Category: LAJME

  • “Policët më shumë po i ndalojnë gratë për t’ua marrë numrat e telefonit, sesa për t’i dënuar”

    “Policët më shumë po i ndalojnë gratë për t’ua marrë numrat e telefonit, sesa për t’i dënuar”

    Aktivistja e Arta Avdiu, ka hedhur kritika në drejtim të Policisë së Kosovës, duke thënë se zyrtarët policorë po i ndalojnë gratë gjatë inspektimeve për respektim të masave anti-Covid, për t’ua marrë numrat e telefonit.

    Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se policët më shumë po i ndalojnë gratë për t’ua marrë numrat e telefonit, sesa për t’i dënuar.

    “Një numër i madh i policëve në KS, janë tu e keqpërdorë detyrën zyrtare për përfitime sek*uale. Gratë dhe vajzat më shumë po i ndalojnë që të ua marrin nr e telit, sesa që ato kanë ba shkelje. Dhe ne momentin që ato nuk i përgjigjen, ata po i dënojnë”, ka shkruar ajo.

    Aktivistja më tej thotë se ky është problem shumë serioz, e që shteti duhet me të reagojë menjëherë.

    “Këtë po e deklarojnë plot gra edhe vajza!”, ka shkruar ajo.

  • Paralajmëron Hoti: Në fund të javës vendosim se a duhet të shkojmë me masa më ekstreme

    Paralajmëron Hoti: Në fund të javës vendosim se a duhet të shkojmë me masa më ekstreme

    Gjendja për shkak të pandemisë COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë. E në lidhje me këtë, në Klan Debat, ka thënë se pikërisht për këtë kanë bërë organizim në sistemin shëndetësor.

    “Ne kishim një periudhë pak më të lehtë para një muaji, por tash është përkeqësu, numri është mjaftë i lartë, ditëve të fundit kemi pas standart mbi 500 raste. Kemi riorganizu spitalet, kemi kriju kapacitete shtesë, kapacitete testuese dhe po përcjellim protokollet e organizata ndërkombëtare. Tash ne s’e kemi shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, por kemi zhvillu kritere, kemi kategorizu komuna në bazë të numrit të infeksioneve”, ka thënë Hoti.

    Kryeministri ka shtuar gjithashtu se në fund të javës do të bëhet vlerësimi se sa ka pasur rezultat aplikimi i masave të reja, në të kundërtën do të mirren masa dhe më rigoroze.

    “Po përcjellim situatën, në fund të kësaj javës do të bëjmë një vlerësim për të konsideru nëse duhet të shkojmë në masa ma ekstreme, pasi që do të detyrohemi.

    Unë mendoj se javëve të fundit situata është më e mirë për respektim të masave, ndoshta për rritjen e seriozitetit të virusit, por masat po respektohen në tërësi. Ka raste që s’respektohen, edhe pse jemi detyuar të përdorim mekanizma shtetëror, por ka raste kur qytetarët mblidhen në numër të caktuar në ngjarje të ndryshme”, ka thënë kreu i Qeverisë.

  • Bulliqi i vetëm në debat, i ikin Fetahu e Rudari – Fidan Rama: Pastaj qysh po fiton VV

    Bulliqi i vetëm në debat, i ikin Fetahu e Rudari – Fidan Rama: Pastaj qysh po fiton VV

    Në Komunën e Podujevës sot edhe zyrtarisht është hapur fushata pesë ditore për zgjedhjet e 29 nëntorit, shkruan Llapi.info, përcjellë RilindjaShqiptare.

    E më të nisur kjo fushatë, emisionet televizive në vend kanë ftuar kandidatët për kryetar të kësaj komune. Të tillë ftesë pati edhe Kanal 10. Mirëpo, kësaj ftese iu është përgjigjur vetëm kandidati i VV-së, Shpejtim Bulliqi.

    E për këtë ka reaguar edhe drejtori i këtij televizioni dhe gazetari Fidan Rama.

    Ai në një postim në Facebook ka thënë se këtij debati kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari dhe ai i PDK-së, Naim Fetahu i kanë ikur vetëm 30 minuta para se të fillonte.

    “Masanej qysh po fiton VV e pse po fiton thellë e pse fiton Bulliqi, 30 minuta para emisionit ikin( e anulojne debatin) në Kanal10, Nexhmi Rudari e Naim Fetahu. All the Best”, ka shkruar ai./Llapi.info

  • Çfarë do të ndodhë me botën në vitin 2021? 10 parashikimet e ‘The Economist’

    Çfarë do të ndodhë me botën në vitin 2021? 10 parashikimet e ‘The Economist’

    A ndiheni me fat? Numri 21 është i lidhur me fatin, rrezikun, shfrytëzimin e shanseve dhe hedhjen e zareve. Është mosha minimale në të cilën mund të hyni në një kazino në Amerikë dhe emri i një loje të njohur me letra, Blackjack.

