Category: SPORT

  • Real Madrid i vendos në shitje gjashtë lojtarë

    Real Madrid i vendos në shitje gjashtë lojtarë

    Real Madridi ka vendosur gjashtë lojtarë të ekipit të parë në listën e transferimeve përpara merkatos së verës, sipas raportimeve të fundit.

    “Los Blancos” po planifikojnë dritaren e parë të plotë të transferimeve nën drejtimin e Alvaro Arbeloas, i cili zëvendësoi Xabi Alonson në janar.

    Sipas raportimeve, Ferland Mendy tashmë është futur në listën e largimeve pas dëmtimit të fundit muskulor, të pësuar në fitoren 3-0 ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

    Ndërkohë, pesë lojtarë të tjerë pritet të nxirren në shitje, duke sinjalizuar një rindërtim të madh të mbrojtjes: David Alaba, Antonio Rudiger dhe Dani Carvajal.

    Kontrata e Carvajalit skadon në fund të sezonit, ndërsa Rudiger ka pasur probleme të shumta me dëmtime dhe ka luajtur vetëm 11 ndeshje në La Liga këtë sezon.

    Alaba, nga ana tjetër, vazhdon të vuajë nga problemet fizike pas rikthimit nga një dëmtim i rëndë në ligamentin e gjurit (ACL).

    Gjithashtu, Fran Garcia pritet të largohet, pasi ka humbur vendin si titullar në krahun e majtë.

    Një emër surprizë në listë është Eduardo Camavinga, i cili mund të shitet për rreth 50 milionë paund.

    Mesfushori francez ka qenë i lidhur me Arsenalin dhe interesim për të kanë shfaqur edhe disa klube të Premierligës, përfshirë Liverpoolin.

    Në anën tjetër, Real Madridi po shqyrton mundësinë për të transferuar Rodrin nga Manchester City.

    Fituesi i Topit të Artë thuhet se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij përtej vitit 2027, duke e bërë atë një objektiv të mundshëm për klubin madrilen.

    Këto lëvizje tregojnë qartë se Real Madridi po përgatit një ndryshim të madh në skuadër, veçanërisht në repartin defensiv.

  • Ndeshjet e Botërorit 2026 do të transmeton në “YouTube”

    Ndeshjet e Botërorit 2026 do të transmeton në “YouTube”

    Kështu bëri të ditur vetë FIFA, gjatë ditës së sotme ku njoftoi për këtë marrëveshje.

     

     

    Ndeshjet zyrtare të Botërorit 2026 do të transmeton live për herë të parë në “YouTube”.

    Kështu bëri të ditur vetë FIFA, gjatë ditës së sotme ku njoftoi për këtë marrëveshje.

    “Ky bashkëpunim shumëdimensional do të rrisë promovimin e garës përmes përmbajtjes premium në kanalet përkatëse zyrtare në YouTube të FIFA-s dhe mbajtësve të të drejtave audiovizuale.  Falë bashkëpunimit me mbajtësit e të drejtave audiovizuale të garës dhe krijues të ndryshëm, ky partneritet historik midis dy organizatave do t’i ofrojë publikut më shumë mënyra për të shijuar turneun”, komentoi FIFA.

     

    Kujtojmë se Botërori, nis më 11 qershor dhe do të mbarojë më 19 korrik.

  • Flick thotë se nuk do të drejtojë asnjë skuadër pas Barcelonës: Puna ime e fundit është këtu

    Flick thotë se nuk do të drejtojë asnjë skuadër pas Barcelonës: Puna ime e fundit është këtu

    Trajneri i Brcelonës, Hansi Flick, ka deklaruar se nuk është momenti i duhur për të diskutuar rinovimin e kontratës së tij, megjithëse nuk e fsheh dëshirën për të vazhduar te gjiganti katalanas.

    Duke folur për mediat, Flick theksoi se fokusi i tij aktual është te ndeshjet e rëndësishme që e presin skuadrën.

    “Nuk mendoj se është koha e duhur. Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme. Të gjithë e dinë që jam shumë i lumtur këtu, por duhet të flas me familjen time. Do të ketë kohë për të folur, nuk është momenti tani”.

