Category: SPORT

  • City i afrohet Arsenalit, e mposht Newcastlen

    City i afrohet Arsenalit, e mposht Newcastlen

    Manchester City ka fituar ndeshjen e radhës në Premierligë.

    Ata mposhtën Newcastle United, me rezultat 2-1, me ndeshjen që u zhvillua në “Etihad”.

    Fitorja në këtë ndeshje, e afron për 2 pikë me Arsenalin në garën për titull.

    Golat për Cityn i realizoi O’Reilly, ndërsa për Newcastlen shënoi Hall.

    City, mbetet e 2-ta me 56 pikë, 2 më pak se lideri Arsenali, me 58 pikë.

  • Trepça fitimtare në sekondat e fundit, e mposht Sigal Prishtinën në “El Clasicon” kosovare

    Trepça fitimtare në sekondat e fundit, e mposht Sigal Prishtinën në “El Clasicon” kosovare

    Trepça ka arritur fitoren e radhës në Procredit Superliga.

    Ata mposhtën rivalin e vjetër, Sigal Prishtinën me rezultat të ngushtë 84-86, duke dalë fitimtar në “El Clasicon” e basketbollit kosovar.

     

    Më i miri i ndeshjes ishte Lomax i Sigal Prishtinës, i cili shënoi 24 pikë me 7 reboundsa dhe 7 asistime.

    Trepça, me këtë fitore mban kreun në Procredit Superliga dhe ka gjithsej 39 pikë, ndërsa Sigal Prishtina e parafundit me 29 pikë.

  • S’po i ndal golat Ronaldo, shënon golin e tij të dytë ndaj Al Hazem

    S’po i ndal golat Ronaldo, shënon golin e tij të dytë ndaj Al Hazem

    Al-Nassr po fiton thellë ndaj Al Hazemit.

    Dhe është përsëri Cristiano Ronaldo, i cili shënon golin e tij të dytë në këtë ndeshje, në minutën e 80-të.

    Për të është goli i 20-të në ligën saudite këtë sezon, teksa po i afrohet rekordit prej 1000 golave.

    Rezultati është 4-0.

  • Zyrtarizohet largimi i Statovcit nga Rilindja 1974

    Zyrtarizohet largimi i Statovcit nga Rilindja 1974

    KF Rilindja 1974 ka zyrtarizuar largimin e Faruk Statovcit nga pozita e trajnerit.

    Rezultatet e dobëta të skuadrës çuan në këtë vendim, ku në 6 ndeshjet e fundit ka humbur 5 dhe ka barazuar 1.

    Statovci, ishte trajner i Rilindjes nga viti 2024, ku në ecurinë e tij ka arritur të eliminojë Ballkanin nga Kupa e Kosovës, sezonin e kaluar.

     

  • “CR7” i pandalshëm, shënon ndaj Al Hazemit

    “CR7” i pandalshëm, shënon ndaj Al Hazemit

    Cristiano Ronaldo po vazhdon me gola pas rikthimit të tij nga bojkoti.

    Këtë herë, 7-shi i Al-Nassrit shënoi ndaj Al Hazemit duke mos u ndalur drejt objektivit të tij për të shënuar 1000 gola.

    Rezultati aktual është 2-0.

  • S’gabon Budimir nga penalltia, Osasuna në epërsi ndaj Realit

    S’gabon Budimir nga penalltia, Osasuna në epërsi ndaj Realit

    Osasuna ka shënuar golin e epërsisë ndaj Real Madridit.

    Është kroati, Ante Budimir ai që shënoi golin për vendasit, ku rezultoi i suksesshëm nga penalltia.

    Rezultati është 1-0.

  • E mposhti Juventusin e madh, Vojvoda shpallet njeriu i ndeshjes

    E mposhti Juventusin e madh, Vojvoda shpallet njeriu i ndeshjes

    Mërgim Vojvoda ka shkëlqyer në ndeshjen ndaj Juventusit.

     

    Ylli jonë, arriti dhe të shënonte golin e parë të ndeshjes, me një gol që ishte mbresëlënës.

     

     

    Për këtë, Vojvoda u shpall “Man of the Match”, nga Serie A pas kësaj ndeshje duke treguar vlerat e tij.

    Kujtojmë se ndeshja Juventus-Como, u mbyll me rezultat 0-2 në favor të mysafirëve.

  • La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që shënon gjashtë gola me kokë

    La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që shënon gjashtë gola me kokë

    Faqja zyrtare e La Ligës në “Instagram” ka bërë një postim të veçantë për yllin e kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqin, duke i kushtuar vëmendje paraqitjeve të tij në sezonin aktual.

    Në postimin e saj, La Liga ka publikuar një përmbledhje të golave me kokë të shënuar nga Muriqi gjatë këtij edicioni.

    “Pirati dardan” deri më tani ka shënuar gjashtë gola me kokë në sezonin aktual me Mallorcan, duke u bërë i pari që arrin këtë shifër që nga sezoni 2010/11.

    “Top golashënuesi me kokë i pesë ligave më të mëdha evropiane. Lojtari i parë i Mallorcas që shënon gjashtë gola me kokë që nga Pierre Webo në sezonin 2010/11”, shkruan La Liga në faqen e saj zyrtare.

  • Raportohet se Barça mund ta blejë e ta shesë menjëherë Rashfordin

    Raportohet se Barça mund ta blejë e ta shesë menjëherë Rashfordin

    Barcelona besohet se po shqyrton mundësinë për të përfituar nga interesi për yllin e Manchester United, Marcus Rashford, duke e blerë atë dhe më pas duke e shitur menjëherë te një klub tjetër.

