Category: SPORT

  • Agim Ademi kryetar i FFK-së, e vazhdon mandatin e radhës katërvjeçar

    Agim Ademi kryetar i FFK-së, e vazhdon mandatin e radhës katërvjeçar

    Agim Ademi është rizgjedhur kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK). Në kuvendin zgjedhor të FFK-së, të mbajtur sot, Ademi është votuar pa kundërshtar nga delegatët, duke siguruar kështu mandatin e ri katërvjeçar, 2026–2030.

    Procesi zgjedhor është zhvilluar në mënyrë të rregullt, ndërsa delegatët kanë dhënë mbështetje për vazhdimin e drejtimit të federatës nga Ademi, shkruan Indeksonline

    Ky do të jetë mandati i radhës i Agim Ademit në krye të FFK-së.

  • Lajm i mirë për Rrahmanin, gati për t’u kthyer në fushë

    Lajm i mirë për Rrahmanin, gati për t’u kthyer në fushë

    Amir Rrahmani ka zhvilluar stërvitjen e parë pas lëndimit të fundit që pësoi pak ditë më parë. Mbrojtësi kosovar është planifikuar të jetë në listë për të shtunën në stadiumin Marassi kundër Genoas.

    Rrahmani, shkurt, është në rrugën e tij për ta rimarrë vendin titullar që u detyrua të braktiste në minutat e fundit të ndeshjes kundër Sassuolos.

    Napoli ka vuajtur shumë në ndeshjet e fundit, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe ka zbehur tej mase gjasat për titull në Serie-n A.

  • Shaqiri gjaknxehtë, “kapet” me tifozët e Baselit pas humbjes ndaj St. Gallenit

    Shaqiri gjaknxehtë, “kapet” me tifozët e Baselit pas humbjes ndaj St. Gallenit

    Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri nuk e ka përjetuar mirë humbjen ndaj St. Gallenit në Kupën e Zvicrës.

    Mbrëmë skuadra e Baselit u eliminua nga Kupa…, pas humbjes 2:1.

    Pas përfundimit të ndeshjes, Shaqiri pati një konfrontim me tifozët që kishin udhëtuar për ta përkrahur klubin.

    Ai u pa shumë nervoz afër tyre dhe duke bërë me gjeste. Pas ndeshjes, Shaqa tregoi se çfarë ndodhi me të vërtetë.

    “Kjo është pjesë e futbollit. Nuk më kujtohet se çfarë tha ai. Askush nuk është i lumtur kur humbasim. Kjo është e qartë. Por nuk ndihmon të nxitësh diçka. Duher të qëndrojmë të bashkuar”, u shpreh Shaqiri.

    Skuadra e Baselit këtë sezon është duke pasur vështirësi. U eliminuan nga garat e UEFA-s, tani edhe nga Kupa e Zvicrës.

  • Trepça e mposht Borën në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës

    Trepça e mposht Borën në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës

    Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, Trepça ka mposhtur Borën me rezultat të qartë 87:64, duke bërë një hap të madh drejt finales.

    Mitrovicasit kontrolluan ndeshjen që nga fillimi e deri në fund, me Mustapha Amzil që dallohet si lojtari më i mirë i ekipit, duke regjistruar 19 pikë, 8 kërcime dhe 2 asistime. Ndërsa Kenny Hasbrouck shtoi 16 pikë dhe 4 asistime, dhe Mikaile Tmushiq kontribuoi me 14 pikë për fitoren.

    Te Bora, më i miri ishte Lance Thomas me 17 pikë dhe 5 kërcime, ndërsa Tyler Cheese gjithashtu realizoi 17 pikë.