    Trajneri gjerman shprehu gjithashtu lidhjen e fortë që ka krijuar me klubin dhe ambientin në Barcelonë.

    “Është e qartë se më pëlqen të punoj këtu. Gjëja më e rëndësishme është se ndihem si në një familje të madhe. Kam mbështetjen e klubit, por ky është futbolli. Jam këtu për të ndihmuar ekipin të arrijë nivelin më të lartë”, vazhdoi Flick.

  • Kupa e Botës: Irani kërkon të luajë ndeshjet jashtë SHBA-së pas paralajmërimeve të Trump

    Kupa e Botës: Irani kërkon të luajë ndeshjet jashtë SHBA-së pas paralajmërimeve të Trump

    Irani ka njoftuar se është në bisedime me FIFA-n për të luajtur ndeshjet e Kupës së Botës jashtë Shteteve të Bashkuara, pasi Donald Trump paralajmëroi ekipin kombëtar të Iranit javën e kaluar.

    Ambasada e Iranit në Meksikë ka thënë se federata e tij e futbollit dëshiron që ndeshjet të zhvillohen në vend, por FIFA besohet se ngurron të zhvendosë ndeshjet më pak se 100 ditë para fillimit të garës.

    Pasiguria rreth pjesëmarrjes iraniane është rritur pas shpërthimit të konfliktit me SHBA-në dhe Izraelin, dhe të enjten e kaluar edhe Trump bëri një deklaratë: “Ekipi kombëtar iranian i futbollit është i mirëpritur në Kupën e Botës, por unë vërtet nuk besoj se është e përshtatshme që ata të jenë atje, për jetën dhe sigurinë e tyre”.

    Deklaratat e tij nxitën një reagim të shpejtë nga Irani. “Pasi Trump deklaroi shprehimisht se nuk mund të garantojë sigurinë e ekipit kombëtar iranian, ne definitivisht nuk do të udhëtojmë për në Amerikë”, tha Mehdi Taj, president i Federatës Iraniane të Futbollit. “Aktualisht po negociojmë me FIFA-n për të organizuar ndeshje iraniane në Kupën e Botës në Meksikë“, shtoi ai.

    Komentet e Trump erdhën pasi Ministri iranian i Sportit, Ahmad Donyamal, kishte njoftuar më parë se ekipi do të bojkotonte turneun. Arsyeja ishin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit që vranë udhëheqësin suprem të Iranit, të cilat shkaktuan një valë sulmesh hakmarrëse. Donyamal tha në atë kohë se “nuk ka kushte nën të cilat mund të marr pjesë” dhe se nuk kishte “asnjë mundësi” që ata të garonin.

    “Meqenëse kjo qeveri e korruptuar vrau udhëheqësin tonë, nuk ka kushte sipas të cilave ne mund të marrim pjesë në Kupën e Botës“, tha Ahmad Donyamal në një intervistë televizive. “Duke pasur parasysh masat keqdashëse të marra kundër Iranit, në tetë ose nëntë muaj, na janë imponuar dy luftëra dhe disa mijëra njerëz tanë janë vrarë. Prandaj, nuk ka absolutisht asnjë mundësi që ne të marrim pjesë në këtë mënyrë“, shtoi ai.

    Orari i ndeshjeve dhe pozicionet e aleancave

    Irani është planifikuar të luajë kundër Zelandës së Re, Belgjikës dhe Egjiptit në Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara në qershor. Dy ndeshjet e para janë planifikuar të luhen në stadiumin SoFi në Los Angeles, ndërsa e treta në Seattle.

    Edhe pse teknikisht Kupa e Botës pritet nga Meksika, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara, shumica dërrmuese e ndeshjeve zhvillohen në Shtetet e Bashkuara. Nëse Irani do të kalonte fazën e grupeve, ka shumë të ngjarë që ata do të duhet të luajnë në Shtetet e Bashkuara në fazën eliminatore.

    Kur u pyet nga Politico për përfshirjen e Iranit një javë më parë, Trump u përgjigj: “Nuk më intereson vërtet”.

