Category: SPORT

  • Kosova me Austrinë, Irlandën e Izraelin në Ligën e Kombeve

    Kosova me Austrinë, Irlandën e Izraelin në Ligën e Kombeve

    Kosova ka mësuar kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve, pas tërheqjes së shortit që u bë sot (e enjte) në Bruksel.

    Kundërshtarët e Kosovës në Ligën B janë këto kombëtare:

    Izraeli

    Austria

    Republika e Irlandës

    Ndeshjet e para janë planifikuar nga 24 deri më 26 shtator 2026, ndërsa raundi i fundit i fazës së grupeve do të zhvillohet nga 15 deri më 17 nëntor 2026.

    Fituesit e secilit grup në Ligën B do të sigurojnë ngjitjen në Ligën A për sezonin pasardhës, ndërsa kombëtarja e vendit të fundit do të bie në Ligën C.

    Përveç kësaj, përzgjedhjet e vendeve të dyta dhe të treta nga secili grup do të avancojnë në ‘play-off’-et e ngjitjes/rënies nga kategoria, të cilat luhen në dy ndeshje, në shtëpi dhe jashtë.

    Vendet e dyta nga Liga B do të përballen me vendet e treta nga Liga A për ngjitje, ndërsa vendet e treta nga Liga B do të luajnë për mbijetesë kundër vendeve të dyta nga Liga C.

  • Këta janë kundërshtarët e Kosovës në Ligën e Kombeve

    Këta janë kundërshtarët e Kosovës në Ligën e Kombeve

    Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

    Kosova do të garoj në Ligën B, ku ”Dardanët” do të jenë në Grupin B3, dhe do të përballen me Israelin, Austrinë dhe Republikën e Irlandës.

     

     

    Ndeshjet e edicionit të pestë të Nations League zhvillohen nga muaji shator deri në muajin nëntor.

  • Synim e ka Kupën e Botës, Anglia ia vazhdon kontratën Thomas Tuchelit

    Synim e ka Kupën e Botës, Anglia ia vazhdon kontratën Thomas Tuchelit

    Federata Angleze e Futbollit ka konfirmuar rinovimin e kontratës me Thomas Tuchel, i cili do të vazhdojë si përzgjedhës i Anglisë deri në qershor të vitit 2028.

    Trajneri gjerman ka shprehur kënaqësinë për vazhdimin e bashkëpunimit, duke theksuar ambicien për të udhëhequr “Tre luanët” drejt Kupës së Botës, shkruan Indeksonline

    “Jam shumë i lumtur dhe krenar që po e zgjas kohën time me Anglinë. Nuk është sekret për askënd që kam shijuar çdo minutë pune me lojtarët dhe stafin. Mezi pres t’i udhëheq drejt Kupës së Botës”, deklaroi Tuchel.

     

  • Vazhdon aksioni në Kupën e Kosovës, sot tre duele të tjera

    Vazhdon aksioni në Kupën e Kosovës, sot tre duele të tjera

    Kupa e Kosovës vazhdon me ndeshjet e fazës së 1/8 së finales, ku sot priten tre duele tepër interesante.

    Takimet e planifikuara do të zhvillohen në qytetet e Gjilanit, Vushtrrisë dhe Mitrovicës.

    Sfida kryesore e ditës luhet në qytetin e Gjilanit, me Gjilanin që është nikoqir i Lirisë së Prizrenit.

    Duel tejet interesant pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Riza Lushta’ me Trepçën ’89 që pret Malishevën.

    Dy skuadra nga Liga e Parë, Vushtrria dhe Vëllaznimi do të përballen në stadiumin ‘Ferki Aliu’, ku qëllimi është kalimi në çerekfinale.

    Të gjitha tre ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00.

  • Dështoi në testët mjekësore të Milan, Barcelona e synon transferimin e tij

    Dështoi në testët mjekësore të Milan, Barcelona e synon transferimin e tij

    Barcelona tashmë ka nisur analizimin e opsioneve për rinovimin e repartit ofensiv në afatin kalimtar veror. Drejtuesit sportivë katalanas kanë vënë në shënjestër Jean-Philippe Mateta, sulmuesin francez që aktivizohet me Crystal Palace.

    Ky interes vjen në një moment kyç tranzicioni për projektin e Hansi Flick, i cili duhet të gjejë zgjidhje për shkak të largimit të pritshëm të Robert Leëandoëskit në përfundim të kontratës së tij.

    Nevoja për një pikë referimi në zonë është kthyer në prioritet absolut për bordin drejtues të klubit.

    Barcelona e kupton se boshllëku që do të lërë sulmuesi polak kërkon një profil që jo vetëm garanton efikasitet para portës, por edhe rrit konkurrencën e brendshme krahas lojtarëve si Ferran Torres.

    Megjithëse vlerësimi fillestar i kartonit të tij ishte rreth 40 milionë euro, rrethanat e fundit sugjerojnë se transferimi i Jean-Philippe Mateta mund të realizohet për një shumë më të ulët.

