Category: SPORT

  • Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

    Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

    Boksieri shqiptar ka paralajmëruar rikthimin në ring.

    Ai ka publikuar një fotografi, duke njoftuar se shumë shpejt do të ketë meçin e radhës në boks.

    ‘’Shumë gjëra kanë ndodhur në jetën time këto 2 vjet e fundit, por dalë-dalë do rikthehem Ring. Dashtë Zoti, Si kurrë më pare’’, ka shkruar Marku.

    Kujtojmë që boksieri shqiptar meçin e fundit e zhvilloi në muajin mars të vitit 2024, ku pësoi humbje me vendim unanim prej 10 raundesh ndaj Chris Kongos.

    Florian Marku ka një rekord në boksin profesionist me 16 fitore dhe vetëm një humbje.

     

  • Super përforcim, Inter transferon yllin e Serie A për 40 milionë euro

    Super përforcim, Inter transferon yllin e Serie A për 40 milionë euro

    Marco Palestra është padyshim zbulimi më i madh i këtij sezoni në Serie A.

    20-vjeçari, kartonin e të cilit e ka Atalanta, po shkëlqen me fanellën e Cagliari-t, ku është i huazuar.

    “Corriere dello Sport” zbulon se Palestra ka përfunduar në radarin e Interit. Klubi zikaltër e sheh italianin si përforcim ideal për krahun e djathtë të mbrojtes, duke i hapur rrugë kështu largimit të Denzel Dumfries, gjatë verës së ardhshme.

    Në anën tjetër, Atalanta është e hapur për largimin e lojtarit, por vetëm për shifrën 40 milionë euro.

    Përveç Interit, i cili e ka objektiv parësor Palestra-n për merkaton e ardhshme, për italianin e krahut të djathtë ka interes edhe nga Milan dhe Bournemouth.

  • Ylli i Barcelonës: Ta krahasosh Yamalin me Messin është një çmenduri

    Ylli i Barcelonës: Ta krahasosh Yamalin me Messin është një çmenduri

    Mesfushori i Barcelonës, Dani Olmo, ka hedhur poshtë krahasimet mes talentit të ri Lamine Yamal dhe legjendës së klubit, Lionel Messi, duke i cilësuar ato si “çmenduri” dhe duke kërkuar që sulmuesi i ri të lejohet të ndjekë rrugën e tij.

    Duke folur para përballjes vendimtare të Ligës së Kampionëve me Kopenhagën, Olmo theksoi presionin e jashtëzakonshëm që vjen nga krahasimi me një nga lojtarët më të mëdhenj në histori.

    Olmo i ka pranuar aftësitë spektakolare dhe potencialin e jashtëzakonshëm të Yamalit, por ka theksuar se 18-vjeçari ka nevojë për hapësirë që të zhvillohet pa barrën e pritshmërive kolosale.

    Ky qëndrim përkon me thirrjet e figurave të tjera të rëndësishme të futbollit, përfshirë Pep Guardiolën dhe Xavin, të cilët gjithashtu kanë mbështetur idenë që Yamal të lejohet të zhvillohet në mënyrë natyrale.

    Pavarësisht fjalëve të kujdesshme të Olmos, krahasimet vazhdojnë të ushqehen nga ngritja e jashtëzakonshme e Yamalit.

    Pasi debutoi me Barcelonën në moshën vetëm 15-vjeçare, Yamal ka thyer disa rekorde, përfshirë atë të golashënuesit më të ri në historinë e La Ligës.

    Duke folur para përballjes me Kopenhagën, Olmo u pyet për Yamalin dhe krahasimet me Messin.

    “Për rrugët nuk mund të thuhet asgjë, apo jo? Lamine ka rrugën e tij. Ai e di këtë. Ta krahasosh me Messin është çmenduri”.

    “Edhe pse Lamine është spektakolar dhe na jep shumë, ai do të na japë edhe shumë më tepër në të ardhmen”.

    “Ne jemi këtu për ta ndihmuar, për ta bërë më të mirë. Nëse ai luan mirë, skuadra do të fitojë. Është një gjë kolektive”, ka deklaruar spanjolli.

  • Lëvizje e shkëlqyer në merkato, Barcelona siguron transferimin e mbrojtësit 18 vjeçar holandez

    Lëvizje e shkëlqyer në merkato, Barcelona siguron transferimin e mbrojtësit 18 vjeçar holandez

    Barcelona ka rënë dakord të nënshkruajë mbrojtësin e talentuar Juwensley Onstein nga Genk, ka njoftuar eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.

    Onstein është 18 vjeç dhe është paraqitur 5 herë edhe me kombëtaren holandez në grupmoshën U18, transmeton GazetaBlic.

