Category: SPORT

  • Chelsea me rekord të zi, nëntë kartonë të kuq këtë sezon

    Chelsea me rekord të zi, nëntë kartonë të kuq këtë sezon

    Tifozët e Chelsea-t kanë humbur durimin me “idiotësinë” dhe vetë-sabotimin e lojtarëve të tyre, pasi humbja ndaj Arsenalit u vulos nga një tjetër karton i kuq, i nënti për këtë sezon në të gjitha garat.

    Pedro Neto u bë “viktima” e radhës e zemërimit të tifozëve, duke u larguar nga fusha nën breshërinë e ofendimeve nga sektori i miqve në “Emirates”, pasi mori kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje të panevojshme ndaj Gabriel Martinellit.

    Chelsea ka arritur një rekord negativ klubi me 7 kartonë të kuq vetëm në Premier League këtë sezon.

    Trajneri Liam Rosenior pranoi se situata është e pafalshme: “Nuk është e pranueshme. Sidomos në dy ndeshjet e fundit, i kemi shkaktuar vetes probleme. Nëse nuk e çrrënjosim këtë, kjo do të jetë gjëja që do të na kushtojë.” deklaroi Rosenior.

    Përveç disiplinës, mbrojtja e Chelsea-t u tregua sërish e brishtë, duke pësuar dy gola nga goditjet e këndit ndaj Arsenalit. Me 9 gola të pësuar nga këto situata, vetëm Ëest Ham ka një rekord më të dobët.

    Rosenior shtoi se ka diçka “të rrënjosur thellë” në disiplinën e skuadrës që duhet zgjidhur urgjentisht për të mos dështuar në garën për Champions League.

    Neto do të mungojë në ndeshjen e rëndësishme të së mërkurës kundër Aston Villa-s, duke lënë Rosenior-in me shumë pak opsione në krahët e sulmit.

  • Messi shkëlqen ndaj Orlando City SC, duke shënuar dy gola spektakolarë

    Messi shkëlqen ndaj Orlando City SC, duke shënuar dy gola spektakolarë

    Lionel Messi shkëlqeu duke shënuar dy gola spektakolarë në fitoren 4-2 të Inter Miami CFndaj Orlando City SC.

    Ylli argjentinas realizoi një gol nga distanca për barazim dhe një eurogol nga gjuajtja e lirë në minutën e fundit, duke siguruar fitoren e parë të sezonit për Inter Miami në MLS.

  • Juventusi barazon ndaj Romës, Zhegrova pati impakt të madh në derbi

    Juventusi barazon ndaj Romës, Zhegrova pati impakt të madh në derbi

    Skuadra e Juventusit ka barazuar 3:3 me Romën në një ndeshje dramatike të Serie A.

    Impak sonte pati padyshim Zhegrova, i cili u inkuadrua në lojë, kur rezultati ishte 3:1.

     

     

    Me dy harkimet e tij në zonë, Juventusi barazoi 3:3. Fillimisht pas harkimit të tij, u devijua topi dhe realizoi Boga, teksa krejt në fund pas super harkimit të tij dhe një tollovie në zonë, Gatti realizoi për 3:3.

    Conceicao realizoi poashtu për Juventusin, teksa për Romën shënuan Wesley, Ndicka e Malen.

  • S’ishte sot nata e Ronaldos, pëson një lëndim

    S’ishte sot nata e Ronaldos, pëson një lëndim

    Mbrëmja e sotme nuk ishte një për t’u kujtuar për Cristiano Ronaldon.

    Pas humbjes së penalltisë, portugezi u zëvëndësua në minutën e 81-të pasi që dyshohet për një lëndim të tij.

    Ende nuk dihet shkalla e lëndimit dhe se a do të mungojë gjatë ai.

    Al Nassr, aktualisht po fiton ndaj Al Fayhas me rezultat 1-3.

  • Celina dhe Zeneli shkëlqejnë, skuadrat e tyre marrin fitore në Kupën e Suedisë

    Celina dhe Zeneli shkëlqejnë, skuadrat e tyre marrin fitore në Kupën e Suedisë

    Dy futbollistët kosovarë Bersant Celina dhe Arbër Zeneli, kanë lënë gjurmë këtë fundjavë në Kupën e Suedisë, duke gjetur rrugën e rrjetës për skuadrat e tyre respektive.

    Bersant Celina realizoi në fitoren 3-0 të AIK në udhëtim te Oddevold, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit 7.

    Mesfushori ofensiv shënoi golin e tretë të takimit, duke vulosur një paraqitje bindëse të ekipit të tij dhe duke vazhduar formën e mirë në këtë kompeticion.

    Ndërkohë, protagonist ishte sërish edhe Arbër Zeneli me fanellën e Elfsborg. Pas dy golave të realizuar fundjavën e kaluar në Kupë, Zeneli gjeti përsëri rrjetën, kësaj radhe në fitoren 1-0 ndaj Sundsvall.

    Sulmuesi kosovar shënoi golin vendimtar në minutën e 89-të, duke i dhuruar skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme në ndeshjen e dytë të Kupës.

    31-vjeçari tashmë ka tri gola dhe një asistim në këtë edicion të Kupës së Suedisë, duke konfirmuar rolin e tij kyç në repartin ofensiv të Elfsborgut.

