Category: SPORT

  • Çfarë thotë neni 55, sipas të cilit UEFA hapi hetimet për ndeshjen Rumani – Kosovë

    Çfarë thotë neni 55, sipas të cilit UEFA hapi hetimet për ndeshjen Rumani – Kosovë

    UEFA sot ka njoftuar përmes faqes zyrtare se ka nisur procedurat për Rumaninë dhe Kosovën, duke u bazuar në nenin 55 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s.

    UEFA njoftoi se kishte hapur “procedura disiplinore” pas incidenteve në ndeshjen Rumani-Kosovë, e cila në kohën shtesë, kur rezultati ishte 0-0, Kosova u larguan nga fusha, pasi tifozët rumunë filluan thirrjet “Serbi, Serbi” dhe hodhën karrige në fushë.

    Vendimet e tjera do të merren në bazë të këtij neni, ku deri tani dy federatat kanë dërguar argumentet e tyre.


    Por çfarë thotë neni 55, sipas të cilit UEFA hapi hetimet dhe mund të fillojë procedim disiplinor.

    1/ Procedurat hapen nga administrata e UEFA-s:

    a) bazuar në raportet zyrtare;
    b) nëse është paraqitur një protestë;
    c) me kërkesë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, presidentit ose sekretarit të përgjithshëm të UEFA-s;
    d) me kërkesë të inspektorit të etikës dhe disiplinës;
    e) bazuar në dokumentet e marra nga një autoritet publik;
    f) nëse është paraqitur një ankesë për shkelje të mundshme disiplinore, me miratimin e një inspektori të etikës dhe disiplinës, sipas paragrafit të mëposhtëm:

    2/ Kur bëhet një ankesë, ajo duhet të vlerësohet nga një inspektor i etikës dhe disiplinës. Sipas gjykimit të tij, inspektori mund të vendosë të mos miratojë hapjen e procedurës, nëse nuk ka arsye të forta për ta bërë këtë.

    Në rast se paraqitet një ankesë, një inspektor i etikës dhe disiplinës duhet ta vlerësojë atë. Inspektori i etikës dhe disiplinës mund të vendosë, sipas gjykimit të tij, të mos miratojë hapjen e procedurave nëse nuk ka arsye të vlefshme për ta bërë këtë. Mungesa e arsyeve të vlefshme ndodh, për shembull, kur çështja mund të zgjidhet në nivel kombëtar, mund të ishte subjekt i një proteste, nuk lidhet me një shkelje të mundshme disiplinore, kur pala që paraqet ankesën nuk ka një interes ligjor të denjë për mbrojtje, ose kur organet disiplinore të UEFA-s nuk kanë juridiksion të dukshëm mbi çështjen.

    3/ Një vendim nga një inspektor i etikës dhe disiplinës për të mos miratuar hapjen e procedurave mund të apelohet para Organit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës brenda pesë ditëve pas njoftimit të vendimit.


    Të dyja palët besojnë se kanë argumente për të fituar ndeshjen në “tavolinë”.

    Por, pavarësisht kësaj edhe nëse fitorja 3-0 do t’i jepej Kosovës, renditja do të mbetet e njëjtë.

  • “Kemi luftuar së bashku, fitore e merituar” – flet më i miri i Kosovës në fitoren ndaj Lituanisë

    “Kemi luftuar së bashku, fitore e merituar” – flet më i miri i Kosovës në fitoren ndaj Lituanisë

    Arijanet Muric ishte më i miri i ndeshjes në fitoren ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, duke bëri disa pritje të mëdha.

    Ai ka folur pas kësaj fitoreje, duke i dhënë merita të mëdha bashkëlojtarëve.

    “Ishte lojë e mirë. Kemi luftuar së bashku. Kemi fituar duelet dhe kemi luajtur mirë. Ishte vështirë, por ishte fitore e merituar”.

    “Mendoj se i kemi merituar tri pikët. Nëse bëjmë gjërat e duhura, sërish e sërish, do të arrijmë ku duam. Jemi përmirësuar shumë”, deklaroi Aro Muric.

