Category: SPORT

  • Në Paris mbahet sot ceremonia ‘Topi i Artë’

    Në Paris mbahet sot ceremonia ‘Topi i Artë’

    Mbrëmjen e sotme e gjithë vëmendja e botës së sportit do zhvendoset në Francë. Në një ceremoni madhështore në Paris do të shpërblehet lojtari më i mirë për sezonin 2023-2024.

    Ky do të jetë edicioni i 68-të i ndarjes së çmimeve dhe këtë vit themeluesit e “France Football” janë bashkuar me UEFA-n për një ngjarje që feston më të mirët në lojë bazuar në performancat gjatë sezonit, nga 1 Gushti 2023 deri më 31 Korrik 2024.

    Vinicius Junior i Real Madrid është favorit për trofeun, teksa pas tij Rodri dhe Bellingham. Përpos “Topit të Artë” do të akoordohet ‘Trofeu Kopa’ (lojtari më i mirë nën 21 vjeç), ‘Trofeu Yachine’ (portieri më i mirë), ‘Çmimi Socrates’ (për një lojtar të përfshirë në projekte sociale dhe bamirësie), ‘Trofeu Gerd Müller’ (shënuesi më i mirë i sezonit) dhe më pas trofetë për trajnerin dhe skuadrën më të mirë të vitit.

  • Sot zhvillohet super-ngjarje në Aeroportin e Prishtinës

    Sot zhvillohet super-ngjarje në Aeroportin e Prishtinës

    Sot mbahet një ngjarje me shumë rëndësi në Aeroportin e Prishtinës.

    Aty përurohet fluturimi i parë për Amsterdam nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

    Kjo ngjarje mbahet tek terminali i udhëtarëve, ANP “Adem Jashari” nga ora 10:00.

  • Real Madridi tashmë ‘ka vendosur’ për trajnerin e ardhshëm pas humbjes poshtëruese në ‘El Clasico’

    Real Madridi tashmë ‘ka vendosur’ për trajnerin e ardhshëm pas humbjes poshtëruese në ‘El Clasico’

    Real Madridi raportohet se tashmë ka vendosur se kush do të jetë trajneri i tyre i ardhshëm pas humbjes poshtëruese me rezultat 4-0 ndaj Barcelonës në ‘El Clasico’.

    Mbrëmjen e së shtunës, madrilenët pësuan keq nga blaugranasit të cilët arritën triumfin falë dy golave nga Robert Lewandowski dhe nga një tjetër prej Lamine Yamal dhe Raphinha.

    Me këtë fitore Barcelona tashmë udhëheq në La Liga me gjashtë pikë më shumë se Real Madridi në vendin e dytë.

    Kjo humbje e dhimbshme ka bërë që të rritet presioni mbi supet e trajnerit Carlo Ancelotti.

    Siç ka raportuar Fichajes, presidenti Florentino Perez do ta shkarkojë teknikun italian në rast se ai nuk arrin që ta përmbys këtë situatë së shpejti.

    Është sugjeruar se Perez dëshiron që ish-trajneri Zinedine Zidane ta drejtojë klubin për herë të tretë në rast se vendosin të ndajnë rrugët me Ancelottin.

    Gjatë dy periudhave të kaluara të Zidanes në krye, Madridi fitoi 11 trofe në total, duke përfshirë Ligën e Kampionëve tre herë radhazi.

    Sidoqoftë, Real Madridi mund të përballet me konkurrencë nga Manchester United për Zidane pasi ai është lidhur fortë me zëvendësimin e Erik Ten Hag në ‘Old Trafford’.

  • Dita e “El Clasico”-s, Reali dhe Barça synojnë fitoren

    Dita e “El Clasico”-s, Reali dhe Barça synojnë fitoren

    Kjo e shtunë, rezervon “El Clasico”-n e parë të sezonit. Real Madrid dhe Barcelona, përballen mes tyre në “Santiago Bernabeu”.

    Pritet të jetë një sfidë emocionuese, ashtu siç kanë qenë edhe në të kaluarën përballjet mes këtyre dy ekipeve.

