Category: SPORT

  • FFK-ja e dënon ashpër incidentin në “Fadil Vokrri”

    FFK-ja e dënon ashpër incidentin në “Fadil Vokrri”

    Federata e Futbollit e Kosovës e ka dënuar ashpër incidentin e shkaktuar mbrëmë në kuadër të ndeshjes së xhiros së pestë të Albi Mall Superligës ndërmjet FC Prishtina dhe FC Ballkani në kryeqytet.

    FFK ka ftuar klubet dhe organet e rendit që t’i identifiojnë personat e dhunshëm dhe t’u ndalohet hyrja në stadiume, transmeton Klankosova.tv.

    “Stadiumi “Fadil Vokrri” dhe çdo stadium tjetër në Kosovë, duhet të jetë vendi ku tifozeritë në mënyrë të dinjitetshme marrin pjesë për të përkrahur skuadrat e tyre, por nuk duhet të shihen si arena për të shprehur mllefin personal apo grupor, duke shkaktuar incidente të tilla si në ndeshjen e mbrëmshme, kur tifozët e Prishtinës depërtuan nga pjesa e tribunës jugore në atë lindore e më pas në tribunën veriore dhe sulmuan tifozët e Ballkanit me mjete të forta”, thuhet në reagim.

    “Po ashtu, nga organet e rendit është raportuar se në rrugën “Enver Zymberi” pak para fillimit të ndeshjes ka pasur edhe therrje me thikë pas një përleshje ndërmjet disa personave. FFK dënon ashpër çdo akt dhune dhe çdo incident që cenon shëndetin e njeriut dhe të të gjithë pjesëmarrësve në stadiumet e futbollit”.

    Tutje në reagim, FFK kërkoi nga klubet që të jenë më të përgatitura në organizimin e ndeshjeve.

    “Dhuna në njerëz por edhe vandalizmi është i papranueshëm dhe si të tillë duhet ta luftojmë. FFK kërkon nga klubet të jenë dukshëm më të përgatitura në organizimin e ndeshjeve në mënyrë që të gjithë pjesëmarrësit në stadiume të ndihen të sigurt”.

    “Po ashtu, ftojmë klubet dhe organet e rendit që t’i identifikojnë personat e dhunshëm dhe t’u ndalohet hyrja në stadiume, ngase ata nuk ia dëshirojnë të mirën as klubit të tyre e as futbollit në përgjithësi. Po ashtu, Shtëpia e Futbollit është gjithmonë në dispozicion për të asistuar sa herë që klubet kanë nevojë dhe kërkojnë ndihmë”.

  • Fury i ofron Joshuas mundësinë për t’u përballur këtë vit

    Fury i ofron Joshuas mundësinë për t’u përballur këtë vit

    Kampioni i peshave të rënda në WBC, Tyson Fury, i ka ofruar Anthony Joshuas mundësinë për të luftuar për rripin e tij para fundit të këtij viti.

    Fury, 34 vjeç, është në kërkim të një kundërshtari, pasi rivali Oleksandr Usyk, kampioni i WBO, WBA dhe IBF, tregoi se nuk do të kthehet në ring deri në vitin 2023.

    Joshua u rrah nga ukrainasi në Arabinë Saudite, muajin e kaluar, transmeton Klankosova.tv.

    Fury tha në prill se po tërhiqej, por tani i ka ofruar kolegut britanik Joshuas mundësinë për një përballje.

    Ai tha në një video të postuar në rrjetet sociale: “Ju të gjithë keni dëgjuar se unë do të luftoj brenda disa muajve të ardhshëm dhe para se të shpall një kundërshtar, duhet ta bëj këtë për çdo rast”.

    “Anthony Joshua, e di që sapo ke humbur një luftë me Usyk, dhe e di që nuk je pa rrip për momentin, dhe do të doja të të jap një mundësi të luftosh me mua për kampionatin botëror të peshave të rënda WBC dhe kampionatin linear në muajt e ardhshëm”.

    “Po dilni nga një luftë me 12 raunde, kështu që jeni në formë të ndeshjes, bëhu gati, po ju njoftoj disa muaj më parë”.

  • Ceferin: Botërori 2030 do të luhet në Spanjë dhe Portugali

    Ceferin: Botërori 2030 do të luhet në Spanjë dhe Portugali

    Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, është shprehur i bindur se Spanja dhe Portugalia do të jenë nikoqire të Kupës së Botës 2030.