    Edhe pse kishte interes nga Serie A për Onstein, lojtari i lindur në vitin 2007 preferoi të transferohej në Barcelonë, me Genk dhe katalanasit që kishin rënë dakord tashmë për parametrat e transferimit të mbrojtësit qendror.Pritet që Onstein, i cili erdhi nga akademia e të rinjve të Ajaxit, të prezantohet zyrtarisht si lojtari i ri i Barcelonës shumë shpejt.

  • Real Madridi përshpejton bisedimet për transferimin e yllit të Bayern Munich

    Real Madridi përshpejton bisedimet për transferimin e yllit të Bayern Munich

    Real Madridi kanë rritur ndjeshëm intensitetin e përpjekjeve për të siguruar një mbrojtës qendror të ri këtë verë, teksa përballen me pasiguri lidhur me opsionet aktuale në prapavijë. Ende nuk është e qartë se cilin profil do të zgjedhin përfundimisht.

    E ardhmja e Antonio Rudiger mbetet e paqartë, pasi drejtuesit e klubit nuk janë të bindur se problemet e shpeshta me dëmtimet do t’i lejojnë atij të konsiderohet një opsion i besueshëm në vazhdimësi.

    David Alaba tashmë hyn në këtë kategori, dhe Real Madridi pritet t’i urojë sukses në fund të kontratës së tij këtë verë.

    Për më tepër, problemet e vazhdueshme fizike të Eder Militao bëjnë që ai të mos jetë më një garanci e plotë për klubin madrilen.

    Sipas Cadena SER, Real Madridi ka shtuar urgjencën në bisedimet me mbrojtës që do të mbeten pa kontratë gjatë verës, duke e konsideruar përforcimin e repartit defensiv si prioritet kryesor.

    Pavarësisht se disa muaj më parë ishte deklaruar se Ibrahima Konate nuk ishte në planet e klubit, mbrojtësi i Liverpoolit përmendet tani së bashku me Dayot Upamecano të Bayern Munich si dy lojtarë me të cilët Real Madridi është në kontakt.

    Upamecano ka aktualisht një ofertë rinovimi nga Bayerni, por ka vonuar nënshkrimin e kontratës.

    I njëjti burim shton se ekziston edhe një mbrojtës i dytë nga Bundesliga, për të cilin klubi madrilen ende nuk është plotësisht i bindur, por me të cilin ka rifilluar bisedimet.

    Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Nico Schlotterbeck, është lidhur fort me Real Madridin në mediat gjermane, megjithatë raportimet nga Spanja kanë pohuar se klubi nuk po ndjek aktualisht gjermanin.

  • Tragjike, shtatë tifozë të PAOK-ut vdesin pas aksidentit në Rumani, dyshohet se njëri është me origjinë shqiptare (Pamje)

    Tragjike, shtatë tifozë të PAOK-ut vdesin pas aksidentit në Rumani, dyshohet se njëri është me origjinë shqiptare (Pamje)

    Shtatë tifozë të klubit grek, PAOK kanë vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur sot në Rumani.

    Ata ishin nisur drejt Francës, për të ndejkur ndeshjen e Europa League ndaj Lyonit.

    Në pamjet e publikuara tashmë në rrjetet sociale, shihet se minibusi me tifozë, godet një kampion cisternë, ku shumë persona kanë ngritur dyshime se shoferi ka hyrë qëllimisht në anën e gabuar dhe ka goditur kamionin.

    Të gjithë ishin shtetas grekë, të moshës 25 deri në 30 vjeç. Pesë prej viktimave vinin nga Aleksandria e Imathias, dy nga Katerini dhe tre nga Selaniku.

    Sipas mediave në Shqipëri, një nga shtatë viktimat është me origjinë shqiptare, nga Korça, me inicialet V.P.

  • Publikohet formacioni më i mirë i të gjitha kohërave në Premier League

    Publikohet formacioni më i mirë i të gjitha kohërave në Premier League

    Platforma e njohur sportive ”Score 90” ka publikuar formacionin më të mirë të Premier League të të gjitha kohërave.

    Ky formacion bashkon legjenda të epokave të ndryshme, lojtarë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e kampionatit anglez.

    Në formacionin 4-3-3, i cili i jep fokus të veçantë sulmit, përbehet nga treshja fantastike, Cristiano Ronaldo, Thierry Henry dhe Mohamed Salah, të cilët kanë dominuar Premier League me gola dhe kanë pasur ndikim vendimtar për skuadrat e tyre.

    Në mesfushë, ”Score 90” ka zgjedhur një kombinim fantastik me Kevin De Bruyne, Steven Gerrard dhe Frank Lampard, tre mesfushorë që kanë shkruar histori dhe paraqitje të nivelit më të lartë.

    Mbrojtja përbëhet nga emra të dëshmuar si Ashley Cole në krahun e majtë, Virgil van Dijk dhe Rio Ferdinand në qendër, si dhe Trent Alexander-Arnold në të djathtë,.

