin e Dritës.

    Hetimet janë ende në vazhdim për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes dhe për të zbuluar më shumë detaje rreth krimit.

  • Mateo zbulon planet për 100 mijë eurot nëse fiton BBVA5

    Mateo zbulon planet për 100 mijë eurot nëse fiton BBVA5

    Finalja e “Big Brother VIP Albania” po afrohet dhe bashkë me të edhe diskutimet mbi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, i cili mund të ndryshojë jetën e fituesit.

    Gjatë intervistës në Big Brother Radio, finalisti Mateo Borri ka zbuluar planet e tij konkrete nëse do të arrijë të fitojë çmimin e madh, duke treguar se ka menduar çdo hap.

    I pyetur se çfarë do të bënte me shumën, ai është përgjigjur: “Fillimisht do të paguaja një kredi, të blija një shtëpi, pastaj thashë të hapja një biznes timin. Ëndrrën time e kam thënë se çfarë biznesi dua të hap… 100 mijë euro nuk mjaftojnë, por rruga është e gjatë.”

    Mateo theksoi gjithashtu ambicien dhe vendosmërinë e tij për të ndërtuar diçka më të madhe në të ardhmen: “Unë jam ai njeri që hap sa më shumë dyer dhe sa më shumë të përballem, i përballoj të gjitha…”

    Megjithatë, për të, fitorja nuk matet vetëm me çmimin financiar, por edhe me mbështetjen e publikut: “Të fitoja çmimin e madh… por fitorja akoma më e madhe është të jesh fituesi i publikut, do të ishte ëndërr me sy hapur…”