    Gjatë hapjes së kongresit ndërkombëtar “Football Talks”, të mbajtur në Lisbonë , ai ratifikoi mbështetjen e pakushtëzuar për kandidaturën e dy vendeve të Gadishullit Iberik, transmeton Klankosova.tv.

    “Jam i sigurt se Botërori 2030 do të luhet në Spanjë dhe Portugali, dy vende që e ndjejnë futbollin ”, tha shefi ekzekutiv i UEFA-s.

    “Është një bast fitues dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar këto vende që janë të pasionuara pas futbollit, që jetojnë dhe marrin frymë futbolli dhe që kanë një infrastrukturë të mirë”, tha Ceferin në videokonferencë.

    Spanja dhe Portugalia nënshkruan një marrëveshje për nisjen e kandidaturës së përbashkët në qershor 2021 , njëmbëdhjetë vjet pasi kishin paraqitur gjithashtu një projekt të përbashkët për organizimin e Kupës së Botës 2018 që FIFA i dha Rusisë, në një votim në të cilin ajo dha edhe Kupën e Botës në Katar 2022.

  • Ballkani nxjerr në shitje biletat për ndeshjen e “Europa Conference League” ndaj Cluj – këto janë çmimet

    Ballkani nxjerr në shitje biletat për ndeshjen e “Europa Conference League” ndaj Cluj – këto janë çmimet

    Ballkani ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e parë të Europa Conference League ndaj Cluj.

    Kampioni në fuqi i Kosovës ndeshjen e parë do ta luajë me 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan GazetaBlic Sport.

    Ballkani përmes Facebook-ut ka njoftuar fansat për linkun ku mund të blejnë biletat dhe çmimet e tyre.Çmimet e biletave janë:

    Veri dhe Jug 5 euro,

    Lindje 10 euro,

    Perëndim 15 euro, dhe

    VIP 50 euro.

    Linku:

    https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglietteria/listaEventiPub.do?fbclid=IwAR0Ux_9DQpiOfA0KuOgp1z7LgfLmiQGH4540Abhck7emjESBUN0D

  • Wow: Suksesi në Evropë, Daja merr 100 mijë euro shpërblim nga Ballkani

    Wow: Suksesi në Evropë, Daja merr 100 mijë euro shpërblim nga Ballkani

    Ilir Daja ka marrë 100 mijë euro shpërblim, për arritjen në grupet e Conference League me Ballkanin. Gjithçka u bë e ditur gjatë emisionit “Dueli Sportiv” nga gazetari Arlind Sadiku. Kujtojmë se ish-trajneri i Partizanit u afrua te Ballkani në fundin e dhjetorit të vitit kaluar.

    Fillimisht Daja ia doli të çojë me sukses titullin kampion për herë të parë në Suharekë, ndërsa më pas u përfaqësua denjësisht në Europë. Kjo premio shkoi veçanërisht për 55-vjeçarin që ishte timonieri i “portokallinjve”. Gjithçka ishte e parashikuar, në klauzolën e veçantë të kontratës së firmosur mes palëve më parë.

    Kujtojmë se dhe lojtarët janë shpërblyer për suksesin, me rreth 400 mijë euro të shpërndara nga presidenti Arsim Kabashi. Ballkani do e vazhdojë rrugëtimin e Conference League në grupe, ku bën pjesë me Cluj, Sivasspor dhe Slavia Prague.

  • Kundërshtari i Ballkanit, Sivasspori, shtatë ndeshje pa fitore

    Kundërshtari i Ballkanit, Sivasspori, shtatë ndeshje pa fitore

    Sivasspori ka pësuar humbjen e dytë në këtë edicion në elitën e futbollit të Turqisë.

    Sivasspori është mposhtur si mysafir i Beshiktashit me rezultat 3:1.

    Ndeshja i ka takuar javës së katërt të Superligës së Turqisë dhe është zhvilluar të hënën mbrëma në Stamboll.

    Me 2 pikë Sivasspori renditet në vendin e 16-të. Derisa Beshiktashi ka dhjetë pikë në vendin e parë.

    Sivasspori është njëri nga tre kundërshtarët e Ballkanit në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

    Në të gjitha garat, ekipi turk ka shtatë ndeshje pa fitore.

    Ka humbur pesë ndeshje dhe ka arritur dy barazime.

