Category: SPORT

  • Raphinha mungon në sfidën e nesërme, pëson një lëndim të lehtë

    Raphinha mungon në sfidën e nesërme, pëson një lëndim të lehtë

     

    Futbollisti i Kombëtares së Brazilit, Raphinha nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Barcelonës.

    Klubi katalunas ka njoftuar opinionin se futbollisti brazilian ka pësuar një lëndim të lehtë dhe do të mungojë në ndeshjen ndaj Albacetes.

    Barcelona nesër luan ndaj Albacetes në Kupën e Spanjës, faza çerekfinale.

    Raphinha pritet të mungojë një javë, por ka gjasa të kthehet për ndeshjen ndaj Barcelonës..

     

  • ​Pse dhe si e fitoi Kosova organizimin e Lojërave Mesdhetare?

    ​Pse dhe si e fitoi Kosova organizimin e Lojërave Mesdhetare?

    Kosova e fitoi të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare si rezultat i një procesi të gjatë diplomatik dhe sportiv, i ndërtuar hap pas hapi pas pranimit të saj në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në vitin 2014. Ky prananim ia hapi Kosovës dyert për të qenë pjesë e plotë e familjes olimpike dhe për të aplikuar si organizatore e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare, përfshirë edhe Lojërat Mesdhetare.

    Procesi nisi zyrtarisht kur Komiteti Olimpik i Kosovës, në bashkëpunim me institucionet shtetërore, dorëzoi kandidaturën për organizimin e Lojërave Mesdhetare, duke propozuar Prishtinën si qytet nikoqir. Në këtë fazë, Kosova paraqiti një dosje ku u theksuan angazhimi shtetëror, mbështetja financiare, planet për ndërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës sportive, si dhe vizioni për përdorimin afatgjatë të këtyre investimeve.

     

  • Cristiano Ronaldo trondit Arabinë Saudite, refuzon të luajë për Al Nassr në derbin e madh

    Cristiano Ronaldo trondit Arabinë Saudite, refuzon të luajë për Al Nassr në derbin e madh

    Një lajm befasues ka ardhur nga Arabia Saudite, ku Cristiano Ronaldo ka marrë një vendim të papritur.

    Portugezi ka vendosur të mos luajë për Al Nassr në derbin e nesërm kundër Al-Riyadh, një ndeshje e rëndësishme mes dy rivalëve të qytetit.

    Ronaldo ka informuar drejtuesit e klubit se nuk do të marrë pjesë në takimin e ardhshëm.

    Sipas gazetës portugeze “A Bola”, CR7 është i pakënaqur me mënyrën si po menaxhohet Al Nassr.

    Pakënaqësia e tij drejtohet drejtpërdrejti ndaj Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite. Sipas A Bola, Ronaldo është i zhgënjyer me mënyrën se si PIF e trajton Al Nassr në lidhje me rivalët e tjerë në ligë.

    Sigurisht, PIF menaxhon klubet e tjera nga fondi, por sipas Ronaldos, ato janë në një pozicion më të mirë se klubi për të cilin ai luan.

    Edhe Fabrizio Romano konfirmoi se Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen e nesërme.

    Përveç kësaj, Romano deklaroi qartë se mungesa e tij nuk kishte të bënte fare me ndonjë dëmtim, por nuk donte të jepte më shumë detaje.

    Është e qartë se të gjithë janë të shokuar nga vendimi i Ronaldos, por mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i Al Nassr.

    Disa ditë më parë, Karim Benzema bëri një gjë të ngjashme dhe refuzoi të luante për Al Ittihad, transmeton Sinjali.

    Ai ishte i pakënaqur me ofertën për të vazhduar bashkëpunimin dhe vendosi të hynte në grevë

  • Xhaka dërgon mesazh tifozëve të Sunderlandit, rikthimi i tij pritet në tri javë

    Xhaka dërgon mesazh tifozëve të Sunderlandit, rikthimi i tij pritet në tri javë

    Granit Xhaka, kapiteni i Sunderlandit, ka dërguar një mesazh inkurajues për tifozët e klubit, teksa vazhdon rehabilitimin nga dëmtimi në kyçin e këmbës.

    Ai konfirmoi se po intensifikon punën për t’u kthyer në fushë, megjithatë, rikthimi i tij pritet të ndodhë pas rreth tri javësh.

    Xhaka do të mungojë edhe në ndeshjen ndaj Burnleyt, ndërkohë që trajneri Régis Le Bris ka theksuar përparimin e tij në procesin e rikuperimit.

