Category: SPORT

  • Pa fashë te gjuri, ylli i Kombëtares është 100% gati ndaj Çekisë

    Pa fashë te gjuri, ylli i Kombëtares është 100% gati ndaj Çekisë

    Një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekipin kombëtar është Kristjan Asllani. Mesfushori është truri i këtij reparti dhe personi që merr përsipër të nxjerrë topin nga mbrojtja përpara.

    Në ditët e fundit, ai është rikthyer nga një dëmtim që pësoi në stërvitje me Interin dhe për këtë humbi edhe disa ndeshje.

    Ndërkohë tani, mund të themi se Asllani është rikuperuar dhe do të jetë 100 për qind i gatshëm për Silvinjon në dy ndeshjet e Kombëtares në Ligën e Kombeve, me Çekinë dhe Ukrainën.

    Dyshimet për Asllanin vijuan në seancën e parë të ekipit, ku mesfushori u shfaq në stërvitje me gjurin e fashuar, një masë mbrojtëse për rrezikun nga ndonjë ridëmtim.

    Por, ishte vetëm një seancë sepse dje, 22-vjeçari nuk kishte gjurin e fashuar dhe u stërvit normalisht duke lënë pas shqetësimet.

    Kujtojmë që Asllani është titullar në ndeshjet e Silvinjos dhe në takimin e fundit të fituar në Gjeorgji, ishte pikërisht ai që shënoi golin e fitores, pas asistit të Tucit.

    Ndeshja me Çekinë do të jetë e 28-a për Kristjan Asllanin me fanellën e ekipit përfaqësues.

  • Real Madridi ‘bën gjueti’ në Holandë, ylli i PSV-së në mesin e alternativave për mbrojtjen

    Real Madridi ‘bën gjueti’ në Holandë, ylli i PSV-së në mesin e alternativave për mbrojtjen

    Real Madrid deshi të nënshkruaj me një qendërmbrojtës verën e kaluar dhe këtë ide duket se e kanë edhe për vitin e ardhshëm.

    ‘Los Blancos’ e ka bërë këtë pozicion një prej prioriteteve të tyre kryesore për afatin kalimtar të vitit 2025.

    Një prej emrave që ata kanë ndjekur tash e sa kohë është qendërmbrojtësi i PSV Eindhoven, Olivier Boscagli.

    26-vjeçarit do t’i skadojë kontrata me gjigantin holandez verën e ardhshme dhe ai mund të nënshkruaj një para-kontratë me madrilenët që në janar.

    Jonathan Tah dukej se ishte kandidati kryesor në mesin e lojtarëve të lirë, por në rast se drejtuesit e klubit nuk arrijnë ta transferojnë atë, atëherë Boscagli mund të jetë një alternativë, ka raportuar Cadena SER.

    Boscagli i cili e nisi karrierën si adoleshent në Francë tek Nice, është bërë një lojtar shumë i rëndësishëm në mbrojtjen e PSV-së përgjatë viteve, atje ku u transferua për 2 milionë euro në vitin 2019.

    ‘Los Blancos’ tashmë e kanë bërë si një strategji nënshkrimin me qendërmbrojtës të cilëve u skadon kontrata, njësoj siç kanë bërë më parë me Antonio Rudiger dhe David Alaba.

  • Foda: Është i mundshëm vendi i parë, por duhet mundur Rumaninë

    Foda: Është i mundshëm vendi i parë, por duhet mundur Rumaninë

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda, në konferencën e tij të parë para ndeshjeve të nëntorit në Ligën e Kombeve, është shprehur optimist se Dardanët do të arrijnë rezultate pozitive.

    Kosova të premten luan në udhëtim tek Rumania, derisa tri ditë më vonë në ‘Fadil Vokrri’ kombëtarja jonë sfidon Lituaninë në ndeshjen e fundit të këtij cikli garash.

    Strategu gjerman i Kosovës e pranon se lëndimit e disa lojtarëve do të jenë hendikep për skuadrën tonë, por ai është i bindur së lojtarët që do të jenë terren do të japin më të mirën fillimisht në duel me rumunët e më pas kundër lituanezëve.

    “Fatkeqësisht kemi disa lëndime. Në dispozicion nuk e kemi Emir Sahitin, Ermal Krasniqi, Milot Rashica dhe Bersant Celina. Si zëvëndësues kemi ftuar Art Smakajn, Leart Sadriun dhe Zymer Bytyqin”, ka thënë Foda.

    “Sigurisht se lojtarët e lënduar janë të rëndësishme për skuadrën tonë si Krasniqi, i cili ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e fundit, Rashica, i cili njihet për cilësitë e tij, por ky është futboll dhe tani në ekip krijohen shanset për lojtarë të rinj”, ka pohuar ai.

    Foda mendon se është i mundshëm vendi i parë në grup, por sipas tij, duhet të fitohet ndeshja në Rumani.

    “Vendi i parë është i mundshëm, por për të arritur këtë duhet ta fitojmë lojën në Rumani. Në ndeshjet e fundit kemi treguar lojëra të mira, jam i kënaqur me ekipin, por jo edhe tepër i kënaqur sepse është dashur të shënojmë më shumë gola”, ka theksuar Foda.