    Të gjitha këto duken çuditërisht të përshtatshme për një vit me një nivel pasigurie të pazakontë. “Çmimi i madh” që ofrohet është shansi për të vendosur nën kontroll pandeminë e koronavirusit. Por ndërkohë, rreziqet janë të shumta, mbi shëndetin, rimëkëmbjen ekonomike dhe stabilitetin shoqëror. Ndërsa afrohet viti 2021, ja cilat janë 10 tendencat që duhen pasur në vëmendje vitin e ardhshëm.

    1. Lufta mbi vaksinat

    Ndërsa vaksinat e para bëhen të disponueshme në sasi të mëdha, fokusi do të zhvendoset nga përpjekja heroike në zhvillimin e tyre, te përpjekja e madhe që duhet për shpërndarjen e shpejtë të tyre, transmeton bota.al. “Diplomacia e vaksinave”, do të shoqërojë përplasjet brenda dhe midis vendeve, mbi atë se kush duhet t’i marrë ato dhe kur.null

    2. Një rimëkëmbje ekonomike e luhatshme

    Ndërsa ekonomitë dalin nga pandemia, rimëkëmbja do të jetë e vështirë, teksa shpërthimet epidemike lokale vijnë e ikin, ndërsa qeveritë nuk mund të ndihmojnë pafundësisht sipërmarrjet private që të ndihmojnë punëtorët që kanë humbur vendet e tyre të punës. Hendeku midis kompanive të forta dhe atyre të dobëta do të zgjerohet.

    3. Dalja nga kaosi i ri botëror

    Sa do të jetë në gjendje Joe Biden, presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, që të rregullojë një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla? Traktati i Klimës i Parisit dhe marrëveshja bërthamore e Iranit, janë pikat nga duhet filluar kjo punë. Por dëmet e këtij rendi që para Donald Trumpit, do ta zgjasin përtej presidencës së tij.

    4. Më shumë tensione SHBA-Kinë

    Mos prisni që zoti Biden ta anulojë luftën tregtare me Kinën. Përkundrazi, ai do të dëshirojë të rregullojë marrëdhëniet me aleatët, për t’i zhvilluar ato në një mënyrë më efektive. Shumë vende nga Afrika në Azinë Juglindore, po bëjnë çmos për të shmangur rreshtimin me njërën palë kur të rriten tensionet.

    5. Kompanitë e vijës së frontit

    Një front tjetër për konfliktin SHBA-Kinë janë kompanitë dhe jo vetëm Huauei dhe TikTok, pasi biznesi po bëhet edhe më shumë një fushëbetejë gjeopolitike. Veç presionit nga lart, bosët e këtyre kompanive po përballen me presion nga poshtë, pasi punonjësit dhe klientët kërkojnë që ata të marrin një qasje ndaj ndryshimeve klimatike dhe drejtësisë sociale, ku politikanët kanë bërë shumë pak.

    6. Pas zhvillimit të përshpejtuar të teknologjisë

    Në vitin 2020, pandemia përshpejtoi përvetësimin e shumë sjelljeve teknologjike, nga video-konferencat te blerjet në internet, puna dhe mësimi në distancë. Në vitin 2021, do të bëhet më e qartë shkalla në të cilën këto ndryshime do të mbeten ose do të kthehen pas.

    7. Një botë ku do lëvizet më pak

    Sektori i turizmit do të tkurret dhe do të ndryshojë formë, duke pasur më shumë theks tek udhëtimet brenda vendit. Linjat ajrore, zinxhirët e rrjeteve hoteliere dhe prodhuesit e avionëve do të hasin shumë vështirësi, ashtu si universitetet që mbështeten shumë te studentët e huaj. Edhe shkëmbimi kulturor do të vuajë pasojat e pandemisë.

    8. Një mundësi për ndryshimin e klimës

    Kjo krizë shihet si një shans i artë për të ndërmarrë veprime energjike kundër ndryshimit të klimës, teksa qeveritë po investojnë gjithnjë e më shumë planet e gjelbra të rimëkëmbjes, për të krijuar vende të reja pune dhe për të ulur emetimet e gazrave të dëmshëm në atmosferë. Sa ambicioze do të jenë premtimet në këtë fushë në konferencën e OKB për klimën, që u shty këtë vit?