    Kështu, Celina dhe Zeneli vazhdojnë të përfaqësojnë me sukses futbollin kosovar në arenën suedeze, secili duke kontribuar në mënyrë vendimtare për ekipin e tij./

  • Milani po kërkon një qendërsulmues, emrat në listën e Igli Tares

    Milani po kërkon një qendërsulmues, emrat në listën e Igli Tares

    Epilogu i çështjes Mateta nuk e ka zbehur vëmendjen e Milanit, pasi kuqezinjtë vazhdojnë të kërkojnë një numër nëntë të ri rreth të cilit do të ndërtojnë sulmin e tyre të ardhshëm.

    Ndërsa e ardhmja e Fullkrug mbetet e pasigurt, me dhjetë paraqitje deri më sot (por vetëm 291 minuta gjithsej), një gol dhe gjendje të dobët fizike, ka një ndërgjegjësim në rritje në klubin italian se Massimiliano Allegri ka nevojë për një figurë kyçe për të hequr presionin mbi Leao dhe Pulisic para portës.

     

     

    Guirassy në “pole position”.

    Ka një emër që bie mbi të tjerët, të paktën sipas “La Gazzetta dello Sport”: Serhou Guirassy.

    Një ringjallje e interesit ishte parashikuar që nga koha e tij te Stuttgart.

    Klauzola e tij e lirimit është 70 milionë euro, por klubi gjerman e di se, duke pasur parasysh identitetin e tij dhe dëshirat e vetë lojtarit, kjo është një shifër që askush nuk është i gatshëm ta arrijë.

    Retegui dhe Nunez: Nuk ka mungesë opsionesh dhe, çuditërisht, të gjithë vijnë nga Arabia Saudite. Fillojnë me Mateo Retegui, të cilin kuqezinjtë kishin tentuar ta nënshkruanin pak para se ish-lojtari i Atalantës të pranonte ofertat e Al Qadsiah. Dhe pastaj është Darwin Nunez, i cili është jashtë planeve të Simone Inzaghit tek Al Hilal dhe do të kthehej shpejt në Evropë, por të cilin Tare dhe Furlani nuk e konsiderojnë me interes për momentin.

    Situata me Jackson– Pastaj është Nicolas Jackson, i cili gjithashtu ishte marrë në konsideratë më parë, dhe të cilin Bayerni i Mynihut nuk do ta blejë duke pasur parasysh çmimin e kërkuar nga Chelsea prej 67 milionë eurosh.

    Ai do të kthehet në Premier League nga huazimi i tij dhe më pas do të duhet të gjejë një ekip të ri: a mund të jetë kjo marrëveshja e duhur për Milanin?

  • Interi lë pas krahëve humbjen nga Bodo/Glimt, e mposht Genoan

    Interi lë pas krahëve humbjen nga Bodo/Glimt, e mposht Genoan

    Interi vazhdon dominimin e tyre në Serie A.

    Ata mposhtën Genoan, me rezultat 2-0 duke vazhduar në rrugën e duhur drejt titullit.

    Golat e ndeshjes u realizuan nga Dimarco dhe Çalhanoglu.

    Me këtë fitore, Interi mbetet në krye të Serie A me 67 pikë, ndërsa Genoa e 14-ta me 27 pikë.

  • Ngushtohet rezultati, Villarreal shënon ndaj Barcelonës

    Ngushtohet rezultati, Villarreal shënon ndaj Barcelonës

    Villarreali ka shënuar golin e parë për ndeshjen ndaj Barçës.

    Është Pape Gueye, ai që shënoi në fillim të pjesës së dytë, duke ngushtuar rezultatin e kësaj ndeshje.

    Rezultati tashmë është 2-1.

  • Edon Zhegrova pranë transferimit te Evertoni në Ligën Premier

    Edon Zhegrova pranë transferimit te Evertoni në Ligën Premier

    Evertoni është duke bërë përpjekjet e treta për të transferuar futbollistin kosovar Edon Zhegrova nga Juventus, pas tentativave të dështuara gjatë verës së kaluar dhe janarit.

    Ylli 26-vjeçar ka pasur paraqitje të ndryshme te Juventusi, por mbetet një lojtar kyç për kombëtaren e Kosovës.

    Drejtuesit e klubit anglez shpresojnë që këtë verë ta bindin Juventusin dhe vetë Zhegrovën për transferimin në “Goodison Park”.

  • Barcelona arrin marrëveshje për transferimin e përhershëm të Rashford

    Barcelona arrin marrëveshje për transferimin e përhershëm të Rashford

    Barcelona është gati të nënshkruajë një marrëveshje të përhershme me sulmuesin Marcus Rashford nga Manchester United për sezonin e ardhshëm.

    Sipas disa burimeve të besueshme, përfshirë Catalunya Radio dhe Mundo Deportivo, klubi ka vendosur të aktivizojë klauzolën e lirimit të sulmuesit prej 30 milionë eurosh.

    Një marrëveshje është arritur tashmë me Rashford, i cili dëshiron të vazhdojë karrierën e tij te ‘Camp Nou’ edhe pas periudhës aktuale.

    Barcelona planifikon të paguajë klauzolën në tre këste nga 10 milionë euro secila gjatë tre sezoneve të ardhshme.

    Struktura e pagesës raportohet se është pranuar edhe nga Manchester United.

    Megjithatë, transferimi nuk është finalizuar ende. Rregullat e ‘fair-play’ financiar mbeten pengesa kryesore që po shtyn shpalljen e zyrtarizimit të marrëveshjes.

    Burime nga klubi thonë se marrëveshja do të finalizohet pas zgjedhjeve presidenciale, sapo të aprovohet korniza financiare.

    Nëse transferimi do të kompletohet, Rashford pritet të mbetet një pjesë kyçe e projektit sulmues të Barcelonës për sezonin e ardhshëm./Telegrafi/