Category: SPORT

  • Rafael Leao: Cristiano Ronaldo më i miri në histori, pavarësisht çfarë ndodhë në Kupën e Botës

    Rafael Leao: Cristiano Ronaldo më i miri në histori, pavarësisht çfarë ndodhë në Kupën e Botës

    Ylli i AC Milanit Rafael Leao e ka vlerësuar Cristiano Ronaldon si lojtarin më të mirë në historinë e futbollit.

    Leao luan pranë Ronaldos te kombëtarja e Portugalisë, ndërsa ëndërrojnë trofeun e Kupës së Botës në verën e këtij viti.

    Në një intervistë së fundmi, lojtari “rossoner” deklaroi se pavarësisht çfarë ndodhë në Kupën e Botës, Ronaldo do të mbetet më i miri në histori.

    “A është e drejtë që Lionel Messi të jetë më i miri në histori sepse e ka fituar Kupën e Botës? Jo, nuk mendoj ashtu. Sigurisht, Kupa e Botës është e rëndësishme për Cristiano Ronaldon sepse është titulli i vetëm që nuk e ka fituar më parë”.

    “Por, nuk ka rëndësi. Cristiano Ronaldo do të jetë më i miri në historinë e futbollit”, deklaroi ai.

    Ronaldo ndërkohë po vazhdon të shkëlqejë te Al Nassr dhe pritet të merr ftesë nga Portugalia për Kupën e Botës 2026./Telegrafi

  • Avokatët e Mbappes nuk e lënë të qetë PSG-në, shkojnë në zyrat e klubit për çështjen e pagesave

    Avokatët e Mbappes nuk e lënë të qetë PSG-në, shkojnë në zyrat e klubit për çështjen e pagesave

    Avokatët e Kylian Mbappe kanë zhvilluar një vizitë në selinë e Paris Saint-Germain, në kuadër të mosmarrëveshjeve financiare mes palëve.

    Sipas raportimeve të Diario AS, PSG ka paguar vetëm 4 milionë euro nga 6 milionë eurot e mbetura që i detyrohen sulmuesit francez.

     

     

    Një vendim gjykate ka urdhëruar klubin t’i paguajë Mbappe 60.9 milionë euro në total, prej të cilave 55 milionë euro janë shlyer deri më tani.

    Ndërkohë, klubi parisien raportohet se po kërkon nga lojtari që të heqë dorë nga një pjesë e vendimit gjyqësor, konkretisht nga detyrimi që PSG të publikojë në faqen zyrtare informacion në lidhje me pagesat e kryera.

    Situata mbetet e tensionuar dhe pritet të shihet nëse palët do të arrijnë një marrëveshje përfundimtare apo çështja do të vazhdojë në rrugë ligjore.

  • Hidhet shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës: Katër përballje për vend në gjysmëfinale

    Hidhet shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës: Katër përballje për vend në gjysmëfinale

    Kupa e Kosovës hyn në fazën vendimtare, me katër përballje emocionuese që premtojnë rivalitet të ashpër dhe luftë për një vend në gjysmëfinale.

    Federata e Futbollit të Kosovës ka zyrtarizuar çiftet e çerekfinaleve, ku skuadrat e Superligës do të përballen me ato që kërkojnë befasi në këtë fazë.

    Vëmendja kryesore do të jetë në Suharekë, ku Ballkani do të ndeshet me Gjilanin, një duel mes dy emrave të njohur të futbollit kosovar, që pritet të ofrojë intensitet dhe emocion deri në fund.

    Në Podujevë, Llapi pret Malishevën. Vendasit synojnë të shfrytëzojnë përvojën dhe terrenin e tyre, ndërsa mysafirët vijnë me ambicie të qarta për të vazhduar rrugëtimin në Kupë.

    Në Klinë, Dukagjini do të përballet me Feronikelin ‘74 në një duel ku të dy ekipet synojnë historinë. Një ndeshje e hapur, ku detajet pritet të bëjnë diferencën dhe ku kualifikimi mbetet i paparashikueshëm.

    Një tjetër përballje interesante zhvillohet mes Ferizajt dhe Vushtrrisë, ku përballen dy skuadra me objektiva të ndryshme, por me të njëjtin synim: kalimin në gjysmëfinale.