    Një në sfidë si kjo e sotmja, spektakli është i garantuar, kjo edhe për shkak të formës së shkëlqyer që po kalojnë si Reali ashtu edhe Barcelona.

    Madrilenët numërojnë tre fitore radhazi, mes kampionatit dhe Champions League, aty ku mposhtën me përmbysje Borussia Dortmund, me rezultatin 5-2.

    Në krahun tjetër, Barcelona, numëron katër fitore, me katalanasit që gjithashtu morën në triumf të madh në Ligën e Kampioneve, ndaj Bayern Munich, me shifrat 4-1.

    Katalanasit nuk njohin fitore ndaj Realit prej katër ndeshjes, sa i përket takimeve zyrtare dhe do të kërkojnë të thyejnë “tersin”.

    Ndeshja Real Madrid-Barcelona, do të luhet këtë të shtunë, duke nisur nga ora 21:00.

  • Sa duhet të paguajnë Milani dhe Interi për ta blerë San Siron?

    Sa duhet të paguajnë Milani dhe Interi për ta blerë San Siron?

    Zyra Italiane e Tatimeve ka vlerësuar Stadio Meazza dhe zonën përreth tij në shumën prej 200 milionë euro, një tarifë që Milan dhe Inter duhet ta ndajnë nëse dëshirojnë të blejnë San Siron.

    Rruga e vështirë drejt ndërtimit të një stadiumi të ri për Milanin dhe Interin do të ketë së shpejti një kapitull të ri.

    Sipas Gazzetta, Zyra Italiane e Tatimeve do të informojë klubet milaneze se vlera e zonës së San Siros, përfshirë Stadio Meazza, është 200 milionë euro. Bashkia e Milanos është pronare e stadiumit dhe e zonës përreth.

    E përditshmja italiane, duke cituar burime qeveritare, thotë se klubet do të marrin një njoftim zyrtar midis fundit të tetorit dhe fillimit të nëntorit.

    Gazzetta thekson se tarifa nuk mund të negociohet pasi është një vlerësim zyrtar i bërë nga autoritetet. As Interi dhe as Milani nuk kanë reaguar zyrtarisht ndaj lajmit, por në mënyrë joformale, duket se Nerazzurrët janë më të hapur se Milani për të blerë San Siron.

  • Zhegrova “tërbon” mediat serbe: Skandal, luan për shtetin e rremë të Kosovës dhe feston me flamurin shqiptar

    Zhegrova “tërbon” mediat serbe: Skandal, luan për shtetin e rremë të Kosovës dhe feston me flamurin shqiptar

    Edon Zhegrova ishte ylli i Lille në Ligën e Kampionëve, duke realizuar një supergol në fitoren 1:3 të skuadrës së tij përballë Atleticos së Madridit.

    Por përveç Simeones, 25-vjeçari ka “tërbuar” dhe mediat serbe, të cilat nuk e pritën mirë festën që sulmuesi bëri me shokët e tij në dhomat e zhveshjes, ku hapi flamurin shqiptar.

    Kurir” ka sulmuar Zhegrovën për këtë festë duke fyen Kosovën në cilësimet e tyre si një ‘shtet të rrem’.

    “I bindi shokët e ekipit të tregonin shqiponjën shqiptare! Një futbollist nga shteti i rremë i Kosovës bëri një skandal pas sensacionales në Ligën e Kampionëve”, shkruante në titull portali serb.

  • Shtyhet zyrtarisht ndeshja Bologna-Milan

    Shtyhet zyrtarisht ndeshja Bologna-Milan

    Ndeshja Bologna-Milan, është shtyrë përfundimisht. E planifikuar për tu luajtur të shtunën, takimi është shtyrë, për shkak të motit të keq që parashikohet në qytetin e Bolonjës.

    Palët ishin në bisedime nga mbrëmja e së enjtes, për të gjetur një zgjidhje, për zhvillimin e ndeshjes. Hipotezat ishin që ndeshja të luhej me dyer të mbyllura ose në një stadium neutral, por kjo nuk do të ndodhë.

    Kryetari i bashkisë në Bolonja, Matteo Lepore, ka refuzuar që ndeshja të luhet me dyer të mbyllura dhe Lega Serie A, ka vendosur ta shtyjë ndeshjen për një datë të pacaktuar.

    Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, nuk u shfaq i lumtur pas njoftimit. “Vendim i pakuptueshëm, nga kryebashkiaku i Bolonjës, i cili nuk donte të luanim me dyer të mbyllura”, tha Scaroni.

    Sfida Bologna-Milan, ishte parashikuar të luhej të shtunën në orën 18:00, ndërsa tani duhet të gjendet një datë e lirë, diçka që duket e vështirë, për shkak të ngjeshjes së madhe të ndeshjeve.

  • Lëndim i rëndë i bashkëlojtarit të Xhakës

    Lëndim i rëndë i bashkëlojtarit të Xhakës

    Lëndimi i Amine Adlit që e pësoi të mërkurën në mbrëmje në barazimin 1:1 të Leverkusenit me Brestin, ka qenë shumë i rëndë.

    Pas testimeve të thella mjekësore, Leverkuseni ka njoftuar se sulmuesi ka thyer ashtin në nyjën e këmbës dhe do të jetë jashtë fushës deri në muajin janar.

    Ai do të operohet.

    Adli u lëndua në minutën e 79-të në ndeshjen e zhvilluar në Guingamp.

  • FIFA publikon renditjen botërore, kjo është renditja e Shqipërisë dhe Kosovës

    FIFA publikon renditjen botërore, kjo është renditja e Shqipërisë dhe Kosovës

    FIFA, organi botëror i futbollit ka përditësuar paraditen e së enjtes renditjen e ekipeve kombëtare. Shqipëria ngjitet me dy pozicione dhe mban vendin e 65-të, ndërsa edhe Kosova ka ngjitur tre shkallë duke qenë në vendin 101.

    Ndërkohë Argjentina vijon të jetë në krye, me kampionët e botës në fuqi që ndiqen nga Franca. Bie në sy ngjitja e Italisë me një pozicion dhe qëndrimi i Gjermanisë dhe Kroacisë jashtë dhjetë ekipeve më të mira kombëtare në botë.

    Shqipëria dhe Kosova

    Dy ndeshjet e fundit të Kombëtares (humbja me Çekinë dhe fitorja me Gjeorgjinë) kanë bërë që kuqezinjtë të fitojnë dy pozicione në renditjen botërore. Tanimë tanët mbajnë vendin e 65-të duke lënë pas vetes emra si Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi.

    Ngjitje edhe për Kosovën, e cila nga vendi i 104 pozicionohet në atë të 101, pas tre fitoreve radhazi në Ligën e Kombeve. Ecuria e mirë e Dardanëve po shpërblehet, me përfaqësuesen e Kosovës që ka një përballje kundër Rumanisë në nëntor për kreun e grupit.

    Ndërkohë, kombëtarja shqiptare luan kundër Çekisë dhe Ukrainës më 16 dhe 19 nëntor në ‘Air Albania’ dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 dhe është në garë për kreun e tabelës.

    Dhjetë vendet e para

    Në krye të ekipeve më të mira kombëtare vijon të jetë Argjentina me 1883 pikë, ndjekur nga Franca me një diferencë të madhe. Ndërkohë që më pas vijnë Spanja, Anglia, Brazili dhe Belgjika. Një pozicion ka fituar Portugalia dhe Italia, teksa Holanda dhe Kolumbia kanë rënë me një vend. Edhe pse ka fituar dy pozicione nga paraqitjet e fundit, Gjermania është jashtë dhjetëshes më të mirë dhe për momentin mban vendin e 11-të në botë.

    LISTA E PLOTË E RENDITJES SË 210 KOMBËTAREVE (KLIKO)

    Renditja e Shqipërisë

    Renditja e Kosovës

    Renditja e dhjetë ekipeve kombëtare më të mira
  • Zhegrova shënon supergol në Champions

    Zhegrova shënon supergol në Champions

    Edon Zhegrova ka shënuar gol për Lillen në ndeshjen ndaj Atletico Madridit.

    Zhegrova në minutën e 61-të realizoi për 1:1.

    Për Zhegrovën është goli i parë në Champions, pa llogaritur kualifikimet.