Category: SPORT

  • Mbappe do të rikthehet për ndeshjet e rëndësishme të Real Madridit

    Mbappe do të rikthehet për ndeshjet e rëndësishme të Real Madridit

    Futbollisti i Real Madridit, Kylian Mbappe po vuan nga një lëndim në gjurin e majtë.

    Si pasoj e këtij lëndimi, sulmuesi francez humbi ndeshjen e fundit ndaj Benficas në Champions League.

     

    Klubi mbretëror nuk ka dhënë informacione se sa do të jetë jashtë fushave futbollisti 26-vjeçar.

     

    Sipas asaj që raportojnë mediat spanjoll, Mbappe do të kthehet në kohë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ndaj Manchester Cityt.

    Real Madrid ndeshjene parë do të luaj si nikoqire e Manchester Cityt, me 11 mars, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet në Angli, me 17 mars.

  • UEFA reagon për kartonin e kuq në Juventus – Galatasaray, ndryshohet pezullimi i lojtarit

    UEFA reagon për kartonin e kuq në Juventus – Galatasaray, ndryshohet pezullimi i lojtarit

    Shtëpia më e madhe e futbollit europian, UEFA ka reaguar në lidhje me kartonin e kuq të dhënë dje në ndeshjën Juventus – Galatasaray ku këta të fundit fituan me rezultat të përgjithshëm 7-5 ndaj Zonjës së Vjetër.

    Gjatë ndeshjes mbrojtësi i Juventusit ra aksidentalisht në këmbën e kundërshtarit dhe gjyqtari Joao Pinheiro menjëherë i dha karton të verdhë, por më vonë iu kërkua nga VAR të jepte kartonin e kuq.

    UEFA kishte një reagim për këtë vendim të gjyqtarit: “Lojtari i Juventusit, me numër 6, përdori takat e këpucëve për të bërë një ndërhyrje të fortë dhe të padrejtë në kyçin e majtë të kundërshtarit, duke rrezikuar qartë sigurinë e tij”.

    Ky vendim ndryshon gjithashtu pezullimin e lojtarit anglez, i cili do të zgjasë dy ndeshje mungesë në vend të vetëm një.

  • Martin Demichelis zyrtarisht trajneri i ri i Mallorca-s

    Martin Demichelis zyrtarisht trajneri i ri i Mallorca-s

    RCD Mallorca ka zyrtarizuar emërimin e Martin Demichelis si trajner të ri të ekipit. Strategu argjentinas ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit aktual në La Liga, me opsion për zgjatje edhe për një vit tjetër.

    Klubi e bëri të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale me mesazhin, se argjentinasi ka marr drejtimin e skuadrës, ku luan edhe Vedat Muriqi.

    “Martín Demichelis, trajneri i ri i RCD Mallorca. Trajneri argjentinas nënshkruan deri në fund të sezonit me opsion për një tjetër. Mirë se erdhe në shtëpi, Martín”, shkruan klubi spanjoll.

    Ish-trajneri i River Plate vjen pas disa ditësh negociatash intensive për të zëvendësuar Jagoba Arrasate, i cili u shkarkua pas një serie rezultatesh negative që e lanë Mallorcan në vendin e 18-të, vetëm një pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.

    Demichelis merr menjëherë drejtimin e skuadrës, me objektivin e qartë për të siguruar mbijetesën në ndeshjet e mbetura të sezonit.

    Një nga pikat më të forta të skuadrës këtë sezon ka qenë forma e shkëlqyer e Vedat Muriqi. Sulmuesi kosovar po kalon një sezon fantastik, duke realizuar 16 gola në kampionat dhe duke qenë arma kryesore ofensive e ekipit.

  • Kërkesë e madhe për të bërë foto me Messin, e rrëzojnë tifozët në Portoriko

    Kërkesë e madhe për të bërë foto me Messin, e rrëzojnë tifozët në Portoriko

    Inter Miami së bashku me Messin zhvilluan një ndeshje miqësore në Portoriko.

    Ata u përballën me skuadrën ekuadoriane, Independiente del Valle të cilët e mposhtën me rezultat 2-1.

    Gjatë përfundimit tifozët vendas, hynë në fushë për të shkrepur një foto me argjentinasin, por që e rrëzuan atë.

    Messi, arriti të shënonte në këtë ndeshje pasi u tregua i suksesshëm nga penalltia.

  • Reali e do me çdo kusht, përgatitë 100 milionë euro për yllin e PSG-së

    Reali e do me çdo kusht, përgatitë 100 milionë euro për yllin e PSG-së

    Real Madrid ka shtuar interesin për mesfushorin portugez Vitinha, që aktualisht luan për Paris Saint-Germain, dhe po konsideron një ofertë që mund të arrijë deri në 100 milionë euro, sipas raportimeve të Cadena SER.

    Lojtari ka një marrëveshje verbale me PSG-në, e cila parashikon largimin e tij këtë verë vetëm nëse oferta tejkalon këtë shumë.

    Kontrata aktuale e Vitinhas është e vlefshme deri në vitin 2029, duke e bërë transferimin e tij një nga opsionet më të shtrenjta në merkato.