    Kosova ka marr 12 pikë nga pesë ndeshje, ndërsa një ndeshje mbetet për tu vendosur nga organet e UEFA-s.

  • Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

    Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

    Kosova tashmë ka 9 pikë dhe një ndeshje që do të vendoset nga komisionet e UEFA-s, ndërsa rruga për në Ligën B te Kombeve mbetet e hapur.

    Dardanët kanë humbur ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” ndaj Rumanisë me rezultat 3-0, ndërsa që atëherë nuk di për humbje.

    Dy fitore ndaj Qipros, një fitore ndaj Lituanisë, pastaj barazimi 0-0 deri në minutën e 90-të ndaj Rumanisë, janë rezultatet e Franco Fodas në këtë edicion, shkruan Telegrafi.

    Ndeshja e radhës dhe e fundit është ajo mes Kosovës dhe Litanisë që zhvillohet në “Fadil Vokrri”, por Dardanët tashmë e kanë siguruar pozitën e dytë.

    Fitorja do i bënte mire ekipit për ecurinë dhe besimin, ndërsa do të ishte në pritje të vendimit të komisioneve disiplinore.

    Nëse Kosova mbetet në vend të dytë, këta janë kundërshtarët e mundshëm të play-offit

    Në rastin e parë, nga Grupi 1, mund të ketë një përballje me Kosovës dhe Shqipërisë, në rast se Shqipëria nuk arrin të fitojë ndaj Ukrainës në shtëpi dhe ndeshja mes Çekisë dhe Gjeorgjisë përfundon baras.

    Standings provided by Sofascore

    Irlanda është një kundërshtarë tashmë i vendosur, pasi ka siguruar vendin e tretë në grupin 2 të Ligës B të Kombeve.

    Standings provided by Sofascore

    Në grupin 3, Sllovenia është kundërshtari i mundshëm, pasi mban vendin e tretë me 8 pikë, tri më pak se Austria.

    Standings provided by Sofascore

    Nga grupi i 4-të i Ligës B të Kombeve, Kosova mund të luajë ndaj Uellsit ose Islandës, të cilët kanë një ndeshje direkt për vendin e dytë dhe të tretë. Fitorja dhe barazimi i mjafton Uellsit që është vendas të zërë vendin e dytë.

    Standings provided by Sofascore

    Shorti për play-off-in e promovimit dhe rënies do të hidhet më 22 nëntor 2024 nga ora 12:00, në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

  • Kosova U21 shënon fitore ndaj Maqedonisë U21 edhe në ndeshjen e dytë

    Kosova U21 shënon fitore ndaj Maqedonisë U21 edhe në ndeshjen e dytë

    Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka shënuar fitore ndaj Maqedonisë së Veriut U21 edhe në ndeshjen e dytë miqësore.

    Të udhëhequrit e Afrim Toverlanit, sot shënuan fitore me rezultat minimal 0-1, shkruan IndeksOnline.

     

     

    Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Aulon Bitiqi në minutën e 40-të

  • (VIDEO) Kush kë e sulmoi?  – zbulohen prapaskenat, ja si erdhi deri te përplasja mes zyrtarit rumun e atyre të FFK-së

    (VIDEO) Kush kë e sulmoi? – zbulohen prapaskenat, ja si erdhi deri te përplasja mes zyrtarit rumun e atyre të FFK-së

    Ashtu si një vit më parë, pritje të njëjtë në Bukuresht pati edhe më 15 nëntor të këtij viti për Kombëtaren e Kosovës, me thirrje raciste, vërshëllima për himnin kombëtar dhe gjuajtje të gjësendeve të forta në fushë nga tifozët rumun.

    Nëse rumunët i arsyetojnë tifozët e tyre me faktin se janë huliganë, nuk mund të arsyetohet në asnjë mënyrë ajo që ndodhi në konferencën për shtyp dhe në ‘Zonën mikse’ nga një zyrtar i Federatës së Futbollit rumun, që tentoi të sulmonte një futbollist kosovar.

    Provokimi i zyrtarit rumun që kishte një ID me akses të plotë filloi në sallën e konferencave derisa ishte duke folur Fraco Foda, Amir Rrahmani e Bajram Shala.

