Category: SPORT

  • Liverpooli e rrëzon Real Madridin, e vazhdon ecurinë perfekte në Champions

    Liverpooli e rrëzon Real Madridin, e vazhdon ecurinë perfekte në Champions

    Liverpooli ka mposhtur Real Madridin me rezultat 2-0, duke i vënë mbretërit në një pozitë të vështirë në Ligën e Kampionëve.

    Reds ishin shumë më të rrezikshëm në pjesën e parë duke iu ofruar golit në disa raste.

    Darëin Nunez kishte disa raste shënimi, ndërsa në një rast topi iu lagua nga vija.

    Në anën tjetër, Real Madridit tentoi me Kylian Mbappen dhe Arda Gulerin, por as mbretërit nuk shënuan.

  • Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të Azisë

    Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të Azisë

    Futbollisti i kombëtares shqiptare, Jasir Asani po kalon në një formë të shkëlqyer me skuadrën e tij Gwangju.

    Futbollisti shkupjan sot shënoi golin e vetëm në fitoren e skuadrës së tij ndaj Shanghai Shenhua, shkruan Arbresh.info.

    Ky ishte goli i shtatë i tij këtë sezon ku njëherit është edhe golashënuesi më i mirë deri më tani në këtë kompeticion.

    Asani ka lënë mbrapa me gola emra të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, Joseulu e Firmino.

    Pas pesë ndeshjesh gjithsej sa janë zhvilluar, Gwangju renditet e dyta në tabelë me 12 pikë të grumbulluara.

  • Milani fiton ndaj Slovan Brastislavas në ndeshjen e pesë golave

    Milani fiton ndaj Slovan Brastislavas në ndeshjen e pesë golave

    Milani ka marr një fitore si mysafir ndaj Slovan Bratislavan me rezultat 3-2 në kuadër të raundit të pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

    Edhe pse kuqezinjtë shënuan të parët, ekipi nga kryeqyteti sllovak barazoi shifrat për ta mbyllur pjesën e parë 1-1.

    Cristian Pulisic shënoi në minutën e 21-ë, ndërsa pas tre minuash barazoi Tigran Barseghyan.

    Në pjesën e dytë Milani bëri disa ndryshime që sollën ritëm në lojën e tyre.

    Rafael Leao shënoi për epërsinë prej 2-1 në minutën e 68-të, ndërsa pas tre minutash Tammy Abraham shënoi për 3-1.

    Image

    Krejt çfarë bën sllovakët ishte një gol i bukur në minutën e 88-të me Nino Marcelli që shënoi për 3-2.

     

     

    Kjo ishte fitorja e tretë e Milanit në Ligën e Kampionëve që i ngjitë në vendin e 10-të, ndërsa Slovan mbetet në vendin e fundit pa pikë.

  • Kosova sonte përballet me Irlandën

    Kosova sonte përballet me Irlandën

    Kombëtarja e Kosovës në basketboll, sot me fillim nga ora 18:00 në Dublin do të përballet me Irlanden në parakualifikimet për Kampionatin Botëror 2027.

    “Dardanët” në grupin A, të parakualifikimeve evropiane, Irlanda dhe Azerbajxhani kanë nga një fitore e dy humbje, kurse lidere është Zvicra me tri fitore në tri ndeshje.

    Përballjen e fundit Kosova e pati me Zvicrën, ku humbi me rezultat të thellë 75:43.

    Sonte kombëtarja e basketbollit do të synojë të marrë një rezultat sa më të mirë, për ta harruar humbjen ndaj helvetikëve.

  • KV Skenderaj Triumfon në Finalen Dramatike të Kupës së Pavarësisë 2024

    KV Skenderaj Triumfon në Finalen Dramatike të Kupës së Pavarësisë 2024

    KV Skenderaj ka bërë një rikthim spektakolar për të fituar Kupën e Pavarësisë 2024 për kategorinë e femrave, duke mposhtur KV Partizanin me rezultat 3-2 në një finale plot emocione. Pas humbjes së dy seteve të para me rezultate 19:25 dhe 20:25, Skenderaj shfaqi shpirtin luftarak duke fituar setin e tretë dhe të katërt 25:13 dhe 25:20, duke barazuar ndeshjen. Në setin vendimtar, ekipi kosovar triumfoi 15:11, duke kurorëzuar suksesin e tyre.

    Ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe trofeut vlerësoi performancën e ekipeve pjesëmarrëse dhe theksoi bashkëpunimin mes Federatave të Volejbollit të Kosovës dhe Shqipërisë, duke promovuar vlerat e garës dhe miqësisë mes dy vendeve.

  • Skandal në Mal të Zi, referi godet me trofe trajnerin nga Kosova [video]

    Skandal në Mal të Zi, referi godet me trofe trajnerin nga Kosova [video]

    Një skandal i madh ndodhi në turneun e kikboksit që u mbajt në Cetinjë të Malit të Zi të premten.

    Referi në ring Fegja Trbonja goditi me trofe në fytyrë trajnerin e kikboksierit nga Kosova, Nart Mehmeti.

    Në një video, që është publikuar në uebfaqen e televizionit shtetëror të Malit të Zi, “RTCG.me”, shihet se si trajneri i kikboksierit 16-vjeçar nga Kosova proteston pasi u shpall fitues kikboksieri nga Mali i Zi, Luka Heber. Trajneri kosovar, futet në ring dhe shpreh pakënaqësinë duke bërë me gjeste në drejtim të trajnerit të kikboksierit nga Mali i Zi. Më pas referi në ring Trbonja ndërhyri duke i thënë trajnerit kosovar të largohej. Por Trbonja e eskaloi situatën, duke e goditur trajnerin kosovar me trofe në fytyrë.