    Trepça dhe Bora do të përballen përsëri këtë fundjavë në Superligë, ndërsa ndeshja e kthimit gjysmëfinale pritet të luhet javën e ardhshme, ku mitrovicasit kërkojnë të vulosin finalen

  • Fenerbahce zbulon prapaskenat e transferimit të Kantes, ndihma e Erdoganit ishte vendimtare

    Fenerbahce zbulon prapaskenat e transferimit të Kantes, ndihma e Erdoganit ishte vendimtare

    Fenerbahçe ka përfunduar me sukses transferimin e N’Golo Kante nga Al-Ittihad, pas një sagë që u zgjat deri vonë mbrëmë.

    Klubi turk lëshoi sot një deklaratë duke falënderuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për mbështetjen në realizimin e kësaj marrëveshjeje.

    Transferimi i Kantes fillimisht ishte bllokuar për shkak të një gabimi nga Al-Ittihad në sistemin TMS të FIFA-s (Transfer Matching System). FIFA e ndaloi përkohësisht lëvizjen, derisa klubi arab dërgoi një formular të plotësuar saktë, duke lejuar që transferimi të miratohej menjëherë.

    Presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran, në emër të klubit, theksoi rëndësinë e mbështetjes së Erdogan në përfundimin e suksesshëm të transferimit:

    “Klubi ynë ka përfunduar me sukses transferimin e njërit prej lojtarëve më të rëndësishëm në futbollin botëror, N’Golo Kante. Falënderoj Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdogan, për mbështetjen e dhënë gjatë këtij procesi, i cili do të kontribuojë në zhvillimin e Fenerbahçes dhe futbollit turk”.

    Në deklaratë u theksua gjithashtu roli i tifozëve: besimi dhe mbështetja e tyre gjatë gjithë procesit kanë shërbyer si motivim dhe burim fuqie për klubin. Fenerbahçe përfundoi deklaratën me një mesazh për sezonin e ri.

    “Tani është koha për ta transferuar këtë forcë në fushë dhe për të qenë me ekipin tonë. Do të besojmë së bashku, do të luftojmë së bashku dhe do të fitojmë së bashku”, thuhet në deklaratën e klubit turk.

    Kante pritet të jetë një përforcim kyç për mesfushën e Fenerbahçes dhe për ambiciet e klubit turk këtë sezon.

  • Ballkani vazhdon me përforcime, prezanton mbrojtësin Arben Nikprelaj

    Ballkani vazhdon me përforcime, prezanton mbrojtësin Arben Nikprelaj

    Ballkani ka vazhduar me përforcime në stinorin pranveror.

    Suharekasit sapo kanë prezantuar mbrojtësin e talentuar shqiptar nga Mali i Zi, Arben Nikprelaj.

    Qendërmbrojtësi shtatlartë i bashkohet suharekasve nga skuadra shqiptare në Mal të Zi, Deçiçi.

    “FC Ballkani ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Arben Nikprelaj, që transferohet në radhët tona nga Deçiçi i Tuzit”.

    “21-vjeçari, i gjatë 1.94 m, vjen për të forcuar repartin defensiv me siguri në ajër dhe forcë fizike.I urojmë mirëseardhje Arbenit dhe shumë suksese me fanellën portokalli”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

  • Zbulohen dy destinacionet e mundshme të Ronaldos, çfarë parashikon klauzola e lirimit

    Zbulohen dy destinacionet e mundshme të Ronaldos, çfarë parashikon klauzola e lirimit

    Sipas mediave portugeze, Cristiano Ronaldo mund të largohet këtë verë nga Al-Nassr, edhe pse ka kontratë të vlefshme deri në qershor 2027.

    Sulmuesi portugez, i cili së shpejti do t’i mbushë 41 vjet, është raportuar i pakënaqur me menaxhimin e klubit, veçanërisht lidhur me mënyrën si trajtohen transferimet dhe investimet nga Public Investment Fund (PIF) — fondi miliardësh që i menaxhon klubet në Arabinë Saudite.

    Cilat janë opsionet për të ardhmen e CR7?

