Category: SPORT

  • Java e 20-të e Superligës së Kosovës: Drita përballet me Drenicën

    Java e 20-të e Superligës së Kosovës: Drita përballet me Drenicën

    Java e 20-të e Superligës së Kosovës nis sot, me vetëm një përballje të planifikuar: kampioni aktual, Drita, përballet me Drenicën.

    “Intelektualët” synojnë të marrin fitoren në Gjilan në mënyrë që të jenë në garë për titull.

    Ndeshja Drita-Drenica është caktuar të zhvillohet në orën 13:00.

  • Kryevepër nga Tare, Milan transferon yllin e rivalëve me parametra zero

    Kryevepër nga Tare, Milan transferon yllin e rivalëve me parametra zero

    Një super përforcim nga Igli Tare.

    Igli Tare nuk ka kohë për të humbur dhe ka filluar nga puna për të konkretizuar lëvizjet e para që do bëjë në merkaton e verës.

    Sipas Calciomercato, Tare synon transferimin e Weston McKennie nga Juventusi me parametra zero.

    Mesfushorit amerikan i skadon kontrata me Juven në verë dhe Allegri e dëshiron 27-vjeçarin te Milani.

    McKennie po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 7 gola dhe 4 asistime në 33 ndeshje të luajtura.

  • Juventus transferon yllin e Serie A për 40 milionë euro

    Juventus transferon yllin e Serie A për 40 milionë euro

    Juventus ka gati super përforcimin e parë për merkaton e verës.

    Braziliani Ederson po luan sezonin e fundit me Atalantës, pasi sipas të gjitha gjasave do të largohet në verë.

    Kontrata e mesfushorit skadon në vitin 2027 dhe për të mos rrezikuar për ta humbur si lojtar të lirë, Atalanta është e gatshme ta shesë në verë për shifrën 40 milionë euro.

    Përveç Atletico Madridit që ka kohë që e ndjek brazilianin dhe ka një marrëdhënie shumë të mirë me Atalantën në merkato, në garë për brazilianin është futur fuqishëm edhe Juventus, sipas asaj që zbulon “Calciomercato.com”.

    Luciano Spalletti është një admirues i madh i Ederson dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij, pasi e sheh 26-vjeçarin si profilin e duhur për të forcuar mesfushën e bardheiznjve.

  • Fabregas mbron Nico Pazin: Nëse do të luajë për Real Madridin, duhet të jetojë me presionin

    Fabregas mbron Nico Pazin: Nëse do të luajë për Real Madridin, duhet të jetojë me presionin

    Trajneri i Como, Cesc Fabregas, ka dalë në mbrojtje të Nico Paz pas penalltisë së humbur në ndeshjen e fundit ndaj Napolit, duke theksuar se kurrë nuk do ta zëvendësonte një lojtar nga frika e presionit.

    Në konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës, Fabregas shpjegoi arsyet e zëvendësimeve të tij dhe lavdëroi mentalitetin e mesfushorit argjentinas, duke theksuar se futbolli i nivelit të lartë kërkon qëndrueshmëri përballë kritikave dhe presionit.

    “Baturina po luante një ndeshje shumë të mirë. Doja ta mbyllja lojën me pesë në mbrojtje me Vojvodën. Për 10-15 minutat e fundit, të shmangnim kundërsulmet”, deklaroi Fabregas.

    “Ndeshja ndryshoi, megjithatë; patëm dy raste shumë të mira në fund për ta fituar gjithsesi. Unë nuk kam kurrë frikë. Edhe nëse Nico humb 10 penallti, nuk do ta nxjerr nga loja sepse nuk dëshiron t’i godasë”.

    “Nëse duhet të luajë për Real Madridin, ai duhet të jetojë me këtë etiketë dhe me presionin. Unë kurrë nuk do ta zëvendësoja një lojtar nga frika se do të përballej me penalltitë”.

    Paz ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Comos këtë sezon, me 14 gola dhe asistime të kombinuara. Në kontratën e tij ekziston një klauzolë që mund të mundësojë rikthimin te Real Madrid në të ardhmen./Telegrafi

  • Barcelona do të bëj ankesë ndaj gjyqtarit të ndeshjes ndaj Atletiko Madridit

    Barcelona do të bëj ankesë ndaj gjyqtarit të ndeshjes ndaj Atletiko Madridit

    Barcelona është përfshirë nga një valë zemërimi pas humbjes së mbrëmshme ndaj Atletiko Madridit, me drejtuesit e klubit që po shqyrtojnë seriozisht paraqitjen e një ankese zyrtare për gjykimin e ndeshjes.

     

     

     

    Sipas raportimeve të Marca, në qendër të polemikave janë dy momente kyçe: vendimi për pozicion jashtë loje te goli i Cubarsit që ndikoi drejtpërdrejt në rrjedhën e takimit dhe kartoni i kuq i dhënë për mbrojtësin Eric García.

     

     

    Burime nga brenda klubit janë shprehur të revoltuara, duke deklaruar:
    “Dëmtohemi gjithmonë nga vendimet e arbitrave dhe nuk kam parë kurrë diçka të tillë me VAR”.

    Zemërimi i katalanasve lidhet veçanërisht me përdorimin e teknologjisë VAR, për të cilën ata besojnë se është aplikuar në mënyrë të padrejtë dhe selektive në momentet vendimtare të sfidës.