    9. Viti i një déjà vu-je

    Ky është vetëm një shembull se si mund të jetë viti i ardhshëm në shumë aspekte, si një kapitull i dytë i vitit 2020, pasi ngjarjet përfshirë Olimpiadën, Dubai Expo dhe shumë aktivitete të tjera politike, sportive dhe tregtare do të çelen një vit më vonë sesa ishin planifikuar. Por jo të gjitha ato do të kenë sukses.

    10. Një këmbanë alarmi për rreziqe të tjera

    Akademikët dhe analistët, shumë prej të cilëve e kanë paralajmëruar prej vitesh rrezikun e një pandemie, do të përpiqen të shfrytëzojnë rastin për t’i bindur politikë-bërësit t’i marrin më seriozisht rreziqe të tjera të neglizhuara më herët, të tilla si rezistenca ndaj antibiotikëve dhe terrorizmi bërthamor. Urojuni atyre fat./Bota.al

  • Nga varreza në Serbi deri te vendi i krimit të luftës në Kosovë

    Nga varreza në Serbi deri te vendi i krimit të luftës në Kosovë

    Gurorja “Kizhevak“ në Komunën e Rashkës, në afërsi të kufirit me Kosovën, është lokacioni i pestë në Serbi, në të cilin janë gjetur mbetjet mortore, siç dyshohet, të civilëve shqiptarë të vrarë gatë luftës në Kosovë, në vitin 1999.

    Ende nuk dihet se sa është numri i trupave që janë gjetur në këtë vend, më 16 nëntor.

    Dy ditë më vonë, Gjykata e Lartë në Beograd ka lëshuar një urdhër për zhvarrosjen e tyre. Se kur do të fillojë zhvarrimi “do të përcaktohet më vonë”, i është thënë Radios Evropa e Lirë nga kjo gjykatë.

    Që nga viti 2001 e deri më sot, në territorin e Serbisë, në 4 lokacione janë gjetur varreza masive me 941 trupa të shqiptarëve të vrarë në Kosovë.

    Sipas të dhënave të Zyrës për pesona të zhdukur të UNMIK-ut, në Batajnicë, në afërsi të Beogradit, në vitin 2001 janë zbuluar 744 trupa. Të njëjtin vit, në Petrovo Selo, në Serbinë Lindore, janë gjetur 61 trupa. Në liqenin Peruqac, në vitin 2001, është zbuluar varrezë masive me 84 trupa.

    Për herë të fundit, varrezë masive është zbuluar në vitin 2013, në Rudnicë, në jugperëndim të Serbisë, në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Jarinë. Aty janë gjetur mbetjet mortore të 52 personave.

    Gurorja “Kizhevak” në Rashkë, në pjesën jugperëndimore të Serbisë, është disa kilometra në veri të Rudnicës dhe vendit, në të cilin para shtatë vjetësh është gjetur varreza masive me trupat e civilëve shqiptarë.

    Mbetetjet mortore në lokacionin e ri, më 16 nëntor i kanë gjetur ekspertët e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe Komisionit të Qeverisë së Serbisë për personat e zhdukur.

    Më 20 nëntor, EULEX-i tha që ekspertët e tij kishin gërmuar në Kizhevak që nga viti 2015 dhe se përparimin e kishin bërë falë pamjeve nga ajri.

    “Problemi ishte në atë se bëhet fjalë për një gurore të madhe dhe se peizazhi ndryshoi me kalimin e kohës për shkak të faktit se gurorja ishte akoma duke u përdorur përgjatë shumë viteve”, tha Javier Santana, arkeolog mjeko-ligjor në EULEX.

    Gurorja “Kizhevak” u privatizua pas vitit 2007. Në maj të vitit 2020, kompania gjeologjike “Tethian” nga Kanadaja, e bleu të drejtën e shfrytëzimit të vendit të dikurshëm të minierave të argjendit, zinkut dhe plumbit, nga kompania serbe “EFPP”.

    Nga EULEX-i kanë deklaruar që procesi i përcaktimit të vendndodhjes së saktë ishte shumë i ndërlikuar, sepse në minierë ekzistojnë katër deri pesë nivele, me një lartësi të përafërt prej 13 metrash secila.

    Pas zbulimit të lokacionit “Kizhevak”, kryetari i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për personat e zhdukur, Velko Odalloviq, i tha Radio Televizionit të Serbisë (RTS), më 18 nëntor, se informacionet tregojnë se në atë vend potencialisht gjenden 15 deri 17 trupa.

    Ky lokacion përmendet në raportin e progresit për të drejtat e njeriut, të cilin për çdo vit e publikojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në raportin e vitit 2015 thuhet se në këtë vend “dyshohet që forcat serbe kanë varrosur mbetjet e shqiptarëve të Kosovës, të vrarë në fshatin Rezallë në Kosovë, në vitin 1999”.

