Category: SPORT

  • Diallo kërkohet me ngulm nga Milani

    Diallo kërkohet me ngulm nga Milani

    Milani ka kohë që i kushton vëmendje Abdou Diallo dhe tani thuhet se po përgatitet të hapë një raund të ri bisedimesh me Paris Saint-Germain në një përpjekje për të rënë dakord për një marrëveshje.

    Kuqezinjtë janë ende në kërkim të shtimit të një mbrojtësi të ri në skuadrën e Stefano Piolit përpara fundit të afatit kalimtar të këtij muaji dhe qendërmbrojtësi 26-vjeçar senegalez duket se është në krye të listës së tyre.

    Milani ishte i interesuar për Japhet Tanganga të Tottenhamit, por pavarësisht raundeve të shumta të negociatave, ata nuk mund të bien dakord për një marrëveshje.

    Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, Milani do të bëjë një tjetër qasje te PSG së shpejti në një përpjekje për të gjetur një marrëveshje për Diallon.

    Shpresa e kuqezinjve është të sigurojnë lojtarin në një marrëveshje huazimi me një opsion blerjeje të bashkangjitur.

    Gjigantët e Ligue 1 e kanë vënë 26-vjeçarin në listën e largimeve dhe janë të gatshëm të heqin dorë nëse arrin një marrëveshje e mirë.

  • Afër 1 milionë euro Ballkani siguroi vetëm me fitoren e sotme

    Afër 1 milionë euro Ballkani siguroi vetëm me fitoren e sotme

    Kampioni i Kosovë në futboll, Ballkani shkroi historinë sot duke u bërë skuadra e parë kosovare që arrin fazën e “play-offit” në kuadër të garave evropiane.

    Skuadra nga Suhareka eliminoi Klaksvikun nga Ishujt Faroe pas penaltive, meqë rast siguroi fazën e radhës për të arkëtuar kështu edhe një shumë të majme parash.

    Klubi në pronësin e biznesmenit Arsim Kabashi ka siguruar 750 mijë euro vetëm me kalimin tutje në fazën e “play-offit”, ndërsa ka siguruar edhe diku rreth 1 milionë euro derisa arriti në këtë raund .

    Ballkani arriti fitoren sot falë golave të Thaqit, Dellovës, Gripshit dhe Emërllahut dhe pritjeve të portierit Ljuljanoviç.

    Në raundin e radhës, Ballkani do të takohet me skuadrën e Shkupit, ndërsa një fitore përball tyre do ti siguronte grupet e UEFA Conference League, meqë rast do të fitonin edhe 2.940.000 euro.

  • Përplasje fizike mes tifozëve dhe policisë te “Air Albania”, një person i shtrirë përtokë

    Përplasje fizike mes tifozëve dhe policisë te “Air Albania”, një person i shtrirë përtokë

    Përplasje fiszike mes Policisë dhe tifozëve të skuadrës boshnjake Zrinjski.

    Gjithçka ndodhi jashtë stadiumit menjëherë pasi skuadra e tyre mposhti Tiranën me shifrat 1-0.

    Burime bëjnë me dije se ka pasur disa tifozë të lënduar për shkak të shisheve të qelqit që janë përdorur për të goditur efektivët shqiptarë ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë përleshjen e dhunshme.

    Mësohet se përplasja ka nisur mes tifozëve boshnjakë dhe forcave të policisë.
    Gjatë ndeshjes tifozët boshnjakë kanë hedhur flakadanë brenda stadiumit.

  • Mediumi serb gënjen paturpësisht, mbron turpin, sulmon Kosovën!

    Mediumi serb gënjen paturpësisht, mbron turpin, sulmon Kosovën!

    Mediat serbe që ushqehen nga kuzhina e Aleksandër Vuçiqit, pa fije turpi gënjejnë dhe nuk e transmetojnë të vërtetën.

    Një farë media serbe “Kurir”, gënjen dhe pa fije turpi mbron turpin e disa tifozëve të Buduçnostit të Podgoricës, që kanë fyer Llapin e Podujevës në ndeshjen e 7 korrikut në Podgoricë.


    “Policia e Kosovës ua ndaloi tifozëve të Buduçnostit ardhjen në ndeshjen e kthimit të kualifikueseve të Conference League!

    “Barbarët” kishin plan të niseshin sot në mëngjes në rrugën e tyre drejt Kosovës për të mbështetur skuadrën nga Podgorica në ndeshjen ku do të mbrojnë epërsinë dy gola nga ndeshja e parë (2:0).

