Category: SPORT

  • Mourinho zgjedh dy skuadrat favorite për ta fituar Europa League

    Mourinho zgjedh dy skuadrat favorite për ta fituar Europa League

    Trajneri i Fenerbahches, Jose Mourinho neser do të përballet me ish-skuadrën e tij, Manchester United, në Euroa League.

    Ai gjatë konferencës për media, u pyet se kush është favorit për ta fituar trofeun këtë sezon.

    Portugezi zgjodhi dy skuadra si favorite, të dyja ku kishte punuar më parë.

    “Dy kandidatët për të fituar Ligën e Evropës është e lehtë: Manchester United dhe Tottenham”, deklaroi Mourinho.

  • Kur, ku dhe si jepet çmimi “Topi i Artë”

    Kur, ku dhe si jepet çmimi “Topi i Artë”

    Edicioni i 68-të i ceremonisë së ndarjes së çmimit “Topi i Artë” do të zhvillohet të hënën më 28 tetor në Théâtre du Châtelet në Paris. Ceremonia do të fillojë në orën 20:45.

    Prezantuar çdo vit nga France Football që nga viti 1956, Topi i Artë është çmimi më prestigjioz që një futbollist mund të marrë në njohjen e arritjeve të jashtëzakonshme dhe talentit të jashtëzakonshëm.

    Topi i Artë jepet në bazë të tre kritereve kryesore:

    1) Performanca individuale, karakteri vendimtar dhe mbresëlënës

    2) Performanca dhe arritjet ekipore

    3) Klasi dhe loja e ndershme

    Për këtë edicion, të nominuar janë lojtarët e më poshtëm:

    Jude Bellingham (Angli, Real Madrid)

    Hakan Çalhanoğlu (Turkie, Inter)

    Dani Carvajal (Spanjë, Real Madrid)

    Rúben Dias (Portugali, Manchester City)

    Artem Dovbyk (Ukrainë, Dnipro / Girona / Roma)

    Phil Foden ( Angli, Manchester City)

    Alejandro Grimaldo (Spanjë, Bayer Leverkusen)

    Erling Haaland (Norvegji, Manchester City)

    Mats Hummels (Gjermani, Borussia Dortmund)

    Harry Kane (Angli, Bayern München)

    Toni Kroos (Gjermani, Real Madrid)

    Ademola Lookman (Nigeri ) Atalanta)

    Emiliano Martínez (Argjentinë, Aston Villa)

    Lautaro Martínez (Argjentinë, Inter)

    Kylian Mbappé (Francë, Paris Saint-Germain / Real Madrid)

    Martin Ødegaard (Norvegji, Arsenal)

    Dani Olmo (Spanjë, Leipzig / Barcelona)

    Cole Palmer (Angl. , Manchester City / Chelsea)

    Declan Rice (Angli, Arsenal)

    Rodri (Spanjë, Manchester City)

    Antonio Rüdiger (Gjermani, Real Madrid)

    Bukayo Saka (Angli, Arsenal)

    Ëilliam Saliba (Francë, Arsenal)

    Federico Valverde (Uruguay, Real Madrid)

    Vinícius Júnior (Brazil, Real Madrid)

    Vitinha (Portugali, Paris Saint-Germain)

    Nico Ëilliams (Spanjë, Klubi Athletic)

    Florian Ëirtz (Gjermani, Bayer Leverkusen)

    Granit Xhaka (Zvicër, Bayer Leverkusen)

    Lamine Yamal (Spanjë, Barcelona)

  • Gjest fantastik: Biletat e ndeshjes Trepça – Caldedonia (Skoci), sot shkojnë për vogëlushin e sëmurë

    Gjest fantastik: Biletat e ndeshjes Trepça – Caldedonia (Skoci), sot shkojnë për vogëlushin e sëmurë

    Sfida e sontme basketbollistike evropiane mes ekipit kosovar të Trepçës dhe Caledonias nga Skocia, është e rëndësishme edhe për një arsyje tjetër.

    Klubi mitrovicas ka dhënë një shembull fantastik, duke marrë vendim që të gjitha paratë që mblidhen nga shitja e biletave, të shkojnë të destinuara për një vogëlush të sëmurë nga qyteti i Mitrovicës.

    Sigurisht që kjo duhet të jetë një motiv tjetër për secilin prej nesh, që përpos se ta përkrahim ekipin kosovar në garat evropiane, të blejmë edhe një biletë e cila kontribon në bamirësi dhe së bashku mund të shpëtojmë jetë.

    Bileta e ndeshjes kushton 3 euro dhe kanë dalë në shitje nga ora 11:00 e mesditës së sotme tek fan shopi i skuadrës mitrovicase afër palestrës ”Minatori”.

    Çdo biletë e blerë do të ndihmojë në mbulimin e shpenzimeve mjekësore dhe do të sjellë një buzëqeshje në fytyrën e vogëlushit.

    Ndeshja fillon nga ora 18:30.

  • Kampionia e Kosovës në Basketboll, sonte luan në garat evropiane

    Kampionia e Kosovës në Basketboll, sonte luan në garat evropiane

    Kampionia aktuale e Kosovës në basketboll, Trepça sonte luan në kuadër të fazë grupore në kompeticionin evropian, FIBA Europe Cup.

    Ekipi mitrovicas ndeshet me skuadrën skoceze, Caledonia Gladiators në duelin i cili fillon nga ora 18:30.

    Deri tani të dyja këto ekipe kanë nga 2 humbje në të dyja ndeshjet e grupit, nga Dijoni i Francës dhe Ludwigsburgu i Gjermanisë dhe sot kërkojnë fitoren e parë.

