Category: SPORT

  • Alvaro Arbeloa rikthen në vëmendje rastin “Negreira”: Skandali më i madh në historinë e futbollit ende i pazgjidhur

    Alvaro Arbeloa rikthen në vëmendje rastin “Negreira”: Skandali më i madh në historinë e futbollit ende i pazgjidhur

    Trajneri Alvaro Arbeloa ka rikthyer vëmendjen në rastin “Negreira”, duke e cilësuar si skandalin më të madh në historinë e futbollit, që çuditërisht nuk është zgjidhur.

    Arbeloa tashmë është nën presion te gjiganti madrilen, sidomos që kur dështoi ndaj Benficas, ku “Los Blancos” tani duhet ta eliminojnë skuadrën portugeze në play-off për të avancuar në raundin e 16-të.

    “Rasti Negreira? Askush nuk e kupton pse, deri më sot, skandali më i madh në historinë e futbollit spanjoll mbetet i pazgjidhur. Kjo është diçka që i prek të gjithë”.

    Më pas ai u ndal te përballja ndaj Valencias, ku tha se pret një sfidë jo të lehtë.

    “Ndihemi të dashur nga tifozët e Real Madridit dhe atmosfera është gjithmonë fantastike. Për çdo skuadër, mposhtja e Real Madridit është një nga sfidat më të rëndësishme të vitit. E njëjta gjë do të jetë edhe për Valencian dhe vështirësia do të jetë e jashtëzakonshme”.

    “Pushimi i lojtarëve? E konsideroj planifikimin si një proces organizativ për t’i përgatitur sa më mirë lojtarët gjatë javës. Antonio Pintus është shumë i rëndësishëm për ne dhe askush nuk i vë në dyshim këto plane. Që nga momenti kur mora drejtimin e skuadrës deri te ndeshja kundër Rayo Vallecanos, ata kanë pasur vetëm dy ditë pushim”.

    Kujtojmë, përballja mes Realit e Valencias do të nis më fillim prej orës 21:00.

  • Zyrtare: Barcelona tërhiqet nga Superliga Evropiane

    Zyrtare: Barcelona tërhiqet nga Superliga Evropiane

    FC Barcelona ka njoftuar sot zyrtarisht tërheqjen e saj nga Projekti i Superligës Evropiane.

    Klubi ka informuar Kompaninë e Superligës Evropiane dhe klubet e tjera të përfshira në këtë iniciativë, duke vendosur të mos marrë më pjesë në këtë projekt kontrovers.

    Ky vendim vjen pas presionit të madh publik dhe kritikave të komunitetit futbollistik, duke treguar qartë distancimin e Barcelonës nga ideja e Superligës.

    ”FC Barcelona njofton sot se ka njoftuar zyrtarisht Kompaninë e Superligës Evropiane dhe klubet e përfshira për tërheqjen e saj nga projekti i Superligës Evropiane.”, thuhet në njoftimin e klubit.

    Real Madrid mbetet skuadra e vetme e cila ka mbetur pjesë e Superligës Evropiane.

     

     

  • E bujshme: Pellegrini transferohet te gjiganti italian me parametra zero

    E bujshme: Pellegrini transferohet te gjiganti italian me parametra zero

    Lorenzo Pellegrini largohet nga Roma, por jo nga Serie A.

    Mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini ka vendosur të largohet nga Olimpico pas 14 vite me fanellën e Giallorosëve.

    Pellegrini vjen nga grupmoshat e Romës e deri tek skuadra e parë, por në verë ka vendosur që të provojë një eksperiencë të re.

    Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Inter synon transferimin e Pellegrinit me parametra zero.

    Marotta po shqyrton sikurse ka bërë zakonisht sezonet e fundit situatën e lojtarëve që u skadon kontrata.

    Zikaltërit e kanë piketuar Pellegrinin si përforcimin ideal për repartin e mesfushës, pasiqë në verë nga Meazza pritet të largohen Frattesi dhe Calhanoglu.

  • Thellohet kriza e lëndimeve te Real Madridi, lëndohet edhe një tjetër lojtar i rëndësishëm

    Thellohet kriza e lëndimeve te Real Madridi, lëndohet edhe një tjetër lojtar i rëndësishëm

    Real Madrid ka konfirmuar se Rodrygo do të mungojë për një periudhë kohore pas një dëmtimi në kofshën e këmbës së djathtë.

    Sulmuesi brazilian nuk stërviti të premten, pasi pësoi dëmtimin të enjten, dhe emri i tij është shtuar në listën e mungesave për udhëtimin drejt Valencias.

    ‘Los Blancos’ kanë lëshuar një komunikatë të premten në mbrëmje, pas raportimeve se Rodrygo ishte në dyshim për ndeshjen në “Mestalla”, duke konfirmuar kështu dëmtimin.