    Pas muajsh jashtë planeve te klubi i tij i fëmijërisë, Manchester United, Rashford siguroi një transferim ëndrrash te Barcelona, duke iu bashkuar gjigantëve spanjollë në formë huazimi për sezonin 2025/26.

    Në marrëveshjen e huazimit të Rashford, ku Barcelona paguante 100% të pagës së tij prej 315,000 paund në javë, ishte përfshirë edhe një opsion blerjeje për ta bërë transferimin të përhershëm për rreth 26 milionë paund.

    Duke parë formën e tij mbresëlënëse që nga ardhja në La Liga, është raportuar gjerësisht se si Barcelona ashtu edhe Rashford janë të interesuar që bashkëpunimi të bëhet i përhershëm, me klubin spanjoll që thuhet se dëshiron ta mbyllë marrëveshjen para përfundimit të sezonit.

    Megjithatë, tani pretendohet se edhe nëse Barcelona e transferon Rashfordin përfundimisht, klubi mund të planifikojë ta shesë atë vetëm disa javë më vonë.

    Që nga transferimi te Barcelona, Rashford ka luajtur 34 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë 13 asistime.

    Anglezi është konsoliduar si një lojtar i besueshëm për Barcelonën, pavarësisht se klubi ka shumë talent në sulm, përfshirë lojtarë si Raphinha, Robert Lewandowski dhe talentin e ri Lamine Yamal.

    Natyrisht, forma e tij me gjigantët spanjollë ka tërhequr interes nga disa klube në gjithë Evropën dhe, sipas “Football365”, Barcelona mund të përfitojë nga kjo gjatë verës.

    Raporti pretendon se Barcelona ka zhvilluar së fundmi takime me United në përpjekje për të rinegociuar klauzolën e blerjes, pasi tarifa dhe paga e Rashford besohet të jenë shumë të larta për klubin spanjoll.

    Barcelona mbetet e interesuar ta mbajë Rashfordin, por vetëm me kushtet e duhura, ndërsa United thuhet se tani e vlerëson anglezin rreth 20 milionë paund më shumë se klauzola e blerjes dhe nuk është i gatshëm të lëvizë nga ky qëndrim.

    Kampionët e La Ligës kanë ngritur madje edhe idenë e zgjatjes së huazimit, por United është i gatshëm të shqyrtojë vetëm oferta transferimi për 28-vjeçarin.

    Duke pasur parasysh këtë, pretendohet se Barcelona po konsideron aktivizimin e opsionit të blerjes në marrëveshjen e huazimit, përpara se të përfitojë nga një ofertë transferimi më afër vlerësimit të ri të United për lojtarin.

    Raporti shton se tashmë ka disa klube të interesuara që mund të ofrojnë deri në 60 milionë euro (52 milionë paund) për Rashfordin, duke i mundësuar Barcelonës që praktikisht ta dyfishojë investimin nëse e blen dhe më pas e shet sulmuesin.

    Megjithatë, sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, një marrëveshje mes United dhe Barcelonës që do ta mbante lojtarin në “Camp Nou” mbetet ende e mundur.

    Duke folur në kanalin e tij në YouTube, ai tha: “Situata e Marcus Rashford mbetet e hapur përpara verës. Barcelona është shumë e kënaqur me paraqitjet dhe qëndrimin e tij nën drejtimin e Hansi Flick dhe do të donte ta mbante përfundimisht. Ekziston një klauzolë blerjeje prej 30 milionë eurosh, por Barcelona do të preferonte të negociojë tarifën me Manchester United. Aspekti financiar është vendimtar, jo vetëm tarifa e transferimit, por edhe struktura e pagës së Rashford në një kontratë afatgjatë. Bisedimet mes klubeve dhe diskutimet rreth kushteve të pagës do të përcaktojnë nëse mund të arrihet një marrëveshje e përhershme”.

  • Carlo Ancelotti zbulon arsyen se pse dështoi Xabi Alonso te Real Madridi

    Carlo Ancelotti zbulon arsyen se pse dështoi Xabi Alonso te Real Madridi

    Sipas trajnerit më të suksesshëm të Real Madrid për nga numri i trofeve të fituar, Xabi Alonso dështoi në Madrid sepse nuk pati kohë të mjaftueshme për të zbatuar metodat e tij.

    Carlo Ancelotti, që tani po drejton Kombëtaren e Brazilit ka komentuar situatën e Alonsos, i cili u shkarkua vetëm disa muaj pasi mori drejtimin e klubit madrilen.

    “Ai ka hasur vështirësi”.

    “Fryma e adaptimit është një komponent shumë i rëndësishëm në punën e një trajneri dhe përpjekja për të rikrijuar një atmosferë kërkon kohë, kohë që jo gjithmonë mund të arrihet”.

    Ancelotti, u pasua te Real Madridi nga Alonso, i cili u shkarkua pas vetëm tetë muajsh në krye të skuadrës.

    Trajneri aktual i madrilenëve, Alvaro Arbeloa, thuhet se po ndjek pikërisht planin e lënë nga Ancelotti – një metodë që deri tani ka funksionuar mjaft mirë.

    Ndërkohë, Real Madridi pritet të bëhet me trajner të ri në verë pasi nuk besojnë te Arbeloa në projektin afatgjatë, megjithatë kjo situatë mund të ndryshojë nëse e fiton Ligën e Kampionëve dhe La Liga-n.