    Tërheqja zyrtare e Iranit do të ishte e para në epokën moderne të kësaj gare dhe do ta linte FIFA-n me detyrën urgjente të gjetjes së një zëvendësuesi. Megjithatë, Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) tha të hënën se nuk kishte marrë asnjë njoftim për tërheqjen e Iranit.

    Vendimi përfundimtar nëse do të marrë pjesë merret nga federata dhe ata na kanë konfirmuar deri më sot se do të shkojnë në Kupën e Botës“, tha për Reuters Sekretari i Përgjithshëm i AFC-së, Windsor John.

  • Nuk u ftua nga Ancelotti, ky është reagimi i Neymarit: Besoni procesti!

    Nuk u ftua nga Ancelotti, ky është reagimi i Neymarit: Besoni procesti!

    Sulmuesi brazilian Neymar ka reaguar në rrjetet sociale pasi nuk u përfshi në listën e fundit të kombëtares së Brazilit nga trajneri Carlo Ancelotti.

    Përmes një postimi në Instagram, ylli brazilian falënderoi tifozët për mbështetjen e tyre, duke dhënë një mesazh të shkurtër, por domethënës, shkruan Indeksonline

    “Faleminderit të gjithëve për mesazhet e mira sot! Besoni procesit, çfarëdo që është e destinuar të ndodhë, do të ndodhë. Duke punuar në heshtje”, shkroi Neymar.

    Mungesa e tij në listën e fundit të Brazilit ka shkaktuar diskutime të shumta mes tifozëve dhe mediave sportive, pasi Neymar vazhdon të mbetet një nga futbollistët më të njohur dhe me ndikim të madh në historinë e Kombëtares braziliane.

    🚨📲 𝗡𝗘𝗪: Neymar on Instagram, following Carlo Ancelotti leaving him out of the Brazil squad:

    “Thank you everyone for the kind messages today! Trust the process, whatever is meant to be will be! Working in silence.” pic.twitter.com/K2FnC9H44A

    — The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) March 17, 2026

  • U-21shat e Shqipërisë gjejnë kundërshtarin pas anulimit të ndeshjeve ndaj SHBA-së dhe Japonisë

    U-21shat e Shqipërisë gjejnë kundërshtarin pas anulimit të ndeshjeve ndaj SHBA-së dhe Japonisë

    Kombëtarja Shqiptare e grupmoshave U-21 do të luanin dy miqësore gjatë këtij muaji.

    Kundërshtarët ishin SHBA dhe Japonia, që pritej të zhvilloheshin në Antalia të Turqisë, por që u anuluan për shkak të situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme.

    Mirëpo kombëtarja e drejtuar nga Alban Bushi, kanë gjetur më në fund një kundërshtar dhe do të përballen me kombëtaren e Uzbekistanit.

    Ndeshja mes Shqipërisë U-21 dhe Uzbekistanit pritet të luhet më 30 mars.

  • Orari i Superligës së Kosovës, nesër dhe masnesër super ndeshje

    Orari i Superligës së Kosovës, nesër dhe masnesër super ndeshje

    Është publikuar orari i javës së 25-të në Superligën e Kosovës.

    Dy ndeshje do të zhvillohen nesër (e martë) dhe tri tjerë të mërkurën, shkruan Indeksonline

    Ndeshje interesante nesër pritet të jetë ajo mes Ferizaj dhe Prishtinës. Gjithashtu edhe ajo mes Drenicës dhe Malishevës.

    Orari i plotë për javën e 25-të:

    May be an image of text that says 'FFK FEDERATA albi MALL SUPERLIGA KOSOVES FCFERIZAJ XHIRO 25 13217 FERIZAJ TE, 17.03. 2026 13:00 STADILIMI QYTEIT FERIZAJ FCPRISNTINA PRISHTINA BRENICA KENDEBA DRENICA E MARTE, 17.03. 2026 13:00 STADIUMI "BA_RAMALIU", เมม* SKENDERAJ MALISHEV MALISHEVA MALISHEVA LLAPI OKF.LLAPIO EMERKURE, 18.03.2026 18.0 2026 13:00 STADIJMI ZAHIR PAJAZITI" POOLJEVE CGJILANI GJILANI ប្ងៃ45 1947 DRITA E , 18.03.2026 13:00 GTANLIM RIARTIFIGIALE. AR DUKAGJINI PRSITHLAERE PRISHTINA E RE EMERKURE, 18.03.2026 13:00 FUSHA ARTIFICIALE MEUTALI FCBALLKANI BALLKANI'
  • Ademi takon Konjufcën, flasin për përgatitjet e Kosovës për ndeshjen ndaj Sllovakisë

