Category: SPORT

  • Takim mes Agim Ademit dhe ambasadorit turk në Kosovë: Miqësi dhe bashkëpunim në prag të “play-off”-it

    Takim mes Agim Ademit dhe ambasadorit turk në Kosovë: Miqësi dhe bashkëpunim në prag të “play-off”-it

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e Turqia në Kosovë, Tunç Angili, si dhe znj. Seyda Çimeli Aydın.

    Takimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve që po realizon Federata e Futbollit të Kosovës me diplomatët që shërbejnë në Kosovë, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e ideve për zhvillimin e sportit, në veçanti të futbollit në vend.

     

     

    Në bisedë u diskutua edhe për ndeshjet e “play-off”-it ku Kosova do të luaj me Sllovakinë, derisa Turqia me Rumaninë.

    Në rast se Kosova dhe Turqia fitojnë ndeshjet e para, do të përballen me njëra tjetrën.

    Ademi ka njoftuar se nëse ndodh kjo përballje, e cila do të zhvillohet në Prishtinë, së bashku me ambasadorin Angili janë dakorduar që të organizojnë aktivitete të përbashkëta për tifozët e të dyja vendeve, në frymën e miqësisë dhe sportit.

  • Lewandowski flet rreth të ardhmes së tij

    Lewandowski flet rreth të ardhmes së tij

    E ardhmja e Robert Lewandowskit është ende e paqartë.

    Kjo pasi që polaku, ende nuk ka vazhduar kontratën e tij me Barçën e cila skadon pas 3 muajsh.

    Zërat u shtuan për një largim të tij drejt Arabisë Saudite si dhe nga MLS, por “Lewa” dha një deklaratë rreth kësaj.

    “Do t’i jap vetes rreth tre muaj kohë për të vendosur se çfarë dua të bëj për të ardhmen time”. “Barcelona ka gjithçka që na nevojitet dhe unë dhe familja ime ndihemi shumë rehat këtu”, u shpreh Lewandowski.

  • Messi i bën një dhuratë speciale Donald Trumpit

    Messi i bën një dhuratë speciale Donald Trumpit

    Leo Messi nuk ka shkuar duar bosh në Shtëpinë e Bardhë.

    Sulmuesi argjentinas kishte përgatitur një dhurat speciale për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

    Messi i dhuroi Trumpit një top futbolli me ngjyrat dhe llogon e Inter Miamit, me skuadrën që fitoi titullin e kampionit.

  • “Kundërshtar i …”, mesfushori sllovak flet para përballjes me Kosovën

    “Kundërshtar i …”, mesfushori sllovak flet para përballjes me Kosovën

    Mesfushori i Kayserispor, Laszlo Benes ka folur para ndeshjes eliminatore për Kupën e Botës 2026 mes kombëtares së tij, Sllovakisë dhe kombëtares së Kosovës.

    Dardanët do ta luajnë ndeshjen e parë të ‘play-off’-it për kualifikim ndaj sllovakëve më 26 mars në NFS në Bratislavë para një finaleje të mundshme në shtëpi ndaj Turqisë ose Rumanisë.

    Për ndeshjen e këtij muaji kanë folur shumë akterë të sllovakëve dhe i fundit është mesfushori 28-vjeçar, Benes, i cili e ka vlerësuar lartë Kosovën, edhe pse është një kundërshtar që nuk është edhe aq i njohur për ta.

    “Pas disa javësh kemi një ndeshje shumë të rëndësishme ndërkombëtare. Të gjithë e dimë për çfarë po luajmë. Kosova është një kundërshtar i panjohur për ne, kundër të cilit nuk kemi luajtur më parë”, ka thënë fillimisht Benes.

    “E di që ata kanë humbur vetëm një herë në 10 ndeshjet e fundit dhe padyshim që do të jenë një kundërshtar i vështirë dhe i pakëndshëm”.

    “Unë besoj se atmosfera në shtëpi do të jetë një avantazh për ne. Shpresoj që tifozët të vijnë të na mbështesin dhe ne do ta bëjmë këtë së bashku me ta”.

