Category: SPORT

  • Barcelona e pandalshme, mposht pa probleme Espanyolin dhe përforcon kreun

    Barcelona e pandalshme, mposht pa probleme Espanyolin dhe përforcon kreun

    Barcelona ka vazhduar me formën impresive në këtë sezon në La Liga, duke e arritur fitoren e radhës ditën e sotme.

    Blaugranasit kanë mposhtur rivalin e qytetit, Espanyol, me rezultat 3-1.

    Të tre golat e vendasve erdhën gjatë pjesës së parë, me mysafirët që u ‘ngushëlluan’ me golin e nderit në pjesën e dytë.

    Një dygolësh nga Olmo (12′ 23′) dhe një nga Raphinha (31′), i dhanë një fitore të radhës katalanasve.

    Skuadra e Hansi Flick qëndron bindshëm e para në tabelë me 33 pikë të mbledhura, duke fituar tani 11 nga 12 ndeshjet e para të këtij sezoni, në përjashtim të humbjes nga Osasuna.

  • Java e 12-të në Superligë vazhdon edhe sot, dy ndeshje interesante zhvillohen

    Java e 12-të në Superligë vazhdon edhe sot, dy ndeshje interesante zhvillohen

    Dy ndeshje tejet interesante zhvillohen sot në kuadër të javës së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.

    Vëmendja kryesore do të jetë në ndeshjen Suhareka – Drita, shkruan indeksinline.

    Verdhezinjtë janë në venidn e katërt me 17 pikë, një më pak se kaltërebardhët të cilët renditen në vendin e tretë.

    Ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Prishtinës dhe Ferizajit.

    Skuadra nga kryeqyteti renditet në vendin e pestë me 16 pikë, ndërsa Ferizaji e shtata me 14 pikë.

    Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00.

  • FFK mirëpret vendimin e UEFA-s ndaj Serbisë

    FFK mirëpret vendimin e UEFA-s ndaj Serbisë

    2 nëntor, 2024 – Federata e Futbollit e Kosovës mirëpret vendimin e marrë nga UEFA për të ndëshkuar Federatën e Futbollit të Serbisë për thirrjet kundër Kosovës dhe sjelljet raciste gjatë ndeshjes së 12 tetorit ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës. Kjo masë e rreptë është një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së parimeve sportive dhe të respektit në arenën ndërkombëtare.

    Në emër të sportdashësve kosovarë, FFK thekson se një ambient sportiv duhet të jetë i lirë nga mesazhet provokuese, urrejtja dhe diskriminimi. Zyra jonë ligjore ka ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të raportuar këto shkelje pranë UEFA-s, dhe do të vazhdojmë të ndjekim të gjitha mjetet ligjore për ta adresuar çdo veprim josportiv dhe të dëmshëm që cënon Kosovën dhe vlerat e sportit.

  • Kjo do të jetë e ardhmja e Ten Hag

    Kjo do të jetë e ardhmja e Ten Hag

    Erik Ten Hag të hënën e kësaj jave është shkarkuar nga posti i trajnerit të Manchester United.

    Tekniku holandez u shkarkua pas rezultateve të dobëta në fillim të këtij sezoni, ndërsa sot Manchester United ka zyrtarizuar Ruben Amorim si trajner të ri, transmeton indeksonline.

    ”Daily Mail” ka zbuluar planet e Erik Ten Hag për të ardhmen.

    Sipas gazetës angleze, ai tashmë ka planifikuar që të rikthehet në pronën e tij në Austri për të reflektuar për kohën e tij tek Unitedi në atë që kanë qenë dy vite e gjysmë mjaft të vështira.

    Ten Hag ishte pjesë e Manchester United që nga viti 2022, ndërsa ka fituar dy trofe, Carabao Cup në vitin 2023 dhe FA Cup sezonin e kaluar.

  • UEFA e dënon rëndë Serbinë për thirrjet anti-Kosovë

    UEFA e dënon rëndë Serbinë për thirrjet anti-Kosovë

    Ashtu si pritej, Federata e Futbollit e Serbisë është dënuar rëndë nga UEFA për shkeljet e bëra në ndeshjen e 12 tetorit ndaj Zvicrës.

    Gjatë asaj ndeshjeje kishte thirrje të vazhdueshme anti-Kosovë nga tifozët serbë. Dhe UEFA të premten mori vendimet lidhur me shkeljet e bëra nga huliganët serbë.

    Serbia e Zvicra ishin takuar më 12 tetor në Leskovc. Serbët e kanë fituar 2:0 atë ndeshje të Ligës së Kombeve. Në fushë te Zvicra ishte Granit Xhaka, që është fishkëllyer sa herë që ka pasur kontakt me topin. Fishkëllima kishte edhe me rastin e intonimit të himnit të Zvicrës.

    Në fakt federata serbe është përballur me tri akuza: transmetimi i mesazhit që nuk është i përshtatshëm për ngjarje sportive; sjellje raciste dhe sjellje diskriminuese, trazia gjatë himneve kombëtare.

    Për të tri akuzat është shpallur fajtore.

