Category: SPORT

  • Real Madridi me 10 mungesa ndaj Celta Vigos

    Real Madridi me 10 mungesa ndaj Celta Vigos

    Real Madridi të shtunën, do të përballet me Celta Vigon, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin “Balaídos”.

    Trajneri i madrilenëve, Alvaro Arbeloa do të duhet të bëj ndryshime të shumëta në formacion, pasi plot 10 lojtarë kryesor do të mungojnë për shkak të dëmtimeve dhe pezullimeve

    Rodrygo nuk do të luajë pasi është konfirmuar se ka këputur ligamentet dhe do të mugojë për rreth 10 muaj.

    Sulmuesi tjetër Kylian Mbappe-së po ashtu ka probleme me gjurin e tij dhe do të humbasë këtë përballje.

    Si pasojë e lëndimeve do të mungojnë edhe Jude Bellingham, Dani Ceballos, Eder Militao, David Alaba dhe Raul Asencio.

    Derisa Dean Huijsen, Alvaro Carreras dhe Franco Mastantuono, do të mungojnë për shkak të suspendimeve me kartonë.

    Kjo ka bërë që tifozët e ”Los blancos” të jenë të shqetësuar, pasi Real Madridi ka humbur dy ndeshjet e fundit në kampionat dhe kanë humbur pozitën e liderit, derisa një tjetër gabim tjetër do t’i zvoglonte gjasat për titullin e kampionit.

  • Al Nassr jep informacione për lëndimin e Ronaldos

    Al Nassr jep informacione për lëndimin e Ronaldos

    Skuadra e Al Nassr ka dal me raport mjekësor për lëndimin e Cristiano Ronaldos.

    Sulmuesi portugez ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Al Fayha, shkruan IndeksOnline.

    ”Cristiano Ronaldo është diagnostikuar me një dëmtim në muskulin e pasëm të kofshës (hamstring) pas ndeshjes së fundit kundër Al Fayha.

    Ai ka filluar një program rehabilitimi dhe do të jetë nën vlerësim ditë pas dite.”, thuhet në raportin mjekësor të publikuar nga Al Nassr.

    Ronaldo po kalon një sezon fantastik, ku ka shënuar 21 gola në 22 ndeshje në kampionatin arab.

  • A ka shpresë për Barcelonën – shkon në pushim me dy gola epërsi ndaj Atletico Madridit

    A ka shpresë për Barcelonën – shkon në pushim me dy gola epërsi ndaj Atletico Madridit

    Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit dhe Barcelona po udhëheq 2-0 ndaj Atletico Madridit, duke rikthyer shpresat për një përmbysje të madhe pas humbjes së thellë 4-0 në ndeshjen e parë.

    Takimi nisi me ritëm të lartë, por Barcelona mori kontrollin gradualisht. Në minutën e 13-të, Jules Kounde u detyrua të largohej për shkak dëmtimi, ndërsa në vend të tij u aktivizua Alejandro Balde.

    Raphinha paralajmëroi që herët në minutën e 14-të me një goditje të fortë që kaloi ngushtë pranë shtyllës së majtë.

    Në minutën e 29-të erdhi shpërthimi i parë i madh në “Camp Nou”. Lamine Yamal asistoi bukur për Marc Bernal, i cili e dërgoi topin në rrjetë për 1-0, duke ndezur shpresat për rikthim.

    Atletico pati një rast të artë në minutën e 45+2, kur Ademola Lookman goditi me kokë, por topi përfundoi jashtë.

    Vetëm një minutë më pas, Marc Pubill shkaktoi penallti pas një ndërhyrjeje të gabuar.

    Raphinha u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 45+5, duke realizuar për 2-0 dhe duke çuar në delir tifozët vendas.

    Atmosferta tashmë është ndezur dhe Barcelona po beson në rikthimin e madh, pjesa e dytë pritiet të jetë e zjarrtë.

  • Te Sassuolo vlerësojnë portierin e Kosovës, Aro Muric

    Te Sassuolo vlerësojnë portierin e Kosovës, Aro Muric

    Drejtori ekzekutiv i Sassuolo, Giovanni Carnevali, ka folur për portierin e Kosovës, Arijanet Muric.