    “Së pari duhet të fitojmë ndeshjen e parë kundër Kosovës dhe të gjithë shpresojmë që brenda pak ditësh do të jemi në gjendje të luajmë finalen në shtëpi për t’u kualifikuar për Kupën e Botës”, përfundoi mesfushori sllovak.

  • Emri i Fisnik Asllanit përmendet në mediat spanjolle, Barcelona favorite për të nënshkruar me të?!

    Emri i Fisnik Asllanit përmendet në mediat spanjolle, Barcelona favorite për të nënshkruar me të?!

    Fisnik Asllani është një prej emrave më të përfolur, kjo për shkak të formës fantastike te Hoffenheimit dhe skuadrave të interesuara.

    Në mesin e klubeve që dëshiron shërbimet e sulmuesit kosovar, është Barcelona, shkruan Indeksonline

    Pikërisht në “Sport.es”, sot raportohet për emrin e Asllanit dhe një mundësi transferimi në “Camp Nou”.

    Megjithatë

    Megjithatë, në Spanjë e dinë se do jetë e vështirë, pasi në garë ka shumë skuadra tjera, duke përfshi: Chelsean, Tottenhamin, Bayern Munchen, Borussia Dortmundin dhe Aston Villan.

    Edhe vet futbollisti gjatë një interviste muaj më parë, kishte deklaruar se dëshiron të luajë në Barcelonë.

    “E kam ëndërr Barcelonën. Dua të luaj në Ligën e Kampionëve”, ishte shprehur Asllani.

    Kujtojmë se skuadra e Hoffenheimit ia ka vazhduar kontratën Asllanit deri në vitin 2029, kurse klauzola e lirimit është 30 milionë euro.

  • Tre lojtarët që Florentino Perezi dëshiron t’i largojë nga Real Madridi në fund të sezonit

    Tre lojtarët që Florentino Perezi dëshiron t’i largojë nga Real Madridi në fund të sezonit

    Real Madrid nuk është e kënaqur me paraqitjet e treguara këtë sezon, dhe ndryshime të thella po planifikohen tashmë në zyrat e klubit.

    Përplasjet e brendshme për shkak të pasigurisë së skuadrës kanë shkaktuar debate që drejtpërdrejt tregojnë nevojën për ristrukturim të grupit.

    Florentino Perez beson se cikli i disa lojtarëve ka përfunduar. Ndjenja brenda hierarkisë së “Los Blancos” është se ekipi ka nevojë për frymë të re dhe përforcime në pozicione shumë specifike për t’u rikthyer sërish në dominimin në Europë.

    Në këtë kontekst, tre emra dallohen me të kuqe: Fran Garcia, Dani Ceballos dhe David Alaba. Menaxhimi sportiv kupton se situatat e tyre sportive dhe kontraktuale kërkojnë vendime drastike.

    Sezoni i Fran Garcias nuk ka përmbushur pritshmëritë që u krijuan pas rikthimit të tij. Mbrojtësi i krahut erdhi si një investim për të ardhmen, por nuk ka arritur të bëhet titullar i pakontestuar.

    Një largim i mundshëm i Garcias do të lironte hapësirë në pagë dhe do të lejonte një investim më të madh.

    Situata e Dani Ceballos gjithashtu ngre pyetje. Mesfushori nuk ka arritur të konsolidohet si një lojtar kyç në rotacion, dhe roli i tij ka zbritur ndërsa ditët e ndeshjeve kanë kaluar.

    Megjithëse Ceballos ka treguar angazhim, ndjenja është se ai nuk ka bërë hapin vendimtar.

    Ylli i Real Madridit ka vendosur të largohet në fund të sezonit

    Situata e David Alabas është e ndryshme, por po aq relevante. Dëmtimet kanë ndikuar në vazhdimësinë e tij, dhe klubi po vlerëson objektivisht të ardhmen e tij.