    Sipas Cadena Cope, dëmtimi do ta mbajë Rodrygon jashtë fushës për rreth 10 ditë.

    Kjo do të thotë se ai nuk do të luajë ndaj Valencias të dielën në mbrëmje, dhe është në dyshim për ndeshjen kundër Real Sociedad fundjavën tjetër.

    Në teori, ai do të ishte në dispozicion për të luajtur ndaj Benficas në Lisbonë, por për atë ndeshje është i pezulluar. Qëllimi kryesor është që ai të jetë i gatshëm për të përballuar Osasunan në “El Sadar” pas pak më shumë se dy javësh.

    Kjo i shton dhimbjet e kokës Alvaro Arbeloas, teksa përgatiten për ndeshjen ndaj skuadrës së Carlos Corberan. Rodrygo pritej të luante në krahun e majtë të sulmit, në vend të Vinicius Junior, i cili është i pezulluar.

    Edhe Jude Bellingham është në rikuperim për shkak të një dëmtimi të kofshës, që do të thotë se Real Madrid do të jetë pa tre yjet e tij të sulmit./Telegrafi/

  • Muriqi synon të vazhdojë formën e shkëlqyer ndaj Barcelonës, Reali mysafir te Valencia

    Muriqi synon të vazhdojë formën e shkëlqyer ndaj Barcelonës, Reali mysafir te Valencia

    Xhiroja e 23-të në LaLiga sjellë duele tejet interesante, ku vëmendja kryesore do të jetë në Camp Nou në përballjen Barcelona–Mallorca.

    Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi do të synojë t’i shënojë gol edhe skuadrës “Blaugrana”, dhe për të shtuar gjasat e ishullorëve për mbijetesë.

    Muriqi deri në këtë pikë të sezonit ka shënuar 15 gola në elitën e futbollit spanjoll.

    Në krahun tjetër Real Madridi do të vizitojë “Mestallan” për t’u përballur me Valencian në krizë.

    “Los Blancos” kanë qëllim vetëm fitoren duke u bazuar te forma e jashtëzakonshme e Kylian Mbappe. Më poshtë ndeshjet e kësaj jave që do të transmetohen në kanalet Sport të platformës Artmotion.

  • Xhaka rrëfen pas kalimit te Sunderland: Nuk më morën seriozisht

    Xhaka rrëfen pas kalimit te Sunderland: Nuk më morën seriozisht

    Nga Gjermania, Granit Xhaka iu bashkua Sunderlandit verën e kaluar, një ekip që sapo ishte ngjitur në Premier Ligë.

    Për vendimin e tij ka folur tash vetë Xhaka, i cili tha se edhe miqtë e tij më të afërt e përqeshën për këtë vendim të tij.

    “Njerëzit po qeshnin me mua, madje edhe miqtë më të afërt, më thoshin, pse po kthehesh? Mirë që po kthehesh në Premier Ligë, por pse në Sunderland? U thash, sepse i dua sfidat”, u shpreh Xhaka në një bisedë për BBC.

    Ai tha se vendimin e kishte marrë pasi ndiente se i duhej një sfidë e re, pasi në Gjermani me Bayer Leverkusenin fitoi gjithçka – nga titulli i Ligës deri te Kupa.

    “Kisha një ndjenjë se më duhej një sfidë të re. Pas dy vitesh në Gjermani, ku në vitin e parë fituam gati gjithçka. Të pamposhtur në Bundesligë, fituam Kupën, humbëm finalen në Evropa Ligë – ishte shumë e dhimbshme”.

    “Thjesht kisha ndjenjën kur fola me pronarin e klubit, me trajnerin, se ky është klubi i duhur për mua sepse njerëzit janë shumë modestë. Është një qytet i vogël, sikur ku jam rritur unë. Besova se është drejtimi i duhur për mua dhe familjen time, dhe jam i lumtur që gjithçka po shkon siç e prita”, tha mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka.

    Sunderlandi ka befasuar të gjithë njohësit e futbollit këtë sezon. Klubi aktualisht zë vendin e 8 në tabelë, dhe është vetëm 5 pikë larg top 4-shes. Të gjithë ekspertët e futbollit në Angli, këtë sukses ia kanë atribuuar lidershipit të Xhakës, i cili mban edhe shiritin e kapitenit.

  • Një milion euro për FIFA 2026, Telekomi i Kosovës siguron të drejtat e transmetimit

    Një milion euro për FIFA 2026, Telekomi i Kosovës siguron të drejtat e transmetimit

    Telekomi i Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar kontratën për blerjen e të drejtave ekskluzive të transmetimit të Kupës së Botës 2026, e cila do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

    Kontrata, e cila i është besuar operatorit nga Shqipëria “Dividend” Sh.P.K., ka vlerën përfundimtare prej 1,050,000 euro.