    Me këto çifte, Kupa e Kosovës konfirmon edhe një herë se është gara e befasive. Çdo ndeshje është finale më vete, ndërsa katër skuadrat fituese do të sigurojnë një vend në gjysmëfinale dhe një hap më afër trofeut.

  • Mbappe i sugjeron Real Madridit transferimin e një tjetër ylli francez

    Mbappe i sugjeron Real Madridit transferimin e një tjetër ylli francez

    Ekosistemi evropian i futbollit ka pësuar një tjetër tronditje pasi u zbulua se Kylian Mbappe i ka sugjeruar Real Madridit transferimin e Michael Olise.

    Ylli francez synon të rrethohet me cilësi të lartë teknike për të ndërtuar një epokë të re dominimi absolut në Santiago Bernabeu sezonin e ardhshëm. Ky rekomandim vjen pas nivelit fenomenal të treguar nga sulmuesi i Bayern Munich, i cili është shndërruar në një nga figurat më të spikatura të futbollit botëror.

    Sulmuesi francez imagjinon një repart ofansiv ëndrrash, ku bashkëkombësi i tij do të integrohej përkrah Vinicius Junior, për të formuar një treshe sulmuese që do të frikësonte gjithë kontinentin.

    Real Madridi po e analizon me kujdes këtë propozim, duke kuptuar se profili i Olise do të sillte një alternativë taktike shumë të veçantë dhe do të rriste ndjeshëm balancën dhe kreativitetin në krahë.

    Sipas raportimeve nga zyrat e klubit madrilen, ylli francez madje do ta shihte pozitivisht edhe largimin e disa lojtarëve kyç për t’i hapur rrugë talentit të ri.

    Megjithatë, për Real Madridin operacioni nuk duket aspak i lehtë për shkak të qëndrimit të palëkundur të drejtuesve bavarezë. Olise konsiderohet i pashitshëm në Allianz Arena, veçanërisht pasi ka ndikuar drejtpërdrejt në 38 gola gjatë sezonit aktual.

    Klubi gjerman nuk ka asnjë nevojë të negociojë, i mbështetur nga një kontratë afatgjatë që e lidh francezin me ta deri në vitin 2029.

  • Xabi Alonso refuzon menjëherë ofertën për rikthim te klubi evropian

    Xabi Alonso refuzon menjëherë ofertën për rikthim te klubi evropian

    Pak më shumë se një muaj pas largimit nga Real Madrid, Xabi Alonso ka refuzuar ofertën për të marrë drejtimin e Marseille.

    Sipas mediave franceze, ish-trajneri 44-vjeçar ka vendosur të marrë një pushim nga menaxhimi, duke konsideruar ambientin te Marseille “tepër kaotik”.

    Ky refuzim vjen pas largimit të Roberto De Zerbi dhe tregon vendosmërinë e Alonso për të mos u rikthyer menjëherë në stolin e një klubi.

  • “Pa justifikime, paguani gjobën”: Endrick kërkon me humor 100 euro nga shokët e skuadrës që vonohen në stërvitje

    “Pa justifikime, paguani gjobën”: Endrick kërkon me humor 100 euro nga shokët e skuadrës që vonohen në stërvitje

    Sulmuesi brazilian është kthyer shpejt në një “forcë disiplinore” plot humor te Lyon pas huazimit nga Real Madrid, me një video virale nga stërvitja që tregon 19-vjeçarin duke pritur shokët që mbërrijnë me vonesë dhe duke u kërkuar gjobë prej 100 eurosh.

    Në pamje, Endrick shihet me krahët e kryqëzuar, duke kontrolluar orën dhe duke treguar nga sahati teksa lojtarët vijnë me vonesë.

    Kur përballen me të, ai u thotë me vendosmëri: “Do të paguani, nuk ka justifikime”.

    Sulmuesi është përshtatur menjëherë me jetën në Francë, duke lënë përshtypje pozitive si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

    Ai ka folur me tone pozitive për ambientin e ri, duke vlerësuar strukturën dhe intensitetin te Lyoni si faktorë që e kanë ndihmuar të përshtatet shpejt.

    Në fushë, shifrat flasin qartë: Endrick ka realizuar tre gola dhe ka dhënë një asist në vetëm katër paraqitje, duke u shndërruar shpejt në një kërcënim serioz në sulm dhe duke dëshmuar pse Real Madridi investoi kaq shumë tek ai që në moshë të re./

  • Lamine Yamal fillon agjërimin, Barcelona përgatit plan të veçantë ushqimor!

