Category: SPORT

  • Lajm i mirë për Ballkanin, lojtari më i mirë i Dinamo Zagrebit humb ndeshjen e të enjtes

    Lajm i mirë për Ballkanin, lojtari më i mirë i Dinamo Zagrebit humb ndeshjen e të enjtes

    Fat në fatkeqësi për Ballkanin. Lojtari më i mirë i Dinamo Zagrebit, Bruno Petkovic nuk do të luaj të enjten ndaj kampionëve të Kosovës.

    Reprezentuesi kroat ka pësuar lëndim mbrëmë në derbin ndaj Hajdukut. Sulmuesi lëshoi fushën në minutën e 44 për ti lëshuar vendin Josip Drmic.

    Në njoftimin zyrtar, Dinamo Zagreb njofton se Petkovic do të jetë jashtë fushave për 3 javë. 

    “Sot u konstatua se Bruno ka lëndim muskulor në këmbën e majtë dhe do të jetë jashtë fushave për 3 jave” thuhet në njoftimin e Dinamo Zagrebit.

  • Lamine Yamal nënshkruan kontratën e parë profesionale me Barcelonën, klauzola e tij është “e çmendur”

    Lamine Yamal nënshkruan kontratën e parë profesionale me Barcelonën, klauzola e tij është “e çmendur”

    Lamine Yamal është një nga perlat më të mëdha të La Masías në historinë e fundit. Lojtari i ri ka nënshkruar kontratën e tij të parë si futbollist profesionist në moshën 16-vjeçare.

    Lajmi sot është zyrtarizuar nga Barcelona ndërsa klauzola e Yamal do të jetë 1 miliard euro.

    16 vjeçari do të jetë i Barcelonës deri në qershor të vitit 2026 .

    Marrëveshja ishte arritur shumë kohë më parë , por Barcelona njoftoi sot vazhdimësinë e Lamine Yamal , një prej lojtarëve të rinj me projeksionin më të madh në skenën botërore.

  • E bujshme “Piratin” e duan në Madrid, Vedat Muriqit i vjen mundësia e artë në karrierë

    E bujshme “Piratin” e duan në Madrid, Vedat Muriqit i vjen mundësia e artë në karrierë

    Vedat Muriqi gjendet në majën e karrierës së tij. Spanja ka rezultuar kampionati i duhur për të. Një fakt që e dëshmojnë statistikat e sulmuesit shqiptar. 29-vjeçari ka treguar se ka një marrëdhënie të ngushtë me golin dhe se di të jetë produktiv në zonën e rreptësisë.

    Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet e tjera. Mediat spanjolle raportojnë se “piratin” e duan në Madrid. Mësohet se Atletiko e Madridit po shqyrton opsionin për të blerë kartonin e Muriqit në merkaton e verës. Sulmuesi shqiptar do të ishte një vlerë e shtuar për Simeonen, teksa “9”-shat tipik si ai janë të rrallë në qarkullim. Një mundësi e artë për Muriqin, që nuk vjen shpesh në karrierë.

  • Lille fiton 2-0, Zhegrova shënon një eurogol

    Lille fiton 2-0, Zhegrova shënon një eurogol

    Edon Zhegrova e ka ndihmuar skuadrën e tij që të fitojë ndeshjen me rezultat 2-0 të Lilles ndaj Le Havre.

    Anësori kosovar ishte protagonist në njërin nga dy golat e shënuar për skuadrën e tij, ku hapi sfidën me një eurogol.

    Nga një kënd i zakonshëm i tij nga krahu i djathtë, Zhegrova kaloi për mrekulli dy lojtarë kundërshtarë, për të lansuar një predhë goditje, që e la pa gjasa portierin kundërshtar në minutën e 40-të.

    https://twitter.com/ligue1insider/status/1708482984829968540?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1708482984829968540%7Ctwgr%5Efcfc05e4c3ddd27b6fe64ad1e48cfda326be43cd%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2Flille-fiton-2-0-zhegrova-shenon-nje-eurogol%2F

  • “Pirati” ndal Barçën, Muriqi futet në historinë e La Liga-s

    “Pirati” ndal Barçën, Muriqi futet në historinë e La Liga-s

    Në shtëpinë e Barcelonës “fërkuan duart” pas blofin të Realit, por festa nuk zgjati shumë, pasi ekipi blaugrana u ndal në një barazim 2-2 në transfertë përballë Majorkës. Vedat Muriqi tërboi Xavi-n, sulmuesi i Kosovës ishte protagonist absolut me një gol dhe një asisit.

    Në minutën e 8-të, “pirati” përfitoi nga një top në zonë duke mposhtur portierin Ter Shegen. Murqi bëhet lojtari i tretë që i shënon ekipeve si Real Madrid, Atletico Madrid dhe Barcelona, duke nisur nga sezoni i fundit. Fundi i pjesës së parë ishte “zjarr” teksa Barcelona barazoi shifrat me Raphina në minutën e 41-të. Në shtesën e pjesës së parë, Murqi bëri spondën me kokë për Prats që rikthehu edhe një herë Majorkën në avantazh.