    Real Madrid e vlerëson përvojën dhe udhëheqjen e tij, por gjithashtu e pranon nevojën për të rinovuar mbrojtjen.

    Largimet e mundshme të Fran Garcia, Dani Ceballos dhe David Alaba nuk janë vendime impulsive, por pjesë e një strategjie të dizajnuar për të rivitalizuar projektin sportiv të klubit

  • Gjiganti londinez e bën prioritet transferimin e Fisnik Asllanit – skautët e tyre e ndoqën disa ndeshje

    Gjiganti londinez e bën prioritet transferimin e Fisnik Asllanit – skautët e tyre e ndoqën disa ndeshje

    Chelsea synon ta transferojë Fisnik Asllani në “Stamford Bridge” gjatë afatit kalimtar të verës, sipas raportimeve nga Fussball Daten.

    Sulmuesi 23-vjeçar është pjesë e Hoffenheim që nga viti 2020 dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2029. Kryesisht qendërsulmues, ai mund të aktivizohet edhe si sulmues i dytë, në krahë apo si mesfushor ofensivë.

    Deri më tani këtë sezon, reprezentuesi i Kosovës ka realizuar tetë gola dhe ka dhënë shtatë asiste në 25 paraqitje në Bundesliga.

    Sipas medias gjermane, Chelsea e sheh Asllanin si një sulmues të kompletuar, që jo vetëm finalizon, por edhe zbret thellë për të lidhur lojën, një profil që i ka munguar skuadrës londineze.

     telegrafi.com

    Madje, departamenti i skautimit të klubit thuhet se ka përpiluar një dosje prioritare për të.

    Nëse “Blutë” vendosin të lëvizin konkretisht, marrëveshja mund të jetë e arritshme, pasi kontrata e tij përfshin një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh.

    Interes për Asllanin ka shfaqur edhe Tottenham Hotspur, ku e ardhmja e trajnerit Igor Tudor mund të ndikojë në strategjinë e merkatos, si dhe Aston Villa e drejtuar nga Unai Emery, që kërkon përforcime në repartin ofensivë.

    Ndërkohë, Bayern Munich po e monitoron situatën, por sipas raportit, “klubi i ëndrrave të fëmijërisë” së Asllanit është Barcelona.

    Kampionët në fuqi të Spanjës janë në kërkim të një zëvendësuesi afatgjatë për Robert Lewandowski, dhe profili i Asllanit shihet si i përshtatshëm për projektin e tyre.

  • Milan merr vendim, ky lojtar do të shitet në afatin e verës

    Milan merr vendim, ky lojtar do të shitet në afatin e verës

    Milan raportohet se është i hapur ndaj ofertave për mbrojtësin e majtë Pervis Estupinan këtë verë, pas përpjekjeve të dështuar të ekvadorianit për të bindur trajnerin Massimiliano Allegri.

    Sipas Sky Sports, ‘Rossonerët’ janë të gatshëm të dëgjojnë propozime nga klubet e interesuara në Itali, Spanjë dhe Angli.

    I transferuar nga Brighton për 17 milionë euro, Estupinan ka kontratë deri në vitin 2030, por Milan do të kërkonte rreth 14 milionë euro për të shmangur një humbje në transferim.

    Thuhet se Allegri nuk është i kënaqur me paraqitjet e tij dhe nuk e sheh si pjesë thelbësore të planeve të tij, duke hapur derën për një largim.

    Në Itali, Bologna po ndjek nga afër situatën dhe mund të ndërmarrë veprime nëse çmimi bie.

    Pritet konkurrencë edhe nga disa skuadra të La Liga dhe ekipe angleze, të cilat tashmë kanë pyetur për 28-vjeçarin.

    Estupinan mbetet një mbrojtës i majtë sulmues dhe me përvojë ndërkombëtare, por e ardhmja e tij te Milan duket e pasigurt.