    Kupa nis më 11 qershor, ndërsa Kosova dhe Shqipëria po garojnë për kualifikim.

  • Dënim i rëndë për ish-kampionët e Anglisë, i zbritën 6 pikë

    Dënim i rëndë për ish-kampionët e Anglisë, i zbritën 6 pikë

    Leicester City u dënua me heqjen e gjashtë pikëve sepse shkeli rregullat financiare të fitimit dhe qëndrueshmërisë (PSR). Konkretisht, klubi pati humbje financiare më të mëdha sesa lejohet gjatë periudhës trevjeçare deri në sezonin 2023-24.

    Sipas rregullave, klubet nuk lejohen të humbin mbi një kufi të caktuar financiar, edhe pse ky kufi ulet për ekipet që bien nga Premier League, sipas BBC Sports-it.

    Autoritetet vlerësuan se Leicester nuk e respektoi këtë limit, prandaj EFL-ja (Liga Anlgeze e Futbollit)  aplikoi dënimin me gjashtë pikë minus në Championship.

    Si pasojë, “dhelprat” bien nga vendi i 17-të në të 20-n në Championship dhe mbeten jashtë zonës së rënies vetëm falë diferencës së golave.

    Vendimi lidhet me shkeljen e rregullave të fitimit dhe qëndrueshmërisë financiare (PSR) për periudhën deri në sezonin 2023-24.

    Klubi reagoi me zhgënjim ndaj vendimit, duke e cilësuar atë të tepruar. “Ndërsa gjetjet e komisionit e reduktuan ndjeshëm shkallën e sanksionit të kërkuar fillimisht nga Premier League, rekomandimi mbetet joproporcional dhe nuk pasqyron në mënyrë adekuate faktorët lehtësues”, thuhet në deklaratën e Leicesterit. Klubi shtoi se po e shqyrton vendimin në detaje dhe po vlerëson hapat e mëtejshëm ligjorë, transmeton KosovaPressi.

    Skuadra po kalon një periudhë të vështirë edhe në fushë, duke mos fituar në katër ndeshjet e fundit në Championship, ndërsa aktualisht është pa trajner të përhershëm pas shkarkimit të Marti Cifuentes në janar.

  • Bomba nga Spanja, Messi rikthehet në Barcelonë

    Bomba nga Spanja, Messi rikthehet në Barcelonë

    Barcelona po përgatitet për rikthimin e madh të lojtarit më të madh të tyre.

    Sipas “Marca”, Lionel Messi ka vendosur të rikthehet te Barcelona, por nuk dihet a do të vijë si lojtar apo në ndonjë post brenda klubit katalanas.

    Paraqitja e tij e fundit në “Camp Nou”, ku erdhi për të parë rinovimet e stadiumit, ringjalli pasionin midis tifozëve dhe shkaktoi një valë të re spekulimesh.

    Messi, kaloi pjesën më të madhe të karrierës te Barcelona prej kur iu bashkua në vitin 2000 te “La Masia”, ku ka fituar gjithçka me “Blaugranat”.

  • Mikel Arteta i bën ftesë ish-yllit të Arsenalit t’i bashkohet stafit të tij të trajnerëve

    Mikel Arteta i bën ftesë ish-yllit të Arsenalit t’i bashkohet stafit të tij të trajnerëve

    Alex Oxlade-Chamberlain po hedh hapa konkretë drejt një karriere trajneriale te Arsenali, me trajnerin Mikel Arteta që është i interesuar ta përfshijë atë në stafin e klubit sapo të tërhiqet nga futbolli aktiv, sipas Daily Mail.

    32-vjeçari ka qenë duke përfunduar licencën e trajnerit UEFA B në stadiumin “Emirates” gjatë muajve të fundit.

    Si pjesë e përgatitjeve të tij, Oxlade-Chamberlain është stërvitur gjithashtu me ekipin U-21 të Arsenalit, për të ruajtur formën fizike, ndërkohë që po kërkon një klub të ri si lojtar i lirë.

    Ish-reprezentuesi i Anglisë është pa ekip që prej largimit nga klubi turk Besiktas në muajin gusht dhe raportohet se është në bisedime të avancuara me Celtic për të vazhduar karrierën e tij si futbollist.

    Arteta thuhet se është një admirues i hershëm i Oxlade-Chamberlain, me të cilin ka luajtur së bashku te Arsenali mes viteve 2014 dhe 2016, duke zhvilluar gjithsej 198 paraqitje gjatë periudhës së tij gjashtëvjeçare në klub.

    Dyshja raportohet se kanë një lidhje të fortë, e cila ka ndikuar në interesimin e Artetës për ta afruar atë në një rol si trajner.

    Aktualisht, licenca UEFA B i mundëson Oxlade-Chamberlainit të drejtojë ekipet U-18 ose U-19 të Arsenalit./Telegrafi/