    Sigurimi më pas ndërhyri dhe e përcolli nga arena trajnerin kosovar dhe kikboksierin e tij. Dëgjoheshin fyerje edhe nga publiku vazhdimisht.

    Turneu ishte organizuar në kuadër të 13 nëntorit, ditë së çlirimit të Cetinjës.

    “Skandal në ngjarjen e kikboksit në Cetinjë, referi godet trajnerin me trofe në fytyrë”, shkruan “RTCG.me”.

  • U ndëshkua me karton të kuq pas një gjesti të pahijshëm, Vedat Muriqi kërkon falje

    U ndëshkua me karton të kuq pas një gjesti të pahijshëm, Vedat Muriqi kërkon falje

    Vedat Muriqi mori karton të kuq në fitoren e Mallorcas 3:2 ndaj Las Palmas sonte.

    Ai ia tregoi gishtin e mesëm lojtarit kundërshtar, me ç’rast u ndëshkua direkt me karton të kuq.

    E nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur kërkimfalja nga sulmuesi kosovar.

    “Dua të kërkoj falje me dorën në zemër për përjashtimin tim në ndeshjen e sotme. E di që sjellja ime nuk ishte e përshtatshme dhe ndjej thellësisht mungesën e respektit ndaj kolegut tim, Jaime Mata, dhe më vjen keq që tifozët kanë qenë dëshmitarë të një gjesti kaq të shëmtuar nga ana ime. Pavarësisht asaj që ndodhi, jam shumë i lumtur me fitoren e ekipit. Çdo fitore është një reflektim i përpjekjes dhe punës së të gjithëve, dhe më mbush me krenari të shoh se si luftojmë së bashku në fushë”, shkroi Muriqi në llogarinë e tij në Instagram.

  • Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër

    Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër

    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ishte së fundi në një konferencë për shtyp.

    Italiani, u pyet rreth situatës së francezit, Kylian Mbappe i cili nuk po kalonte në një formë të mirë kohët e fundit, duke mos u përfshirë as në listën e Francës në Ligën e Kombeve.

    Mirëpo Ancelotti, pavarësisht kësaj kishte fjalë mbështetëse për “9-shin” e ri të Realit.

    Kylian Mbappé u stërvit mirë gjatë pushimit dhe përmirësoi gjendjen e tij”. Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër”, u shpreh Ancelotti.

    Real Madridi, do të luajë në udhëtim ndaj Leganesit në “Estadio Municipal de Butarque”, me ndeshjen që zhvillohet nesër në orën 18:30.

  • Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

    Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

    Duket tashmë pothuajse e sigurt se ky do të jetë sezoni i fundit i Andreas Christensen si lojtar i Barcelonës.

    Pasi ka qenë jashtë fushave që nga muaji gusht pasi iu nënshtrua operimit në tendinin e Akilit, mbrojtësi danez ka humbur rëndësinë që kishte tek balugranasit.

    Kjo edhe për faktin se klubi tashmë po planifikon të nënshkruaj me një mbrojtës të ri verën e ardhshme dhe shitja e Christensen do të krijonte më shumë hapësira.

    Christensen është ende pjesë e planeve të Flick për këtë sezon, ani pse nuk do të jetë në gjendje të luajë deri në vitin 2025.

    Barcelona kishte shpresuar se ai do të rikthehej në aksion në dhjetor, por sipas Catalunya Radio, 28-vjeçari është detyruar t’i nënshtrohet për herë të dytë.

    Para se të kompletohet operimi, Christensen do t’i nënshtrohet një terapie rigjenerimi qelizore në tendinën e Akilit dhe pas kësaj blaugranasit do shpresojnë se do ta rikthejë versionin e tij më të mirë.

  • Yamal do t’i mungojë Barçës ndaj Celtës

    Yamal do t’i mungojë Barçës ndaj Celtës

    Lamine Yamal nuk do të luajë këtë të shtunë kundër Celta Vigos.

    Sulmuesi i Barcelonës nuk ka arritur të shërohet komplet nga lëndimi që e pësoi derisa ishte detyruar të mungonte në ndeshje me Real Sociedadin, por që mbeti edhe jashtë Kombëtares së Spanjës në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve.

    Trajneri Hansi Flick nuk dëshiron të rrezikojë me të dhe ka vendosur të presë edhe disa ditë, ndërsa katalunasit shpresojnë që ta kenë 17 vjeçarin në dispozicion kundër Brestit në Ligën e Kampionëve, njoftojnë mediat spanjolle.

    Sidoqoftë, gjithçka do të varet nga gjendja fizike e sulmuesit të krahut, i cili është bërë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të katalunasve në këtë edicion.

    Yamal e pësoi një ndrydhje të nyjës së këmbës në ndeshje me Crvena Zvezdën në Champions.

    “Lamine Yamal e ka një lëndim të shkallës së parë të nyjës së këmbës së djathtë. Mungesa e tij do të zgjasë mes dy dhe tri javë”, shkruante në buletinin mediatik të klubit.

    Pra, ishte e logjikshme të mendohej se ai nuk do të mund t’ia dilte për sfidën e “Balaidos”.

    Katalunasit, megjithatë, e morën një lajm të mirë.

    Robert Lewandowski pritet të jetë në dispozicion në këtë fundjavë, pasi vjen nga një lëndim në mes, i cili ia kishte pamundësuar të luajë për Poloninë në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve.

    Në ditët e fundit gjendja e tij është përmirësuar dukshëm dhe gjithçka të lë të mendosh se ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e La Ligës në fundjavë.

    Hansi Flick do t’i ketë në dispozicion ndaj Celtas vetëm tre sulmues, duke i pasur parasysh edhe mungesat e Ferran Torres e Ansu Fati.

    Bëhet fjalë për sulmuesit Lewandowski, Raphinha e Pau Víctor.