    Zyrtari rumun që tentoi ta sulmonte Edon Zhegrovën

    Ai u afrua te Edon Zhegrova i cili ishte ulur në karrike së bashku me Agim Ademin dhe pjesën tjetër të gazetarëve kosovarë dhe rumunë.

    Zyrtari rumun i fliste te veshi Zhegrovës duke e kërcënuar dhe duke i thënë pse po provokoni, derisa në atë moment ndërhyu Agim Ademi i cili i tha zyrtarit rumun që mos ta përsëritë më atë gjest për ta prekur dhe për t’i folur futbollistit.

    Edhe vet Zhegrova i tha atij ‘Largomu sysh se nuk dua të flas me ty’.

    Në atë moment pranë Zhegrovës janë afruar dy gazetarë nga Kosova duke e ruajtur yllin dardan pasi situata ishte shumë e tensionuar dhe çdo gjë mund të pritej nga këta persona.

    Por gjithçka eskaloi pas përfundimit të konferencës derisa delegacioni kosovar po shkonte drejt autobusit dhe zyrtari rumun tentoi ta sulmonte Edon Zhegrovën.

    Në atë moment ndërhyu Bajram Shala dhe Taulant Hodaj të cilët me forcë e larguan zyrtarin arrogant rumun i cili mendonte të qëronte hesape me delegacionin kosovar.

    “Ti je person zyrtar dhe nuk ke të drejtë ta sulmosh një futbollist”, i tha Taulant Hodaj.

    Megjithatë pas një tollovie të madhe drejtuesit e Kosovës së bashku me futbollistët u largua, derisa pamjet janë një dëshmi për UEFA-n se çfarë pritje skandaloze i është bërë Kombëtares së Kosovës nga rumunët ku u tentua të sulmohej një futbollist në një ambient që duhej të ishte i sigurt për çdo person zyrtar.

  • Kombëtarja rumune falenderon tifozët për “sjelljen” e tyre, FFK paralajmëron ankesë në UEFA

    Kombëtarja rumune falenderon tifozët për “sjelljen” e tyre, FFK paralajmëron ankesë në UEFA

    Federata e Futbollit të Kosovës ka paralajmëruar se do të dorëzojë ankesë në UEFA për, siç tha, “provokimet dhe sjelljet raciste” të tifozëve rumunë gjatë ndeshjes në Bukuresht, teksa Kombëtarja rumune e Futbollit ka falënderuar tifozët e saj që ishin të pranishëm gjatë ndeshje kundër Kosovës.

    Më 14 nëntor, futbollistët kosovarë braktisën fushën gjatë ndeshjes kundër Rumanisë në Arena Bukuresht, pasi u ankuan për thirrje raciste nga tifozët rumunë.

    “Kombëtarja rumune në Futboll dëshiron t’i falenderojë ata që ishin prezentë për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për sjelljen e tyre në ndeshjen me Kosovën, një ndeshje që do të mbetet në kujtesën e të gjithëve jo vetëm pse zgjati tri orë, por po ashtu si një shembull i unitetit dhe solidaritetit”.

    UEFA, shtëpia e futbollit evropian, njoftoi në ueb-faqen e saj se ndeshja është braktisur në minutën e 92-të dhe se më vonë do të japë më shumë hollësi rreth saj.

    Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës u zhvillua në kuadër të Ligës së Kombeve.

    “Është për keqardhje gjesti i ekipit mysafir, që zgjodhi të largohej nga fusha pa pajtimin e referit, refuzoi ta përfundonte ndeshjen në fushë në frymën e lojës fer, që reflekton mungesë të respektit jo vetëm për futbollin, por edhe për ata si futbollistë profesionistë”, tha Kombëtarja e Rumanisë, shtetit që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

    Po ashtu, Kombëtarja rumune tha se falënderon tifozët për “inkurajimin e dhënë dhe për mirëkuptimin e qëllimit të përbashkët në këtë ndeshje. Trikolorët po ashtu vlerësojnë faktin që tifozët ia dolën aq sa mundën që të mos iu përgjigjeshin sfidave që vinin nga mysafirët tanë”.