    Trupat e 28 viktimave nga ky fshat janë gjetur në vitin 2013, në varrezan masive në Rudnicë, ndërkaq dy vjet më vonë janë varrosur në Rezallë.

    Krimin në Rezallë e vuri në dukje ish-drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, pas zbulimit të lokacionit të ri.

    Kjo organizatë joqeveritare, e cila merret me hulumtimin e krimeve të luftës, në vitin 2015 ka publikuar dokumentin me titull “Dosja e Rudnicës”, në të cilin, përveç tjerash, vuri në dukje krimin masiv në Rezallë dhe zhvendosjen e trupave të viktimave.

    Fondi për të Drejtën Humanitare ka theksuar që nëntë viktima nga ky fshat edhe më tej evidentohen si të zhdukur në evidencën e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

    Sipas raportit të Fondit për të Drejtën Humanitare, pjesëtarët e ish-Ushtrisë së Jugosllavisë dhe policisë, në prill të vitit 1999, kanë vrarë në Rezallë të paktën 42 civilë shqiptarë, prej tyre 39 në ekzekutim masiv.

    Në dosjen “Rudnica”, e cila përmban dokumentet e ushtrisë dhe policisë, deklaratat e të mbijetuarve, si dhe dokumentet dhe dëshmitë e oficerëve të Ushtrisë së Jugosllavisë dhe të zyrtarëve të policisë përpara Tribunalit të Hagës, Fondi për të Drejtën Humanitare thekson që pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë, më 5 prill, kanë hyrë në këtë fshat, i kanë dëbuar banorët nga shtëpitë e tyre, i kanë çuar në një oborr dhe më pas i kanë pushkatuar.

    “Pjesëtarët e forcave serbe kanë vrarë në vend 39 civilë, ndërkaq dy i kanë mbijetuar pushkatimit, duke u mbuluar me trupat e vdekur të njerëzve që binin mbi ta. Në mesin e civilëve të vrarë ishin 3 djelmosha, ndërkaq viktima më e moshuar ishte 97 vjeç“, shkuan në raportin e Fondit për të Drejtën Humanitare.

    Duke vënë në dukje që gjatë konfliktit në Kosovë, fshati Rezallë ishte në zonën e përgjegjësisë së Brigadës së 37 të motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë, Fondi për të Drejtën Humanitare thekson që “analiza e dokumenteve të ushtrisë dhe policisë, deklaratat e dëshmitarëve dhe burimet e tjera, tregojnë fuqishëm që krimin e kanë kryer pjesëtarët e kësaj brigade dhe njësia e policisë, e cila deri më tash është e panjohur”.

    Në dosjen e Fondit për të Drejtën Humanitare thuhet që “pastrimi i terrenit” gjithashtu ka qenë nën kompetencën e Brigadës së 37 të motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë.

    “Trupat e civilëve të pushkatuar mbetën në vendin e krimit. Një ditë më vonë, më 6 prill, ushtarët sërish erdhën në fshat dhe trupat e civilëve të vrarë i mbuluan me dhe”, thuhet në raportin e Fondit për të Drejtën Humanitare.

    Në dokument, më tutje thuhet që trupat mbetën në Rezallë deri më 13 prill, kur ushtarët u kthyen në fshat, i zhvarrosën dhe i me kamion i dërguan në drejtim të panjohur.

    Për krimin në këtë fshat dhe për heqjen e trupave të vrarë, raportoi edhe organizata ndërkombëtare joqeveritare Human Rights Watch, në vitin 2001.

    Human Rights Watch theksoi se “është e mundur që forcat serbe kanë shpresuar që krimin ta paraqesin si rezultat të shkëmbimit të zjarrit ose zjarrit të rastësishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, por që dëshmitë e dy të mbijetuarve “nuk lanë vend për dyshim për shkaktarin e vërtetë të vdekjes së banorëve të Rezallës”.

    Kjo organizatë ndërkombëtare shkruan, gjithashtu, që “tmerri në Rezallë nuk përfundoi me vrasje” dhe i transmeton dëshmitë e të mbijetuarve, të cilat tregojnë se trupat u zhvendosën nga varrezat e cekëta.

    Në kohën e krimit në fshatin Rezallë, komandant i Brigadës së 37 të motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë ishte gjenerali, Lubisha Dikoviq.

    Dikoviq u pensionua në vitin 2018, por paraprakisht për shtatë vjet ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë.

    Pasi që ishte emëruar në këtë detyrë, Fondi për të Drejtën Humanitare, në janar të vitit 2012 kishte publikuar dosjen “Lubisha Dikoviq”, e cila më vonë bashkë me dosjen “Rudnica”, theksojnë që njësia, me të cilën ka komanduar ai, ka kryer krime të luftës mbi civilët shqiptarë në Kosovë.