    Barcelona po monitoron me kujdes gjendjen fizike të lojtarit, duke pasur parasysh se një transferim i dështuar te Milan gjatë afatit kalimtar të dimrit erdhi si pasojë e problemeve mjekësore.

    Flick vlerëson aftësinë e francezit për të luajtur me shpinë nga porta dhe fuqinë e tij në tranzicionet e shpejta, cilësi që mund të rigjallërojnë sulmin në “Camp Nou”.

  • Zyrtare: Hamdi Namani huazohet te Gjilani nga Prishtina deri në fund të sezonit

    Zyrtare: Hamdi Namani huazohet te Gjilani nga Prishtina deri në fund të sezonit

    Gjilani ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me Prishtinën për huazimin e mesfushorit Hamdi Namani deri në përfundim të këtij edicioni.

    Futbollisti 31-vjeçar i bashkohet skuadrës gjilanase si i huazuar nga klubi kryeqytetas, me të drejta të plota aktivizimi deri në fund të sezonit.

    Marrëveshja i jep trajnerit të Gjilanit një alternativë me përvojë në repartin e mesfushës në fazën vendimtare të kampionatit.

    Namani është një emër i njohur në futbollin vendor, pasi gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e disa skuadrave në Kosovë.

    Në pjesën e parë të këtij sezoni ai kontribuoi për FC Prishtinën, prej nga mori dritën jeshile për t’u transferuar në formë huazimi te Gjilani.

    Me afrimin e tij, Gjilani synon të shtojë eksperiencë dhe stabilitet në mesfushë, duke rritur konkurrencën brenda skuadrës për objektivat e mbetura të sezonit.

  • Trepça finaliste e Kupës së Kosovës

    Trepça finaliste e Kupës së Kosovës

    KB Trepça e ka mposhtur edhe për herë të dytë Borën.

    Kësaj radhe në Prishtinë, për t’u bërë finalistja e parë për Kupën e Kosovës.

     

     

    Klubi i mitrovicasve fitoi 77-66.

    Trepça pritet të takohet në finale me Bashkimin ose Prishtinën, e ndeshja midis këtyre dy ekipeve zhvillohet në ora 20:30.

  • Valon Berisha transferohet tek Zurich në Zvicër

    Valon Berisha transferohet tek Zurich në Zvicër

    Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, ka gjetur skuadrën e tij të re. Të mërkurën, ai firmosi me klubin zviceran, Zurich.

    Berisha së fundi ishte pjesë e LASK-ut në Austri, ndërsa me Zurichun ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në fund të edicionit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

    Mesfushori ka regjistruar deri më tani 52 paraqitje me përfaqësuesen e Kosovës.

  • Viti 2026 ka nisur me shkarkimin e disa trajnerëve të skuadrave të mëdha

    Viti 2026 ka nisur me shkarkimin e disa trajnerëve të skuadrave të mëdha

    Fillimi i vitit 2026 do të mbahet mend gjatë në futbollin botëror.

    Plot tre skuadra të mëdha të Premierligës kanü shkarkuar trajnerët, në vetëm një muaj.

    Ruben Amorim u shkarkua nga Manchester United dhe u zëvendësua me Michael Carrick.

    Chelsea e largoi Enzo Marescan dhe e emëroi në vend të tij Liam Rosenior.

     

    Një emër tjetër i madh, Xabi Alonso u largua nga Real Madrdit derisa vendin e tij e zuri Alvaro Arbeloa.

    Ditën e sotme janë zyrtrizuar edhe dy trajnerët e radhës që janë shkarkuar.

    Marseille ndau rrugën me Roberto De Zerbin, kurse Tottenham e largoi teknikun danez, Thomas Frank.

  • Fundi i një legjende, Carvajal do të largohet nga Real Madridi

    Fundi i një legjende, Carvajal do të largohet nga Real Madridi

    Dani Carvajal do të largohet nga Real Madridi në përfundim të sezonit 2025–26.

    Sipas asaj që raporton ”Marca” klubi ka vendosur që të mos i ofrojë një kontratë të re mbrojtësit spanjoll, i cili skadon më 30 qershor 2026, shkruan IndeksOnline.

    34-vjeçari, ka kaluar sezonet e fundit me probleme fizike dhe me minuta të kufizuara lojë, derisa ka humbur vendin e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes.

    Carvajal së fundi është i pakënaqur me trajnerin Alvaro Arbeloa, i cili shpërtheu pas ndeshjes me Valencian, ku iu dha hapësirë lojtarit të akademisë David Jimenez, i cili pastaj u zëvendësua me Trent Alexander Arnoldin.

    Ai është një nga lojtarët më të suksesshëm në historinë e klubit, duke fituar shumë trofe me fanellën e Real Madridit gjatë një karriere që zgjat mbi një dekadë.

    Pritet që sezoni 2025–26 të jetë i fundit i Carvajalit me “Los Blancos”, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm në skuadër.