     

     

    Nuk përjashtohet mundësia që Barcelona t’i drejtohet zyrtarisht instancave përkatëse të federatës spanjolle, një lëvizje që do të shtonte edhe më shumë tensionet në futbollin spanjoll.

  • Ky është orari i ndeshjeve të Shqipërisë në Ligën e Kombeve

    Ky është orari i ndeshjeve të Shqipërisë në Ligën e Kombeve

    Kombëtarja Shqiptare ka mësuar kundërshtarët e saj për Ligën e Kombeve.

    “Kuqezinjtë”, këtë edicion janë në ligën C ku do të luajnë ndaj Finlandës, Bjellorusisë dhe San Marinos.

    Shqipëria, do e nis në Tiranë ndaj Bjellorusisë dhe 3 ditë më pas ndaj San Marinos.

    Ky është kalendari i plotë:

  • Ky është orari i plotë i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve

    Ky është orari i plotë i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve

    Kosova mbrëmë ka mësuar kundërshtarët në Ligën e Kombeve.

    “Dardanët”, do të jenë në ligën B përballë Austrisë, Irlandës dhe Izraelit.

    Ndërsa sot u publikua edhe orari i ndeshjeve, ku do ta nisim në Prishtinë ndaj Irlandës.

  • Hallgrímsson: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet e fundit

    Hallgrímsson: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet e fundit

    Trajneri i Kombëtarja e Irlandës, Heimir Hallgrímsson, ka vlerësuar formën e Kombëtarja e Kosovës pas shortit të Liga e Kombeve e UEFA-s, ku Irlanda do të përballet me Kosovën, Izraelin dhe Austrinë.

    Ai deklaroi se nuk ishte në dijeni të ecurisë pozitive të Kosovës, duke theksuar se nga 15 ndeshjet e fundit ka pësuar vetëm dy humbje, ka dy barazime dhe 11 fitore. Sipas tij, fakti që të dyja përfaqësueset janë në play-off të Botërorit e bën Kosovën një kundërshtar të fortë.

    Hallgrímsson shtoi se edhe Austria dhe Izraeli janë skuadra të vështira, duke paralajmëruar një grup mjaft konkurrues.

  • Lëndohet Messi, a po e rrezikon botërorin?

    Lëndohet Messi, a po e rrezikon botërorin?

    Inter Miami ka konfirmuar se Lionel Messi nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore të fundit për shkak të një tendosjeje muskulore në pjesën e pasme të kofshës së majtë (hamstring).

    Në njoftimin zyrtar, klubi bën të ditur:
    “Rikthimi i tij gradual në stërvitje do të varet nga progresi klinik dhe funksional në ditët në vijim”.

    Inter Miami confirm Leo Messi did not participate in training this due to a muscle strain in his left hamstring.

    “His gradual return to training will depend on his clinical and functional progress in the coming days”. pic.twitter.com/paIFulH6hI

    — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 11, 2026
    Momentalisht nuk është bërë publik një afat i saktë për rikthimin e argjentinasit në fushë, ndërsa stafi mjekësor do të monitorojë nga afër gjendjen e tij, shkruan Indeksonline

    Mungesa e Messit përbën një goditje për Inter Miami, teksa skuadra vijon angazhimet në MLS dhe garat e tjera.

  • Real Madridi pozicionohet si favoriti kryesor për transferimin e super yllit gjerman

    Real Madridi pozicionohet si favoriti kryesor për transferimin e super yllit gjerman

    Real Madrid ka plane për të nënshkruar një mbrojtës qendre të ri këtë verë, me dyshime rreth vazhdimësisë së Antonio Rudiger dhe David Alaba.

    Ata tashmë kanë humbur shansin për Marc Guehi dhe Dayot Upamecano, por ende kanë një listë kryesore objektivash për të zgjedhur para hapjes së afatit kalimtar veror në korrik.

    Një nga lojtarët në garë për t’u bashkuar me Real Madridin është Nico Schlotterbeck.

    Ylli i Borussia Dortmund dhe Gjermanisë pritet të jetë një nga emrat më të mëdhenj për t’u ndjekur gjatë verës, pasi do të ketë më pak se një vit të mbetur në kontratën aktuale.

    Real Madrid e sheh Schlotterbeck si një mundësi në treg, prandaj po bën përgatitjet e nevojshme për t’u vendosur në krye të radhës për firmën e tij, sipas Bild.

    Real Madrid po konkurron me klube si Bayern Munich për Schlotterbeck, prandaj është e nevojshme të bëhen lëvizje të hershme.

    Të dy klubet janë të vetëdijshëm se mbrojtësi 26-vjeçar do të ishte i disponueshëm për rreth 45 milionë euro nëse nuk nënshkruan një kontratë të re me Dortmundin, me këtë vendim që pritet të merret deri në fund të pushimit ndërkombëtar në mars.

    Nënshkrimi i Schlotterbeck do të kishte shumë kuptim për Real Madridin.

    Ai është një mbrojtës fantastik me topin në këmbë dhe duke qenë se është i majtë, do të mund të luante pranë çdo opsioni aktual në klub, përfshirë Dean Huijsen, i cili mund të luajë në të dyja anët falë aftësisë së tij të fortë me të dyja këmbët.