Category: SPORT

  • “Ishte argëtuese, pastaj u kthye në ankth” – Kitson tregon historinë pas pseudonimit të famshëm si “Futbollisti Sekret”

    “Ishte argëtuese, pastaj u kthye në ankth” – Kitson tregon historinë pas pseudonimit të famshëm si “Futbollisti Sekret”

    Ish-sulmuesi i Ligës Premier, Dave Kitson, ka zbuluar se ai ishte autori i pseudonimit “Futbollisti Sekret”, me të cilin shkroi artikuj dhe libra gjatë karrierës së tij si lojtar, pa e bërë publik identitetin.

    Në një seri artikujsh dhe librash, ai përshkroi në detaje ngjarjet prapa skenave në futbollin e nivelit të lartë, duke trajtuar tema që nga transferimet dhe kontratat, deri te jeta e përditshme e futbollistëve profesionistë.

    Për vite me radhë, tifozët janë përpjekur të zbulojnë se kush fshihej pas këtij emri, ndërsa tani vetë Kitson ka konfirmuar se ai ishte autori, shkruan Goal.com.

    Një fenomen që tronditi botën e futbollit

    Seria “Futbollisti Sekret” ngjalli kuriozitet të madh në publik, ndërsa lexuesit u mahnitën nga informacionet që zbuloheshin në rubrikën javore të gazetës, e cila shpesh hidhte dritë mbi anët e errëta dhe frustruese të futbollit profesional.

    Nën këtë pseudonim janë botuar pesë libra, disa prej të cilëve në formë kujtimesh. Misteri rreth identitetit të autorit nxiti debate të shumta dhe madje u krijuan edhe grupe në internet, ku njerëzit përpiqeshin të zbulonin se kush ishte “Futbollisti Sekret”. Tani, Kitson i ka dhënë fund këtij misteri.

    Kitson u bë i njohur duke luajtur për Cambridge United dhe Reading, me këtë të fundit duke garuar edhe në Ligën Premier, pasi klubi theu rekordin e Championship me 106 pikë në sezonin 2005/06. Më pas ai luajti për Stoke City, Portsmouth, Sheffield United dhe Oxford United, përpara se ta përfundonte karrierën në vitin 2015.

    “Ishte argëtuese, pastaj u kthye në ankth të madh”

    Duke folur në podkastin Liberty Rock Sport, Kitson zbuloi publikisht identitetin e tij.

    “Unë jam ‘Futbollisti Sekret’. Nuk e kam thënë kurrë më parë me zë të lartë. Ideja më erdhi kur isha i pakënaqur me drejtimin që po merrte futbolli dhe kisha nevojë për një rrugëdalje për shëndetin tim mendor”.

    “Kam shkruar që kur isha fëmijë. Është një pasion. Doja të bëhesha shkrimtar udhëtimesh. Të shkruarit ishte kënaqësi për mua. Më ndihmonte të përpunoja atë që po ndodhte në futboll. Nuk ishte me qëllim për të kritikuar njerëzit, por për të shpjeguar se çfarë po ndodhte në industri dhe pse”, shpjegoi Kitson.

    “Shkruaja dhe i lija njerëzit të formonin mendimet e tyre. Ishte argëtuese për një kohë, por më pas shkaktoi shumë ankth. Kisha një karrierë dhe një kontratë të madhe. Nëse do të zbulohej identiteti im, do të më kishin pushuar nga puna dhe ndoshta do të më kishin përjashtuar”.

    “Sot të gjithë kanë një podcast apo një mënyrë për t’u shprehur. Atëherë ishte diçka krejtësisht e re. Besoj se ndikoi në ndryshime të rëndësishme në nivelet më të larta të futbollit dhe për këtë jam krenar. Por stresi dhe ankthi ishin të jashtëzakonshëm”, pranoi ai.

    Tragjedia që ndryshoi gjithçka

    Kitson tregoi gjithashtu se vdekja e Gary Speed në vitin 2011 ndikoi drejtpërdrejt në vendimin e tij për të ndaluar së shkruari si “Futbollisti Sekret”.

    Speed, ish-mesfushor i Leeds, Newcastle dhe Bolton, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në moshën 42-vjeçare.

