Category: SPORT

  • Shpërthen në zhveshtoren e Real Madridit – Mbappe i lodhur me disa bashkëlojtarë që s’po e japin maksimumin

    Shpërthen në zhveshtoren e Real Madridit – Mbappe i lodhur me disa bashkëlojtarë që s’po e japin maksimumin

    Humbja nga Benfica duket se ka shkaktuar një “tërmet” brenda zhveshtores së Real Madridit.

    Sipas “Radio Marca”, super ylli i skuadrës, Kylian Mbappe ka filluar të tregoj shenja pakënaqësie ndaj disa bashkëlojtarëve, transmeton lajmi.net.

    Ai raportohet se është i lidhur me disa bashkëlojtarë që s’po e japin maksimumin.

    Mbappe beson se e ka autoritetin moral që të flas pasi ka shënuar 80 gola në 88 ndeshje. /lajmi.net/

  • Asllani arrin në Turqi, del fotoja e parë

    Asllani arrin në Turqi, del fotoja e parë

    Kristjan Asllani është lojtari më i ri i Beshiktashit.

    Ai vendosi të bënte lëvizjen drejt gjigantëve turk, pasi ndërpreu marrëveshjen me Torinon.

    Mesfushori kuqezi, arriti në Stamboll ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën e re.

    Te Beshiktashi, ai do të luajë përkrah yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

  • Gjithçka që duhet të dini rreth shortit të play-offit në Ligën e Kampionëve

    Gjithçka që duhet të dini rreth shortit të play-offit në Ligën e Kampionëve

    Sot do të hedhet shorti i fazës së play-offit në Ligën e Kampionëve.

    Fazë kjo e cila vendos 16 klubet që kanë përfunduar jashtë top 8-shes, përballë njëra-tjetrës për të siguruar vendin në raundin e 1/8-tave.

    Shorti i sotëm do të tregojë edhe përballjet eventuale për fazën tjetër.

    Ekipet e shortuara (seeded) janë:
    Real Madrid, Inter, Paris, Newcastle, Juventus, Atletico Madrid, Atalanta dhe Bayer Leverkusen.

    Ndërsa ekipet jo të shortuara (unseeded):
    Borussia Dortmund, Olympiacos, Club Brugge, Galatasaray, Monaco, Qarabağ, Bodø/Glimt dhe Benfica.

    Sipas rregullores, skuadrat do të përballen bazuar në pozicionet e tyre në fazën e ligës, me ekipet e renditura më lart që do të luajnë, në parim, ndeshjen e kthimit në shtëpi. Nuk ka kufizime për përballje mes ekipeve nga e njëjta federatë apo kundër kundërshtarëve të fazës së ligës.

    Kujtojmë se shorti i play-offit në Ligën e Kampionëve, do të hidhet sot në orën 12:00 në Nyon të Zvicrës.

  • Del një emër i ri për të marr pozitën e trajnerit të Real Madridit

    Del një emër i ri për të marr pozitën e trajnerit të Real Madridit

    Real Madrid po shqyrton opsione të reja për pozitën e trajnerit dhe një emër i ri është futur në listën e kandidatëve për sezonin e ardhshëm.

    Sipas mediave spanjolle, klubi madrilen po analizon mundësinë e emërimit të Unai Emeryt si trajner i ekipit të parë, shkruan IndeksOnline.

    Ky zhvillim vjen në një moment kur e ardhmja e trajnerit aktual, Alvaro Arbeloa, mbetet e paqartë pas rezultateve jo bindëse dhe hubjes së fundit në Ligën e Kampionëve.

    Edhe pse Arbeloa gëzon mbështetje të brendshme, drejtuesit e klubit po përgatisin alternativa në rast ndryshimi.

    Unai Emery, aktualisht trajner i Aston Villa në Premier League, vlerësohet për përvojën e tij në futbollin evropian dhe sukseset e mëparshme në kompeticionet ndërkombëtare. Profili i tij shihet si i përshtatshëm për një projekt të ardhshëm te Real Madrid.

    Për momentin nuk ka asgjë zyrtare nga klubi, ndërsa vendimi final për stolin pritet të merret në fund të sezonit, në varësi të rezultateve dhe objektivave të arritura.

  • Një rregull pak i njohur i UEFA-s mund t’i kushtojë Chelseat një ndeshje në shtëpi në Ligën e Kampionëve

    Një rregull pak i njohur i UEFA-s mund t’i kushtojë Chelseat një ndeshje në shtëpi në Ligën e Kampionëve

    Planet e Chelseat për Ligën e Kampionëve mund të komplikohen nga një rregull pak i njohur i UEFA-s, i cili mund t’i detyrojë londinezët ta luajnë ndeshjen e tyre si vendas në raundin e 1/8-ave në një stadium neutral.

    Skuadra nga “Stamford Bridge” siguroi kualifikimin në fazat eliminatore pas fitores 3-2 ndaj Napolit të mërkurën mbrëma, por tashmë përballet me një problem të papritur, raporton Daily Mail.