    Për sjellje diskriminuese të tifozëve të saj, Federata e Futbollit e Serbisë është dënuar me 25 mijë euro dhe me mbyllje të pjesërishme të stadiumit për ndeshjen e ardhshme. Por pjesa e dytë e dënimit, për mbyllje të 4000 vendeve në stadium, është me kusht për dy vjet.

    Për shkak se u fishkëllye himni i Zvicrës nga tifozët serbe, Federata e Futbollit e Serbisë është gjobitur me 10 mijë euro. 

  • Feronikeli ’74 “i bie pishman”, mbetet në Superligë

    Feronikeli ’74 “i bie pishman”, mbetet në Superligë

    Akoma pa u bërë 24 orë nga komunikata e tyre shokuese lidhur me largimin nga të gjitha garat që organizohen nën ombrellën e Federatës së Futbollit të Kosovës, klubi i Feronikelit ’74 ka njoftuar se janë tërhequr nga vendimi i tyre.

    Presidenti i klubit, Erlind Krasniqi, në një konferencë për media të mbajtur sot, ka deklaruar se Feronikeli ’74 do të mbetet në Superligë.

    Ai ka thënë se janë tërhequr nga vendimi që kanë marrë dje.

    Lidhur me vendimin e klubit është deklaruar edhe kapiteni i skuadrës, Lapidar Lladrovci.

    Ai pret dhe shpreson se FFK-ja do të reflektojë pas këtij vendimi.

    “Shpresojmë që FFK të reflektojë, sepse nuk po ndodh vetëm sivjet. Kemi qenë edhe vitin e kaluar një nga skuadrat më të dëmtuara në ligë”, ka thënë Lladrovci.

    Feronikeli ’74 ishte tërhequr si pasojë e paknaqësive me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtarët e FFK-së. Si shkak kryesor i këtij vendimi ishte ndeshja e fundit ndaj Llapit, e cila u mbyll me barazim 2:2.

    Përpos Feronikelit, kritika të mëdha me ndarjen e drejtësisë këtë sezon kanë pasur pothuajse të gjitha klubet.

  • Zyrtare: Manchester United prezanton trajnerin e ri

    Zyrtare: Manchester United prezanton trajnerin e ri

    Ruben Amorim është zyrtarisht trajner i Manchester United.

    Trajner portugez do të largohet nga Sportingu i Lisbonës gjatë këtij muaji.

    Ai do të fillojë punon më 11 nëntor, ndërsa ndeshjen e parë do ta ketë atë kundër Ipswich Town në 24 nëntor.

  • UEFA i kthen përgjigje Real Madridit për akuzat rreth Topit të Artë

    UEFA i kthen përgjigje Real Madridit për akuzat rreth Topit të Artë

    Real Madridi i drejtoi gishtat UEFA-s se ishte përgjegjës për humbjen e Vini Jr në Topin e Artë të 2024 nga Rodri.

    Los Blancos besojnë se shtëpia e futbollit pati ndikim në rezultat për shkak se klubi spanjoll po tenton formimin e Superligës Evropiane.

    UEFA ka reaguar ndaj Los Blancos për akuzat teksa ata kanë lëshuar në një komunikatë.

    “Nëse ata thonë diçka të tillë, kjo thotë gjithçka për ta. Dhe pastaj ai nuk meriton më koment nga ana jonë”, është reagimi i shkurtër nga UEFA.

    UEFA ka bashkëpunuar me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez gjatë viteve të fundit që kur plani i Superligës Evropiane u hartua nga ky i fundit.

    Vini Jr ishte padyshim i zhgënjyer për humbjen e Topit të Artë pasi ishte gati ta fitonte atë deri në ditën kur ndodhi ceremonia.

    “Gjithçka që mund të bëjë është të punojë edhe më shumë për ta arritur vitin e ardhshëm”, ishin fjalët e brazilianit.

  • Ndonëse është një gjeni i futbollit – Messi përmend superfuqinë që do të donte ta kishte

    Ndonëse është një gjeni i futbollit – Messi përmend superfuqinë që do të donte ta kishte

    Lionel Messi ka zhvilluar së fundmi një intervistë me ekspertin e transferimeve, Fabrizio Romano.

    Mes tjerash, gazetari italian e ka pyetur legjendën argjentinase se çfarë superfuqie do dëshironte ta posedonte.

    “Ne e dimë që ju jeni një adhurues i personazheve superhero – çfarë superfuqie do të dëshironit të kishit?”, Messi u pyet gjatë intervistës së tij me Romanon.

    Argjentinasi u përgjigj: “Padukshmëri, padukshmëri ose fluturim, por padukshmëria është më afër”.

    Messi dihet se feston golat e tij në Inter Miami duke imituar veprimet e superheronjve të ndryshëm.

    Në një rast, ai bëri gjeste si Spiderman për të festuar golin e tij.

  • Shtyhet edhe ndeshja Valencia – Real Madrid

    Shtyhet edhe ndeshja Valencia – Real Madrid

    Ndeshja ndërmjet kampionit të La Ligas, Real Madridit dhe Valencias, që ishte paraparë të luhej të shtunën, është shtyrë për shkak të përmbytjeve në Spanjë.

    Në fundjavë në futbollin spanjoll do të mbahet një minutë heshtje në shenjë “solidarizimi me të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore”.