    “Gjëja më e rëndë ishte kur shkrova një rubrikë për shëndetin mendor me titullin ‘Ndonjëherë pas dritës ka errësirë’. Në atë kohë askush nuk fliste për shëndetin mendor në futboll. Nëse e përmendje, konsideroheshe i dobët. Shkrova se kishte një epidemi të problemeve të shëndetit mendor dhe paralajmërova se ishte vetëm çështje kohe para se dikush të merrte jetën e vet”.

    “E dërgova tekstin të premten, u publikua të shtunën dhe të dielën Gary Speed u gjet i vdekur. Nga ai moment, të qenit Futbollisti Sekret nuk ishte më argëtuese”, përfundoi ai.

    Sot, pas përfundimit të karrierës si futbollist, Kitson ka punuar si analist, por kryesisht angazhohet si folës motivues në fushën e shëndetit mendor.

    Në vitin 2020, ai i kërkoi falje Raheem Sterling, pasi dy vite më herët kishte sugjeruar se ish-ylli i Manchester Cityt e kishte “bërë veten shënjestër” të racizmit.

    “Ndoshta jam shprehur në mënyrë të ngathët dhe për këtë kërkoj ndjesë. Por unë kurrë nuk kam toleruar dhe nuk do të toleroj asnjë formë racizmi. E admiroj Raheemin që e mori përsipër betejën dhe tha: ‘Jo, nuk do ta toleroj.’ Pajtohem plotësisht me të”.

    “Duhet bërë më shumë. Dhe unë jam i gatshëm të kontribuoj. Nëse ai apo dikush tjetër dëshiron të flasë me mua për këtë dhe për atë që kam ndërmend të bëj, jam më shumë se i hapur për dialog”, kishte deklaruar Kitson në atë kohë.

  • Gordon synon ta zë me gola Mbappen, shënon katër herë veç n’pjesën e parë

    Gordon synon ta zë me gola Mbappen, shënon katër herë veç n’pjesën e parë

    Skuadra e Newcastle Unitedit ka shënuar golin e pestë ndaj Qarabagut në ndeshjen e vlefshme për play-offin e Ligës së Kampionëve.

    Golin për 0:5 e shënoi Anthony Gordon.

     

     

    Gordon shënoi golin e pestë në minutën e fundit të pjesës së parë nga pika e bardhë e penalltisë.

    Ky ishte goli i katërt i tij personal sonte – kurse i dhjeti këtë sezon në Champions League.

  • Champions League vjen sot edhe me katër përballje interesante

    Champions League vjen sot edhe me katër përballje interesante

    Sonte zhvillohen katër ndeshjet e fundit të 1/16 së finales së Champions League-s, për raundin e parë.

    Nga ora 18:45, Qarabag do të jetë nikoqire e Newcastle Unitedit.

    Nga ora 21:00, luhen edhe tri ndeshjet e tjera.

    Interi do të luajë në udhëtim, ku përballet me skuadrën norvegjeze, Bodo/Glimt.

    Club Brugge do të luajë në shtëpi ndaj Atletiko Madridit, derisa Olympiacosi është nikoqire e Bayer Leverkusenit.

  • Fyerjet raciste ndaj Viniciusit, reagon Federata Braziliane…

    Fyerjet raciste ndaj Viniciusit, reagon Federata Braziliane…

    Federata Braziliane e Futbollit ka reaguar pas fyerjeve raciste ndaj Vinicius Jr.-it

    Sulmuesi i Real Madridit, pas golit të shënuar ndaj Benficas, u përball me fyerje raciste nga tifozët portugezë, por edhe nga futbollisti Gianluca Prestianni, shkruan IndeksOnline.

    Ai pas kësaj refuzoi të luante, duke u larguar nga fusha, derisa ndeshja u ndërpre për disa minuta.

    Federata Braziliane e Futbollit përmes reagimit ka thënë se racizimi është krim dhe nuk duhet të ekzistojë askund e në veçanti në futboll.

    ”Federata e Futbollit e Brazilit qëndron në solidaritet me Vinícius Júniorin, viktimë e një tjetër akti racizmi këtë të martë, pasi shënoi për Real Madridin CF kundër SL Benfica në Lisbonë.