    Major League Soccer (MLS) – Liga e Futbollit Amerikan mbetet një destinacion i pëlqyer për futbollistët në moshë dhe Ronaldo mund ta kërkojë një aventurë të re në Shtetet e Bashkuara, ku rivaliteti me Lionel Messin (në Inter Miami) mund ta marrë një dimension tjetër.

     

    Një tjetër mundësi mbetet rikthimi në futbollin elitar evropian për të konkurruar për trofe të mëdhenj, diçka që gjithmonë ka qenë prioritet për legjendën portugeze.

    Klauzola e lirimit:

    Çdo klub që dëshiron ta transferojë Cristiano Ronaldon duhet ta paguajë klauzolën e tij të lirimit prej rreth 50 milionë eurosh, e përcaktuar në kontratë.

     

    Kjo mund ta bëjë të mundshëm largimin e tij edhe para fundit të marrëveshjes me Al-Nassr.

    Ronaldo duket i vendosur për të eksploruar opsionet e tij, ndërsa klubi aktual dhe kontrata e tij mbeten një pjesë kyçe e negociatave për të ardhmen e tij, sidomos me Botërorin 2026 në horizont.

  • Cristiano Ronaldo po mendon rikthimin në Evropë

    Cristiano Ronaldo po mendon rikthimin në Evropë

    Cristiano Ronaldo po mendon të largohet nga Al Nassr në fund të sezonit.

     

     

     

    Sipas asaj që raporton ‘’Dailly Mail’’, sulmuesi portugez është i hapur për një rikthim në Evropë apo një transferimin në kampionatin amerikan.

    40-vjeçari së fundi ka shfaqur paknaqësi ndaj klubit, me mënyrën në të cilën Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite po trajton financat e Al Nassr, krahasuar me rivalet e tyre.

    Në media është raportuar se i interesuar për transferimin e Ronaldos është edhe Manchester Unitedi, të cilët janë të gatshëm ta mirëpresin në skuadër për herën e tretë.

     

     

    Ronaldo ka kontratë me Al Nassr deri në vitin 2027 dhe ka një klauzol lirimi prej 50 milionë eurove.

  • Mos luani me kamerën e gjyqtarit! Futbollisti u ndëshkua me karton të kuq në Arabinë Saudite

    Mos luani me kamerën e gjyqtarit! Futbollisti u ndëshkua me karton të kuq në Arabinë Saudite

    Mbrëmë pas ndeshjes, Al Riyadh vs Al Nassr ndodhi një moment interesant.

    Futbollisti Toze u ndëshkua me karton të kuq direkt pas përfundimit të ndeshjes, shkruan Indeksonline

    Kjo, pasi 33-vjeçari po luante me kamerën e vendosur në trupin e gjyqtarit.

    Kujtojmë që ndeshjen mbrëmë e fitoi Al Nassr me rezultatin minimal 1:0.

  • “Mbappe nuk është rivali im”, Vedat Muriqi flet për garën e “Pichichit”: Edhe nëse dal i dyti, do festoja..!

    “Mbappe nuk është rivali im”, Vedat Muriqi flet për garën e “Pichichit”: Edhe nëse dal i dyti, do festoja..!

    Vedat Muriqi mbrëmë shënoi fitore 4:1 ndaj Sevillas në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në La Liga.

    Përveç golit, sulmuesi kosovar bëri edhe një asist, shkruan Indeksonline

    Pas ndeshjes, Muriqi foli për mediat në Spanjë dhe u shpreh i lumtur që po vazhdon të shënoj gola.

    Poashtu ai foli edhe për kundërshtarin e tij, Kylian Mbappen – të cilët janë në garë për çmimin “Pichichi”.

    “Kylian Mbappe nuk është rivali im, ai është nga një botë tjetër. Nëse përfundoj pas tij në Pichichi, do ta festoj sikur ta kisha arritur vetë”, u shpreh Muriqi pas ndeshjes

    Kujtojmë që “pirati” ka shënuar 15 gola këtë sezon në ligë, plus një asist.