Category: SPORT

  • “Ne ishim shumë të ngjashëm” – Messi tregon si u zhvillua miqësia e ngushtë me Kun Agueron

    “Ne ishim shumë të ngjashëm” – Messi tregon si u zhvillua miqësia e ngushtë me Kun Agueron

    Lionel Messi ka rrëfyer se si miqësia e tij me Sergio Agueron u forcuar gjatë kohës që luanin për Argjentinën.

    Në një intervistë të fundit, tregoi se ishte Saviola shok i dhomës fillimisht, pastaj Aguero.

    “Në Kombëtaren e Argjentinës fillova të ndaj dhomën me Saviola. Ne ishim shumë të ngjashëm dhe ishte e lehtë të bashkoheshim… Më vonë, fillova të ndaj dhomën me Kun Aguero”.

    “E njihja mirë Kunin. Ishte shumë i lehtë për t’u marrë vesh çdo ditë, dhe e kalova gjithë karrierën time me Kombëtaren e Argjentinës bashkë me të”.

    “Kur ai duhej të tërhiqej, u krijua një boshllëk që askush tjetër nuk e mbushi. U ndjeva i vetëm”, deklaroi Messi.

    Messi dhe Aguero luajtën bashkë për Argjentinën për shumë vite, por Aguero duhej të tërhiqej në vitin 2021 për shkak të problemeve me zemrën.

    Megjithatë, Sergio ishte dëshmitar kur Leo ndihmoi Argjentinën të fitojë Kupën e Botës 2022 dhe mori pjesë në festimet e paharrueshme pas triumfit.

  • Lamine Yamal vlerësohet me çmimin “Aldo Rovira”

    Lamine Yamal vlerësohet me çmimin “Aldo Rovira”

    Futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal, është vlerësuar me Çmimin “Aldo Rovira” për sezonin 2024/25.

    Yamal e mori këtë çmim të mërkurën në mesditë, në një ceremoni ku u nderua nga një juri e përbërë nga gazetarë të mediave të ndryshme.

    Ky vlerësim jepet çdo vit për lojtarin më të dalluar të Barcelonës gjatë sezonit.

    Për yllin e ri blaugrana, ky është çmimi i dytë radhazi që e fiton, duke konfirmuar edhe një herë ndikimin dhe rëndësinë e tij në skuadër, pavarësisht moshës së re.

  • SportItalia: Allegri do të largohet nga Milani në fund të sezonit

    SportItalia: Allegri do të largohet nga Milani në fund të sezonit

    Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Italia, ku raportohet se Max Allegri do të largohet nga Milani në fund të sezonit.

    Sipas gazetarit të SportItalia, Michele Cricitiello, Allegri nuk e ka të sigurt të ardhmen si trajner i kuqezinjve

    Ai duket i pakënaqur me situatën në klub pasi nuk i janë plotësuar edhe disa kërkesa në tregun e transferimeve dhe ka mbetur i zhgënjyer.

    Aktualisht Milani është skuadra e vetme, e cila është në garë me Interin për titullin e Serie-s A, por synimi kryesor i Allegrit është t’i rikthejë kuqezinjtë përsëri në Ligën e Kampionëve.

    Por humbja e fundit nga Parma, ka zbehur entuziazmin e tifozëve të Milanit për titullin e kampionit dhe shpresojnë që së paku të përfundojnë në vendin e dytë.

  • Shkaku i tifozëve, Barcelona gjobitet nga UEFA-ja

    Shkaku i tifozëve, Barcelona gjobitet nga UEFA-ja

    Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka gjobitur Barcelonën.

    Skuadra katalanase ka pranuar në gjobë prej 30.500 eurove.

    Ky dënim ka ardhur për shkak të sjelljeve të tifozëve gjatë ndeshjes me Slavia Pragën në Champions League.

    Ata ndezën tymuese brenda stadiumi dhe për këtë arsye kishte edhe vonesë në fillimin e ndeshjes.