  • Nuk është Real Madrid, super-kompjuteri parashikon fituesin e Champions League

    Nuk është Real Madrid, super-kompjuteri parashikon fituesin e Champions League

    Pas hedhjes së shortit të Ligës së Kampioneve ku 32 skuadrat e kualifikuara mësuan kundërshtarët në grupe, një super kompjuter, ka zbuluar emrin e ekipit që është favorit për fitimin e Ligës së Kampioneve.

    Sipas parashikimit të tij, skuadra favorite për fitimin e Championsit është skuadra gjermane e Bayern Munich, duke zbritur kështu nga froni Realin e Madridit.

    Kampionët bavarezë sipas teknologjisë do të shpallen kampion për herë të 7-të të Uefa Champions League.

    Vendi i dytë do t’i takojë Manchester City-t të Guardiolës që do të gjunjëzohet në finalen ndaj Bayernit.

  • Suksesit të Ballkanit ia sheh hajrin edhe Superliga e Kosovës, ngritet për gjashtë vende në ranglistë

    Suksesit të Ballkanit ia sheh hajrin edhe Superliga e Kosovës, ngritet për gjashtë vende në ranglistë

    Superliga e Kosovës është ngritur për gjashtë vende në listën e kampionateve evropiane.

    Pas kualifikimit historik të Ballkanit në Ligën e Konferencës, tani Liga e Kosovës është në pozitën e 33-të.

    Skuadrat kosovare gjatë viteve të fundit kanë korrur suksese të larta në ndeshjet në Evropë, kështu duke e ngritur koeficientin e Ligës së Kosovës.

    Pas suksesit të Prishtinës dhe Dritës gjatë vitit të kaluar në Ligën e Evropës, ku edhe ishin afër që të kalonin edhe në play-off të kësaj gare, Ligës së Kosovës iu shtua edhe një vend që të garojë në Evropë.

    Këtë vit për herë të parë garuan katër skuadra në Evropë: Ballkani, Drita, Gjilani dhe Llapi.

    Koeficienti i Ligës së Kosovës mund të rritet akoma në muajt në vijim, varësisht nga rezultatet e Ballkanit në Ligën e Konferencës.

  • Kjo është shuma që ka fituar klubi i Ballkanit pas kualifikimit historikë në Conference League

    Kjo është shuma që ka fituar klubi i Ballkanit pas kualifikimit historikë në Conference League

    Ballkani do të përfitojë shifër të lartë financiare pas kalimit në fazën grupore të Ligës së Konferencës.

    Të paktën 2,8 milionë euro i takojnë Ballkanit për këtë sukses, që për futbollin kosovar është historik.

    Për çdo pikë të fituar në Ligën e Konferencës, Ballkanit i fitojnë 166 mijë euro. Për barazim i takojnë 500 mijë euro.

    Pra 2,8 milionë është shifra fillestare për kalim në grup dhe ajo mund të rritet rrugës.

  • Ballkani është i vendosur ta vazhdojë ëndrrën evropiane

    Ballkani është i vendosur ta vazhdojë ëndrrën evropiane

    Trajneri Ilir Daja doli i parë në fushë në stërvitjen e së mërkurës të Ballkanit, teksa pas tij Armend Thaqi dhe të tjerët. Të qetë dukeshin të gjithë, e në disponim të mirë. Të tillë dëshiron t’i shohë trajneri Daja edhe gjatë ndeshjes së kthimit të plejofit të Ligës së Konferencës, të cilën Ballkani e zhvillon të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 20:00, ndaj Shkupit. Do të jetë takim vendimtar për të dy skuadrat, pasi do të vendoset se cila do të kualifikohet në fazën e grupeve të kësaj gare të UEFA-s. Liga e Konferencës është e treta për nga rëndësia, por kualifikimi në fazën e saj të grupeve do të jetë historik për një skuadër të Kosovës.

    Për t’u arritur një sukses i tillë, Daja nuk ka dyshim se publiku i pranishëm në tribuna mund ta ketë një pjesë të meritave. Trajneri Daja e pranoi të mërkurën se do të jetë ndeshje shumë e vështirë për t’u luajtur, por e pranoi se në këto lloj ndeshjesh, e rëndësishme është që të ruhet qetësia.