    Siç mëson portali “Vijesti”, policia e Kosovës me këtë vendim kërkon të shmangë konfliktet e mundshme mes grupeve të tifozëve.

    Vendim i turpshëm dhe nuk ka dyshim për këtë. Nëse ata tashmë nuk janë në gjendje të garantojnë sigurinë e ndonjë mysafiri, atëherë ata nuk duhet të luajnë në garat evropiane”, shkarravit paturpësisht “Kurir”.

    Ky medium gënjeshtar shkon aq larg me budallaqet e saj duke e quajtur shtetin tonë Metohi: “Ditët e kaluara mediat kosovare raportuan mesazhe nga tifozët e Buduçnostit të cilët paralajmëruan nisjen masive për në Prishtinën serbe. Kjo padyshim që i shqetësoi aq shumë autoritetet e Kosovës dhe Metohisë, saqë morën këtë vendim shkatërrues.

    Do të jetë interesante të shihet nëse do të ketë një reagim zyrtar të Malit të Zi për ndalimin e hyrjes së qytetarëve të tij në Kosovë.

    Klubi nga Podujeva ka lëshuar një deklaratë lufte, ndaj së cilës do të duhej të reagonte UEFA. Ajo që ata shkruan është një budallallëk total: Bëjmë thirrje për mobilizim të gjithë popullit shqiptar, jo vetëm tifozëve të Llapit.

    Ne duam t’u përgjigjemi të gjithë atyre që në Podgoricë treguan urrejtje jo vetëm ndaj nesh, por ndaj mbarë popullit shqiptar – thuhet në deklaratën e çmendur që nxit konflikte”.

  • PSG vjen me ndryshime të mëdha, parisienët nxjerrin në shitje plot 11 futbollist

    PSG vjen me ndryshime të mëdha, parisienët nxjerrin në shitje plot 11 futbollist

    Ndryshime të mëdha pritet të ketë te Paris Saint Germain edicionin e ri.

    Skuadra nga kryeqyteti francez nuk po e ka problem të triumfojë në kampionat dhe në Kupat e shtetit, por objektivi kryesor mbetet triumfi në Ligën e Kampionëve.

    Punë e madhe pritet të bëhet këtë verë te PSG, pasi plot 11 futbollistë nga reparte të ndryshme janë nxjerr në shitje.



    Tre mbrojtësit Abdou Diallo, Layvin Kurzawa dhe Thilo Kerher janë në shitje.

    Ndërkohë nga reparti i mesfushës pritet të ketë më shumë largime, pasi në listën e transferimeve janë emra si Idrissa Gueye, Dina Ebimbe, Leandro Paredes, Danilo Peirera, Ander Herrera dhe Georginio Wijnaldum.


    🚪👋 The 11 players that PSG want to sell this summer:

    🇸🇳 Abdou Diallo
    🇸🇳 Idrissa Gueye
    🇫🇷 Layvin Kurzawa
    🇫🇷 Dina Ebimbe
    🇩🇪 Thilo Kehrer
    🇩🇪 Julian Draxler
    🇦🇷 Leandro Paredes
    🇦🇷 Mauro Icardi
    🇵🇹 Danilo Peirera
    🇪🇸 Ander Herrera
    🇳🇱 Georginio Wijnaldum


    (Source: @le_Parisien_PSG)

    — Transfer News Live (@DeadlineDayLive) July 9, 2022

    E gjatë kësaj verë nga PSG do të largohen edhe sulmuesit si Mauro Icardi e Julian Draxler.


    Sipas Le Parisien, nuk përjashtohet mundësia që nga klubi të largohen edhe yjet e mëdhenj si Neymar, Presnel Kimpembe dhe Keylor Navas.

  • Ballkani i biznesmenit Kabashi kërkon 5 milionë € dëmshpërblim nga RTV Dukagjini

    Ballkani i biznesmenit Kabashi kërkon 5 milionë € dëmshpërblim nga RTV Dukagjini

    Klubi i Ballkanit ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Radio Televizionit Dukagjini, meqë rast ka kërkuar dëmshpërblim me vlerë prej 5 milionë eurove.

    “Dueli Sportiv” kishte publikuar të mërkurën një artikull ku shkruhej se Ballkani nuk i kishte paguar futbollistët për rreth tre muaj.