    “Për shkak të lëndimeve të fundit duhet t’i bëjmë disa adaptime, disa ndryshime në ekip, por ne nisemi me energji pozitive në Rumani dhe në ndeshjet e fundit do të shihet se kush do ta zë vendin e parë në grup”, ka përfunduar Foda.

    Dardanët aktualisht janë në pozitën e dytë në Grupin 2 të Ligës C, me 9 pikë, derisa Rumania kryeson me 12 pikë.

  • Goditi me shuplakë 8-vjeçaren, trajneri kosovar suspendohet për gjashtë muaj nga Federata Evropiane news image

    Goditi me shuplakë 8-vjeçaren, trajneri kosovar suspendohet për gjashtë muaj nga Federata Evropiane news image

    Trajneri kosovar i taekwondos, Valmir Fetiu, është suspenduar për gjashtë muaj nga federata evropiane e këtij sporti.

    Kjo federatë mori këtë vendim pasi ai trajtoi dhunshëm një vajzë tetëvjeçare, e cila ka pësuar humbje.

    Më vonë, ai bëri të ditur se ajo ishte vajza e tij.

    Në Evropianin për fëmijë në Tiranë, Taekwondosja serbe, Nina Saviq, fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian për moshat 6 deri në 8 vjeç ku në finale mposhti Valina Fetiun nga Kosova.

    Incidenti ishte incizuar dhe bëri bujë të dielën, çka bëri që të hënën federata evropiane njoftoi se trajneri është suspenduar për gjashtë muaj nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare e vendore.

    Vendimin e mori  bordi mbikëqyrës i garës me arsyetimin se trajneri ishte “fizikisht agresiv” me garuesen e tij në fund të luftës. Emri i trajnerit nuk është përmendur në vendimin e publikuar.

  • Zhegrova në radarin e katër top-klubeve italiane

    Zhegrova në radarin e katër top-klubeve italiane

    Sulmuesi i Lilles, Edon Zhegrova, po lë gjurmë në pothuajse secilën paraqitje.

    E fundit ishte ajo e 5 nëntorit kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve, kur ylli kosovar bëri një super-asistim për Jonathan David, i cili shënoi për 1-0.

    Megjithatë, ndeshja përfundoi 1-1.

    E këto paraqitje të tij duket se nuk po shkojnë pa u vënë re nga skuadra të mëdha.

    Në mesin e tyre tashmë janë katër klube italiane që ia kanë vënë syrin atij.

    Sipas “Corriere dello Sport”, vlera e Zhegrovës aktualisht është 30 milionë euro, ndërsa për të interesim kanë shfaqur Atalanta, Interi, Juventusi, e madje edhe Milani.

    Së fundmi, edhe vetë Zhegrova ka folur për futbollin italian, dhe për synimin e tij që të luajë për Milanin.

    “Më pëlqen futbolli italian, gjithmonë i ndjek top-ekipet si Milani, por i shikoj edhe ndeshjet e Juventusit. Plus, në Kosovë, ka shumë fansa të Milanit, Interit, Juves… Unë në Serie A? Pse jo? Vërtet më pëlqen Milani”, tha ai për Gianlucadimarzio.com.

    Edon Zhegrova ka shënuar 7 gola dhe ka bërë dy asistime deri tani në sezon në 16 paraqitje në Ligue 1 dhe në Ligën e Kampionëve.

    Kontrata e tij me Lillen përfundon verën e 2026-ës.

  • ​Suksesi i jashtëzakonshëm i 2 Korrikut U19

    ​Suksesi i jashtëzakonshëm i 2 Korrikut U19

    FC 2 Korriku U19 ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në UEFA Youth League, duke siguruar kualifikimin në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

    Pas triumfit 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra nga Prishtina arriti tjetër fitore të merituar 3:1 në përballjen e kthimit kundër ekipit irlandez, UCD nga Dublini, në kuadër të rrethit të dytë.

    Ky rezultat e dërgon FC 2 Korrikun në mesin e dhjetë skuadrave më të mira të Domestic Champions Path të UEFA Youth League, një arritje e jashtëzakonshme që pasqyron talentin dhe punën e palodhshme që po zhvillohet në futbollin kosovar.

    Dy gola për FC 2 Korrikun në këtë ndeshje i shënoi Rin Ahmeti, derisa me një gol kontribuoi Omer Shala.

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përgëzoi futbollistët, trajnerët dhe drejtuesit e klubit për këtë arritje të madhe. Në urimin e tij, në rrjetet sociale ai shprehu krenarinë për paraqitjen e ekipit dhe uroi suksese të mëtejshme në këtë rrugëtim.

