Category: SPORT

  • Rikthehet Munishi, zyrtarizohet te Liria

    Rikthehet Munishi, zyrtarizohet te Liria

    Liria e Prizrenit ka gjetur trajnerin e ri.

  • Mediumi Italian e zbulon se pse Spalletti e futi Zhegrovën në lojë në vend të Conceicaos në ndeshjen Juventus–Lazio

    Mediumi Italian e zbulon se pse Spalletti e futi Zhegrovën në lojë në vend të Conceicaos në ndeshjen Juventus–Lazio

    Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ishte i detyruar të ndryshonte planin e tij gjatë pushimit të pjesës së parë në ndeshjen e Serie A ndaj Lazios, të zhvilluar të dielën mbrëma në Allianz Stadium, e cila u mbyll 2-2.

    Bardhezinjtë e mbyllën pjesën e parë në disavantazh 1-0 pas golit të Pedros, ndërsa Spalletti kishte vendosur të bënte një ndryshim ofensiv për të reaguar në pjesën e dytë.

    Fillimisht, strategu italian kishte planifikuar ta largonte nga loja mbrojtësin e krahut Juan Cabal dhe në vend të tij të fuste anësorin portugez Francisco Conceicao, i cili u pa duke marrë udhëzime të detajuara nga stafi teknik gjatë nxehjes në pushimin mes pjesëve, shkruan Footbal Italia.

    Megjithatë, situata ndryshoi në momentet e fundit, pasi Conceicao ndjeu shqetësime në gju gjatë nxehjes. Stafi mjekësor dhe teknik i Juventusit vendosën të mos e rrezikonin lojtarin portugez për pjesën e dytë, duke marrë parasysh gjendjen e tij fizike.

    Si pasojë, Spalletti u detyrua të ndryshonte zgjedhjen dhe vendosi ta aktivizonte Edon Zhegrovën, i cili hyri në lojë në vend të Juan Cabal për fillimin e pjesës së dytë.

    Ndeshja u komplikua më tej për Juventusin, pasi Lazio realizoi edhe golin e dytë me Gustav Isaksen, por reagimi i vendasve erdhi më vonë.

    Weston McKennie ngushtoi rezultatin pak para minutës së 60-të, ndërsa Pierre Kalulu shënoi golin e barazimit dramatik vetëm 15 sekonda para fillimit të kohës shtesë, duke shpëtuar një pikë për bardhezinjtë.

  • Reagimi epik i Guardiolës pas pritjes të çmendur nga Donnarumma

    Reagimi epik i Guardiolës pas pritjes të çmendur nga Donnarumma

    Lojtarët e Manchester Cityt festuan dje kundër Liverpoolit në një nga derbit më interesante të Ligës Premier në vitet e fundit (2:1), dhe pas përfundimit emocionues, askush nuk mbeti indiferent, përfshirë Pep Guardiolën.

    Trajneri spanjoll ishte në vijën anësore, duke përjetuar çdo moment të ndeshjes me shumë pasion. Liverpooli udhëhoqi deri në fund, dhe më pas Manchester City e ktheu ndeshjen me një penallti në minutën e 94-të.

    Vetëm një minutë para përfundimit të ndeshjes, Liverpooli mund të kishte barazuar rezultatin, por portieri Gianluigi Donnarumma regjistroi pritjen më të mirë të ndeshjes, dhe ndoshta të gjithë sezonit deri më tani.

    Portieri italian, falë reflekseve të tij të shkëlqyera dhe rrezes natyrale më të madhe të lëvizjes së krahëve, arriti të kapë një gjuajtje që përfundoi drejt e në traversë.

    Shumë njerëz e panë topin në portë, dhe kështu bëri edhe Pep Guardiola, i cili nuk mund të habitej nga kjo lëvizje pranë vijës anësore. Ai u përpoq ta kopjonte dhe para kamerave imitoi Donnarumman nga kjo mbrojtje e shkëlqyer.

    “Çfarë pritje”, u tha Guardiola asistentëve të tij, dhe reagimi i tij u bë viral.