  • Inter përshendetet me futbollin evropian për këtë sezon

    Inter përshendetet me futbollin evropian për këtë sezon

    Skuadra italiane e futbollit, Inter, ka përfunduar aventurën e saj në futbollin evropian për këtë sezon, pasi u mund bindshëm nga ekipi norvegjez Bodo/Glimt në dy ndeshjet e play-offit.

    Në takimin e parë, Inter humbi 3-1, ndërsa sot, si vendas, u mposht me rezultatin 1-2, duke e përfunduar gjithsej me një rezultat të përgjithshëm 5-2.

    Ndërkohë, Atletico e Madridit siguroi kalimin në 1/16 e finales, duke mundur Club Brugge 4-1 në ndeshjen e kthimit, pas barazimit 3-3 në të parën.

  • Dëshira e pamundur e Hansi Flick për zëvendësuesin e Lewandowskit

    Dëshira e pamundur e Hansi Flick për zëvendësuesin e Lewandowskit

    Situata në Barcelonë përballet me një ndryshim të pashmangshëm të ciklit me largimin e Robert Lewandowskit, kontrata e të cilit skadon këtë verë. Bordi i Barcelonës tashmë po kërkon në treg një sulmues të vërtetë për të mbushur boshllëkun e lënë nga trashëgimia e shkëlqyer e golave të sulmuesit polak.

    Në fletoren e shënimeve të trajnerit Hansi Flick, emri i Erling Haaland është nënvizuar si pjesa kyçe e një projekti që synon të rimarrë kurorën evropiane. Megjithatë, realiteti financiar i klubit përplaset drejtpërdrejt me ambiciet sportive të trajnerit gjerman për sezonin e ardhshëm.

    Stafi teknik po shqyrton alternativa të forta si Julian Alvarez ose veterani Harry Kane, megjithëse tarifat e tyre të transferimit e ndërlikojnë çdo negociatë serioze. Edhe opsione me profil të ulët si Dusan Vlahovic kanë dalë për të mbushur vendin bosh pa rrezikuar të ardhmen e klubit.

    Por për Flick, asnjë nga këto figura nuk ka të njëjtin ndikim që sulmuesi aktual i Manchester City do të kishte në sistemin e tij taktik. Norvegjezi përfaqëson prototipin e finalizuesit që trajneri dëshiron të çlirojë kreativitetin e yjeve të tij të rinj të mesfushës.

    Barcelona e sheh sulmuesin nordik si partnerin perfekt për të nxitur lojën vertikale me pasime, të favorizuar nga Lamine Yamal dhe Pedri. Aftësitë fizike të Haaland do të tendosnin mbrojtjet kundërshtare dhe do të krijonin hapësirë jetësore për talentet në zhvillim në Camp Nou.

    Flick beson se stili i lojës së norvegjezit përshtatet në mënyrë të përkryer me presionin e tij të lartë dhe tranzicionet e shpejta në fazën e tretë të fushës. Fatkeqësisht, hendeku midis dëshirës teknike dhe fizibilitetit financiar të këtij transferimi aktualisht duket një humnerë e pakapërcyeshme për drejtuesit e klubit katalunas.

    Operacioni duket si një ëndërr e parealizuar për shkak të kërkesave astronomike të “Qytetarëve” dhe një limiti pagash që do të shkatërronte çdo strukturë të brendshme.

    Për më tepër, gjigantë si PSG po e shohin sulmuesin, të përgatitur të ofrojnë shifra që Barcelona aktualisht nuk mund t’i arrijë. Prandaj, bordi ka vendosur të mos bëjë asnjë lëvizje zyrtare këtë verë, duke pasur parasysh pamundësinë e konkurrimit në një luftë ofertash të kësaj madhësie.

    Është një vendim i dhimbshëm, por pragmatik, i përqendruar në balancimin e llogarive para se të tentohet ndonjë lëvizje historike në tregun e transferimeve. /Telegrafi/

  • Driton Kuka çuditet me pagat e basketbollistëve në Kosovë, ka një mesazh për këtë situatë

    Driton Kuka çuditet me pagat e basketbollistëve në Kosovë, ka një mesazh për këtë situatë

    Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot (e martë) gjatë ditës, drejtuesit e klubit të basketbollit Sigal Prishtina, folën për problemet nëpër të cilat po kalon klubi prishtinas.