  • Dalin në shitje biletat për ndeshjen Ballkani-Dinamo Zagreb, këto janë çmimet

    Dalin në shitje biletat për ndeshjen Ballkani-Dinamo Zagreb, këto janë çmimet

    Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka njoftuar se biletat për takimin ndërmjet këtij klubi dhe Dinamo Zagrebit, tashmë janë në shitje.

    Në postimin e tyre në Facebook është bërë e ditur se biletat mund të blihen vetëm online.

    Poashtu është bërë i ditur edhe çmimi i biletave.

    https://www.facebook.com/fcballkani/posts/794939682638912?ref=embed_post

  • Lajm i keq për Milanin, pak orë para ndeshjes me Veronën lëndohet ylli i skuadrës

    Lajm i keq për Milanin, pak orë para ndeshjes me Veronën lëndohet ylli i skuadrës

    Pas humbjes së thellë në derbin kundër Interit, Milani sot luan ndeshjen e radhës në Serie A, ku kërkon ti kthehet fitoreve.

    Kuqezinjtë do të jenë nikorire të Veronas, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë, e cila zhvillohet në ”San Siro”, më fillim nga ora 15:00.

    Por trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka marr një lajm të keq pak orë para fillimit të ndeshjes.

    Mbrojtësi i majtë, Theo Hernandez nuk është stërvitur me ekipin të premten për shkak dëmtimi dhe me shumë gjasa do ta ndjekë nga tribuna ndeshjen ndaj Veronës.

    Tekniku italian pritet të ndryshoj edhe formacionin për shkak të mungesës së Theos, ku pritet të startoj me skemën 3-4-3.

    Në stervitjen e fundit, Pioli provoi Thiaw e Tomori në krah të Kjaer, teksa në mesfushë, në të majtë u provua Florenzi e në të djathtë Musah, me Reijnders e Krunic në qendër.

  • Këto televizione shqiptare e transmetojnë ndeshjen Plzen – Ballkani

    Këto televizione shqiptare e transmetojnë ndeshjen Plzen – Ballkani

    Ballkani sot nis aventurën në Ligën e Konferencës, për të dytin vit radhazi.

    Kampioni i Kosovës do të luaj në udhëtim ndaj skuadrës çeke, Viktoria Plzen.

    Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Doosan Arena”, më fillim nga ora 21:00.

    Kjo ndeshje do të transmetohet në televizionin Klan Kosova dhe platformën “Artmotion” në kanalin Sport1 dhe përmes platformës “Digitalb” në SuperSport 2.

  • Suhareka me një super stadium, publikohet projekti

    Suhareka me një super stadium, publikohet projekti

    Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka bere të ditur përmes një postimi që është siguruar projekti dhe lokacioni për stadiumin.

    Muharremaj theksojë së lokacioni si parcelë katastrale, në sipërfaqe 16 hektar është miratuar nga PZHK dhe HZK.

    Postimi i plotë:

    Ne jemi gati me detyrat tona si komunë për stadiumin. ✅????????????⚽️

    Sipas asaj që u deklarua në fundmi nga Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit z.Çeku, se komuna duhet ta ketë projektin dhe lokacionin, siq theksuam edhe para disa ditëve ne u angazhuam seriozisht.

    Ekziston lokacioni si parcelë katastrale, në sipërfaqen 16 hektar, ku është i miratuar në PZHK dhe HZK.

    Poashtu e kemi edhe projektin ideor të stadiumit të qytetit – kategoria 4 me kapacitet rreth 17 mijë ulëse.

    Ne i mirëpresim zyrtarët nga ministria në fjalë për të vazhduar me procedurat tjera. ????

    Natyrisht sonte presim fitoren e klubit “ FC Ballkani”, ku bashkë besoj se do të festojmë në Sheshin e Qytetit.

    Bali Muharremaj

    https://www.facebook.com/balimuharremaj1/posts/859523615530724?ref=embed_post

  • UEFA merr vendim për ndeshjen Rumani-Kosovë

    UEFA merr vendim për ndeshjen Rumani-Kosovë

    UEFA ka lëshuar një vendim pas mes Rumanisë dhe Kosovës, e cila u ndërpre për shkak të mesazheve nacionaliste të tifozëve rumunë “Kosova është Serbi”.

    Federata rumune ka publikuar vendimin e UEFA-s.

    Sipas vendimit, Rumania është dënuar prej 51 mijë eurosh dhe një ndeshje si vendase pa shikues.

    Pas vendimit te UEFAs, federata ka dënuar incidentin në ndeshjen me Kosovën.

    Po ashtu, ajo ka dënuar ashpër edhe mesazhet nacionaliste.