Category: LAJME

  • Aksident i rëndë në Dibër, gjashtë të lënduar

    Aksident i rëndë në Dibër, gjashtë të lënduar

    Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e në një aksident të ndodhur mesditën e së sotëm në Dibër.

    Policia ka bërë të ditur se aksidenti ndodhi rreth orës 12:30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin T.N., 65 vjeç,  dhe automjeti me drejtues shtetasin I.H., 33 vjeç.

    Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës

    Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës

    Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rregullt, ku ka miratuar një varg projektligjesh dhe vendimesh me rëndësi në ekonomi, siguri dhe integrime evropiane.

    Në mesin e vendimeve kryesore është miratimi i marrëveshjes për tregti të lirë me vendet e EFTA-s, që synon lehtësimin e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen e investimeve. Po ashtu, janë miratuar disa marrëveshje financiare me Bashkimin Evropian në kuadër të programeve IPA, si dhe protokolle shtesë për bashkëpunim rajonal në kuadër të CEFTA-s.

    Qeveria ka ndërmarrë edhe hapa në fushën e sigurisë, duke shpallur Gardën Revolucionare Islamike të Iranit si organizatë terroriste në territorin e Kosovës.

    Ndërkohë, janë miratuar projektligje që lidhen me reformën e administratës publike, inovacionin, menaxhimin e emergjencave dhe trashëgiminë kulturore, si dhe vendime për mbështetje financiare dhe projekte ndërkombëtare.

  • Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i sotëm – veç për LDK-në

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se kreut të PDK-së, Bedri Hamzës i ka dërguar mesazh për një takim rreth çështjes së presidentit.

    Megjithatë, ai bëri të ditur se propozimi i VV-së për ta zgjidhur ‘ngërçin politik’, ka qenë ekskluzivisht për LDK-në.

    “I dërgova mesazh Bedri Hamzës dhe le ta shohim se çka është e mundur që të ecim përpara, propozimi unë që u refuzua nga LDK-ja ka qenë ekskluzive për LDK-në”, u shpreh shefi i qeverisë.

  • Abdixhiku: S’ka marrëveshje për presidentin, Kurti insiston që posti t’i takojë LVV-së

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti se nuk është arritur marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të vendit.

    Ai tha se LDK ka mbajtur qëndrim të qartë që nga fillimi, duke kundërshtuar idenë që posti i presidentit të jetë vazhdim i qeverisë apo i një partie politike.

    Sipas Abdixhikut, në bisedime ka pasur insistim nga Lëvizja Vetëvendosje që pozita e presidentit t’i takojë kësaj partie, gjë që ka pamundësuar arritjen e një dakordimi.

    “Duhet të bëhemi gati për skenarin e zgjedhjeve të reja dhe të jashtëzakonshme. Prej fillimit LDK ka qenë e qartë që presidenti s’duhet të jetë zgjatim i qeverisë. S’mund të ketë një qeveri që ka edhe presidentin e një partie, pra t’i ketë tri institucionet”, ka deklaruar Abdixhiku.

    Ai shtoi se LDK nuk ka pranuar të diskutojë emra konkretë pa u zgjidhur paraprakisht çështja e parimeve kushtetuese për zgjedhjen e kreut të shtetit.

  • Kurti: Prezantova dy oferta për LDK-në në këmbim të marrëveshjes për presidentin

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë diskutuar dy propozime për bashkëpunim qeverisës në këmbim të arritjes së marrëveshjes për presidentin.

    Sipas Kurtit, oferta e parë përfshinte postin e zëvendëskryeministrit për LDK-në, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe disa ministri të tjera, me mundësinë që Abdixhiku të merrte pozitën e zëvendëskryeministrit.

    Propozimi i dytë, sipas tij, parashihte ndarjen e pozitave udhëheqëse në Kuvend, përfshirë postin e kryetarit dhe nënkryetarit për LDK-në, në kuadër të vazhdimit të qeverisjes aktuale.

  • Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut lidhin marrëveshje në fushën e turizmit

    Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut kanë lidhur marrëveshje të rëndësishme në fushën e turizmit.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook tha se vendet së bashku, me një zë dhe një vizion të përbashkët, sipas tij po e dëshmojnë se turizmi nuk njeh kufij dhe se rajoni është më i fortë kur qëndron i bashkuar.

    “Në kuadër të Panairi Ndërkombëtar i Turizmit KOSOVA 2026, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e turizmit, së bashku me përfaqësuesit e Struga dhe Ulqini”, ka shkruar i pari i Prishtinës.

    Tutje ai bëri të ditur se Prishtina do të vazhdojë të prijë me vizion, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe duke e vendosur me krenari në hartën turistike të rajonit dhe më gjerë.