    “Urdhrat që i ka nënshkruar gjenerali Dikoviq për pastrimin e terrenit, tregojnë që Brigada e 37 e motorizuar ishte e obliguar për heqjen e trupave të shqiptarëve të Kosovës në zonën e saj të përgjegjësisë”, thuhet në dosje.

    Menjëherë pa publikimit të dosjes, reagoi Prokuroria për krime të luftës e Serbisë, e cila hodhi poshtë pretendimet e Fondit për të Drejtën Humanitare dhe theksoi që “nuk ekziston kurrfarë baze për dyshim për përgjegjësi penale” të Dikoviqit.

    Vet Dikoviq kishte ngritur padi ndaj drejtoreshës së atëhershme të Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq. Në emër të “shkeljes së reputacionit dhe të nderit” për shkak të publikimit të dosjes, më 2013, Dikoviq kërkoi nga Fondi për të Drejtën Humanitare dhe nga Natasha Kandiq që t’i paguanin atij një milion dinarë (rreth 8.5 mijë euro).

    Tre vjet më vonë, në prill të vitit 2016, Gjykata e Parë Themelore në Beograd, vendosi në favor të Lubisha Dikoviqit. Fondi për të Drejtën Humanitare u urdhërua t’i paguante atij pak më shumë se gjysmën e shumës së kërkuar “sepse paraqitja e të pavërtetave, atij i shkaktoi dhembje shpirtërore”.

    Pas zbulimit të varrezës masive në Rudnicë dhe publikimit të dosjes së re, Fondi për të Drejtën Humanitare, në fund të vitit 2015, ka ngritur padi të re kundër Dikoviqit.

    Prokuroria për krime të luftës, më 13 nëntor të atij viti, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se kanë nisur procedurën hetimore, por “kundër personit NN, për vrasjen e civilëve që ishin të varrosur në varrezën masive në Rudnicë”.

    Provat për transferimin e kufomave nga Kosova në Serbi dhe varrosjen e tyre në varreza të fshehta u prezantuan në dy raste para Tribunalit të Hagës.

    Gjykata e trajtoi operacionin e fshehjes së trupave si tregues i një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale në gjyqin e ish-zëvendëskryeministrit jugosllav, Nikolla Shainoviq dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të ushtrisë dhe policisë, si dhe në çështjen kundër ish-shefit të resorit të Sigurimit Publik të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Vllastimir Gjorgjeviq.

    Në gjykimin e Shainoviqit dhe të tjerëve, në vitin 2007, dëshmoi edhe Lubisha Dikoviq, i cili ka thënë se në rajonin e Kosovës, për të cilin ishte përgjegjës si komandant i Brigadës së 37 të motorizuar, “asnjëherë nuk ka gjetur kurrfarë varrezash masive”.

    “Edhe pse njësia e juaj ishte drejtpërdrejtë e angazhuar në atë zonë, askush nga Ushtria e Jugosllavisë nuk ju thirri për përgjegjësi për cilëndo prej këtyre operacioneve ose që të jepnit çfarëdo informate për varrezat masive të gjetura?”, e kishte pyetur Dikoviqin prokurorja April Carter, në dhjetor të vitit 2007.

    Nikolla Shainoviq, Nebojsha Pavkoviq, Sreten Llukiq dhe Vladimir Llazareviq në Hagë, 23 janar 2014
    LEXONI EDHE KËTË:
    Ulje dënimesh për rastin “Shainoviq”
    “Besoni, nuk e di se për cilat varreza masive po flisni. Po e përsëris, nuk kam hasur në kurrfarë varrezash masive në atë rajon”, ishte përgjegjur atëherë Dikoviq.

    Ndonëse në çështjen e Shainoviqit dhe të tjerëve, Prokuroria e Tribunalit të Hagës nuk arriti që të vërtetojë veprimin e mëtejmë të Brigadës së 37 të motorizuar me trupat në fshatin Rezallë, gjykata në vendimin e shkallës së parë konkludoi se “nuk ka dyshim që gjatë bombardimeve të NATO-s, në vitin 1999, është kryer operacioni i fshehtë i zhvarrosjes së mbi 700 trupave, të cilët fillimisht ishin varrosur në Kosovë, si dhe bartja e tyre në Serbi”.

    Në vendimin e gjykatës gjithashtu theksohet që procesi i zhvarrosjes dhe zhvendosjes së trupave “ishte kryer me qëllim që të mbulohen pasojat e operacionit të përbashkët të ushtrisë dhe policisë”.