    Rregulli problematik

    Problemi lidhet me një rregullore të UEFA-s, sipas së cilës nuk lejohet që më shumë se një ndeshje e Ligës së Kampionëve të zhvillohet në të njëjtin qytet, në të njëjtën mbrëmje. Qëllimi i këtij rregulli është garantimi i sigurisë dhe shmangia e mbingarkesës së autoriteteve lokale të rendit.

    Me Arsenalin dhe Tottenhamin që e përfunduan fazën e ligës më lart se Chelsea, dy rivalët londinezë kanë përparësi në përzgjedhjen e datave për ndeshjet që luhen më 17 dhe 18 mars. Si pasojë, Chelsea – si skuadër e renditur më poshtë – rrezikon të mbetet pa mundësinë për të pritur kundërshtarin në “Stamford Bridge”.

    Në një skenar të tillë, “Blutë” do të detyroheshin të gjenin një stadium alternativ për ndeshjen e tyre si vendas, një situatë që do të përbënte një goditje të konsiderueshme për ambiciet e tyre në Ligën e Kampionëve.

    Çfarë parashikojnë rregulloret?

    Sipas rregullave të UEFA-s secili klub duhet të ketë një stadium alternativ se ku do t’i zhvillojë ndeshjet, në rast se nevojitet.

    “Shoqata kombëtare dhe klubet përkatëse duhet të përcaktojnë dhe të njoftojnë paraprakisht një stadium alternativ, ku mund të zhvillohet ndeshja gjatë asaj jave”

    “Në këtë rast, skuadra e renditur më poshtë në fazën e ligës duhet të luajë në stadiumin alternativ”. Në raste të veçanta, një skuadër e kualifikuar për ndeshjen e kthimit në këtë fazë mundet, duke njoftuar administratën e UEFA-s para shortit, të vendosë të ndryshojë rolin e organizatorit dhe të luajë ndeshjen e parë në shtëpi, në vend që ndeshjen e kthimit ta zhvillojë në një stadium alternativ”, thotë rregulloja.

    Zgjidhjet e mundshme

    Chelsea mund të kërkojë një përjashtim të veçantë nga UEFA, si dhe mbështetjen e autoriteteve të Londrës për organizimin e ndeshjes.

    Duke qenë se kryeqyteti anglez shpesh pret disa ndeshje futbolli në të njëjtën ditë, sidomos gjatë fundjavave, sigurimi i lejes nga autoritetet lokale nuk shihet si një pengesë e pakalueshme.

    Një tjetër mundësi është zhvillimi i ndeshjes të enjten, jashtë orarit standard të Ligës së Kampionëve, por kjo do të kërkonte ndryshime në orarin televiziv – diçka që mund të mos pranohet nga mbajtësit e të drejtave të transmetimit.

    UEFA reagoi shkurt për rastin në fjalë: “Po zhvillohen diskutime me autoritetet lokale në lidhje me caktimin dhe mbivendosjen e datave në qytete për ndeshjet e ardhshme, përfshirë ato të muajit mars”.

    Skuadra e drejtuar nga Liam Rosenior pritet të përballet me njërën nga këto ekipe në raundin e 16-të: Monaco, Qarabag, Newcastle ose PSG – dhe sigurisht që Chelsea nuk dëshiron të heqë dorë nga avantazhi i fushës së vet në një duel kaq vendimtar

    Standings provided by Sofascore
  • Trubin pas ndeshjes ndaj Real Madridit, tregon për situatën në vendlindjen e tij: S’ka rrymë, e as ujë!

    Trubin pas ndeshjes ndaj Real Madridit, tregon për situatën në vendlindjen e tij: S’ka rrymë, e as ujë!

    Skuadra e Benficas mbrëmë shënoi fitore spektakolare 4:2 ndaj Real Madridit, për të siguruar play-offin në UEFA Champions League.

    Portieri ukrainas, Anatoliy Trubin shënoi gol me kokë në minutat e fundit.

    “Ka qenë pak e vështirë. Vendi im, Ukraina është në luftë. Unë jam gjithmonë në kontakt me familjen time. E di se si është situata atje. Pa rrymë, pa ujë. Kështu që ndonjëherë është vërtetë e vështirë. Por, më duhet të vazhdoj, të punoj, të punoj – fortë…!, u shpreh portieri pas ndeshjes

    Me fitoren e mbrëmshme, Benfica siguroi play-offin në Ligën e Kampionëve.

  • Reali, PSG-ja dhe Interi në play-off, këto janë skuadrat tjera që kanë siguruar pjesëmarrjen tutje në Champions

    Reali, PSG-ja dhe Interi në play-off, këto janë skuadrat tjera që kanë siguruar pjesëmarrjen tutje në Champions

    Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e fazës së ligës në Champions.

    Skuadra e Real Madridit do të luajë në play-off, pas humbjes spektakolare ndaj Benficas me rezultatin 4:2.