  • “Përballemi me mbretërit”, Jose Mourinho reagon për herë të parë pas shortit të Ligës së Kampionëve

    “Përballemi me mbretërit”, Jose Mourinho reagon për herë të parë pas shortit të Ligës së Kampionëve

    Pasi e mposhtën Real Madridin me rezultat 4–2 dhe siguruan kualifikimin për në “playoff”-in e Ligës së Kampionëve, Benfica është shortuar sërish për t’u përballur me gjigantët spanjollë në këtë fazë të kompeticionit.

    Duke reaguar ndaj shortit, ish-trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, i cili aktualisht drejton Benfican, u shpreh se zgjedhjet ishin shumë të kufizuara.

    “Kishim vetëm dy opsione, Real Madridin ose Interin. Nuk kishim shumë zgjedhje. Ne shortuam mbretin”.

    Mourinho tregoi edhe një episod pas ndeshjes së fundit mes dy skuadrave, duke theksuar madhështinë e klubit madrilen.

    “Një ditë më parë, kur një lojtar i Real Madridit më ofroi fanellën e tij pas ndeshjes, unë me shaka ua tregova lojtarëve të mi stemën që kishin në fanellë, 15 të tilla. Ata janë mbretërit. Me gjithçka që kjo nënkupton”.

    “Nuk është vetëm historia. Do të luajmë kundër, ndoshta, pretendentit më të madh për ta fituar këtë kompeticion”, shtoi Mourinho.

    Një eliminim ndaj Benficas në fazën “playoff” do të përbënte një dështim monumental për Real Madridin, duke pasur parasysh statusin dhe ambiciet e klubit në Ligën e Kampionëve.

  • Flick i lumtur me fitoren, por ka disa kritika për futbollistët e Barcelonës

    Flick i lumtur me fitoren, por ka disa kritika për futbollistët e Barcelonës

    Barcelona ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Elches, duke triumfuar me rezultat 3-1 dhe duke vazhduar kryesimin në La Liga.

    Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur për paraqitjen e skuadrës së tij, duke vlerësuar lojën e zhvilluar, por pa i kursyer kritikat për efikasitetin para portës.

    “Është një fitore e rëndësishme dhe mendoj se luajtëm një ndeshje shumë të mirë. Në fund humbëm disa raste dhe kjo është pak bezdisëse, por në përgjithësi jam i kënaqur”, u shpreh Flick.

    “Mendoj se zhvilluam një ndeshje pothuajse perfekte, përveç në tre metrat e fundit, ku humbëm shumë mundësi shënimi”, shtoi trajneri gjerman.

     telegrafi.com

    Ai theksoi se skuadra e tij e shfrytëzoi mirë hapësirat e lëna nga kundërshtari.

    “Po i kalonim shumë lehtë hapësirat që na lanë. Krijuam shumë raste dhe dua ta përgëzoj ekipin për performancën.”

    Flick nënvizoi se Barcelona duhet të vazhdojë me të njëjtin stil loje edhe në vazhdim.

    “Duam të vazhdojmë të luajmë kështu. Jemi të sigurt në lojën tonë dhe i merituam plotësisht tri pikët ndaj Elches.”

    Në fund, ai u rikthye te problemi i konkretizimit.

    “Kemi krijuar shumë raste dhe duhet të kishim shënuar më shumë gola. Kjo do ta bënte më të lehtë menaxhimin e minutave në fund.”

    Barcelona vazhdon të kryesojë La Ligën me 55 pikë, katër më shumë se Real Madridi, i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

  • Basketboll / Peja i shkakton Rahovecit disfatë të thellë

    Basketboll / Peja i shkakton Rahovecit disfatë të thellë

    GO+Peja ka shënuar fitore shumë të thellë ndaj Rahoveci 029 me rezultat 92-60, në një ndeshje ku vendasit e diktuan ritmin nga fillimi deri në fund dhe e mbyllën takimin me epërsi +32.

    GO+Peja e nisi ndeshjen me energji të lartë, duke marrë kontrollin e rezultatit që në minutat e para dhe duke e shtuar vazhdimisht diferencën përmes tranzicionit dhe realizimeve nga distanca. Rahoveci 029 pati vështirësi të krijojë seri pikësh dhe në shumë momente u ndal nga mbrojtja agresive e pejanëve, të cilët i shfrytëzuan gabimet për pikë të shpejta.