    Racizmi është krim. Është i papranueshëm. Nuk mund të ekzistojë në futboll apo askund tjetër.

    Vini, nuk je vetëm.

    Vendimi yt për të aktivizuar protokollin është një shembull guximi dhe dinjiteti. Jemi krenarë për ty.

    “Do të mbetemi të palëkundur në luftën kundër çdo forme diskriminimi. Jemi në krahun tënd. Gjithmonë”, thuhet në reagim./IndeksOnline/

     

  • Konfirmohet largimi i parë i madh nga Real Madridi në fund të sezonit

    Konfirmohet largimi i parë i madh nga Real Madridi në fund të sezonit

    Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, zbuloi përmes llogarisë së tij në platformën X se mbrojtësi austriak David Alaba do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit aktual, pas vendimit të drejtuesve të klubit për të mos rinovuar kontratën e tij.

    Sipas Romanos, lojtari veteran po përgatitet për një eksperiencë të re gjatë afatit kalimtar veror, duke marrë në konsideratë disa oferta dhe opsione të ndryshme për të vendosur destinacionin e tij të ardhshëm.

    Kontrata e Alabës përfundon në fund të sezonit aktual, dhe Real Madrid ka vendosur të mos nisë negociatat për rinovimin, gjë që do të thotë se mbrojtësi austriak do të largohet falas sapo të përfundojë sezoni, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij në kryeqytetin spanjoll.

    33-vjeçari Alaba iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2021 përmes një transferimi falas nga Bayern Munich, dhe deri tani ka luajtur 126 ndeshje me klubin spanjoll, duke shënuar pesë gola dhe dhuruar tetë asistime.

    Vlen të përmendet se largimi i mbrojtësit austriak do të lirojë një shumë të konsiderueshme në shkallën e pagave të klubit, sidomos duke marrë parasysh se ai është një nga lojtarët më të paguar brenda skuadrës mbretërore./Telegrafi/

  • Anglezët vazhdojnë traditën: Do të bëjnë pushime për iftar në ndeshje gjatë Ramazanit

    Anglezët vazhdojnë traditën: Do të bëjnë pushime për iftar në ndeshje gjatë Ramazanit

    Liga Premier dhe Liga Angleze e Futbollit do të vazhdojnë traditën e tyre gjatë Ramazanit, duke ofruar pushime të shkurtër në ndeshje për futbollistët dhe zyrtarët myslimanë që dëshirojnë të ndërpresin agjërimin.

    Ramazani fillon këtë javë dhe zgjat një muaj, gjatë të cilit besimtarët përmbahen nga ushqimi dhe pijet nga agimi deri në perëndim të diellit.

    Duke marrë parasysh që perëndimi i diellit në Mbretërinë e Bashkuar gjatë kësaj periudhe ndodh rreth orës 17:00–19:00, ndërprerjet e mundshme do të ndikojnë kryesisht në:

    Ndeshjet e shtunave që fillojnë në orën 16:00 derisa ato të dielave që fillojnë në orën 15:00

    Si në vitet e kaluara, kapitenët e ekipeve dhe zyrtarët e ndeshjes do të gjejnë një moment të natyrshëm gjatë lojës për t’u lejuar futbollistëve të ndërpresin agjërimin e tyre.

    Loja nuk ndalet ndërsa topi është në lojë; ndërprerja ndodh në momentin më të përshtatshëm, si gjatë një goditjeje nga porta, goditjeje të lirë ose rivënieje anësore.

    Kjo masë siguron që futbollistët të kenë mundësi të respektojnë besimin e tyre pa ndërprerë ritmin e ndeshjeve në Ligën Premier.

  • “Gëzuar këtë ditë të veçantë”, Edon Zhegrova nga Turqia uron Kosovën

    “Gëzuar këtë ditë të veçantë”, Edon Zhegrova nga Turqia uron Kosovën

    Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka uruar pavarësinë e Kosovës.

    Zhegrova gjendet në Turqi me skuadrën e Juventusit, ku sonte luan ndeshjen ndaj Galatasarayt në UEFA Champions League.

    Lojtari kosovar ka uruar vendlindjen e tij në përvejtorin e 18-të.

    Gëzuar këtë ditë të veçantë”, ka shkruar lojtari i “Zonjës së vjetër”.