    Portieri kosovar ka treguar paraqitje të mira me fanellën e Sassuolos, ai është huazuar nga klubi anglez Ipswich Town, ndërsa Sassuolo po planifikon blerjen e tij gjatë verës.

    Në një intervistë për Radio GR1, Carnevali ka theksuar se Muric është një nga lojtarët e tij të preferuar.

    “Ai është lojtar që e kemi huazuar, por kemi mundësinë e blerjes së kartonit të tij. Ai po luan shumë mirë dhe kjo nuk është aspak për t’u habitur. Ne kemi një mundësi blerjeje nga Ipswichi dhe do ta vlerësojmë atë në përputhje me rrethanat”, ka thënë fillimisht Carnevali.

    Gjithashtu, drejtori ekzekutiv la të kuptohej se klubi mund të kërkojë një ulje të mundshme të çmimit për blerjen e kartonit të portierit.

    “Ai po tregon vlera të mëdha dhe na ka dhënë shumë. Mendoj se është një nga lojtarët më premtues dhe ka treguar gjërat më të mira në këtë ligë”.

    Portieri 27-vjeçar ka kontratë me Ipswich Town deri në qershor të vitit 2028.

  • Videoja me 145 kg i kushton Traores – trajneri Nuno Espirito Santo i ndalon palestrën lojtarit muskuloz

    Videoja me 145 kg i kushton Traores – trajneri Nuno Espirito Santo i ndalon palestrën lojtarit muskuloz

    Futbollisti i West Ham United, Adama Traore, është ndaluar të ngrejë pesha me vendim të trajnerit Nuno Espirito Santo, pas publikimit të një videoje nga qendra stërvitore e klubit.

    Shoku i skuadrës, Crysencio Summerville, postoi në rrjetet sociale një video ku Traore shihej duke ngritur 145 kilogramë në palestër. Megjithatë, kjo nuk i ka pëlqyer trajnerit portugez.

    Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës Premier kundër Fulhamit, Nuno e vlerësoi fizikun e anësorit si “të pabesueshëm”, por theksoi se lojtari tashmë ka masë muskulore të mjaftueshme.

    “Fiziku i tij është i mahnitshëm, është çështje gjenetike. Por ai tashmë ka mjaftueshëm muskuj dhe duhet ta shmangë palestrën për ngritje peshash,” tha Nuno.

    Ai shtoi se Traoré do të vazhdojë të kryejë ushtrime parandaluese dhe programe fizike specifike, por nuk do të merret më me ngritje të rënda.

    “I kam thënë të qëndrojë larg peshave. Ai ka peshë të mjaftueshme për të mbajtur. Për shembull, 21-vjeçari ynë Airidas Golambeckis kalon shumë kohë në palestër sepse ai ka nevojë për muskuj. Me Traorén është e kundërta,” shpjegoi trajneri.

    Traore iu bashkua West Hamit në afatin e janarit nga Fulhami për rreth 2.3 milionë euro. Deri tani këtë sezon, ai ka zhvilluar 19 ndeshje në Ligën Premier dhe gjashtë të tjera në kupa, duke regjistruar vetëm një asist.

  • A u arratis Ronaldo nga Arabia Saudite? Aeroplani i portugezit u ngrit pas përshkallëzimit të konfliktit

    A u arratis Ronaldo nga Arabia Saudite? Aeroplani i portugezit u ngrit pas përshkallëzimit të konfliktit

    Aeroplani privat i futbollistit portugez Cristiano Ronaldo, me vlerë 70 milionë euro, u nis nga Arabia Saudite në mes të natës, një shenjë se superylli mund të jetë larguar mes përshkallëzimit të konfliktit.

    Riadi, ku jeton Ronaldo me partneren e tij Georgina Rodriguez dhe pesë fëmijët e tij, është goditur nga bombat iraniane ndërsa luftimet hyjnë në ditën e katërt. Ambasada amerikane në kryeqytetin e Arabisë Saudite u godit nga dy dronë gjatë natës, dhe media shtetërore iraniane pretendon se ndërtesa e komandës në Bahrejnit është shkatërruar gjithashtu.