    Çështja pritet të përshpejtohet në javët në vijim, ndërsa Milan synon të ristrukturojë skuadrën dhe të përmirësojë balancën financiare./Telegrafi

  • Si e arriti Sunderland qëllimin e parë dhe çfarë kërkon Xhaka të arrijë me këtë klub

    Si e arriti Sunderland qëllimin e parë dhe çfarë kërkon Xhaka të arrijë me këtë klub

    Granit Xhaka dhe Sunderlandi kanë arritur kuotën e 40 pikëve në Ligën Premier, duke siguruar praktikisht mbijetesën pas rikthimit në elitën e futbollit anglez.

    Por mesfushori Xhaka nuk mjaftohet me kaq – tani ai dhe skuadra po synojnë më shumë.

    Pas një mungese tetëvjeçare, përfshirë edhe një periudhë në League One, Sunderland u rikthye në Ligën Premier verën e kaluar.

    Parashikime pesimiste, por Sunderland ia doli

    Parashikimet ishin pesimiste, me shumë ekspertë që e shihnin klubin si kandidat për rënie të menjëhershme. Megjithatë, “Macet e Zeza” kanë befasuar.

    Pas fitores 1-0 ndaj Leeds United, skuadra renditet në vendin e 11-të dhe ka prekur shifrën simbolike prej 40 pikësh – një total që zakonisht garanton mbijetesën.

    Në dy sezonet e fundit, 26 dhe 27 pikë kanë mjaftuar për të qëndruar në elitë, por këtë edicion gara për mbijetesë është më e fortë.

    West Ham, që aktualisht ndodhet në zonën e rënies, ka 25 pikë dhe edhe dhjetë ndeshje për t’u luajtur. Rekordi për rënien më “të shtrenjtë” në epokën me 20 skuadra mbahet nga West Ham, që ra nga kategoria me 42 pikë në sezonin 2002/2003.

    Roli vendimtar i Xhakës

    Xhaka ka qenë një nga figurat kyçe në këtë sezon mbresëlënës. Përvoja, lidershipi dhe qetësia e tij në mesfushë kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e ekipit. Sipas mediave britanike, ai konsiderohet si një nga lojtarët më me ndikim te Sunderlandi këtë sezon.

    Në ndeshjen ndaj Leeds, Xhaka u aktivizua nga stoli për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës që kishte pësuar në janar. Deri në momentin e futjes së tij, Leeds ishte skuadra më dominuese, por prania e tij në fushë solli stabilitet dhe kontroll në lojë.

    “Folëm në fillim të sezonit se objektivi ynë ishte 40 pikë. I arritëm dhe tani duam më shumë, sepse uria është e madhe”, deklaroi Xhaka për TNT Sports.

    Sunderland tashmë sheh drejt zonës evropiane, e cila është vetëm katër pikë larg. Megjithatë, mesfushori thekson nevojën për të qëndruar me këmbë në tokë: “Ne e dimë nga kemi ardhur”.

    Ëndrra evropiane pas më shumë se 50 vitesh

    Sunderland nuk ka luajtur në një garë evropian që nga sezoni 1973/74, kur u eliminua në Kupën e Fituesve të Kupave nga Sporting Lisbona. Klubi anglez nuk ka arritur kurrë të lërë gjurmë të mëdha në arenën evropiane.

    Tani, me Xhakën si lider, tifozët po ëndërrojnë rikthimin në skenën ndërkombëtare – një sukses që do të kurorëzonte një nga sezonet më të bukura në historinë e fundit të klubit.

  • Dukagjini me fitore bindëse ndaj Feronikelit në Kupën e Kosovës

    Dukagjini me fitore bindëse ndaj Feronikelit në Kupën e Kosovës

    Dukagjini është skuadra e tretë e cila ka arritur në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

    Skuadra nga Klina para tifozëve vendas, në çerekfinale e mpshti Feronikelin ’74, me rezultat 3-0.

    Dienit Isufi, Altin Mërlaku dhe Mërgim pefqeli shënuan golat për Dukagjinin.

    Pas Ballkanit, Ferizajit e Dukagjini, skuadra e fundit gjysmëfinaleste do të mësohet ditën e enjte, ku Llapi do të përballet me Malishevën.