    “Mendojmë që nesër do të kemi ndeshje të vështirë. Do të jetë e vështirë për lojtarët, sepse stafi nuk ka shumë vështirësi, pasi përkujdeset për ta ulur dozën e emocioneve dhe menaxhimin e stresit, që lojtarët ta japin më të mirën e mundshme”, theksoi Daja në fjalimin hyrës të konferencës për shtyp.

    Takimi i parë i fazës së plejofit të Ligës së Konferencës, i zhvilluar në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, u mbyll me fitoren e madhe të Ballkanit, 2:1. Golat për Ballkanin u shënuan nga Albion Rrahmani dhe Meriton Korenica. Tekniku nga Tirana nënvizoi se nuk ka favorit pavarësisht rezultatit të favorshëm të Ballkanit. Por, nuk e mohoi faktin se avantazhi i krijuar nga ndeshja e parë mund ta ketë rolin e vet.

    Ai ka kërkuar nga lojtarët ta japin maksimumin, të djersiten shumë për ta shtyrë përpara ëndrrën e nisur që në debutim të garave evropiane.

    “Ajo që unë mund të deklaroj është një gjë që lojtarët të cilët i drejtoj, duke ditur përkushtimin që kanë bërë që nga fillimi, besoj se do të jenë e do ta japin maksimumin të gjithë. Nëse do të ketë ndonjë problem, do të mundohemi e të bëjmë çmos për t’i mbuluar të dyja fazat”, theksoi Daja.

    Daja nuk përmendi emër, por tha se një lojtar ësh të stërvitur i diferencuar gjatë javës. Megjithatë, e konfirmoi mungesën e portierit Damir Lulanoviq. Në vend të tij, titullar do të jetë Stivi Frashëri. Në ndeshjen e kaluar, mbrojtësi Astrit Thaqi pësoi një dëmtim në fund të ndeshjes.

    “Gjithë kontingjenti është në dispozicion. Një lojtar duhet ta shohim se si e ka gjendjen. Ka qenë i diferencuar. Nuk dua ta publikoj dhe nuk dua të jap elemente shtesë, por mund të them se një nga mbrojtësit tanë është në dyshim. Do të startojmë me Frashërin sepse Lulanoviq ka qenë i dëmtuar nga loja e parë në Shkup. Do ta nisë Frashëri ndeshjen. Nuk ishte në dy-tre ndeshje për shkaqe shëndetësore”, u shpreh ai.

    Në konferencën për shtyp ishte edhe Bajram Jashanica, qendërmbrojtësi i cili më parë ka luajtur në fazën e grupeve të Ligës së Evropës me Skënderbeun.

    Qendërmbrojtësi shtatlartë ka theksuar se skuadra është e përgatitur për një sfidë të tillë.

    “Eksperienca në gara të tjera evropiane ndikon te bashkëlojtarët. E kemi përgatitur një ndeshje shumë mirë. Besoj që jemi përgatitur maksimalisht dhe shpresojmë që të arrijmë në grupe. E kam përjetuar një ndjenjë të tillë edhe me Skënderbeun. Normalisht edhe tash është diçka e madhe si për skuadrën e Ballkanit, ashtu edhe për futbollin e Kosovës. Është kënaqësi që do të kemi mbështetje të madhe”, u shpreh 31-vjeçari.

    Në konferencën për shtyp, drejtori sportiv i Ballkanit, Nderim Nexhipi, konfirmoi negociatat me Leotrim Bekteshin. Mirëpo, ai tha se gjithçka do të vendoset pas ndeshjes me Shkupin, të cilën shpreson që Ballkani ta fitojë dhe kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Në rast të kualifikimit në fazën e grupeve, atëherë Ballkani do të bëhet ekipi i parë nga Kosova që luan në këtë fazë të njërës prej garave të UEFA-s.

    Ekipi i vetëm shqiptar që ka luajtur në fazën e grupeve është Skënderbeu i Korçës, i cili u paraqit në dy raste në Ligën e Evropës. Ballkani, si kampion i Kosovës, kupat evropiane i nisi në Ligën e Kampionëve, por u eliminua në rundin e parë nga Zhalgirisi i Lituanisë. Më pas aventurën evropiane e vazhdoi në Ligën e Konferencës, ku eliminoi La Fioritan e San Marinos dhe Klaksvikun e Ishujve Faroe për të arritur në fazën e plejofit. Tani, Ballkani është larg arritjes më të madhe – kualifikimit në fazën e grupeve – vetëm 90 minuta.