Category: SPORT

  • Prishtina dënohet me dy ndeshje pa tifoz!

    Prishtina dënohet me dy ndeshje pa tifoz!

    Klubi i futbollit Prishtina është dënuar me dy ndeshje pa praninë e tifozëve, pas vendimit të Komisionit Disiplinor dhe të Etikës pranë Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

    Ky vendim lidhet me ndeshjen e javës së 22-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, ku Prishtina u përball me Dritën. Autoritetet e FFK-së kanë vendosur këtë masë si pasojë e sjelljes së tifozëve gjatë takimit, shkruan Indeksonline

    Klubi ka depozituar ankesën e tij dhe kërkesën për zbutjen e këtij dënimi, duke shprehur gatishmërinë për të marrë një përgjigje pozitive nga organet kompetente të FFK-së.

     

     

  • Festa e “çmendur” e Mbappes-ë te hat-triku i Valverdes, sulmuesi francez e shikoi ndeshjen nga tribunat

    Festa e “çmendur” e Mbappes-ë te hat-triku i Valverdes, sulmuesi francez e shikoi ndeshjen nga tribunat

    Sulmuesi francez i Real Madridit, Kylian Mbappe, ishte një nga personat më të emocionuar gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Manchester Cityt, edhe pse nuk ishte në fushë.

    Mbappe e ndoqi takimin nga tribunat për shkak të një lëndimi, por kjo nuk e pengoi që të përjetonte çdo moment të ndeshjes së bashkëlojtarëve të tij. Ai reagoi me shumë entuziazëm sidomos kur Federico Valverde realizoi hat-trickun e tij të jashtëzakonshëm.

    Sa herë që mesfushori uruguaian shënonte, kamerat kapën reagimet e Mbappes-ë në tribuna, i cili festonte me shumë pasion dhe dukej jashtëzakonisht i lumtur për paraqitjen e bashkëlojtarit të tij.

    Valverde ishte protagonisti absolut i mbrëmjes në Champions League, duke shënuar tre gola kundër Manchester Cityt dhe duke udhëhequr Real Madridin drejt një fitoreje të madhe.

  • Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Kupa e Botës

    Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Kupa e Botës

    Kombëtarja e Iranit është tërhequr nga pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026, e cila do të zhvillohet këtë verë në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

    Lajmi u konfirmua nga ministri i Sportit të Iranit, Ahmad Donyamali, gjatë një interviste televizive. Ai deklaroi se Irani nuk ka asnjë synim të marrë pjesë në këtë aktivitet pas vrasjes së liderit suprem, Ali Khamenei.

    Donyamali akuzoi drejtpërdrejt qeverinë amerikane për përfshirje në konfliktet që kanë përfshirë Lindjen e Mesme në muajt e fundit, duke theksuar se situata e luftës dhe numri i lartë i viktimave civile e bëjnë të pamundur praninë e sportistëve iranianë në tokën amerikane.

    “Pasi qeveria e korruptuar vrau udhëheqësin tonë, nuk ka më kushte që na lejojnë të marrim pjesë në Kupën e Botës”, tha ai.

    Skuadra iraniane ishte shortuar në Grupin G dhe ishte parashikuar t’i zhvillonte të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve pikërisht në SHBA, konkretisht në Los Anxhelos dhe Seattle, kundër Zelandës së Re, Belgjikës dhe Egjiptit.

    Tashmë, FIFA pritet të vendosë nëse do ta zëvendësojë Iranin me një tjetër kombëtare, duke u bazuar në nenin 6.7 të rregullores, i cili i jep organizatës të drejtën diskrete për të zgjedhur një federatë pasuese në raste të tilla tërheqjesh.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Kupa e Botës appeared first on Sinjali.

  • Lajm i mirë, Armando Broja rikthehet në stërvitje

    Lajm i mirë, Armando Broja rikthehet në stërvitje

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është rikthyer në stërvitje te Burnley.

    Sot, lojtari “kuqezi” u stërvit me bashkëlojtarët e tij.

     

     

    Pas disa ditësh, sulmuesi shqiptar i është bashkuar grupit të ekipit nga Premier League.

    Ky është lajm i mirë edhe për Shqipërinë, pasi po afrohet dita e ndeshjes ndaj Polonisë.

  • Thiago Silva ëndërron të bëhet trajner, zbulon klubin që e ka në zemër

    Thiago Silva ëndërron të bëhet trajner, zbulon klubin që e ka në zemër

    Legjenda braziliane, Thiago Silva ka folur me shumë emocion për lidhjen e tij të fortë me klubin londinez Chelsea, duke lënë të hapur mundësinë e një rikthimi në të ardhmen – këtë herë si trajner.

    Mbrojtësi me përvojë, i cili ka qenë një figurë kyçe në sukseset e klubit gjatë viteve të fundit, pranoi se “Stamford Bridge” ka një vend të veçantë në zemrën e tij.

     

     

    Ai theksoi se një ditë do të dëshironte të rikthehej në klub në një rol të ri.

    “Nëse bëhem trajner, do të doja të kthehesha te Chelsea. Është një ëndërr për mua,” u shpreh Silva.

    Braziliani ka qenë një nga liderët e skuadrës që nga momenti kur iu bashkua klubit, duke fituar respektin e tifozëve falë profesionalizmit, përvojës dhe paraqitjeve të tij të qëndrueshme në mbrojtje.