    Përveç ekipit të Arbeloas në play-off ka edhe skuadra tjera të mëdha, si: Inter, PSG-ja dhe Ateltico Madrid.

    Të gjitha skuadrat që do luajnë në play-off janë këto: Real Madrid, Inter, PSG-ja, Juventusi, Newcastle Untied, Atletico Madrid, Atalanta, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, Olympiacos, Club Brugge, Galatasaray, Monaco, Qarabag, Bodo/Glimt dhe Benfica.

    📊 𝗖𝗛𝗔𝗠𝗣𝗜𝗢𝗡𝗦 𝗟𝗘𝗔𝗚𝗨𝗘 𝗧𝗔𝗕𝗟𝗘:

    ✅🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 Arsenal
    ✅ Bayern Munich
    ✅🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 Liverpool
    ✅🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 Tottenham
    ✅ Barcelona
    ✅🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 Chelsea
    ✅ Sporting CP
    ✅🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 Manchester City

    📈 Real Madrid
    📈 Inter
    📈 PSG
    📈🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 Newcastle
    📈 Juventus
    📈 Atlético Madrid
    📈 Atalanta… pic.twitter.com/BgrBItQy6a

    — Football Tweet ⚽ (@Footballtweet) January 28, 2026

  • Mbyllet faza e Championsit, PSG, Interi dhe Reali jashtë top-8shes

    Mbyllet faza e Championsit, PSG, Interi dhe Reali jashtë top-8shes

    Ka përfunduar faza e ligës në Ligën e Kampionëve.

    Tashmë dihen emrat e tetë skuadrave që janë kualifikuar direkt në fazën e 1/8 së finales në këtë garë.

    Arsenali, Bayern Munich, Liverpooli, Tottenhami, Barcelona, Chelsea, Sportingu dhe Manchester City janë pjesë e top-8shes që dërgon direkt në 1/8 e finales.

    Në anën tjetër, jashtë top-8shes mbeten ekipet e mëdha si Real Madridi, Interi e Paris Saint-Germain.

  • “Ai nuk është vetëm trajner, riprogramon mënyrën se si e shohim futbollin” –Sane flet për ndikimin e jashtëzakonshëm të Guardiolës

    “Ai nuk është vetëm trajner, riprogramon mënyrën se si e shohim futbollin” –Sane flet për ndikimin e jashtëzakonshëm të Guardiolës

    Leroy Sané ka folur hapur për rikthimin e tij të “vërtetë në shtëpi” në Etihad Stadium, duke lavdëruar trajnerin që “ri-programoi” mënyrën e tij të të kuptuarit të futbollit.

    Sulmuesi i Galatasaray do të kthehet në Manchester të mërkurën për një ndeshje vendimtare në Ligën e Kampionëve, duke pranuar se megjithëse mbetet i afërt me ish-shokët e skuadrës, kërkesat taktike të Pep Guardiolës janë ato që kanë formuar vërtet karrierën e tij.

    Në një intervistë për BBC Sport para ndeshjes evropiane, sulmuesi e përshkroi Guardiolën si “arkitektin përfundimtar të futbollit modern”.

    Sane shpjegoi se arsimi intensiv që mori në Etihad Campus e shndërroi nga një talent i papërpunuar në një sulmues elitë, të aftë të konkurrojë në nivelet më të larta.

    “Pep të tregon një sport krejt tjetër. Kërkesat e tij taktike janë të pandërprera, por ai nuk më stërviti vetëm — ai më zhvilloi. U largova nga udhëheqja e tij si një lojtar shumë më i plotësuar seç mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë”, deklaroi gjermani.

    Sulmuesi i Galatasaray shtoi se trajneri “ri-programoi plotësisht trurin tim futbollistik,” një proces që kulmoi me fitimin e çmimit PFA Young Player of the Year në sezonin 2017-18, moment që ai e përshkruan si kohën kur “vërtet u shfaqa në skenën botërore”.

  • Manchester Unitedi me stadium të ri, pritet të përfitojë shifra rekord nga të drejtat e emërtimit

    Manchester Unitedi me stadium të ri, pritet të përfitojë shifra rekord nga të drejtat e emërtimit

    Manchester Unitedi është duke punuar për të ndërtuar një stadium të ri, ‘’Meë Trafford’’, i cili do të jetë afër atij aktual ”Old Traffordd”.

    Sipas asaj që raporton gazeta angleze, “Sun Sport”, Unitedi do të përfitojë miliona euro nga të drejtat e emërtimit të stadiumit.

    Në një marrëveshje 10-vjeçare, gjiganti anglez do të fitojë mbi 175 milionë funte.

    Të drejtat e emërtimit të Unitedit vlerësohen në 15 milionë paund në vit, shifra më e larta në futbollin anglez, përpara Wembleyt dhe Emirates të Arsenalit.

    Stadiumi i ri i Manchester Unitedit pritet të ketë një kapacitet prej 100 mijë ulsëve.