  • Tërmet në Japoni, paralajmërim për cunami 3 metra të lartë

    Tërmet në Japoni, paralajmërim për cunami 3 metra të lartë

    Japonia u godit të hënën nga një tërmet me magnitudë 7.5 pas të cilit autoritetet dhanë alarmin për një cunami të mundshëm me dallgët që parashikohen të arrijnë deri në 3 metra lartës.

    Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha së tërmeti goditi bregun verilindor të vendit, shkruan A2CNN.

    Cunami parashikohet të godasë në prefekturën Iwate dhe disa pjesë të prefekturave Hokkaido dhe Aomori. Në disa zona të tjerë në verilindje, cunami mund të arrijë deri në 1 metër lartësi.

  • Zgjedh mençur, shijo më mirë Konsoni

    Në një treg gjithnjë e më të ndjeshëm ndaj cilësisë dhe origjinës së produkteve ushqimore, Konsoni është pozicionuar si një ndër kompanitë lidere në prodhimin vendor të mishit të zogut dhe vezëve. Me një fokus të qartë në standardet e larta, transparencën dhe besueshmërinë, kjo kompani përfaqëson një histori suksesi në industrinë agro-ushqimore.

    E themeluar mbi parimin e prodhimit të pastër dhe të kontrolluar, Konsoni garanton që çdo produkt i saj të jetë 100% vendor. Ky angazhim jo vetëm që mbështet ekonominë lokale, por gjithashtu siguron freski maksimale dhe diversitet të plotë të produkteve. Nga ushqimi i kontrolluar i shpendëve deri te proceset moderne të përpunimit, çdo hap realizohet sipas standardeve bashkëkohore të sigurisë ushqimore.

    Një nga shtyllat kryesore të suksesit të kompanisë është investimi i vazhdueshëm në teknologji dhe inovacion. Linjat moderne të prodhimit dhe kontrollet rigoroze të cilësisë bëjnë që mishi i zogut dhe vezët e Konsonit të dallohen për freski, vlera ushqyese dhe shije natyrale. Kjo e ka bërë kompaninë një zgjedhje të besuar për familjet dhe bizneset në mbarë vendin.

    Për më tepër, Konsoni i kushton rëndësi të veçantë mirëqenies së kafshëve dhe praktikave të qëndrueshme. Duke ndjekur standarde etike në rritjen e shpendëve dhe duke minimizuar ndikimin në mjedis, kompania demonstron një përgjegjësi të lartë sociale dhe ekologjike.

    Në një kohë kur konsumatorët kërkojnë gjithnjë e më shumë produkte cilësore dhe të sigurta, Konsoni mbetet një shembull i fuqishëm se si prodhimi vendor mund të arrijë standarde të larta ndërkombëtare. Me përkushtim ndaj cilësisë dhe inovacionit, ajo vazhdon të udhëheqë industrinë dhe të forcojë besimin e konsumatorëve në produktet vendore.

     

  • Spasojeviq: Kam menduar disa herë të pranojë fajësinë, më vjen keq rastin e Bunjakut

    Blagoja Spasojeviq ka thënë se do ta pranonte fajësinë po që si aktakuza ndaj tij do të ishte reale.

    I akuzuari për rastin e Banjskës ka thënë se i vjen keq për rastin e Afrim Bunjakut.

    “Shumë herë kam menduar të pranoj fajësinë dhe, nëse aktakuza do të ishte reale, do ta pranoja.

    Unë për vete nuk mund të them se jam terrorist, për arsye se askënd nuk e kam vrarë, askënd nuk e kam lënduar, asnjë plumb nuk e kam shkrepur ndaj Policisë së Kosovës e as ndaj askujt tjetër.

    Unë më së shumti do të dëshiroja t’ua prezantoja jetën time, kush jam. Deri në këtë situatë nuk jam marrë me veprime të kundërligjshme.

    Kam punuar për 150–200 euro në muaj.

    Asnjëherë nuk kam bërë asgjë që është e kundërligjshme.

    Më vjen keq për humbjen e jetës së Afrim Bunjakut” ka deklaruar Spasojeviq.

  • Ndalohen punimet në 16 vendpunishte në Kosovë

    Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se ka ndaluar punimet në 16 vendpunishte gjatë inspektimeve të zhvilluara në gjithë vendin.

    Sipas njoftimit, brenda 48 orëve janë inspektuar 38 vendpunishte, ku janë dhënë edhe 11 vërejtje për shkelje të ndryshme. Në total, janë realizuar 72 inspektime në gjashtë komuna të Kosovës.

    Këto kontrolle po zhvillohen pas vendimit të Ministrisë për Punë, Familje dhe Mbrojtje të Vlerave të Luftës së UÇK-së, si reagim ndaj aksidenteve të shpeshta në vendet e punës, disa prej të cilave kanë përfunduar me fatalitet.

    Sipas të dhënave, gjatë katër muajve të parë të këtij viti, tetë persona kanë humbur jetën në vendin e punës.