    Ndërkaq, policia rumune tha se 13 tifozë u gjobitën pas ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës, teksa nëntë të tjerëve iu ndalua hyrja në stadiume për një vit. Autoritetet thanë se po vazhdojnë kontrollet për të identifikuar personat që shkelën ligjet, përkatësisht për përdorimin e lëndëve plasëse dhe dhunës gjatë garave sportive.

    FFK paralajmëron ankesë në UEFA

    Më 16 nëntor, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) tha se dënon ashpër “provokimet dhe sjelljet raciste” gjatë ndeshjes të së premtes mbrëma.

    “Thirrjet si ‘Kosovo is Serbia’ dhe ‘Serbia, Serbia’, fishkëllimat gjatë intonimit të himnit kombëtar të Kosovës, hedhja e gjësendeve të forta në stadium dhe veprime të tjera ofenduese e provokuese ishin të pranishme gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar një atmosferë të papranueshme dhe jo të sigurt për lojtarët tanë”, u tha në reagim.

    FFK tha se më shumë se dy herë ka paralajmëruar me shkrim organet e UEFA-s për veprime të tilla, madje disa ditë para ndeshjes dhe më pas disa minuta para fillimit të sa në Bukuresht.

    “Përkundër këtyre paralajmërimeve, tifozët rumunë vazhduan me sjellje të papërgjegjshme dhe diskriminuese, duke detyruar Kombëtaren e Kosovës të lërë fushën për shkak të mungesës së sigurisë dhe dinjitetit”, u tha në reagim.

    FFK tha se përveç asaj që ndodhi në fushën e gjelbër, gjatë konferencës për media të Kombëtares së Kosovës pas ndeshjes, një zyrtar rumun kishte hyrë në konferencë dhe kishte larguar gazetarët, duke shtuar se ky zyrtar “kërcënoi dhe sulmoi një lojtar të Kosovës në korridoret e stadiumit”.

    “Për të gjitha këto shkelje të rënda, FFK ka raportuar menjëherë incidentet te delegati i ndeshjes dhe ka nisur përgatitjen e një ankese të plotë me fakte dhe prova që do t’i dorëzohen organeve disiplinore të UEFA-s”, tha FFK, duke shtuar se beson që UEFA do të veprojë në bazë të vlerave të saj dhe do të dënojë ashpër “gjuhën raciste dhe veprimet e tjera të papranueshme që ndodhën gjatë kësaj ndeshjeje”.

    Çfarë ndodhi në Bukuresht?

    Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani tha se kishte thirrje “Serbia, Serbia” dhe “Kosova është Serbi”, nga tifozët vendës, dhe se e kishte njoftuar gjyqtarin e ndeshjes “së paku tri herë” para se ekipi kosovar ta braktiste fushën.

    Rrahmani dhe shtabi teknik e ekipit verdhekaltër i udhëzuan futbollistët të largohen nga fusha dy minuta pa përfunduar ndeshja në Arena Bukuresht, kur rezultati ishte 0:0, derisa lojtarët e Rumanisë qëndruan në fushë.

    Pas diskutimeve për rreth një orë mes gjyqtarit të ndeshjes dhe përfaqësuesve të të dyja kombëtareve, lojtarët e Kosovës nuk pranuan të ktheheshin në fushë edhe pse u ishte thënë se kushtet ishin përmirësuar për vazhdimin e ndeshjes së ndërprerë në minutën e 92-të.

    Gjyqtari danez Morten Krogh u kthye në fushë dhe i kërkoi ekipit rumun ta rinisë lojën dhe e pezulloi atë më pas, sipas rregullores së UEFA-s.

    Tani, UEFA pritet të hapë procedurë disiplinore për këtë ndeshje, që mund t’i kushtojë Kosovës me humbjen e saj me rezultat zyrtar për mospranimin për t’u kthyer në fushë.

    Kjo është hera e dytë në dy vizitat e fundit të Kosovës në Bukuresht brenda një viti që ndeshja ndërpritet për shkak të thirrjeve të tifozëve vendës kundër Kosovës.