    Ndër të tjerash drejtori i klubit Luan Maloku, konfirmoi se sezonin e kaluar basketbollisti amerikan Jordan Davis, kishte marrë pagë prej 25 mijë eurosh.

    Këto shifra kanë tronditur opinonin sportiv në Kosovë, ku tashmë nuk kanë munguar as reagimet nga figurat e njohura publike.

    Njëri ndër personat që reagoi ishte edhe trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, i cili mbeti i befasuar nga këto shifra të publikuara.

    “A është kjo e vërtetë, miq? Nëse po, këto janë para të taksapaguesve tanë. Diku po kërkoni qime në vezë, ndërsa kjo qenka e lejuar”, ka shkruar Kuka në statusin e tij në Facebook.

    Ashtu siç ka konfirmuar drejtori Maloku, Prishtina po përballet me një krizë financiare, por siç kishte shtuar ai, klubi nuk është në rrezik të shuarjes.

    Kujtojmë se Sigal Prishtina, sipas Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, gjatë vitit të kaluar kishte realizuar të hyra prej 1.2 milionë eurosh nga sponsorizimet.

  • Faqja e UEFA-s rikujton golin e Muriqit ndaj Suedisë

    Faqja e UEFA-s rikujton golin e Muriqit ndaj Suedisë

    UEFA ka postuar një video të veçantë në faqen e tyre.

    Në të shihet goli i yllit tonë, Vedat Muriqit që kishte shënuar ndaj Suedisë në shtator të vitit të kaluar.

    Videoja nis nga pritja e Aro Muriq dhe driblimi i Albion Rrahmanit drejt te Muriqi, i cili shënoi nga distanca në fitoren 2-0 ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”.

    Kosovën tashmë e pret ndeshja më e rëndësishme që nga pranimi i saj në UEFA dhe FIFA, ku do të luajë ndaj Sllovakisë në Bratisllavë më 26 mars.

  • Një ndeshje për t’u mbajtur mend, kush është 16-vjeçari shqiptar që shkëlqeu në MLS?!

    Një ndeshje për t’u mbajtur mend, kush është 16-vjeçari shqiptar që shkëlqeu në MLS?!

    Adri Mehmeti është futbollisti më i ri që është shfaqur në futbollin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    16-vjeçari luajti në ndeshjen e parë të sezonit të ri, me fanellën e New York – duke fituar 1:2 ndaj Orlandos, shkruan Indeksonline

    Mehmeti bëri një asist në këtë ndeshje dhe mori një vlerësim të lartë.

    Mesfushori me prejardhje shqiptare, më parë ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë në grupmoshat U15.

    Por së fundmi, ai përfaqësoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, grupmoshat U15.

     

  • Pedri: Zakonisht Lamine i lëshon këngët, por tani është Ramazani!

    Pedri: Zakonisht Lamine i lëshon këngët, por tani është Ramazani!

    Mesfushori Pedri u paraqit në një emision televiziv dhe u diskutuan shumë gjëra rreth tij dhe klubit katalunas.

    Spanjolli zbuloi edhe një detaj në dhomat e zhveshjes, ku tha se Lamine Yamal është ai që lëshon këngët, shkruan Indeksonline

    Megjithatë, tani skuadra e Barcelonës ka “mbetur” pa “dj”, kjo për shkak të muajit të Ramazanit.

    “Lamine është ai që zakonisht lëshon muzikën në dhomat e zhveshjes. Por tani nuk mund ta bëjë, për shkak të Ramazanit. Gavi vendos këngë anglisht… edhe pse nuk i kupton fare”, u shpreh Pedri.

    Kujtojmë që Lamine Yamal është mysliman dhe në ndeshjen e fundit ishte agjërueshëm.