    Raportet gjithashtu theksojnë përmirësimin e marrëdhënieve midis Real Madridit dhe PSG-së. Presidentët Florentino Pérez dhe Nasser Al-Khelaifi thuhet se kanë zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre të mëparshme, duke krijuar kushte më të favorshme për një marrëveshje potenciale.

    Vitinha, i cili ka fituar gjithçka me PSG-në, është gjithashtu i hapur për një sfidë të re. Kalimi te Los Blancos, i mbushur me yje dhe i njohur për projektet e mëdha sportive, mund të jetë hapi i radhës në karrierën e tij.

    Megjithatë, për momentin Real Madridi po qëndron me profil të ulët dhe nuk ka ndërmend të bëjë lëvizje zyrtare derisa PSG të jetë ende pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve.

    Qëllimi është të shmangin trazirat brenda klubit francez dhe të ruajnë armëpushimin e sapokrijuar midis dy klubeve prestigjioze evropiane.

  • UEFA ka dalë me një shpjegim zyrtar për kartonin e kuq të Kelly, në humbjen ndaj Galatasarayt

    UEFA ka dalë me një shpjegim zyrtar për kartonin e kuq të Kelly, në humbjen ndaj Galatasarayt

    UEFA ka dalë me një shpjegim zyrtar për kartonin e kuq që mbrojtësi i Juventus, Lloyd Kelly, mori gjatë ndeshjes së kthimit të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve kundër Galatasaray, pas polemikave që u krijuan pas këtij vendimi.

    Në një ndeshje dramatike në Allianz Stadium, Juventusi kishte bërë rikthimin e jashtëzakonshëm për të udhëhequr 3-0, me rezultatin e përgjithshëm të barabartë, përpara se Victor Osimhen dhe Burak Yilmaz të shënonin golat që e çuan Galatasarayn përpara.

    Momenti vendimtar erdhi tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë, kur Kelly u përjashtua pasi gjyqtari João Pinheiro iu referua monitorit VAR.

    Fillimisht, mbrojtësi mori një karton të dytë të verdhë për ndërhyrjen, por pas rishikimit, VAR vendosi që ai të përjashtohej me karton të kuq të drejtpërdrejtë, duke shkaktuar një pezullim prej dy ndeshjesh në garat evropiane për lojtarin.

    Incidenti ndodhi kur Kelly u hodh për të parandaluar një goditje me kokë dhe, pas uljes, preku kyçin e këmbës së majtë të Yilmazit, një kontakt që shumë vëzhgues e panë si aksidental në kohë reale. Megjithatë, UEFA e konsideroi ndërhyrjen të rrezikshme.

    “Lojtari i Juventusit bëri një kontakt të fortë dhe të padrejtë me kyçin e këmbës së kundërshtarit, duke rrezikuar qartë sigurinë e tij”, deklaroi organi drejtues i futbollit evropian.

    Pas ndeshjes, drejtori i strategjisë së Juventus, Giorgio Chiellini, komentoi vendimin me një ton të zhgënjyer, duke përshkruar një moment jo të favorshëm për skuadrën.

    “Ekipi tregoi karakter dhe dërgoi një mesazh të qartë. Ka keqardhje dhe zhgënjim. Kartoni i kuq i Kelly-t? Nuk ka shumë për të thënë për këtë”, tha ai për Prime Video.

  • Momenti kur Edon Zhegrova e kishte në dorë kualifikimin e Juventusit

    Momenti kur Edon Zhegrova e kishte në dorë kualifikimin e Juventusit

    Një ndeshje spektakolare, e mbushur me përmbysje, karton të kuq, gola dhe emocione deri në fund, përfundoi me kualifikimin e Galatasaray, që kalon tutje falë rezultatit të përgjithshëm 7-5 ndaj Juventus.

    Zonja e Vjetër nisi fuqishëm takimin dhe kaloi në epërsi me golin e Manuel Locatelli, por në minutën e 48-të, Lloyd Kelly u përjashtua me karton të kuq, duke lënë Juventusin me 10 lojtarë.

    Pavarësisht inferioritetit numerik, skuadra italiane reagoi në mënyrë fantastike me golat e Federico Gatti dhe Weston McKennie, duke e dërguar lojën në kohë shtesë.

    Njeriu që ndryshoi rrjedhën e takimit ishte Edon Zhegrova. I futur në lojë vetëm pak minuta para golit të dytë, ai pati një impakt të menjëhershëm dhe vendimtar. Tek dy golat, aksionet nisën nga këmbët e tij.

    Ylli kosovar pati rastin për të vendosur fatin e Juventusit në minutën e 95-të, kur u gjend i vetëm përballë portierit Ugurcan Cakir. Topi, megjithatë, përfundoi ngjitur me shtyllën, duke shkaktuar zhgënjim tek të gjithë që prisnin një gol nga një pozicion ideal.

    Edhe në pjesën e dytë të kohës shtesë, Zhegrova pati një mundësi tjetër të shkëlqyer. Pas driblimit mbi Eren Elmali, ai gjuajti bukur, por portieri turk priti.