    Ademi takon Konjufcën, flasin për përgatitjet e Kosovës për ndeshjen ndaj Sllovakisë

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një vizitë pune te Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

    Përmes një postimi në Facebook, Ademi bëri të ditur se në këtë takim është diskutuar për përgatitjet e Kombëtares në futboll për ndeshjen e rëndësishme kundër Sllovakisë në kuadër të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.

    “Sot, së bashku me anëtarin e KE të FFK-së, Samir Ujkani dhe menaxherin e ekipit kombëtar, Bajram Shala, zhvilluam një vizitë pune te Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Gjatë takimit e informuam Zëvendëskryeministrin për përgatitjet rreth ndeshjes së rëndësishme kundër Sllovakisë, në kuadër të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, si dhe për organizimin e udhëtimit të ekipit tonë drejt Bratisllavës. Ai na përgëzoi për rezultatet e arritura deri më tani, duke theksuar se puna ekipore dhe angazhimi i përbashkët kanë sjellë fitore të rëndësis”, shkroi Ademi.

    Ai po ashtu  ka theksuar se institucionet shtetërore do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta mbështetur ekipin kombëtar në këtë rrugëtim.

    “Gjithashtu vuri në pah se institucionet shtetërore do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta mbështetur Kosovën në këtë rrugëtim historik. E falënderuam Zëvendëskryeministrin për pritjen e ngrohtë dhe për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të Republikës së Kosovës ndaj ekipit tonë kombëtar në rrugëtimin tonë drejt realizimit të synimeve tona”, thuhet në postimin e Ademit.

  • Për ta ngushëlluar për vdekjen e nënës, Veiga golin ia dedikoi Thiago Silvas

    Për ta ngushëlluar për vdekjen e nënës, Veiga golin ia dedikoi Thiago Silvas

    Porto ka arritur një fitore të rëndësishme me rezultat 3:0 ndaj Moreirenses, në një ndeshje ku përveç rezultatit, vëmendje të veçantë mori edhe një moment emocional në fushë.

    Mesfushori Gabri Veiga, i cili realizoi një nga golat e takimit, vendosi t’ia dedikojë atë mbrojtësit brazilian Thiago Silva, i cili një ditë më parë humbi nënën e tij, shkruan Indeksonline

    Pas shënimit të golit, Veiga bëri një gjest simbolik për të treguar mbështetjen dhe respektin ndaj Silvës në këtë moment të vështirë për të dhe familjen e tij.

    Image

    Ndërkohë, Porto dominoi ndeshjen ndaj Moreirenses dhe siguroi tri pikët me një fitore bindëse 3:0, duke vazhduar formën pozitive në kampionat./

  • Spektakël sonte në futsallin kosovar – Drenica dhe Prishtina 01 përballen në Kupën e Kosovës

    Spektakël sonte në futsallin kosovar – Drenica dhe Prishtina 01 përballen në Kupën e Kosovës

    Një super ndeshje zhvillohet sonte në futsallin kosovar me fillim nga ora 21:00.

    Dy skuadrat më të mira në vendin tonë, Drenica dhe Prishtina 01 do të përballen në Skenderaj.

    Pritet të jetë një ndeshje me shumë rivalitet dhe spektakël në Kupën e Kosovës, me fituesin që siguron kalimin në gjysmëfinale.

    Atmosfera pritet të jetë e mrekullueshme në Palestrën ‘Ilaz Kodra’ në Skenderaj, me interesimin që ka qenë i madh prej disa ditësh për këtë takim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Spektakël sonte në futsallin kosovar – Drenica dhe Prishtina 01 përballen në Kupën e Kosovës appeared first on Sinjali.