Category: SPORT

  • Shqiponjat drejt Berlinit, ja si mund ta vulosin kualifikimin

    Shqiponjat drejt Berlinit, ja si mund ta vulosin kualifikimin

    Shqipëria korri një fitore të madhe ndaj Republikës Çeke gjatë së enjtes, duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani, në vitin e ardhshëm.

    Kombëtarja shqiptare renditet e para në grupin E, me 13 pikë të grumbulluara nga gjashtë ndeshje, me katër fitore, një barazim dhe asnjë humbje.

    Fitoren e fundit, Shqipëria e arriti ndaj Çekisë në “Air Albania” me rezultat 3-0, me golat e Jasir Asanit dhe Taulant Seferit.

    Ata tash kanë edhe dy ndeshje në këtë grup, sfida të cilat do t’i zhvillojnë gjatë muajit nëntor. E para do të jetë në udhëtim te Moldavia, teksa në përballjen e fundit i bëjnë konak Ishujve Faroe.

    Kombëtares shqiptare matematikisht i nevojiten vetëm edhe dy pikë për ta siguruar kualifikimin për herë të dytë në një Evropian, pas atij në Paris të Francës në vitin 2016.

  • Berlin na prit!, Asani reagon pas golit dhe fitores ndaj Çekisë

    Berlin na prit!, Asani reagon pas golit dhe fitores ndaj Çekisë

    Jasir Asani ka shkëlqyer edhe sonte me kombëtaren e Shqipërisë.

    Futbollisti nga Kumnaova shënoi golin e parë në fitoren 3-0 ndaj Çekisë, dhe asistoi te goli i dytë për taulant Seferin.

    Ai pas ndeshjes ka reaguar në profilin e tij në Facebook, duke thënë se ishte fitore e merituar.

    “Guess who is back… Berlin, na prit!Fitore e madhe! Fitore e merituar! Ju e meritonit një dhuratë të tillë. Na mbështetët në çdo transfertë e në çdo ndeshje! Bashkë, do të ikim në Gjermani! Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe motivimin që na keni dhënë. Për Shqipërinë Jeto, Lufto, Fito”, ka shkruar Asani.

  • Premi marramendëse për futbollistët e Kombëtares shqiptare nëse e mposhtin Çekinë

    Premi marramendëse për futbollistët e Kombëtares shqiptare nëse e mposhtin Çekinë

    Kombëtarja shqiptare, të enjten (ora 20:45), do zhvillojë ndeshje të rëndësishme për kualifikim në Euro 2024 ndaj Çekisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

    Dhe, për t’i dhënë motiv futbollistëve, presidenti i FSHF-së, Armando Duka ka vendosur një premi marramendëse nëse arrijnë fitoren e “çmendur” ndaj çekëve.

    Open-TV merr vesh se kryetari Duka i ka premtuar nga 200 mijë euro për çdo lojtarë.

    Në ndeshjen e parë në Pragë, Çekia dhe Shqipëria u ndanë në barazim 1-1, por tani në Tiranë skuadra e drejtuar nga Sylvinho synon fitoren, raporton ballkani.info.

    Shqipëria udhëheq grupin E me 10 pikë nga pesë ndeshje, Çekia e dyta me 8 (katër ndeshje), Moldova 8, Polonia 6 pikë dhe Ishujt Faroe me 1 pikë.

  • Blerësit e biletave Kosovë-Izrael do të rimbursohen

    Blerësit e biletave Kosovë-Izrael do të rimbursohen

    Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar që personat që kanë blerë biletat për ndeshjen Kosovë-Izrael, do të rimbursohen.