    Pas kësaj fitoreje, City është përsëri në minus gjashtë pikë krahasuar me Arsenalin dhe ende ka një shans për të fituar kampionatin e 11-të në Angli.

  • Tre gjigantët e Premier League në luftë për Pulisic

    Tre gjigantët e Premier League në luftë për Pulisic

    Christian Pulisic, i cili ka një marrëveshje me Milanin deri në qershor 2027, ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve për shkak të paraqitjeve të tij të shkëlqyera.

    Sipas mediave italiane, ka një garë midis tre klubeve nga Premier League për të siguruar shërbimet e sulmuesit amerikan.

    Çdo periudhë kalimi sjell lëvizje të shumta dhe shumë spekulime lidhur me planet e klubeve më të mëdha të futbollit evropian.

    Në këtë kontekst, Milani ndodhet në një moment vendimtar, teksa synon rikthimin në majat e futbollit nën drejtimin e trajnerit Massimiliano Allegri.

    Trajneri italian po mbështetet fort te vazhdimësia e shtyllave kryesore të projektit të tij dhe është shumë i kënaqur me rendimentin e Pulisic.

    Sulmuesi 27-vjeçar po bën diferencën këtë sezon në Serie A, duke u shndërruar në një element kyç për kuqezinjtë.

    Me një kontratë të vlefshme deri në mesin e vitit 2027, ndikimi i Pulisic nuk ka kaluar pa u vënë re në arenën ndërkombëtare.

    Në prag të afatit kalimtar së verës, pritet një duel i fortë në Ligën Premier për kartonin e tij, ndërsa vlera e lojtarit vlerësohet rreth 55 milionë euro.

    Sipas raportimeve të Calcio Mercato, Manchester United, Arsenali dhe Tottenham janë të interesuara për të siguruar shërbimet e anësorit ofensiv.

    Megjithatë, klubi nuk ka ndërmend ta lehtësojë largimin e yllit amerikan, edhe pse presioni nga “Djajtë e Kuq”, “Topçinjtë” dhe “Spurs” pritet të jetë i madh.

  • City mbetët në garë për titull, Alisson fytyra tragjike e Liverpoolit

    City mbetët në garë për titull, Alisson fytyra tragjike e Liverpoolit

    Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore 1:2 ndaj Liverpoolit në derbin e javës së 25-të në Premier League.

    Tri golat në këtë ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.
    Të parët në epërsi kaluan vendasit, me anë të mesfushorit hungarez, Dominik Szoboszlai.
    Mesfushori shënoi një eurogol nga gjuajtja e lirë në minutën e 74’të.

    Pastaj të gjitha minutat tjera ishin për ekipin mysafir.

    Fillimisht për 1:1 shënoi Bernardo Silva dhe më pas nga penalltia, Erling Haaland për 1:2.

    Penalltinë në minutat e fundit e shkaktoi portieri, Alisson.

    Me fitore, City i Pep Guardiolas shkon në kuotën e 50 pikëve në pozitën e 2-të, gjashtë më pak se lideri, Arsenal (56).

  • Tjetër gol nga Xherdan Shaqiri, Baseli fiton me përmbysje ndaj Zurichut

    Tjetër gol nga Xherdan Shaqiri, Baseli fiton me përmbysje ndaj Zurichut

    Basel ka shënuar fitore me përmbysje në shtëpi ndaj Zurichut, në kuadër të xhiros së 23-të në elitën e futbollit zviceran.

    Zurich deri në minutën e fundit të ndeshjes ishte në epërsi prej 0-1, sidoqoftë Baseli realizoi dy gola të vonshëm për ta realizuar rikthimin e madh.

    Xherdan Shaqiri u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke e barazuar rezultatin.

    Ndërsa, Salah në minutën e fundit shënoi pas asistimit të Bacanin për t’ia siguruar vendasve pikët e plota (90+6′).

    Vlen të ceket se përpos Shaqirit, nga minuta e parë luajti edhe mesfushori Dion Kacurri, i cili pësoi një lëndim në minutën e 63-të dhe si pasojë la fushën.

    Ndërkohë, te Zurichu paraqitje të plotë bënë dyshja Bledian Krasniqi e Lindrit Kamberi.