    “Figurat kryesore të përfshira në organizimin e këtij operacioni të madh ishin ministri i atëherëshëm i Punëve të Brendshme, Vllajko Stojiljkoviq, presidenti i Republikës Federative të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq dhe shefi i resorit të Sigurimit Publik, Vllastimir Gjorgjeviq”, shkruhet në vendimin e shkallës së parë kundër Shainoviqit dhe të tjerëve, në vitin 2009.

    Dhoma gjyqësore e Tribunalit të Hagës, në aktgjykimin ndaj Vllastimir Gjorgjeviqit, arrit në përfundim që në të gjitha nivelet e policisë dhe ushtrisë “ekzistonte komploti i heshtjes”.

    Vendimi gjyqësor ndaj Gjorgjeviqit, me të cilin, më 2001, u dënua me 27 vjet burg për krime lufte në Kosovë, është gjithashtu i vetmi që e përfshin transferimin e trupave të shqiptarëve të vrarë të Kosovës në varre masive. Dënimi i tij, më vonë u zvogëlua në 18 vjet dhe ai po e vuan atë në një burg në Gjermani.

    Me këtë vendim gjyqësor, përveç tjerash, është vërtetuar që Gjorgjeviq ka pasur rol udhëheqës “në përpjekjet që Ministria e Punëve të Brendshme të fshehë vrasjet e shqiptarëve të Kosovës”.

    “Provat konfirmojnë që në javën e dytë të prillit të vitit 1999, të paktën gjashtë herë në periudhën prej disa javëve, kamionët me kufoma të shqiptarëve të Kosovës, të cilët i vranë forcat serbe në Kosovë, arrinin më 13 maj, para Qendrës së Njësisë speciale atiterroriste në Batajnicë, në afërsi të Beogradit”, thuhet në vendmin e gjykatës.

    Gjithashtu shtohet që edhe dy transportime të tjera janë kryer në Qendrën e njësive të veçanta të policisë në Petrovo Selo dhe se edhe trupat e gjetur në liqenin e Peruqacit janë varrosur në varrezë masive jo larg nga aty.

    “Dhoma ka konkluduar që transportimi i i trupave nga Kosova, për varrim të fshehtë në varreza masive, është zbatuar në përputhje me operacionin e koordinuar për të larguar provat e krimeve që kanë kryer forcat serbe mbi shqiptarët e Kosovës”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës së Hagës për Vllastimir Gjorgjeviqin.

    Fotografi të fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
    LEXONI EDHE KËTË:
    Muzeu që tregon për një fëmijëri të lënë përgjysmë
    Pa përgjegjësi para gjykatave në Serbi
    Deri më sot, askush në Serbi nuk është përgjegjur për operacionin për fshehjen e trupave të shqiptarëve të Kosovës në varreza masive.

    Për një gjë të tillë ka folur edhe Komiteti për punë të jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, duke reaguar më 18 nëntor, lidhur me gjetjen e trupave në lokacionin e ri “Kizhevak”.

    Komiteti ka theksuar që për varrezat masive dhe fshehjen e krimeve askush nuk është përgjigjur në gjykatat në Serbi, ndërkaq që vetëm një zyrtar i Serbisë është përgjigjur para gjykatave ndërkombëtare.

    “Ende janë duke u gjetur trupa të varrosur në Serbi, viktima të spastrimit etnik të (Sllobodan) Millosheviqit në Kosovë. Deri më sot, janë gjetur mbi 900 viktima shqiptare të Kosovës”, është shkruar në llogarinë zyrtare në Twitter të Komitetit amerikan, me një ndërlidhje për lajmin për zbulimin e mbetjeve mortore.

    Puna në Kizhevak është larg nga përfundimi. Procesi është mjaft kompleks dhe afatgjatë. Që puna të mund të vazhdojë, nevojitet një urdhër i gjykatës, ka thënë më 20 nëntor, koordinatori për gërmime i EULEX-it, Krasimir Nikollov.

    Gjykata e Lartë në Beograd, më 18 nëntor, ka sjellë urdhrin, me të cilin përcakton zhvarrosjen e një numri të paspecifikuar të kufomave në këtë lokacion.

    Gjykata i ka thënë Radios Evropa e Lirë se policia është urdhëruar që të sigurojë në mënyrë adekuate lokacionin, ndërsa elementët e tjerë të rëndësishëm do të përcaktohen me një urdhër shtesë që do të lëshohet më vonë “duke pasur parasysh kushtet aktuale të motit, periudhën e vitit, si dhe mungesën e të dhënave të hollësishme”.

    Pas urdhëresës nga gjykata, hapi i radhës është vazhdimi i gërmimeve dhe i nxjerrjes së mbetjeve mortore.