    Pas njoftimit të UEFA-s për shtyrjen për kohë të pacaktuar të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të Grupit I për kualifikimet Euro 2024, e planifikuar të zhvillohej më 15 tetor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për shkak të situatës së krijuar së fundmi në Izrael, ku është shpallur gjendje lufte, FFK informon të gjithë personat të cilët kanë blerë biletat për këtë ndeshje, se mjetet do t’u rimbursohen automatikisht në periudhën kohore brenda 7 ditësh, në llogaritë bankare përmes së cilave i kanë blerë biletat”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

    Në rast se pas 7 ditësh ju nuk i keni pranuar mjetet në llogari, ju lutem kontaktoni në email: bileta@t-ticket.al ose tickets@ffk-kosova.com”.

  • UEFA e zyrtarizon shtyerjen e ndeshjes Kosovë-Izrael

    UEFA e zyrtarizon shtyerjen e ndeshjes Kosovë-Izrael

    UEFA sot ka njoftuar se ndeshja e Kualifikimeve Evropiane 2024 ndërmjet Kosovës dhe Izraelit e planifikuar për 15 tetor është shtyrë, pasi autoritetet izraelite aktualisht nuk e lejojnë kombëtaren e tyre të udhëtojë jashtë vendit.

    UEFA me kohë do të njoftoj për datat e reja në lidhje me ndeshjet të cilat janë shtyrë.

  • Duka me mesazh të madh para ndeshjes: Presioni është mbi çekët, sonte shkruhet historia

    Duka me mesazh të madh para ndeshjes: Presioni është mbi çekët, sonte shkruhet historia

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka dhënë një mesazh të madh para ndeshjes së sotme me Çekinë.

    Duka ka një thirrje për të gjithë tifozët që të jenë bashkëpunëtorë dhe mos të hedhin sende apo mjete piroteknike në fushë.

    “Kjo e enjte e 12 tetorit është një nga ditët më të rëndësishme për Kombëtaren tonë dhe për të gjithë shqiptarët. Luhet ndeshja Shqipëri – Çeki, një nga takimet më emocionuese të grupit tonë.
    Dita ka filluar me ankth dhe shumë emocione për duelin që do luhet në ‘Air Albania’. Fitore, barazim dhe humbje. Janë tre rezultate në lojë. Dhe sigurisht që në këto raste, skuadra që do të ndjejë më pak presionin dhe që do të menaxhojë më mirë emocionet merr një rezultat pozitiv.
    Unë jam besimplotë, që pavarësisht ekipit të mirë dhe shumë fizik që kanë çekët, ne gjithashtu kemi kualitetin për ta fituar këtë ndeshje. Dhe e kemi treguar në këtë rrugëtim, që kur luajmë së bashku si një grup, jemi shumë të fortë. E treguam këtë gjë edhe në ndeshjen e 32 ditëve më parë, ndaj Polonisë po në këtë stadium, ku fituam 2-0.
    Për ne nuk është një ndeshje vendimtare, një sfidë ‘jetë a vdekje’. Presioni është mbi ta. Ne duhet vetëm që të menaxhojmë sa më mirë. Dhe jam i sigurt që me mbështetjen e tifozëve tanë mund t’ia dalim. Sonte duhet të festojmë të gjithë së bashku. Një thirrje kam edhe për tifozët tanë të dashur: të jenë bashkëpunëtorë, të na mbështesin dhe mos të hedhin sende apo mjete piroteknike në fushë. Është në dëmin e të gjithëve.
    Gjithashtu, të respektojmë sa më shumë ata pak tifozë që vijnë sonte nga Çekia. Në Pragë u pritëm të gjithë shumë ngrohtë nga populli çek. Të jemi sa më miqësorë me ta sepse fundja ditës, ne shqiptarët njihemi për mikpritjen” thuhet në mesazhin e Dukës.

  • Përgatitjet para ndeshjes Shqipëri – Çeki, stadiumi “Air Albania” mbushet me plisa

    Përgatitjet para ndeshjes Shqipëri – Çeki, stadiumi “Air Albania” mbushet me plisa

    Vetëm edhe një ditë ka mbetur deri në ditën e ndeshjes së rëndësishme mes Kombëtares shqiptare dhe asaj çeke për Kampionatin Evropian 2024

    Shqipëria dhe Çekia do të përballen të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

    SuperSport ka publikuar pamjet teksa në ulëset e stadiumit janë vendosur edhe plisat, një nga simbolet kombëtare të shqiptarëve.