    UEFA e gjobiti Federatën e Futbollit të Rumanisë me 52.000 euro, si dhe e dënoi me një ndeshje pa tifozë, pas një hetimi për disa shkelje gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 kundër Kosovës në shtator 2023.

    Atëbotë, ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht ishte ndërprerë për rreth një orë, pasi tifozët vendës kishin bërë thirrje dhe e kishin shpalosur një pankartë “Kosova është Serbi”, para se të rifillonte pas qetësimit të situatës dhe heqjes së pankartës.

    Rumania dhe Kosova po përballeshin në një ndeshje të rundit të pestë në Grupin C të Ligës C – kategorinë e parafundit në Ligën e Kombeve.

    Rumania është lidere e grupit me 12 pikë dhe i nevojitej vetëm një barazim me Kosovën për ta siguruar promovimin në Ligën B.

    Ndërkohë, Kosova, që ka 9 pikë, synonte ta mposhte Rumaninë të premten, më 15 nëntor, dhe të fitonte ndeshjen e fundit në grup kundër Lituanisë në Prishtinë dhe të shpresonte që Rumania të ndalej së paku me një barazim nga Qiproja për të pasur mundësi ta fitojë grupin.

    Rumania është njëra nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, bashkë me Spanjën, Qipron, Greqinë dhe Sllovakinë, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës./REL

  • FFK-ja del me komunikatë për ndeshjen ndaj Rumanisë, tregon arsyen e tërheqjes së kombëtares

    FFK-ja del me komunikatë për ndeshjen ndaj Rumanisë, tregon arsyen e tërheqjes së kombëtares

    Pas ndeshjes së ndërprerë në Bukuresht, ku Kombëtarja e Kosovës lëshoj fushën e lojës pas thirrjeve raciste të tifozëve rumun, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), të shtunën ka reaguar me një shkrim të gjatë.

    Nga shtëpia e futbollit është mbrojtur vendimi për të mos u kthyer në fushë, si një veprim dinjitoz ndaj sjelljeve raciste.

    Komunikata e plotë:

    Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, një sulm ndaj vlerave të futbollit dhe dinjitetit të Kombëtares së Kosovës

    Federata e Futbollit të Kosovës (FFK)  dënon ashpër provokimet dhe sjelljet raciste që ndodhën gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht, në kuadër të UEFA Nations League. Ndeshja u ndërpre për shkak të thirrjeve të vazhdueshme raciste dhe anti-Kosovë nga tifozët rumunë, të cilët përsëritën sjellje raciste dhe provokuese që dëmtojnë rëndë frymën e fair play-it, vlerat e futbollit dhe janë në kundërshtim të plotë me rregulloret dhe parimet e UEFA-s.

    Thirrjet si “Kosovo is Serbia” dhe “Serbia, Serbia”, fishkëllimat gjatë intonimit të himnit kombëtar të Kosovës, hedhja e gjësendeve të forta në stadium dhe veprime të tjera ofenduese e provokuese ishin të pranishme gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar një atmosferë të papranueshme dhe jo të sigurtë për lojtarët tanë.

    FFK kishte paralajmëruar më shumë se dy herë me shkrim organet përkatëse të UEFA-s për mundësinë e veprimeve të tilla, një herë disa ditë para ndeshjes dhe më pas disa minuta përpara fillimit të saj. Përkundër këtyre paralajmërimeve, tifozët rumunë vazhduan me sjellje të papërgjegjshme dhe diskriminuese, duke detyruar Kombëtaren e Kosovës të lërë fushën për shkak të mungesës së sigurisë dhe dinjitetit.

    Ndeshja, që deri në momentin e ndërprerjes kishte një performancë të shkëlqyer nga Kombëtarja e Kosovës dhe një rezultat 0:0, u përshkallëzua edhe më tej për shkak të refuzimit të tifozëve për të ndalur thirrjet e tyre raciste dhe provokuese. Pavarësisht përpjekjeve të trajnerit tonë, z. Foda, për të arritur që ndeshja të luhet dhe të eliminohen veprimet e tilla nga tifozët rumunë, prapëseprapë edhe gjatë ndërprerjes sjelljet raciste vazhduan. Në një situatë të tillë lojtarët zgjodhën me të drejtë të respektojnë rregulloret kundër racizmit të UEFA-s dhe të mbrojnë dinjitetin e shtetit të Kosovës, si një anëtar i barabartë i UEFA-s dhe FIFA-s.