    “Kur mbetjet të nxirren, do të kryhet obduksioni dhe do të merren mostrat e eshtrave për testimin e profileve të ADN-së. Në rastet kur të afërmit e personit të zhdukur kanë dhënë mostra referimi të gjakut dhe raporti i përputhjes së ADN-së është pozitiv, procesi i identifikimit përfundon. Pastaj familjet informohen për identifikimin dhe atyre u dorëzohen eshtrat e personave të zhdukur”, tha zyrtari i EULEX-it, Krasimir Nikollov.

    Që nga fillimi i mandat të EULEX-it e deri më 19 nëntor 2020, misioni i BE-së ka kryer 662 operacione në terren për gjetjen e personave të pagjetur, përfshirë këtu 169 gërmime. Janë identifikuar mbetjet mortore të 457 personave, përfshirë 317 të pagjetur.

    Më shumë 1.640 njerëz nga Kosova, shumica shqiptarë, ende konsiderohen si të pagjetur.

    Vendet e varrezave masive, të pashënuara
    Gati se dy dekada pas zbulimit të varrezave masive në Batajnicë, Petrovo Selo dhe te Liqeni i Peruqacit, si dhe shtatë vjet pas zhvarrimeve në Rudnicë, në ato vende nuk ekziston kurrfarë shenjimi, që do të tregonte se ato kanë fshehur krimet e ushtrisë dhe policisë serbe ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë.

    Nisma e Fondit për të Drejtën Humanitare, që nga viti 2015, për formimin e Qendrës memoriale kushtuar viktimave të gjetura në varrezat masive në Batajnicë, deri më sot ka ngelur pa përgjigje.

  • Kroacia do të dërgoj trupa dhe helikopterë shtesë në Kosovë

    Kroacia do të dërgoj trupa dhe helikopterë shtesë në Kosovë

    Në seancën e saj në 19 nëntor, qeveria kroate miratoi një projekt propozim për një vendim mbi pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura Kroate në operacionin e mbështetjes së paqes KFOR në Kosovë, sipas të cilit i propozon Parlamentit rritjen e kontigjentit kroat në KFOR nga 40 në 150 anëtarë dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore Kroate.

    Drafti i propozimit kujton se më 31 tetor 2018, Parlamenti Kroat miratoi një vendim mbi pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura Kroate në operacionin për të mbështetur KFOR-in në Kosovë, në përputhje me të cilin mund të dërgohen deri në 40 anëtarë në 2019 dhe 2020, me dy helikopterë.

    “Meqenëse Komanda Operative e KFOR-it, përmes Komandës së saj Operative të Aleancës superiore, shpesh u raportoi Aleatëve mbi nevojën për të përfunduar operacionin e KFOR-it, Republika e Kroacisë propozon të rrisë kontingjentin Kroat në operacionet e mbështetjes së paqes të KFOR-it, nga 40 në 150 anëtarë të Forcave të Armatosura Kroate në Projekt-propozimin.

    Është pohuar gjithashtu se Kroacia mbështet fuqimisht përpjekjet e NATO-s për të ruajtur sigurinë në Kosovë, si dhe në rajonin e gjerë.
    “Kriza aktuale po ndodh në mjedisin tonë të menjëhershëm, në një zonë që është e rëndësishme për Republikën e Kroacisë për stabilitetin e të gjithë zonës së Evropës Juglindore.”

    Situata e sigurisë në Republikën e Kosovës, e cila varet nga marrëdhëniet e prishura ndëretnike, migrimi i parregullt si dhe rekrutimi i luftëtarëve të Shtetit Islamik dhe kthimi i tyre, është jashtëzakonisht e rëndësishme për shkak të pasojave të mundshme në marrëdhëniet e vendeve të Evropës Juglindore dhe stabilitetit të të gjithë zonës.

    Shkeljet e sigurisë në Republikën e Kosovës mund të kenë gjithashtu implikime për ekonominë kroate, “tha propozimi i qeverisë Kroate.

    Theksohet se kontingjenti i 33-të kroat me 38 anëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore Kroate aktualisht është vendosur në operacionin e KFOR-it. Zonat e shpërndarjes janë Prishtina, Ferizaj dhe kampi afër Pejës.

  • I dërgon babait ushqime në spital, ushqimin ia marin, kurse i thonë se babai i ka vdekur

    I dërgon babait ushqime në spital, ushqimin ia marin, kurse i thonë se babai i ka vdekur

    Thuajse çdo ditë në Spitalin Infektiv nuk mungojnë denoncimet e qytetarëve që pretendojnë se nuk marrin informacion për të afërmit e tyre të shtruar në këto ambjente.