    Përballja e të enjtes mbrëma është vendimtare për Shqipërinë e cila është lidere e Grupit E me 10 pikë të grumbulluara.

  • E konfirmon Sylvinho, sulmuesi i Shqipërisë lëndohet një dit para ndeshjes me Çekinë

    E konfirmon Sylvinho, sulmuesi i Shqipërisë lëndohet një dit para ndeshjes me Çekinë

    Sylvinho foli për ndeshjen me Çekinë në konferencën për shtypin. Kombëtarja kuqezi pret çekët në “Air Albania” të enjten në mbrëmje (20:45).

    Trajneri brazilian i Shqipërisë, preku tema të ndryshme gjatë fjalës së tij. Duke nisur nga gjendja e lojtarëve, kundërshtari, rikthimi i Armando Brojës dhe objektivi për t’u kualifikuar në Euro 2024.

    Ndeshja? Siç e tha edhe Gjimshiti, na pret një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë, por jo vendimtare. Çekia është një skuadër fizike, nuk ka humbur ende. Ata kanë pësuar vetëm dy gola. Na pret një punë e madhe, duhet të djersijmë shumë. Na presin 3 finale, nuk do të jenë të lehta, por jemi gati dhe të përgatitur.

    Aspekti psikologjik? Ne i vizitojmë dhe takojmë gjithmonë futbollistët. Takum Muçin në Varshavë, ikëm në Barcelonë, Londër. E përsëris: jemi të ndërgjegjshëm që kemi bërë mirë deri këtu. Forca e kësaj skuadre është shpirti i garës, zemra që vendosin lojtarët në fushë dhe tifozët. Jemi shumë të ndërgjegjshëm për entuziazmin, por kjo nuk është problem. Nuk kemi pasur shumë nevojë të punojmë psikologjikisht, djemtë janë gati dhe të ndërgjegjshëm.

    Broja? Kemi bërë dy seanca stërvitore. Më vjen keq, por Broja nuk ia del dot. Është stërvitur shumë pak. Ka një shqetësim fizik, doktori ynë ka qenë në kontakt edhe me doktorin e Chelsea. Më vjen keq, por lojtari nuk luan dot nesër. Kemi lojtarë të tjerë, të cilët duhet t’i menaxhojmë mirë. Gjasula është rikthyer, nuk ka probleme.

    Ndeshja më e rëndësishme? Një ndeshje që e menaxhoj si të tjerat. Të gjithë ndeshjet janë të vështirë, por kjo është më e rëndësishmja për mua si trajner. Por nuk është vendimtare. Na duhen pikë, duhet të marrim pikë dhe do të bëjmë maksimumin për t’ia arritur objektivit.

    Ndeshja? Është shumë e rëndësishme të tregojmë shpirtin dhe zemrën në fushë, për tifozët tanë. Kjo është forca e kësaj skuadre. Dhe kështu do të ndodhë.

    Taktika? Pak a shumë e njëjtë me ndeshjen e parë. Ata janë të fortë, janë të fortë në tranzicion, bëjnë zbritje me 5-6 lojtarë. Janë të fortë edhe në goditjet standarte. Duhet të përgatitemi shumë mirë.

    Ndeshje jo vendimtare? Skuadra e di se çfarë duhet të bëjë. Është i ndërgjegjshëm për situatën ku ndodhemi dhe pritshmëritë ndaj nesh. Nesër hidhet hapi i radhës. Mund të ndodhë gjithçka nesër, por kualifikimi vendoset në nëntor.

    Presioni? Ndryshojnë dy gjëra krahasuar me ndeshjen e parë: luajmë në shtëpi dhe kanë mbetur edhe dy takime më pas. Kemi lojtarë me eksperiencë, si Gjimshiti, Hysaj, Strakosha dhe lojtarë të tjerë. Lojtarë që janë mësuar me këto lloj takimesh. Ndihem shumë mirë, njerëzit mbështetin dhe kanë besim edhe te lojtarë si Uzuni, Muçi, Asani.