    Shtetasit e huaj po largohen nga Lindja e Mesme në masë dhe detajet e avionit të Ronaldos që udhëtoi për në Madrid kanë dalë në internet. Gjurmimi i fluturimit tregon se avioni Bombardier Global Express bëri udhëtimin gati shtatë orësh për në kryeqytetin spanjoll.

    Aeroplani luksoz privat u nis në orën 20:00 dhe mbërriti pothuajse në orën 01:00 të mëngjesit. Flightradar24 tregon rrugën që përshkoi avioni i Ronaldos mbi Egjipt dhe Mesdhe para se të ulej në Spanjë.

    Departamenti Amerikan i Shtetit u ka kërkuar amerikanëve të largohen nga më shumë se dy vende të Lindjes së Mesme për shkak të rreziqeve të sigurisë. Të gjithëve në lindje të Egjiptit iu tha të largoheshin dhe një numër i madh fluturimesh për në Riad u panë të ktheheshin mbrapsht gjatë natës, me mijëra shtetas të huaj që përpiqeshin me dëshpërim të largoheshin nga zona e luftës.

    Në vitin 2024, Ronaldo shiti Gulfstream G200 që bleu për 18 milionë euro në vitin 2015 dhe i shpenzoi paratë për një avion të ri Bombardier Global Express 6500 me vlerë të pabesueshme prej 70 milionë eurosh.

    Modeli krejtësisht i zi ka kapacitet deri në 15 pasagjerë dhe ofron një gamë të gjerë dhomash të ndryshme, duke përfshirë një zonë ulëseje me tavolina dhe divane, një suitë me krevat dopio dhe një dush të veçantë.

    Është personalizuar me logon e tij dhe afishe të siluetës së tij duke festuar një gol në mënyrën e tij karakteristike, dhe Georgina e veshi atë në një udhëtim në Milano javën e kaluar.

  • Ylli i Real Madridit ka vendosur të largohet në fund të sezonit

    Ylli i Real Madridit ka vendosur të largohet në fund të sezonit

    Qetësia në dhomat e zhveshjes së “Los Blancos” duket se është tronditur nga një lajm që po lëkund themelet e afatit kalimtar veror.

    Një protagonist i papritur po lëviz në prapaskenë për të siguruar largimin nga Real Madrid sapo të përfundojë sezoni aktual i kampionatit.

    Pakënaqësia buron nga një mungesë alarmante protagonizmi, e theksuar edhe më shumë pas ngritjes së Alvaro Arbeloa në krye të ekipit të parë madrilen.

    Pozicioni i titullarit, që vetëm pak muaj më parë dukej si një e drejtë e padiskutueshme për sulmuesin brazilian, është zhdukur tani plotësisht.

    Kjo situatë e ka shtyrë Rodrygon të shqyrtojë horizonte larg kryeqytetit spanjoll, duke synuar konkurrencën e fortë të Ligës Premier. Braziliani e ka parë rolin e tij të transformohet nga figurë kyçe në epokën e Carlo Ancelotti në një spektator luksi nga stoli apo tribunat.

    Real Madridi është një klub që nuk pret askënd dhe shpërthimi i talenteve të rinj ka spostuar ish-lojtarin e Santosit.

    Në moshën 25-vjeçare, lojtari e kupton se progresi i tij është frenuar nga rotacionet e vazhdueshme dhe problemet fizike në momente kyçe. Humbja e minutave nuk është vetëm çështje prestigji, por një kërcënim real për aspiratat e tij me kombëtaren e Brazilit.

    Rrethi i Rodrygos nuk ka humbur kohë dhe ka riaktivizuar kontaktet me klube që kërkojnë të sigurojnë shërbimet e tij.

    Mes pretendentëve spikat Chelsea, një skuadër në kërkim të një ylli që të udhëheqë projektin e saj sportiv aktualisht të luhatshëm.

  • Real Madridi zbulon dëmtimin e Mbappes – nuk dihet koha e rikthimit

    Real Madridi zbulon dëmtimin e Mbappes – nuk dihet koha e rikthimit

    Real Madridi ka konfirmuar se sulmuesi Kylian Mbappe udhëtoi për në Francë për teste të mëtejshme, me qëllim të vlerësimit të progresit të dëmtimit të gjurit të tij.