    “Urimet më të përzemërta për FC 2 Korriku. Tjetër festë, tjetër natë magjike për futbollin e Kosovës në UEFA Youth League. Pas fitores 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ekipi U19 i FC 2 Korrikut realizoi fitore edhe në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë kundër skuadrës irlandeze, UCD nga Dublini,  me rezultat 3:1, duke vulosur suksesin historik për klubin dhe futbollin tonë me kualifikimin në mesin e dhjetë skuadrave më të mira të Domestic Champions Path në UEFA Youth League. Ky sukses është dëshmi e talentit të jashtëzakonshëm në vendin tonë dhe konfirmim i punës së shkëlqyeshme me gjeneratat e reja në klubin kryeqytetas. Përgëzoj futbollistët e rinj të FC 2 Korrikut për paraqitjen e jashtëzakonshme dhe prezantimin e denjë të futbollit tonë në këtë nivel të garave evropiane. Me këtë sukses ata na bënë krenarë të gjithëve. Urime edhe për stafin e trajnerëve dhe drejtuesit e klubit”, ka shkruar Ademi.

  • Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Lituani

    Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Lituani

    Federata e futbollit e Kosovës ka lëshuar në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Lituani. Ndeshja do të luhet më 18 nëntor nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe është e fundit për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve.

    Biletat në veri dhe jug kushtojnë nga pesë euro, lindje dhjetë euro, perëndim 20 euro, derisa biletat VIP do të kushtojnë 80 euro.

    Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës “online”

    Para ndeshjes kundër Lituanisë, Kosova më 15 nëntor nga ora 20:45 e luan në udhëtim ndeshjen me Rumaninë.

    Kosova është në Grupin C2 dhe renditet në pozitën e dytë me nëntë pikë.

  • Kosova pëson me 11 gola diferencë nga Ishujt Faroe

    Kosova pëson me 11 gola diferencë nga Ishujt Faroe

    Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026, ku u mposht në Torshavn nga Ishujt Faroe me rezultatin 32:21.

    Kosova pati një paraqitje të mirë në pjesën e parë, por vendasit treguan më shumë në pjesën e dytë për të arritur fitoren me 11 gola diferencë.

    Ishte hera e katërt që pëballemi me ishullorët dhe të gjitha fitoret iu takuan Ishujve Faroe.

    Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 13:9 për vendësit, të cilët dominuan edhe pjesën e dytë.

    Kapiteni Valon Dedaj shënoi katër gola nga gjashtë tentime për Kosovën.

    Drilon dhe Drenit Tahirukaj, të rikthyer në ekip, patën gjithashtu një paraqitje të mirë; Driloni shënoi katër gola nga pesë tentime, ndërsa Dreniti katër nga shtatë.

    Për Ishujt Faroe, më i miri ishte Oli Mittun me tetë gola nga 11 tentime, ndërsa Elias Ellefsen Skipagotu shënoi shtatë gola.

    Në Grupin 6, krahas Kosovës dhe Ishujve Faroe, janë edhe Holanda dhe Ukraina.

    Kosova përballet me Holandën më 10 nëntor në Prishtinë, në orën 17:15. Dy vendet e para të secilit grup kualifikohen direkt në Evropianin që do të mbahet në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji.

  • Ismajli mbrojtësi më i vlerësuar në Serie A

    Ismajli mbrojtësi më i vlerësuar në Serie A

    Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli po vazhdon të shkëlqej këtë sezon me fanellën e Empolit në Serie A.

    Ismajli ishte ndër më të dalluarit edhe në ndeshjen e fundit të Empolit, të cilën e fitoi 1:0 ndaj Comos në kuadër të xhiros së 11-të.

    Ai luajti tërë ndeshjen dhe u vlerësua me notën 7.5 pasi ishte i pagabueshëm duke regjistruar 34 pasime të sakta, 5 duele të fituara në ajër dhe 3 aksione të ndërprera.

    Kështu që, bazuar në paraqitjet e tij në të gjitha ndeshjet kampionale ku ka qenë i pazëvendësueshëm tek Empoli, Ismajli është ndër top-pesë mbrojtësit në Serie A.

    Në fakt, ai i prinë listës si mbrojtësi më i mirë në kampionat pas 11-të xhirove me notën mesatare 6.5, duke lënë pas vetes Federico Dimarcon e Alessandro Bastonin e Interit, pastaj Alessandro Buongiornon e Napolit dhe Davide Zappacostan e Atalantas.

    Deri më tani, Ismajli I ka të luajtura 990 minuta në kampionat me fanellën e Empolit, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.

  • Sulmuesi madrilen rikthehet nga lëndimi i gatshëm për sfidën ndaj Milanit

    Sulmuesi madrilen rikthehet nga lëndimi i gatshëm për sfidën ndaj Milanit

    Real Madridi nesër luan sfidën e katër këtë edicion në Champions League, ku do të përballet me Milanin.

    Para kësaj ndeshje “Los Blancos” kanë marrë një lajm të mirë, shkruan Arbresh.info.

    Futbollisti brazilian, Rodrygo është rikthyer nga lëndimi i fundit që pati në muskul dhe tani është gati të luaj.

    Ai është thirrur nga trajneri italian, Carlo Ancelotti, për ndeshjen e nesërme.

    Kujtojmë se Rodyrgo u lëndua në ndeshje me Dortmundin dy javë më parë dhe nuk ka qenë i gatshëm për sfidën ndaj Barcelona në “El Clasico”, ku skuadra e tij pësoi humbje turpëruese në “Santiago Bernabeu” me rezultat 0-4./