    Ekipi ynë kosovar sivjet ka rënë në këtë grup shumë të vështirë me dy skuadrat gjermane dhe franceze, andaj përballja e sotme me ekipin skocez mund të jetë më e lehtë në letër, por jo edhe në parket andaj duhet të kërkohet me çdo kusht fitorja duke dhënë maksimumin në parket.

    Ndeshja transmetohet direkt në Artsport1 dhe YouTube.

  • Old Trafford merr një epitet të keq në Premier Ligë

    Old Trafford merr një epitet të keq në Premier Ligë

    Old Trafford është zgjedhur si stadiumi që mban erën më të keqe në Premier Ligë.

    Stadiumi i Manchester Unitedi kryeson listën me më së shumti ankesa për erëra të këqija, ku fansat në TripAdvisor i kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me këtë problem.

    OddsMonkey i ka analizuar vlerësimet e vizitorëve duke e analizuar “erën” si fjalë kyçe.

    Ata më pas i kanë krahasuar numrin e ankesave për të 20 stadiumet e 20 klubeve elitare.

    “Era hudhër në stadium është shumë e rëndë gjatë turit; ata e përdorin hudhrën për ta vënë në bar në mënyrë që ta ruajnë atë”, thoshte një vlerësim

  • Ancelotti i jep Mbappes këshillat e njëjta që i jepte Benzemas kur e kishte lojtar

    Ancelotti i jep Mbappes këshillat e njëjta që i jepte Benzemas kur e kishte lojtar

    Carlo Ancelotti thuhet se i jep Kylian Mbappes të njëjtat urdhra që i jepte edhe ish-sulmuesit të Real Madrid, Karim Benzema. 

    Pas një fillimi relativisht të ngadaltë në Madrid pas kaloi nga Paris Saint-Germain këtë verë, 25-vjeçari ka shënuar tetë gola në 12 ndeshje për gjigantët spanjollë. 

    Por, trajneri i Los Blancos, Ancelotti dëshiron më shumë gola nga francezi, ndërsa është më pak i shqetësuar për presionin që ai bën ndaj kundërshtarëve.  

    Kjo ishte diçka që ai ia tha edhe ish-sulmuesit Benzema kur ishte në “Santiago Bernabeu”. 

    Italiani u tha gazetarëve: “Unë kërkoj që Mbappe të shënojë gola. Unë preferoj që ai të shënojë gola sesa të shtypë. E them Mbappes atë që i kam kërkuar Karim Benzemas, që ai të jetë gati kur ta rikuperojmë topin”. 

    Benzema u largua nga Real Madridi si legjendë e klubit në vitin 2023 për skuadrën Saudite të Ligës Pro, Al-Ittihad.  

    Reprezentuesi francez shënoi 354 gola për klubin dhe u dha atyre një mori trofesh.

  • Dardanët ‘godasin’ Armand Dukën me transparent në ndeshjen Kosovë-Qipro

    Dardanët ‘godasin’ Armand Dukën me transparent në ndeshjen Kosovë-Qipro

    Kosova është duke fituar 1-0 përballë Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Pjesa e parë përfundoi me epërsi për Dardanët, që i dominuan plotësisht këta 45 minuta të parë.

    Ishte Amir Rrahmani, ai që shënoi për 1-0, duke bërë driblime në stilin e një sulmuesi, përkundër se është qendërmbrojtës.

    Në anën tjetër, Dardanët kanë përçuar një mesazh goditës ndaj presidentit të FSHF-së me një transparent, duke shfaqur edhe njëherë ndjenjat kundër organizimit të Kampionatit Evropian me Serbinë për grupmoshat U21.

    “Vëllai vëllain nuk e lëndon, me hasëm shekullor marrëveshje nuk bën!”, shkruhej në transparentin e tifozëve të Kosovës.

    Një tjetër transparent ishte edhe: “Ëndrra e të gjithëve, realiteti ynë” – duke shfaqur shqipnojnë dykrenare në hartën e Kosovës. 

  • Lajm i mirë për Shqipërinë, Ukraina dhe Çekia ndahen në paqe

    Lajm i mirë për Shqipërinë, Ukraina dhe Çekia ndahen në paqe

    Pas fitores së sotme ndaj Gjeorgjisë, Shqipëria ka marr një tjetër lajm të mirë.

    Kundërshtarët e kuqezinjëve, Ukraina dhe Çekia kanë barazuar sonte me rezultat 1-1, në ndeshjen e Ligës së Kombeve.

    Pas katër xhirove, Çekia renditet e para në grup me 7 pikë, Shqipëria dhe Gjeorgjia kanë nga 6 pikë, ndërsa Ukraina është e fundit me 4 pikë.

  • Dardanët” nisen drejt Lituanisë, gati për ndeshjet e Ligës së Kombeve

    Dardanët” nisen drejt Lituanisë, gati për ndeshjet e Ligës së Kombeve

    Dardanët” gjatë kësaj jave do të zhvillojnë dy ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve.

    Djelmoshat e udhëhequr nga Franco Foda, të shtunen me 12 tetor do të përballen me Lituaninë, ndërsa tre ditë më vonë e presin Qipron në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.

  • Zhegrova, Muriq e Muslija ftohen nga Kosova për ndeshjet e tetorit

    Zhegrova, Muriq e Muslija ftohen nga Kosova për ndeshjet e tetorit

    Treshja e Kosovës, Edon Zhegrova, Aro Muriq dhe Florent Muslija janë ftuar për ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve, sipas gazetarit Arlind Sadiku.

    “Aro Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë ftuar te Kosova për ndeshjet e tetorit me Lituaninë dhe Qipron”, shkruan Sadiku në Facebook.