    Në portë qëndron legjenda Peter Schmeichel, një nga portierët më dominues që ka parë ndonjëherë Premier League.

    Ky formacion i publikuar nga ”Score 90” konsiderohet nga shumëkush si një përmbledhje e artë e historisë së kampionatit anglez, por që ka ngjallur një debat të madh mes tifozëve.

  • Vinicius Jr dhe Reali, këto janë zhvillimet e fundit

    Vinicius Jr dhe Reali, këto janë zhvillimet e fundit

    Sipas gazetarit Mario Cortegana, ardhja e Alvaro Arbeloa-s në stolin e Real Madridit ka sjellë një ndryshim të dukshëm në ambientin e skuadrës, veçanërisht për Vinicius Junior.

    Arbeloa ka treguar afrueshmëri dhe besim të madh ndaj brazilianit, duke u kërkuar bashkëlojtarëve që ta kërkojnë më shpesh topin, pasi e konsideron Viniciusin një nga lojtarët më të mirë në botë, përkrah Kylian Mbappe.

    Cortegana thekson se Vinicius, pas largimit të Xabi Alonsos, ka rifituar qetësinë dhe ka rikthyer interesimin për rinovimin e kontratës me Real Madridin.

    Edhe drejtuesit e klubit dëshirojnë vazhdimin e bashkëpunimit me brazilianin, megjithatë mbeten diferenca të mëdha financiare mes palëve.

    Oferta aktuale e Real Madridit sillet rreth 20 milionë euro në sezon, ndërsa kërkesa e Vinicius arrin në rreth 30 milionë euro, shumë që përfshin pagën, bonuset dhe një tarifë rinovimi, të cilën klubi nuk është i gatshëm ta pranojë.

    Megjithëse qëndrimi i të dyja palëve është pozitiv, negociatat pritet të kërkojnë kohë. Megjithatë, fakti që Vinicius ndihet më rehat se më parë konsiderohet një sinjal pozitiv për Real Madridin.

  • Skuadra polake gjobitet nga UEFA për banerin “Kosova është Serbi”

    Skuadra polake gjobitet nga UEFA për banerin “Kosova është Serbi”

    Skuadra polake, Lech Poznan ka marrë një tjetër gjobë nga UEFA. Komiteti i Apelit i UEFA-s e ka ndëshkuar klubin polak euro për disa shkelje gjatë ndeshjes kualifikuese të Ligës së Kampionëve kundër Cërvena Zvezdës.

    UEFA e ka gjobitur Lech Poznanin me 10 mijë euro për banerin “Kosova është Serbi të shfaqur gjatë ndeshjes së parë të tretë kualifikues të Championsit. Kështu ka shkruar të hënën sajti polak “kkslech.com”.

    Në total për shkeljet e ndryshme klubi polak është gjobitur 48 mijë euro.

  • Real Madridi merr një vendim radikal në lidhje me Endrick

    Real Madridi merr një vendim radikal në lidhje me Endrick

    Futbollisti brazilian Endrick po lë gjurmë te Olympique de Lyon që nga ardhja e tij me huazim nga Real Madrid.

    Së fundmi, ai realizoi tre gola në fitoren 5-2 ndaj Metz, duke shënuar hat-trick-un e parë në karrierën e tij.

    Pas ndeshjes, sulmuesi u shpreh i lumtur: “Është hera e parë që realizoj tre gola në një ndeshje. Jam shumë i kënaqur. Ka qenë një ndeshje e mrekullueshme. Do të mbaj topin në shtëpi si kujtim”.

    Që nga debutimi te Lyon, Endrick ka shënuar katër gola dhe ka dhënë një asistim në vetëm tri ndeshje, duke treguar qartë potencialin e tij në futbollin francez.

    Trajneri Paulo Fonseca theksoi: “Është një lojtar që ka kuptuar stilin tonë të lojës. Është shumë i fortë teknikisht dhe i dobishëm edhe në aspektin mbrojtës. Jam i kënaqur, dhe ai mund të përmirësohet akoma më shumë”.

    Sipas raportimeve nga ‘Defensa Central’, drejtuesit e Real Madridit janë shumë të kënaqur me zhvillimin e Endrick te Lyon.

    Huazimi i tij ishte vendosur nga klubi, por më e rëndësishmja është se Real Madridi ka rezervuar një vend për të në ekipin e sezonit të ardhshëm.

    Lyon nuk ka opsion blerjeje për brazilianin, që do të thotë se nuk mund ta mbajnë as për një sezon tjetër.

    Klube të tjera që e ndjekin nuk duhet të presin, Endrick do të rikthehet në Madrid.

    Para kthimit në ‘Bernabeu’, nëse vazhdon me performancat e mira, ai mund të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara për të luajtur me Brazilin në Kupën e Botës nën drejtimin e Carlo Ancelottit.