Category: SPORT

  • Ndikimi i Messit: Të ardhurat e Inter Miamit katërfishohen

    Ndikimi i Messit: Të ardhurat e Inter Miamit katërfishohen

    Lionel Messi iu bashkua Inter Miamit në verën e vitit 2023 dhe që atëherë klubi jo vetëm që ka fituar trofe, por ka shënuar edhe një rritje marramendëse financiare.

    Sipas Forbes, që nga mbërritja e Messit te Inter Miami, të ardhurat e klubit janë rritur ndjeshëm nga 56 milionë dollarë në 200 milionë dollarë. Inter Miami ka fituar trofe dhe është bërë skuadra e parë në MLS me vlerë 1.35 miliardë dollarë.

    Herons po përgatiten për sezonin e ri të MLS-së. Në orët e para të 22 shkurtit, ata do të nisin sezonin e tyre të rregullt kundër Los Angeles FC. Vlen të përmendet se Herons janë kampionët në fuqi të MLS-së.

    Vlen gjithashtu të përmendet se pronari i Inter Miami, David Beckham, nuk i ka braktisur shpresat për të realizuar projektin më ambicioz në historinë e sportit. Klubi amerikan po e monitoron nga afër situatën rreth Cristiano Ronaldos.

  • Gallapeni huazohet te Wisla Plock

    Gallapeni huazohet te Wisla Plock

    Dion Gallapeni është larguar nga Widzew Lodz.

    Por mbrojtësi kosovar, do të qëndrojë në Poloni pasi do t’i bashkohet skuadrës së Wisla Plock.

    Ai do të qëndrojë deri në fund të sezonit, me Wisla Plockun që ka opsionin për ta bërë të përhershme.

    Gallapeni, ka bërë 12 paraqitje këtë sezon në Poloni, ku ka shënuar vetëm 1 gol.

  • Manchester City përgatitë 80 milionë euro për transferimin e yllit anglez

    Manchester City përgatitë 80 milionë euro për transferimin e yllit anglez

    Drejtuesit e Manchester Cityt nuk e përjashtojnë mundësinë për të bërë një lëvizje konkrete për mesfushorin e Nottingham Forest, Morgan Gibbs-White, në afatin kalimtar të ardhshëm.

    Sipas raportimeve të Football Insider, 26-vjeçari është gjithashtu në radarët e Tottenham Hotspur, duke e bërë të mundur një garë të fortë mes dy klubeve të mëdha të Ligës Premier.

    Edhe pse Nottingham Forest ndodhet vetëm tre pikë mbi zonën e rënies nga kategoria, Gibbs-White vazhdon të tërheqë vëmendjen falë paraqitjeve të tij të qëndrueshme.

    Që nga transferimi i tij, ai ka regjistruar 153 ndeshje zyrtare me klubin, duke kontribuar me 25 gola dhe 32 asistime.

    Performancat e tij i kanë siguruar gjithashtu gjashtë paraqitje me Kombëtaren e Anglisë.

    Megjithatë, çdo klub i interesuar do të duhet të përgatitet për një investim të konsiderueshëm financiar.

    Kontrata e mesfushorit me Nottingham Forest është e vlefshme deri në qershor të vitit 2028 dhe drejtuesit e klubit nuk pritet të ulin kërkesat e tyre financiare, madje as në rast të një rënieje nga elita.

    Sipas gazetarit Pete O’Rourke, shuma e kërkuar për kartonin e tij mund të variojë nga 60 deri në 70 milionë euro, ndërsa në disa raportime përmendet edhe një vlerësim që shkon deri në 80 milionë euro, shkruan Telegrafi.

    Interesimi i kahershëm i Manchester Cityt dhe rikthimi i mundshëm i Tottenhamit në garë tregojnë se e ardhmja e Gibbs-White mund të jetë një nga temat më të nxehta të afatit kalimtar së verës, me disa klube të Ligës Premier që pritet të monitorojnë nga afër situatën e tij.

  • Vinicius Jr hedh poshtë thashethemet për tensione me Mbappen: Kam vepruar si agjent për transferimin e tij

    Vinicius Jr hedh poshtë thashethemet për tensione me Mbappen: Kam vepruar si agjent për transferimin e tij

    Vinicius Junior ka folur për marrëdhënien e tij me Kylian Mbappe, duke hedhur poshtë çdo aludim për tension mes tyre pas transferimit të francezit te Real Madridi në verën e vitit 2024.

    Braziliani pranoi se ardhja e Mbappes solli ndryshime në dinamikën e skuadrës, por nënvizoi se raporti mes tyre është i shkëlqyer, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

    Në një intervistë të fundit, Vinicius zbuloi se ka qenë prej vitesh një nga zërat që ka shtyrë për transferimin e Mbappes në “Santiago Bernabeu”.

    “Çdo verë i shkruaja: ‘Kur po vjen?’ Kam vepruar si agjent”, u shpreh ai me humor, duke treguar se dëshira për të luajtur përkrah më të mirëve ka qenë gjithmonë prioritet i tij.

    Sipas sulmuesit brazilian, bashkëpunimi me lojtarë të nivelit të lartë rrit shanset për trofe dhe forcon ambiciet e klubit.

    Vinicius theksoi gjithashtu rëndësinë e harmonisë brenda grupit, sidomos në një skuadër me pritshmëri të larta si Real Madridi.

    “Ne kalojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin sesa me familjet tona. Duhet të kemi një marrëdhënie të mirë”, deklaroi ai, duke lënë të kuptohet se bashkëpunimi dhe mirëkuptimi janë thelbësore për suksesin.

    Forma e tij në javët e fundit është parë si një sinjal pozitiv edhe për funksionimin e repartit ofensiv, ku partneriteti me Mbappen pritet të jetë vendimtar në fazën më të rëndësishme të sezonit, shkruan Telegrafi.

