Category: SPORT

  • Tronditet sporti kosovar, Feronikeli tërhiqet nga garat e Superligës së Futbollit

    Tronditet sporti kosovar, Feronikeli tërhiqet nga garat e Superligës së Futbollit

    Atë që e paralajmëroi të mërkurën, skuadra e Feronikelit ’74 e ka konfirmuar të enjten.

    Me anë të një postimi, skuadra nga Drenasi ka konfirmuar tërheqjen nga garat pasi ka thënë se e ka të pamundur të vazhdoj në këto rrethana, në të cilat sipas tyre, gjyqtarët po e përcaktojnë rezultatin e ndeshjeve dhe jo loja në fushë.

    Klubi ka thënë se ka kohë që ka garuar me përkushtim e dinjitet, ndërsa ka shtuar se pavarësisht pengesave dhe padrejtësive të shumta nga gjyqtarët, ka besuar në zhvillimin “Fair-play” të sportit dhe integritetin e FFK-së.

    “Sot, pas përpjekjeve të shumta për të kërkuar drejtësi, , pohojmë qartë: Mjaft është mjaft!”, shkruan në njoftimin e klubit nga Drenasi.

    Feronikeli ’74 thotë se humbi pikë por asnjëherë nuk u ndje humbës në fushë. Sipas klubit, humbësi i vërtetë ishte gjyqtari kryesor që shndërroi ndeshjet në padrejtësi të rëndë.

    “Përmes këtij vendimi publik, njoftojmë tërheqjen përfundimtare nga të gjitha garat e Federatës së Futbollit të Kosovës. Ky vendim është marrë pas analizave të shumta dhe përpjekjeve tona për të sjellë drejtësi, por për fat të keq, kemi mbetur pa asnjë opsion tjetër”, vazhdon njoftimi i Niklit.

    Klubi shkon edhe më tej, duke shtuar se nëse FFK-ja e konsideron të drejtë këtë qasje, atëherë nuk mund të jetë pjesë e një gare të tillë. Po ashtu, Feronikeli ’74 fton Prokurorinë që të hetojë gjyqtarët dhe sjelljet e tyre të njëanshme, të cilat sipas klubit kanë dëmtuar sportin e futbollit.

    Klubi i kërkon falje tifo-grupit “Tigrat e Zi” dhe të gjithë donatorëve për këtë vendim, por insiston se nuk kishte opsion tjetër.

    Feronikeli ’74 është ankuar vazhdimisht në referim në javët e fundit, ndërsa pas 11-të ndeshjeve të zhvilluara këtë sezon në Superligë, zë vendin e fundit në tabelë me vetëm tri pikë.

  • Dalin pamjet e shëmtuara nga Rodrit duke provokuar pa pushim Vinicius, befasuan shumë njerëz

    Dalin pamjet e shëmtuara nga Rodrit duke provokuar pa pushim Vinicius, befasuan shumë njerëz

    Rodri u prezantua si një djalë i mirë në ditët e fundit, derisa Vinicius Junior ishte një djalë i keq që u inatos me Topin e Artë.

    Megjithatë, e vërteta është se asgjë në jetë nuk është ashtu siç duket.

    Rodri e fitoi çmimin në një ceremoni në Paris dhe vendosi të festonte natën në një restorant, ndonëse me paterica.

    Ai ka shkuar në restorantin më të famshëm francez “Siena”.

    Rodri shfrytëzoi rastin në një moment për të kënduar “Vini ciao” nën ritmet e këngës së famshme “Bella Ciao”.

    Ai aludoi drejtpërdrejt për asin e Realit dhe me këtë i hodhi kripë plagës së brazilianit i cili tashmë kishte organizuar një festë pasi priste që të ishte ai fituesi i çmimit.

  • Napoli i Contes s’ka të ndalur shënon fitore kundër Milanit në “San Siro”

    Napoli i Contes s’ka të ndalur shënon fitore kundër Milanit në “San Siro”

    Skuadra e Napolit e ka siguruar fitoren e radhës në Serie A.

    Të drejtuarit e Contes kanë triumfuar ndaj Milanit në ‘San Siro’, shkruan gazetaBlic.

    Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 0 me 2, me Lukaku dhe Kvaratskhelia që realizuan golat.

    Me këtë fitore, Napoli është bindshëm në vendin e parë me 25 pikë, kurse Milani ‘fundoset’ edhe më shumë me vetëm 14 pikë pas 9 ndeshjeve.

  • Ronaldo ‘fluturon’ topin në tribuna, nuk e qëllon as portën nga penalltia

    Ronaldo ‘fluturon’ topin në tribuna, nuk e qëllon as portën nga penalltia

    Cristiano Ronaldo ka dështuar si rrallë herë në ekzekutimin e tij nga penalltia.

    Sulmuesi portugez nuk realizoi nga pika e bardhë në ndeshjen e Kupës ndaj Al Tawoon, shkruan gazetaBlic.

    Ronaldo nuk e qëlloi fare portën, duke e gjuajtur topin në tribuna.

    Ja pamjet – VIDEO.

  • Guardiola tregon dy lojtarët të cilët e kanë merituar Topin e Artë, mirëpo asnjëherë nuk e fituan

    Guardiola tregon dy lojtarët të cilët e kanë merituar Topin e Artë, mirëpo asnjëherë nuk e fituan

    Rodri mbrëmë arriti të fitoj çmimin si lojtar më i mirë i në botë për vitin 2024.

    Futbollisti i Manchester City për herë të parë e fitoi “Topin e Artë” në një garë të ngushtë me Viniciusin, shkruan Arbresh.info.

    Teksa ka pasur polemika të mëdha pas zgjedhjes së tij për ta fituar këtë çmim.

    E trajneri i tij, Pep Guardiola ka treguar se cilët janë dy prej futbollsitëve më të mëdhenj që e kanë e merituar Topin e Artë, mirëpo asnjëherë nuk arritën këtë sukses.

    “Cristiano ishte një përbindësh dhe babai i përbindëshave është Messi. Të dy kanë bërë diçka të pabesueshme në 15, 20 vitet e fundit. Dhe ndoshta në atë moment, Xavi dhe Iniesta e merituan edhe Topin e Artë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

    Më tej ai ka shtuar se tani ka kaluar epoka e tyre dhe të gjithë mund ta fitojnë Topin e Artë.

    “Ju e dini që epoka e Cristianos dhe Messit ka qenë e pabesueshme, se si ata e ndanë atë, e merituan dhe ishin në një nivel tjetër. Dhe tani është një epokë tjetër, dhe të gjithë mund të fitojnë Topin e Artë, dhe në fund opinioni është i lirë”, përfundoi trajneri i Cityt.

    Kujtojmë se tani Topi e Artë jepet nga revista franceze “France Football”./telenews/

  • Pirlo befason me skuadrën e re

    Pirlo befason me skuadrën e re

    Kalimi në Superligën skoceze ka rezultuar zgjedhje e zgjuar për Nedim Bajramin. Mesfushori është shndërruar në një pikë kyçe për skuadrën e Renxhërs, me të cilët po merr minuta të shumta aktivizimi. 25-vjeçari i kombëtares shqiptare ka luajtur në 9 ndeshje deri më tani me gjigantin skocez, duke shënuar edhe një gol.

    Pavarësisht momentit të mirë që po përjeton mesfushori kuqezi, e njëjta gjë nuk mund të thuhet plotësisht nga klubi. Kjo po shtyn Renxhërs për të menduar ndryshim në pankinë.

    Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, Andrea Pirlo është shumë afër marrëveshjes për të marrë drejtimin e tyre. Duke iu referuar këtyre burimeve, 45-vjeçari gjendet në negociata shumë të avancuara me klubin skocez. Legjenda e kombëtares italiane është i papunë që prej largimit nga drejtimi i Juventusit.

    Për Rangers, Pirlo mund të ketë një ndikim të madh në futbollin skocez. Me një stil loje të fokusuar në zotërimin e topit dhe ndërtimin e lojës nga mesfusha, ai mund të përshtatej në mënyrë të përkryer me filozofinë e klubit. Kjo pritet të favorizojë jo pak edhe Bajramin, i cili besohet të jetë akoma dhe më shumë i përfshirë në projektin e teknikut italian në Skoci.