    Kujtojmë se nga ora 18:45, Juventusi luan ndaj Galatasarayt.

  • Bomba e merkatos së verës: Nga Interi te Milani, çfarë tradhëtie

    Bomba e merkatos së verës: Nga Interi te Milani, çfarë tradhëtie

    Bomba e merkatos së verës.

    Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e janarit.

    Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë piketuar goditjen e parë për merkaton e verës.

    Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan synon transferimin e Cesare Casadeit nga Torino.

    Casadei u transferua verën e shkuar nga Interi te Torino për 13 milionë euro dhe këtë sezon po shkëlqen me fanellën e Demave të Kuq.

    Mesfushori 23-vjeçar ka realizuar katër gola në 26 paraqitje dhe është pikërisht Allegri ai i cili ka kërkuar transferimin e Casadeit në verë.

    Transferimi i tij në San Siro, pritet ti kushtojë Rosonerëve rreth 20 milionë euro.

  • “Dhashë gjithçka për Real Madridin, nuk u shkarkova” – Mourinho beson se mund t’i eliminojë mbretërit

    “Dhashë gjithçka për Real Madridin, nuk u shkarkova” – Mourinho beson se mund t’i eliminojë mbretërit

    Jose Mourinho ka folur me nostalgji dhe respekt për Real Madridin, përpara ndeshjes së parë të play-off-it të Ligës së Kampionëve, duke mohuar spekulimet për një rikthim të mundshëm në “Santiago Bernabéu”.

    “Nuk ka histori të tilla,” tha Mourinho kur u pyet për një rikthim hipotetik te Reali, edhe pse fjalët e tij sugjeruan se do të ishte i lumtur të pranonte një mundësi të tillë. Ai shtoi: “Po, sigurisht, Florentino mund të thotë jo.”

    Duke reflektuar mbi tre vitet e tij në Madrid, trajneri portugez theksoi: “Dhashë gjithçka që kisha për Realin. Kishte gjëra të mira dhe të këqija, por dhashë gjithçka. Ndjej se njerëzit më respektuan për këtë, pavarësisht gabimeve dhe sukseseve. Megjithatë, nuk dua të nxis histori që nuk ekzistojnë”.

    Mourinho kujtoi gjithashtu marrëdhënien e tij me Florentino Pérezin, duke konfirmuar se vazhdon të flas me të.

    “Herën e fundit që folëm ishte kur nënshkrova për Benficën, ai më telefonoi për të më përgëzuar. Shpresoj që të vijë në ndeshje nesër. Kemi një miqësi të shkëlqyer, nuk ka nevojë ta fshehim këtë”, deklaroi ai.

    Duke folur për largimin e tij nga Real Madridi, Mourinho shtoi se ai është nga të pakëtit që nuk u shkarkua.

    “Duhet të jem një nga të paktët trajnerë që u larguan nga Madridi pa u shkarkuar. Kur largohesh me vendimin tënd, largohesh me ndërgjegje të pastër”, nënvizoi ai.

    Sa i përket ndeshjes së ardhshme kundër Real Madridit, Mourinho ishte realist.

    “Ta mposhtësh Realin është shumë e vështirë. Ta bësh dy, tre herë, t’i eliminosh… Nuk mendoj se duhet një mrekulli, por duhet loja jonë më e mirë. Do të luajmë me gëzim që jemi këtu dhe do të luftojmë”, përfundoi portugezi.

  • Mourinho: Do të jem gjithmonë një “madridista”

    Mourinho: Do të jem gjithmonë një “madridista”

    Trajneri i Benficas, Jose Mourinho ka folur së fundi në konferencë.

    Para ndeshjes së rëndësishme ndaj Real Madridit, “The Special One” nuk kurseu fjalët e mira për ish-klubin e tij, teksa deklaroi se do të jetë gjithmonë një “madridista”.

    “Dhashë gjithçka që munda për Real Madridin. Kjo është arsyeja pse njerëzit më respektojnë. Do të jem gjithmonë një “madridista”, kjo lidhje nuk do të mbarojë kurrë”, deklaroi Mourinho.

    Ndeshja mes dy gjigantëve evropianë, zhvillohet nesër në orën 21:00 në Lisbonë./