    Duke u vendosur përballë kësaj vështirësie, disa prej tyre mendojnë më të keqen duke ju drejtuar edhe morgut të spitalit. I riu është njoftuar në mënyrë jo zyrtare se i ati ka ndërruar jetë disa ditë më parë, ndërkohë që ai vijote ti dërgonte ushqime.

    “Unë kam babin tim prej tre ditësh atje dhe tani më erdhi lajmi nga jashtë që ai ka vdekur, unë sot i dërgoj ushqime. A hanë të vdekurit ushqime?!”, është shprehur djali.

    Spitali infektiv thotë ai se nuk i jep informacione dhe ne celular prej disa ditësh nuk ka folur me të atin.

    “Ka njeri të më japi një përgjigje se çfarë është bërë se nuk më japin përgjigje as tek infektivi dhe as në morg”, është shprehur djali.

    Më pas i drejtohet efektivit të policisë për informacion, i cili pasi komunikon me përfaqësuesit e morgut dhe njofton se nuk ka kufomë me identitetin  e të atit të tij.
    Fatkeqësisht djali largohet nga spitali pa marrë asnjë përgjigje.

  • “Dy dekada pa zëdhënësin e lirisë!”

    “Dy dekada pa zëdhënësin e lirisë!”

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntinë Maloku, ka kujtuar veprimtarin Xhemail Mustafa, në 20 vjetorin e vrasjes së tij, shkruan Gazeta Blic.

    Në një fotografi të publikuar nga Maloku, Xhemail Mustafa, shihet i shoqëruar nga veprimtari tjetër i vrarë, Enver Maloku.

    “2 dekada pa zëdhënësin e lirisë!”, ka shkruar Maloku.

  • Avdullah Hoti arsyeton Selmanajn, thotë se deklarata e tij është shtrembëruar

    Avdullah Hoti arsyeton Selmanajn, thotë se deklarata e tij është shtrembëruar

    Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se deklaratat e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj lidhur me çështjen e të pagjeturve janë shtrembëruar.

    Hoti u ka kërkuar falje atyre që janë ndier të lënduar, siç ka thënë ai nga deklarata e shtrembëruara.

    Hoti këto komente i bërë pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit për mbështetjen financiare të projektit “Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe”, në mes Ministrisë së Kulturës dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ku ishte prezent edhe kryeministri Hoti.

    “Nëse ka pasur përkushtim për zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve ndonjëherë ka në këtë qeveri, nuk ka munguar përkushtimi as në qeveritë e kaluara. Deklaratat që i ka dhënë z.Selmanaj janë totalisht duke u shtrembëruar nga persona të caktuar. Nëse o të kishte një element më të vogël në bindje ose në deklaratat z.Selmanaj ose të cilido anëtarë të qeverisë, jo të stafit politik po cilido zyrtar të shtetit që do të binte ndesh me parimet e funksionimit tonë dhe që në çfarëdo forme do të cenonte ose do të fyente, t’i bënte të ndihen keq familjarët e të pagjeturve, unë i pari i qeverisë do t’iu kërkoja falje atyre dhe do të merrja menjëherë veprimet e nevojshme, por e vërteta nuk është ashtu. Nëse dikush nga familjarët e të pagjeturve ose kushdo tjetër është ndjerë keq nga informatat e shtrembëruara për deklarimet e z.Selmanaj edhe për atë iu kërkojë falje, por e vërteta nuk qëndron ashtu siç po thuhet publikisht“, tha ai.

  • Vetëvendosje merr vendim të mos lejojë zhvillimin e seancave ku merr pjesë Driton Selmanaj

    Vetëvendosje merr vendim të mos lejojë zhvillimin e seancave ku merr pjesë Driton Selmanaj

    Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur që të mos lejojë vazhdimin e çfarëdo seance plenare ku është i pranishëm zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj.

    Kështu ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Dimal Basha, transmeton Telegrafi.

    “Si Grup Parlamentar kemi vendosur që të refuzojmë të lejojmë vazhdimin e çfarëdo seance plenare ku është i pranishëm Driton Selmanaj. Për ne si Lëvizje, ky njeri është i papranueshëm në Kuvend. Çështja e të pagjeturve nuk është çështje e një subjekti politik apo individi te caktuar, por është problem dhe dhimbje që prek të gjithë qytetarët e kësaj Republike”, ka shkruar ai në Facebook.

    Tutje, ai ka shkruar se ” Qëndrimet e Jabllanoviqit dhe Driton Selmanajt nuk kanë hapësirë në sferën publike, dhe prandaj është krejtësisht e domosdoshme kërkesa e gjithë qytetarëve, pa dallim subjekti, që Driton Selmanajn duhet ta pret fati i njëjte si i Jabllanoviqit, pra shkarkimi i menjëhershëm”./