    Në pjesën e dytë, GO+Peja e menaxhoi epërsinë me qetësi dhe e rriti edhe më shumë avantazhin, duke mos lejuar kthim në lojë. Çereku i fundit shërbeu vetëm për administrim të rezultatit, teksa GO+Peja vazhdoi të ruajë intensitetin dhe e mbylli ndeshjen bindshëm 92-60.

    Te GO+Peja, më efikasi ishte O. Williams me 21 pikë dhe 7 asistime, ndërsa u mbështet fuqishëm nga M. Mala me 13 pikë dhe 5 asistime, si dhe C. Edwards me 12 pikë, 9 kërcime dhe 3 vjedhje. Kontribut të rëndësishëm dha edhe T. Green me 10 pikë, 6 kërcime dhe 3 bllokada, ndërsa nga banka u veçuan S. Llapi me 9 pikë e 8 kërcime, dhe L. Routt me 9 pikë.

    Te Rahoveci 029, më i dalluari ishte A. Thomas me 17 pikë, ndërsa K. Pullian kontribuoi me 13 pikë dhe 5 asistime. Megjithatë, mysafirët patën probleme serioze në realizim, sidomos nga distanca, ku përfunduan me vetëm 6/35 për tri pikë.

    Në statistikat ekipore, GO+Peja ishte dukshëm më e saktë me 52% nga loja (33/63), realizoi 10 treshe nga 21 tentime (47%), dhe dominoi në lojën brenda me 44 pikë në zonë. Rahoveci 029, në anën tjetër, realizoi vetëm 30% nga loja (22/72) dhe nuk arriti të mbajë hapin në asnjë segment të ndeshjes.

    Kjo fitore e thellë i jep GO+Pejës momentum të rëndësishëm për ndeshjet e ardhshme, ndërsa Rahoveci 029 do të kërkojë reagim dhe riorganizim pas kësaj humbjeje të rënd

  • Basketboll / Bashkimi e mposht thellë Prishtinën

    Basketboll / Bashkimi e mposht thellë Prishtinën

    Bashkimi ka arritur një fitore të thellë në Superligën e Kosovës.

    Ata mposhtën Sigal Prishtinën, me rezultat të thellë 84-63, në “Sezai Surroi”.

    Më të mirët ishin dyshja e Bashkimit, Shannon Shorter dhe Ike Nwamu, të cilët shënuan nga 24 dhe 21 pikë respektivisht.

    Bashkimi, me këtë fitore mbetet në pozitën e 2-të me 30 pikë, 4 më shumë se Sigal Prishtina në pozitën e 4-të.

  • Historike, Muriqi kosovari i parë që shpallet “Lojtari i Muajit” në La Liga

    Historike, Muriqi kosovari i parë që shpallet “Lojtari i Muajit” në La Liga

    Vedat Muriqi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm.

    Muriqi është bëtë kosovari i parë që shpallet “Lojtari i Muajit” në La Liga, shkruan IndeksOnline.

    Futbollisti i Mallorcas e ka fituar çmimin si lojtari i muajit janar.

    ”Pirati” shënoi pesë gola në katër ndeshje në muajin janar, përfshirë një hat-trick kundër Athletico Bilbaos që i siguroi Mallorcas tre pikë.

    Sulmuesi kosovar fitoi çmimin pasi mposhti në votimin final Vanat (Girona), Sorloth (Atlético de Madrid), Marcos Alonso (Celta) dhe Guedes (Real Sociedad).

    Screenshot
  • E jashtëzakonshme: Vedat Muriqi lojtari i muajit në La Liga

    E jashtëzakonshme: Vedat Muriqi lojtari i muajit në La Liga

    Ylli i Mallorcas Vedat Muriqi është shpallur lojtari më i mirë i muajit në La Liga.

    Ky muaj ka qenë i shkëlqyer për lojtarin nga Prizreni, i cili shënoi pesë gola.

    Fillimisht, shënoi gol ndaj Gironas, pastaj në barazimin e Rayo Vallacanos. Pas këtyre, Muriqi e kompletoi het-trikun në fitoren 3-2 ndaj Athletic Bilbaos.

    Kësisoj, për herë të parë në histori – një lojtar i Kosovës e fiton çmimin “Lojtari më i mirë i muajit” në kampionatin spanjoll.

    “Pirati. Vedat Muriqi nga Mallorca është lojtari më i mirë i muajit janar në La Liga”, shkroi ndër të tjera faqja zyrtare.

    Përndryshe, Muriqi është golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin spanjoll me 14 gola, pas vetëm Kylian Mbappes./Telegrafi