    Në një moment kur e ardhmja e brazilianit vazhdon të diskutohet, mesazhi i tij është i qartë, ai dëshiron të fitojë dhe ta bëjë këtë përkrah më të mirëve, me Mbappen në qendër të projektit.

  • Rrahmani lëndohet dhe shkakton penallti, Roma në epërsi ndaj Napolit

    Rrahmani lëndohet dhe shkakton penallti, Roma në epërsi ndaj Napolit

    Skuadra e Romës ka shënuar golin e dytë ndaj Napolit, në derbin e javës së 25-të në Serie A.

    Golin për 1:2 e shënoi sulmusi Malen.

    Malen shënoi nga penalltia në minutën e 70’të.

    Kujtojmë që këtë penallti e shkaktoi mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani – i cili u lëndua gjatë këtij aksioni dhe u largua nga fusha.

    Duket se mbrojtësi ka lënduar këmbën e tij të majtë.

  • Shaqiri ia pamundëson fitoren Baselit, Saipi i pret penalltinë

    Shaqiri ia pamundëson fitoren Baselit, Saipi i pret penalltinë

    Skuadra e Baselit nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Luganos me shifrat 1:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Superligën e Zvicrës.

    Ekipi vendas shumë lehtë mund të fitonte ndeshjen, por Xherdan Shaqiri është fytyra tragjike.

    Sulmuesi shqiptar gaboi nga penalltia në minutën e 62’të.

    Goditjen e Shaqirit e ndali për mrekulli portieri kosovar, Amir Saipi.

    Nuk vonoi shumë, skuadra mysafire më pas shënoi golin e barazimit.

  • Kosova ndër favoritët kryesorë për Ligën B, e dyta pas Austrisë

    Kosova ndër favoritët kryesorë për Ligën B, e dyta pas Austrisë

    Kombëtarja e Kosovës vlerësohet se është favoriti i dytë për ta fituar grupin e Ligës B të Ligës së Kombeve, pas vetëm Austrisë.

    “Dardanët” të enjten mësuan kundërshtarët për Kupën e Botës, duke qenë në grupin B3, pranë Austrisë, Republikës së Irlandës dhe Izraelit.

    Në bazë të të dhënave të fundit nga e përditshmja “Football Meets Data”, Kosova vlerësohet se ka 23 për qind shanse për t’u kualifikuar në Ligën A, ndërsa 32 për qind për të përfunduar e dyta.

    Austria shihet si favorite e grupit me 53 për qind gjasa, ndërsa Irlanda e treta me vetëm 18 për qind. Izraeli shihet si kombëtarja më e mundshme për t’u kthyer në Ligën C.

  • Inter fiton derbin italian ndaj Juventusit, vendosin golat dramatikë në fund

    Inter fiton derbin italian ndaj Juventusit, vendosin golat dramatikë në fund

    Interi ka triumfuar 3-2 ndaj Juventusit në kuadër të javës së 25-të të Serie A, duke ruajtur kreun e renditjes me 61 pikë.

    Ndeshja nisi me një episod të çuditshëm, kur Andrea Cambiaso shënoi një autogol për Interin në minutën e 17-të, por e shpëtoi situatën më vonë duke realizuar golin e barazimit (26’).

    Situata u vështirësua për Juventusin kur Pierre Kalulu u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 42-të, duke lënë mysafirët me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të ndeshjes.

    Pjesa e dytë u luajt me intensitet të lartë dhe dramatik, me golin e Francesco Pio Esposito që riktheu epërsinë për Interin (76’), ndërsa Manuel Locatelli barazoi për Juventusin (83’).

    Vendimi i ndeshjes erdhi në minutën e fundit, kur Zielinski, pas një asistimi fantastik nga Bisseck, realizoi golin e fitores (90’), duke siguruar pikët e plota për “Nerazzurët”.

    Me këtë fitore, Interi mban lidershipin në Serie A, ndërsa Juventus bie në vendin e pestë me 46 pikë.

  • Labinot Xhoxhaj e nokauton keq Seifkhanin dhe mbron titullin evropian EBU

    Labinot Xhoxhaj e nokauton keq Seifkhanin dhe mbron titullin evropian EBU

    Boksieri Labinot Xhoxhaj e ka mbrojtur titullin e kampionit të Evropës (EBU), duke e mposhtur suedezin Pezhman Seifkhan.

    Në përballjen që u zhvillua në Lahr të Gjermanisë, Xhoxhaj dominoi nga fillimi dhe arriti t’ia “fikë dritat” për t’iu gëzuar fitores së 22-të në karrierë.

    Pas goditjeve të vazhdueshme, në raundin e katërt Xhoxhaj e rrëzoi suedezin, i cili nuk arriti të ngrihej kësisoj mori fitore të madhe.

    Për më shumë shikoni momentin:

    Ndërkohë, kjo fitore padyshim i ndihmon Xhoxhajt që edhe të garojë për titullin e kampionit të Botës, i cili mbetet objektivi kryesor i karrierës.

  • Cristiano Ronaldo rikthehet në fushë, luan titullar në ndeshjen kundër Al Fateh

    Cristiano Ronaldo rikthehet në fushë, luan titullar në ndeshjen kundër Al Fateh

    Al Nassr janë në udhëtim për t’u përballur me Al Fateh në javën e 22-të të Ligës Profesionale Saudite.

    Tifozët e klubit – dhe vetë Cristiano Ronaldo – mund të marrin frymë lirisht. Sulmuesi legjendar, pas një bojkoti të shkurtër, është rikthyer në stërvitjen e ekipit dhe sot, më 14 shkurt, do të bëjë ndeshjen e tij të parë si titullar pas dy javësh.