    Baseli kësisoj renditet në pozitën e katërt me 39 pikë derisa Zurichu në vendin e nëntë me 25 sosh.

     

  • Albion Rrahmani ia bën sefte me gol në vitin 2026

    Albion Rrahmani ia bën sefte me gol në vitin 2026

    Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani ka shënuar gol në ndeshjen ndaj Zlin-it.

    Sparta Prague ka shënuar gol ndaj Zlin-it në ndeshjen e javës së 21-të në Chance Liga në Çeki.

     

     

    Rrahmani shënoi gol në minutën e 65’të dhe ky ishte goli i parë i tij për vitin 2026.

    Ky ishte goli i tetë i sulmuesit kosovar në elitën e futbollit çek.

  • Ilir Mustafa operohet me sukses pas këputjes së ligamentit ACL

    Ilir Mustafa operohet me sukses pas këputjes së ligamentit ACL

    Mesfushori kosovar, Ilir Mustafa ka pësuar një lëndim.

    Klubi i tij Drita, njoftoi se Mustafa i është nënshtruar një operimi të cilin e kreu me sukses.

    Prizrenasi, ishte i pafat me dëmtimin pasi i është përsëritur lëndimi i vjetër dhe ka këputur ligamentin ACL, të cilin e kishte operuar para më shumë se një viti.

    Mustafa, bëri 29 paraqitje me Dritën këtë sezon ku bëri vetëm 2 asiste.

     

  • Nëntë të artat e trajnerit Kuka në Paris

    Nëntë të artat e trajnerit Kuka në Paris

    Driton Kuka ka ngritur me krenari nëntë gishta, pasi Distria Krasniqi të shtunën e fitoi të artën në Grand Slamin e Parisit. Ishte medalja e nëntë e Distrisë në këtë ngjarje madhore, por për më tepër ishte e nënta e arta e Driton Kukës si trajner në Grand Slamin e Parisit. Dhe për të shënuar këtë arritje të rrallë, kryemjeshtri Kuka ngriti nëntë gishta në arenën “Bercy” të mbushur me afro 20 mijë shikues, derisa po bënte fotografi me kampionen e mahnitshme.Nxënësit e Driton Kukës në fakt i kanë plot 19 medalje në Grand Slamin e Parisit. Dhe prej tyre plot nëntë janë të arta.

    “Medaljet e arta në Paris, ku atmosfera dhe vlera e sportit të xhudos është në dritën më të bukur të saj, është e veçantë. Sinqerisht, krahasohet me të arta e Botërorit dhe të Olimpiadës”, ka thënë kryemjeshtri Kuka të dielën për KOHËN.Ai vazhdimisht ka veçuar atmosferën në arenën “Bercy” që e bëjnë edhe më madhështore mijëra shikuesit, shumë prej tyre njohës të mirë të xhudos.

    “Atmosfera impozante në një ndër qytetet më të bukura në botë, e në shtetin ku xhudo është ndër sportet më të popullarizuara, pastaj konkurrenca gjithmonë shumë e fortë, e bëjnë ndjenjën e së artës një përjetim të paharrueshëm për mua si trajner”, ka shtuar Kuka.Trajneri me pesë medalje olimpike, prej tyre tri të arta, së fundi ka limituar numrin e garave ku merr pjesë, përkatësisht ku ulet në karrigen e trajnerit. Por garën e Parisit nuk e lëshon asnjëherë. Ka të bëj edhe me madhështinë që Grand Slami ka si ngjarje në botën e xhudos.

  • Vdes ish-portieri i Milanit

    Vdes ish-portieri i Milanit

    Ka ndërruar jetë ish-portieri i Milanit, Pierangelo Belli.

    Belli, vdiq në moshën 81-vjeçare pas një sëmundje që kishte pasur.

    Italiani, ishte pjesë e Milanit për 10 vite ku fitoi tituj të rëndësishëm si Kupën e Evropës(Champions League), titullin e Serie A-së, Intercontinental Cup, Coppa Italia dhe “Cup Winners Cup”.

    Ai më pas vazhdoi karrierën në klubet si Hellas Verona, Pro Sesto dhe Legnano.