    Për më tepër, pas ndeshjes, një zyrtar rumun ndërhyri në konferencën për shtyp të Kombëtares së Kosovës, duke larguar gazetarët dhe më pas, në një veprim të papranueshëm, kërcënoi dhe sulmoi një lojtar të Kosovës në korridoret e stadiumit. Kjo sjellje e turpshme dhe e papranueshme çoi në reagimin e menjëhershëm të përfaqësuesve të FFK-së.

    Për të gjitha këto shkelje të rënda, FFK ka raportuar menjëherë incidentet tek delegati i ndeshjes dhe ka nisur përgatitjen e një ankese të plotë me fakte dhe prova që do t’i dorëzohen organeve disiplinore të UEFA-s.

    Ne besojmë se UEFA do të veprojë në përputhje me vlerat e saj themelore për të dënuar ashpër gjuhën raciste dhe veprimet e tjera të papranueshme që ndodhën gjatë kësaj ndeshjeje.

    FFK riafirmon angazhimin e saj për të mbrojtur dinjitetin e Kombëtares së Kosovës dhe vlerat e futbollit, por edhe parimet e UEFA-s e FIFA-s për futboll pa politikë dhe respektim të ‘fair-play’-it, si një lojë që duhet të bashkojë dhe jo të ndajë. Racizmi dhe diskriminimi nuk kanë vend në sport dhe as në shoqërinë tonë.

  • Zyrtarisht merret vendimi për ndeshjen, Rumani-Kosovë

    Zyrtarisht merret vendimi për ndeshjen, Rumani-Kosovë

    Është marrë vendimi që ndeshja e futbollit, Rumani-Kosovës të ndërpritet.

    Pas kësaj do të merret edhe vendimi final për rezultatin zyrtar të ndeshjes.

    Në fushë janë shfaqur lojtarët rumunë, por jo edhe ata të Kosovës, edhe përkundër ftesës së gjyqtarit kryesor të ndeshjes që këta të fundit të rikthehen në fushë.

  • Zyrtare: Kosova publikon formacionin kundër Rumanisë

    Zyrtare: Kosova publikon formacionin kundër Rumanisë

    Përzgjedhësi Franco Foda ka publikuar formacionin zyrtar të Kosovës për ndeshjen vendimtare kundër Rumanisë.

    “Dardanët” do të jenë nikoqir të Rumanisë në Bukuresht, për ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45, ndërsa pak para fillimit të takimit janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja kombëtareve.

    Kosova ndodhet në pozitën e dytë në grup me 9 pikë, tri me pak se Rumania që mban pozitën e parë në grup.

    Përpos kësaj ndeshje, Kosova do të takohet edhe me Lituaninë të hënën në Prishtinë, për ta përmbyllur këtë edicion të UEFA Nations League.

  • Historiku i përballjeve mes Kosovës dhe Rumanisë

    Historiku i përballjeve mes Kosovës dhe Rumanisë

    Kosova sot (e premte) do të luajë një ndeshje me rëndësi jetike ndaj Rumanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Dardanët’ kanë udhëtuar për në Bukuresht, aty ku me fillim nga ora 20:45 do të kenë përballë rumunët, sfidë kjo e cila do të vendosë fatin e djelmoshave tanë në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

    Duke marrë parasysh situatën në tabelë, të besuarit e Franco Fodës janë të obliguar që të marrin pikët e plota, ose do të marrin fund shpresat për kualifikim nga vendi i parë.

     

    Sidoqoftë, përballja e sotme nuk do të jetë e para mes këtyre dy kombëtareve, pasi ato janë përballur në tri raste me njëra-tjetrën.

    Ajo që e bën më interesante këtë fakt është se në të tria këto ndeshje, Kosova ka pasur tre përzgjedhës të ndryshëm –  Alain Giresse, Primoz Gliha dhe Franco Foda.