    Kjo ndeshje tregoi qartë se trajneri Luciano Spalletti duhet t’i besojë më shumë Zhegrovas në takimet e mbetura të Serie A.

  • Zyrtare: Cristiano Ronaldo blen 25 për qind të aksioneve të skuadrës së njohur në Spanjë

    Zyrtare: Cristiano Ronaldo blen 25 për qind të aksioneve të skuadrës së njohur në Spanjë

    Cristiano Ronaldo vazhdon të bëjë investime në futboll.

    Së fundmi, ylli i Kombëtares së Portugalisë ka investuar në blerjen e 25 për qind të aksioneve të skuadrës së njohur në Spanjë, Almeria, shkruan Indeksonline

    Skuadra që bën gara në La Liga 2, tani si aksionar ka yllin e Al Nassr.

    Këtë sezon, Almeria synon rikthimin në elitën e futbollit spanjoll – pasi ka grumbulluar 48 pikë dhe gjendet në pozitën e 3-të.

     

  • Locatelli: Më vjen të qaj, ne ia kushtuam zemrën dhe shpirtin kësaj ndeshjeje

    Locatelli: Më vjen të qaj, ne ia kushtuam zemrën dhe shpirtin kësaj ndeshjeje

    Manuel Locatelli pranoi se “ndihet sikur do qan” pas eliminimit dramatik të Juventus nga Galatasaray, pas humbjes në kohën shtesë që vulosi kualifikimin e turqve për në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.

    “Dhamë zemrën dhe shpirtin në këtë ndeshje. Kjo është skuadra që duhet të jemi gjithmonë”, deklaroi mesfushori bardhezi pas përfundimit të takimit.

    Pas humbjes 5-2 në ndeshjen e parë në Stamboll, përmbysja dukej një mision tepër i vështirë për Juventusin.

    Situata u komplikua edhe më shumë në minutën e 48-të, kur Lloyd Kelly u ndëshkua me karton të kuq, në një moment kur “Zonja e Vjetër” kryesonte 1-0 falë penalltisë së realizuar nga Locatelli.

    Megjithatë, bardhezinjtë reaguan me karakter.

    Golat e Federico Gatti dhe Weston McKennie çuan sfidën në kohën shtesë, ndërsa Edon Zhegrova pati një rast të artë për ta mbyllur përmbysjen brenda kohës së rregullt.

    Në fund, epërsia numerike e Galatasarayt bëri diferencën, me Victor Osimhen dhe Baris Alper Yilmaz që shënuan dy gola vendimtarë në minutat e fundit të shtesës, duke vulosur rezultatin e përgjithshëm 7-5 në favor të skuadrës turke.

    Pavarësisht eliminimit, tifozët në “Allianz Stadium” duartrokitën ekipin për paraqitjen heroike me një lojtar më pak për më shumë se një orë.

    “Sinqerisht më vjen të qaj, sepse ne besuam vërtet. Dhamë gjithçka, madje më shumë se kaq. Një episod e bëri gjithçka më të vështirë në ndeshjen e parë, por sot dua t’i falënderoj të gjithë nga zemra”, u shpreh Locatelli për Amazon Prime Video Italia.

    “Atmosfera në stadium ishte e jashtëzakonshme. Janë net që mbeten gjatë në kujtesë. Morëm energjinë që na duhej nga tifozët”.

  • Nëse ndodh kjo, Vedat Muriqi rikthehet në Turqi

    Nëse ndodh kjo, Vedat Muriqi rikthehet në Turqi

    Vedat Muriqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm te Mallorca, duke shënuar 16 gola, por skuadra e tij po lufton në fund të La Ligës.

    Aktualisht, Mallorca ndodhet në vendin e 18-të, që do ta dërgonte në kategorinë e dytë nëse pozita nuk ndryshon deri në fund të sezonit.

    Megjithatë, shanset që Muriqi të luajë në Segunda janë të pakta, pasi klubi spanjoll do të bëjë gjithçka për të mbajtur yllin e tij.

    Sipas mediave turke, Fenerbahçe po ndjek me kujdes situatën e sulmuesit kosovar. Nëse Mallorca bie nga La Liga, rruga e rikthimit në Stamboll do të jetë e hapur, duke hequr çdo pengesë për transferim.

    Nëse Mallorca mbetet në elitën spanjolle, Fenerbahçe pritet të përpiqet të bindë Muriqin për një rikthim, duke shfrytëzuar dëshirën e tij për të luajtur përsëri te gjiganti turk. Kjo strategji është raportuar nga mediat kryesore turke.

    Fenerbahçe e kishte ndjekur Muriqin edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, por Mallorca refuzoi ta lëshonte sulmuesin.

    Mallorca largon trajnerin me të cilin Muriqi po arrin rekorde në La Liga

    Muriqi ka një histori të shkëlqyer me Fenerbahçen, ku në sezonin 2019/2020 shënoi 15 gola dhe dha 5 asistime në 32 ndeshje kampionale.