    Më pëlqen edhe fakti që janë të njohur lojtarë. Njerëzit thonë se kjo është një skuadër e organizuar dhe me vlera. Kjo më gëzon. Në fushë mund të ndodhë gjithçka. Nesër do të shohim një ndeshje shumë të bukur.

    Lojtarët nga Kosova te Shqipëria si Daku dhe Muja, do të ketë të tjerë? Jam i fokusuar vetëm te Çekia. Kemi lojtarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, nga gjithë trevat shqiptarë. Pak rëndësi ka nga është origjina e një futbollisti. Nëse lojtarët janë në gjendje të luajnë me ne, kanë cilësitë e duhura dhe e ndjejnë, atëherë mirë se të vinë. Daku dhe Mija janë lojtarë shumë të mirë, po bëjnë shumë mirë me Shqipërinë.

    I kënaqur me barazim? Nëse nuk fitojmë dot, atëherë barazimi pranohet. Por ne do të futemi në fushë për të fituar ndeshjen.

    Qazim Laçi, mund të jetë në formacion? Nuk e kemi vendosur ende formacionin, edhe pse është vendosur rreth 80%. Kemi ende për të parë gjendjen e lojtarëve. Nesër do të vendosim. Ndoshta e shohim Laçin në fushë, por nuk kemi vendosur ende”, përfundoi trajneri i Shqipërisë.

  • Këtu mund ta shikoni LIVE ndeshjen Ballkani – Dinamo Zagreb

    Këtu mund ta shikoni LIVE ndeshjen Ballkani – Dinamo Zagreb

    Me fillim prej orës 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” zbresin kampioni i Kosovës dhe aj i Kroacisë.

    Ballkani e pret Dinamo Zagrebin, në kuadër të xhiros së dytë të UEFA Conference League.

    Skuadra nga Suhareka, në ndeshjen e parë humbi me rezultat minimaë kundër Plzen dhe sot do të kërkoj të paktën 1 pikë.

    KËTU MUND TA SHIKONI LIVE:

    https://cdn.xsportbox.com/embed77/?event=stack.html&link=1&domain=&force=https%3A%2F%2Fcdn.xsportbox.com%2Fnginx.php%3Fid%3D162&ask=1696527900&lgt=3

    https://cdn.xsportbox.com/embed77/?event=stack.html&link=1&domain=&force=https%3A%2F%2Fcdn.xsportbox.com%2Fnginx.php%3Fid%3D432&ask=1696527900&lgt=3

    https://cdn.xsportbox.com/webplayer.php?t=ifr&c=2230690&lang=en&eid=156773401&lid=2230690&ci=3753&si=1&ask=1696527900

  • Mësohet vendi ku do të luhet ndeshja Zvicër-Kosovë

    Mësohet vendi ku do të luhet ndeshja Zvicër-Kosovë

    Federata e Futbollit të Zvicrës ka bërë të ditur se ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe përfaqësueses helvetike do të luhet në Basel.

    Sipas njoftimit të kësaj federate, takimi për kualifikimet e kompeticionit “Euro 2024” do të luhet në stadiumin “Jakob-Park” më 18 nëntor, nga ora 20:45.

    Sipas njoftimit të federatës, shitja e biletave fillon nga 20 tetori prej orës 14:00.

    “Është përcaktuar vendi i ndeshjes së fundit të kombëtares së meshkujve në vitin 2023. Ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Kosovës të shtunën më 18 nëntor në ora 20:45 do të zhvillohet në St. Shitja paraprake e biletave fillon më 20 tetor në orën 14:00, online nëpërmjet www.ticketmaster.ch”, thuhet në njoftim.

    Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës përfundoi me rezultat 2:2 në “Fadil Vokrri” gjatë ndeshjeve të shtatorit.