    Lamine Yamal fillon agjërimin, Barcelona përgatit plan të veçantë ushqimor!

    Talenti i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, ka nisur agjërimin e muajit të Ramazanit, ndërsa stafi i klubit katalanas ka përgatitur një plan të posaçëm ushqimor për ta mbështetur gjatë kësaj periudhe.

    Muaji i Ramazanit kërkon agjërim gjatë gjithë ditës, nga lindja deri në perëndim të diellit, përgjatë një muaji të plotë, shkruan Indeksonline

    Siç raporton “Diario AS” Barcelona po punon ngushtë me ekipin mjekësor dhe nutricionistët për të garantuar që Yamal të ruajë nivelet optimale të energjisë dhe rikuperimit, pavarësisht ngarkesës së ndeshjeve dhe stërvitjeve.

    Ramazani pritet të përfundojë në fund të marsit, në javën e zhvillimit të Finalissima-s, një periudhë e rëndësishme në kalendarin ndërkombëtar.

  • Ylli i Barcelonës reagon ndaj interesit të Milanit për transferimin e tij

    Ylli i Barcelonës reagon ndaj interesit të Milanit për transferimin e tij

    Barcelona ka disa lojtarë që mund të largohen nga ‘Spotify Camp Nou’ gjatë afatit kalimtar veror. Marc-Andre Ter Stegen dhe Marc Casado janë disa nga emrat që mund të jenë në listën e largimeve, ndërsa ka mundësi që edhe Gerard Martin të kërkojë mundësi për t’u larguar.

    Martin ka pasur një rol të rëndësishëm këtë sezon, më shumë si qendërmbrojtës sesa si mbrojtës i majtë.

    Hansi Flick e vlerëson si një opsion të besueshëm për repartin defensiv, ndërsa Milani ka shfaqur interes për të transferuar atë gjatë verës.

    Skuadra italiane e sheh atë si një përforcim të vlefshëm, dhe pasi nuk është titullar i rregullt te Barcelona, mundësia e një marrëveshjeje duket e realizueshme.

    Megjithatë, Barcelona mund të shqyrtojë çdo ofertë, por Martin ka bërë të qartë se nuk ka asnjë interes për t’u larguar.

    Sipas Mundo Deportivo, mbrojtësi ka shprehur se është i kënaqur me hapësirën dhe besimin që ka marrë këtë sezon dhe shpreson që kjo të vazhdojë.

    Me kontratën që e mban në klub deri në vitin 2028, mundësia që Milani të realizojë transferimin e tij duket e vogël për momentin.

  • Dy skuadra shqiptare sonte luajnë në play-offin e UEFA Conference League

    Dy skuadra shqiptare sonte luajnë në play-offin e UEFA Conference League

    Sonte zhvillohen ndeshjet e play-offit të dy kompeticioneve të UEFA Europa League dhe UEFA Europa Conference League.

    Në këtë të fundit janë në garë dy skuadra shqiptare, ndaj vëmendja kryesore për publikun shqiptar është e përqendruar pikërisht te këto përballje.

    Nga ora 21:00, Drita zbret në fushë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku përballet me skuadrën sllovene Celje.

    Po në të njëjtën orë, 21:00, ndeshjen e parë në shtëpi e zhvillon edhe Shkëndija, e cila pret kundërshtarët nga Turqia, Samsunspor.

  • Kontratë tre vjeçare, Milan transferon yllin e rivalëve me kosto zero

    Kontratë tre vjeçare, Milan transferon yllin e rivalëve me kosto zero

    Një super përforcim nga Igli Tare.

    Igli Tare nuk ka kohë për të humbur dhe ka filluar nga puna për të konkretizuar lëvizjet e para që do bëjë në merkaton e verës.

    Sipas Calciomercato, Tare synon transferimin e Lorenzo Pellegrinit me parametra zero.

    Mesfushorit italian i skadon kontrata me Romën në verë dhe Allegri e ka dhënë dritën jeshile për transferimin e tij.

    Milan do t’i ofrojë Pellegrinit kontratë tre vjeçare me pagë prej 3 milionë eurove në sezon.