  • Lamine Yamali shpallet lojtari më i mirë i ri

    Lamine Yamali shpallet lojtari më i mirë i ri

    Ylli i Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal, e ka fituar trofeun Koppa që jepet për lojtarin më të mirë të ri në botë.

    Yamali tashmë dihej se do ta merrte këtë trofe pas shpërthimit të tij në skenë gjatë sezonit të kaluar.

    17-vjeçari ka arritur të shkëlqejnë me klub dhe kombëtare duke thyer disa rekorde individuale.

    Mbi të gjitha, ai ishte ndër më të rëndësishmit te Furia e Kuqe në triumfin e tyre në EURO 2024.

  • Granit Xhaka, futbollisti i 16-të më i mirë në botë

    Granit Xhaka, futbollisti i 16-të më i mirë në botë

    Granit Xhaka është renditur i 16-ti në garën për Topin e Artë për edicionin 2023/2024.
    Ceremonia Topi i Artë mbahet prej orës 20:45 në Pars, ndërsa “France Football” ka nisur zbulimin e renditjes shumë orë më parë.

    Granit Xhaka ishte në mesin e 30 të nominuarve, kurse në renditjen përfundimtare është i 16-ti.
    Xhaka në edicionin e kaluar e udhëhoqi Bayer Leverkusenin drejt titullit të kampionit në Bundesligë. Leverkuseni e fitoi edhe Kupën e Gjermanisë, ndërsa u mposht në finale të Ligës së Evropës.
    Xhaka është shqiptari i parë i nominuar për Topin e Artë.

    I 17-ti është Federico Valverde i Real Madridit, kurse i 18-ti portieri i Aston Villas dhe Argjentinës, Emiliano Martinez.

  • Tronditet futbolli: Vinicius Jr dhe Reali nuk shkojnë në ceremoninë e Parisit, kjo është arsyeja e fortë

    Tronditet futbolli: Vinicius Jr dhe Reali nuk shkojnë në ceremoninë e Parisit, kjo është arsyeja e fortë

    Përfaqësuesit e Real Madridit, sikurse edhe protagonisti kryesor, si një nga kandidatët serioz për ta fituar Topin e Artë, nuk do të shkojnë në ceremoninë e këtij eventi.

    Njëri prej gazetarëve më të besueshëm të futbollit në botë, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se ky vendim i kampionëve të Evropës, erdhi pasi ata e kanë “kuptuar” se Vini nuk e fiton këtë çmim.

    As presidenti Florentino Perez, as trajneri Ancheloti, përfshirë edhe Jude Belingham si njëri prej kandidatëve nga”merengezët” s’do të jenë të pranishëm.

  • Mesfushori i skuadrës austriake, Vesel Demaku i thotë “Po” Kosovës

    Mesfushori i skuadrës austriake, Vesel Demaku i thotë “Po” Kosovës

    Mesfushori defanziv i skuadrës austriake SCR Altach, Vesel Demaku ka vendosur të luajë për Kosovën.

    Ish-anëtari i Kombëtares U21 të Austrisë, të hënën, ka qëndruar në selinë e FFK-së.

    Ai aty është takuar me presidentin Agim Ademi, drejtorin e Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe menaxherin e Kombëtares, Bajram Shala.

    “Me këtë rast, Demaku ka theksuar se menjëherë pasi ka marrë konfirmimin nga shteti austriak për dyshtetësi, pa hezitim e me zemër, ka vendosur që të luajë për Kosovën dhe të japë kontributin e tij në fanellën dardane”, tha Federata e Futbollit të Kosovës.

    FFK-ja tutje tha se presidenti Ademi e vlerësoi vendimin e Demakut dhe e përgëzoi për përkushtimin e tij për t’i kontribuar atdheut.

    “Ai tha se lojtar me potencial si Vesel Demaku janë gjithmonë të mirëseardhur në Kombëtaren e Kosovës. Demaku gjatë këtij edicioni ka zhvilluar 10 ndeshje në Bundesligën e Austrisë dhe ka lënë gjurmë me lojën e tij në fushën e blertë dhe pa dyshim do të jetë një vlerë shtesë për Kombëtaren e Kosovës”.