  • Real Madrid i gatshëm të ofrojë 160 milionë euro për Michael Olise

    Real Madrid i gatshëm të ofrojë 160 milionë euro për Michael Olise

    Real Madridi ka nisur të përgatisë lëvizjet për një verë që pritet të jetë shumë e madhe në tregun e transferimeve, nën drejtimin e presidentit Florentino Perez.

    Objektivi kryesor i klubit madrilen është Michael Olise, sulmuesi francez që po tërheq vëmendjen në të gjithë Europën me paraqitjet e tij mbresëlënëse. Futbollisti 24-vjeçar, i cili aktualisht luan te Bayern Munich, është shndërruar në një nga prioritetet kryesore të gjigantit spanjoll.

    Për ta bindur klubin bavarez dhe për ta transferuar në Madrid, Real Madridi thuhet se është gati të ofrojë rreth 160 milionë euro, një shifër rekord për këtë transferim.

    Me këtë operacion, klubi synon të kompletojë një trio ëndrrash që do të dominojë futbollin botëror për dekadën e ardhshme. Qëllimi është që ish-lojtari i Crystal Palace të ndajë sulmin me yje si Vincius Junior.

    Kylian Mbappe, gurthemel i projektit, ka dhënë tashmë miratimin e tij të brendshëm që bashkëkombësi i tij të bashkohet me skuadrën.

    Numrat e Michael Olise këtë sezon janë thjesht mahnitës, me një kontribut të drejtpërdrejtë prej 41 golash në vetëm 37 ndeshje zyrtare.

    Operacioni nuk do të jetë i lehtë, pasi sulmuesi ka një kontratë të vlefshme me gjigantin bavarez deri në verën e vitit 2029.

    Megjithatë, Real Madrid është i sigurt se dëshira e lojtarit dhe një ofertë jashtëzakonisht e madhe do të mundësojnë negociatat e verës.

    Plani ka për qëllim të sigurojë që skuadra të mos humbasë konkurrencën gjatë kalimit në një stil loje më vertikal dhe më të fuqishëm.

    Drejtuesit e klubit e kuptojnë se sigurimi i talentëve më të mirë para rivalëve të Ligës Premier është thelbësor për të dominuar në futbollin botëror.

  • Dy yjet e Bayern Munich do të mungojnë në ndeshjen e kthimit ndaj Atalantas

    Dy yjet e Bayern Munich do të mungojnë në ndeshjen e kthimit ndaj Atalantas

    Bayern Munich veçse e ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Champions League, kjo pasi në ndeshjen e parë të 1/8 së finales e mposhti Atalantan në udhëtim, me rezultat të thellë 6-1.

    Por trajneri i skuadrës gjermane, Vincent Kompany, nuk do të llogarit në dy yjet e skuadrës, Michael Olise dhe Joshua Kimmich për ndeshjen e kthimit.

    Sulmuesi francez dhe mbrojtësi gjerman do të mungojnë për shkak të plotësimit të numrit të kartoneve.

    Po ashtu, bayern Munich do të jetë edhe pa portierin Manuel Neuer, derisa nuk dihet ende fati i portierit të dytë, Jonas Urbig, i cili u lëndua në fund të takimit.

  • Raportime të tjera për kalimin e Edon Zhegrovës në Premier League

    Raportime të tjera për kalimin e Edon Zhegrovës në Premier League

    Situata e Edon Zhegrovës te Juventusi vazhdon të jetë e jostabilizuar. Megjithëse, kur ka mundësi, sidomos në situata sulmuese, Zhegrova tregon aftësi dhe rrezikshmëri, ai vazhdon të aktivizohet pak nga trajneri dhe nuk ka arritur të shënojë gola apo të regjistrojë asistime në 20 paraqitjet e tij deri më tani.

    Ai ka bërë disa pasime dhe krosime vendimtare, por ende pa kontribute direkte në shënimin e golave.

    Lidhur me të ardhmen e tij, po shtohen zërat për një largim të mundshëm të Zhegrovës nga Juventusi në verë, me Evertonin si skuadër të interesuar për sulmuesin e krahut.

    Të martën, edhe sajti i njohur Goal ka raportuar për mundësinë e transferimit të Zhegrovës në verë. Sipas raportimeve, Evertoni mund ta transferojë futbollistin për 17 milionë funte. Aktualisht, Evertoni ndodhet në pozitën e tetë në Premier League me 43 pikë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Raportime të tjera për kalimin e Edon Zhegrovës në Premier League appeared first on Sinjali.

  • Shqipëria nxjerr në shitje fanellat speciale për Kupën e Botës

    Shqipëria nxjerr në shitje fanellat speciale për Kupën e Botës

    Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerr në shitje fanella speaciale të Kombëtares Shqiptare, kushtuar Kupës së Botës.

    Fanellat janë në tre ngjyra, e kuqe, e bardha dhe e zeza.

     

     

    Të tre këto lloje të fanellave janë speciale dhe do të përdoren në ndeshjet e play-offit për Kupën e Botës.

    Shqipëria në gjysmëfinale do të përballet me Poloninë, dhe në rast fitoreje, do të luaj me fituesin e ndeshjes Ukrainë – Suedi.

    Këto fanella mund ti bleni në faqen zyrtare të FSHF-së, në linkun e mëposhtëm.

  • Galata e nis mbarë, Lemina shënon ndaj Liverpoolit

    Galata e nis mbarë, Lemina shënon ndaj Liverpoolit

    Galatasaray ka shënuar golin e epërsisë ndaj Liverpoolit.

    Është gabonezi, Mario Lemina ai që shënoi golin për skuadrën turke duke shënuar me kokë, në minutën e 7-të.

    Rezultati është 1-0.