    “Pas testeve të kryera nga specialistë francezë, nën mbikëqyrjen e Shërbimeve Mjekësore të Real Madridit, është konfirmuar diagnoza e një shtrembërimi në gjurin e majtë të Mbappe. Po ndiqet trajtim konservativ dhe progresi i tij do të monitorohet vazhdimisht”, thuhet në njoftim.

    I pyetur nga mediat, Arbeloa theksoi se nuk do të jepen afate për kthimin e Mbappe, edhe pse sipas analizave të para, mungesa do të shkojë deri në tri javë.

    “Do ta shikojmë ditë për ditë; tani për tani është më mirë të mos japim afate. Kur francezi të jetë gati në 100%, ai do të kthehet në fushë. Nuk ka ndërmend të nxitohet kthimi i tij. Ne duam që Mbappe të shërohet plotësisht”, deklaroi Arbeloa.

    Trajneri spanjoll ka nënvizuar se shqetësimi filloi më 7 dhjetor kundër Celta Vigo dhe që nga atëherë e ka penguar atë të luajë në maksimum.

    Raporti mjekësor dhe ndalimi i tretë këtë sezon

    Ky është raporti i parë zyrtar i klubit për gjendjen fizike të Mbappes që kur ai u përjashtua nga ndeshja kundër Benficas për shkak të përkeqësimit të dëmtimit.

    Si pasojë, sulmuesi do të mungojë për herë të tretë këtë sezon.

    Qëllimi i këtij udhëtimi në Francë është të monitorohet progresi i tij në mënyrë optimale dhe ta përgatisë për rikthimin në gjendjen më të mirë të mundshme. Raporti i mjekëve francezë përputhet me vlerësimin e stafit mjekësor të Real Madridit.

    Loja ku ai mund të kthehet, është ajo ndaj Man Cityt në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve.

  • Weston McKennie rinovon kontratën me Juventusin

    Weston McKennie rinovon kontratën me Juventusin

    Juventus ka bërë të ditur se mesfushori amerikan, Weston McKennie, ka rinovuar kontratën me klubin bardhezi, duke u lidhur deri më 30 qershor 2030.

    Lajmi konfirmohet nga klubi pas publikimi zyrtar. McKennie, 27 vjeç, i ardhur në Torino nga Schalke 04 në gusht 2020, ka arritur të bëhet një nga lojtarët kyç të skuadrës dhe një nga elementët më të përdorur nga trajneri Luciano Spalletti.

    Ai ka kaluar në muajin dhjetor pragun e 200 ndeshjeve me Juventusin dhe aktualisht numëron 220 paraqitje, me 26 gola dhe 26 asistime.

    Rinovimi sjell një rritje të ndjeshme të pagës për McKennie, nga 2.8 milion euro neto në sezon në 4 milion euro neto në sezon, përveç komisioneve për përfaqësuesit e tij.

    Trajneri Spalletti ka qenë një faktor kyç në vendimin e mesfushorit për të qëndruar, ndërsa performancat e fundit, duke përfshirë edhe rolin e tij si sulmues, qendërmesfushor ofensiv, krah apo edhe mbrojtës, kanë treguar rëndësinë e tij për skuadrën.

    McKennie është bërë një nga lojtarët më të besuar të klubit, duke kontribuar si në Serie A ashtu edhe në Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve, me 8 gola dhe 7 asistime gjatë sezonit aktual.

    Rinovimi i tij mbyll çdo mundësi që ai të largohej si parametër zero, ndërkohë që gjatë javëve të fundit disa klube si Inter, Milan, Atletico Madrid dhe disa skuadra të MLS kishin shfaqur interes për të.

  • McKennie vazhdon kontratën me Juventusin

    McKennie vazhdon kontratën me Juventusin

    Mesfushori amerikan, Weston McKennie ka vendosur të qëndrojë te Juventusi.

    Ardhja e Luciano Spalletit, ndryshoi gjithçka për të ku i cili u shndërrua në një lojtar të rëndësishëm për “Zonjën e Vjetër”.

    McKennie nënshkroi kontratë katërvjeçare me Juventusin.

    Ai ju bashkua Juventusit në vitin 2020 nga Schalke, ku bëri 220 paraqitje dhe ka shënuar 26 gola dhe 26 asistime, ku fitoi 2 Kupa të Italisë si dhe Superkupën.