    Ky lajm, sipas Ballkanit i cili udhëhiqet nga biznesmeni Arsim Kabashi, nuk është i vërtetë.

    Klubi ka vendosur të padisë RTV Dukagjinin, saktësisht emisionin “Dueli Sportiv”, për shpifje si dhe ka kërkuar dëmshpërblim me vlerë prej 5 milionë eurove.

  • Valmir Veliu, bëhet transferi më i shtrenjtë në histori të futbollit kosovar!?

    Valmir Veliu, bëhet transferi më i shtrenjtë në histori të futbollit kosovar!?

    Ylli i Llapit, Valmir Veliu, do të transferohet në Turqi, pas një sezoni të mirë që pati me klubin nga Podujeva.

    Sipas burimeve të Klankosova.tv, transferi i Veliut do të kushtoj 160 mijë euro, që do ta bënte atë si futbollistin më të shtrenjtë në historinë e futbollit kosovar.

    Ndërsa, siç merr vesh Klankosova.tv, Veliu tashmë është përshëndetur me shokët e skuadrës së Llapit.

  • Zyrtare: Kosova shënon sërish ngritje në renditjen e re të FIFA’s

    Zyrtare: Kosova shënon sërish ngritje në renditjen e re të FIFA’s

    Kosova nga katër ndeshjet e zhvilluara në qershor mori dy fitore dhe dy humbje – por pavarësisht kësaj ka shënuar ngritje për një pozitë.

    Në renditjen e fundit të publikuar nga FIFA në fund të muajit mars, Kosova pozicionohej në vendin e 107’të – kurse në renditjen e publikuar sot, “Dardanët” renditen në vendin e 106’të.

  • Çfarë është bilanci i ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës kundër Greqisë?

    Kombëtarja e Kosovës do të luajë ndeshjen e pestë zyrtare kundër Greqisë.

    Ndeshja do të zhvillohet sonte me fillim prej orës 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Në katër ndeshjet e para “Dardanët” kanë tre barazime dhe një humbje.

    Loja e parë ishte zhvilluar më 6 shtator 2020 në Prishtinë, ku Kosova e kishte humbur ndeshjen me rezultat 1:2, në kuadër të Nations League.

    Pas më shumë se një muaj, më 14 tetor në ndeshjen kthyese “Kaltër e verdhët”, arritën ta marrin një barazim si mysafir me rezultat 0:0.

    E pas një viti të dyja kombëtaret patën punë sërish me njëri-tjetrin, veçse kësaj here në kualifikimet për kampionatin botëror.

    Më 5 shtator 2021, në Prishtinë Kosova arriti përball Greqisë ta nxjerr një barazim 1:1.

    E njëjtë luajtën edhe në shtetin helen më 14 nëntor, njofton Klankosova.tv.

    Në rast se arrin që Kosova sonte të fitojë përball Greqisë atëherë bilanci do të ishte tërësisht i barabartë mes dyja ekipeve.

    Ndeshjen e parë të edicionit të ri të Nations League, ekipi i udhëhequr nga Alain Giresse, e ka fituar me rezultat 2:0 si mysafir i Qipros.

  • Greqia, testi i vërtetë i Kosovës

    Greqia, testi i vërtetë i Kosovës

    Vendi i parë në grup është synimi i Kosovës për edicionin e tretë të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Vendi i parë vlerësohet me rëndësi të madhe për shkak se, ndër të tjera, ofron mundësi shtesë për kualifikim në Evropianin e ardhshëm, atë të vitit 2024. Madje plejofi i Ligës së Kombeve vlerësohet rrugë më e lehtë për kualifikim në Evropian sesa kualifikimet e rregullta.

    Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka shkelur këtë rrugë në të kaluarën, por nuk i ka shkuar deri në fund. Tani synon ta bëjë këtë rrugëtim sërish, me shpresë për fund të suksesshëm.

    Shumë do të varet nga ndeshja e ardhshme, ajo me Greqinë, që zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 20:45. Ndeshja me Greqinë mund të jetë më e rëndësishmja e Kosovës në kuadër të Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve të UEFA-s, ndonëse është vetëm e dyta.

    Nëse “Dardanët” kanë kampanjë të suksesshme, Greqia mund të jetë rivalja kryesore për vendin e parë në grup.

    Të paktën ndeshjet e para, të luajtura të enjten, e dëshmojnë këtë. Derisa Kosova kreu detyrën duke fituar 2:0 ndaj Qipros në Larnaca, Greqia shënoi fitore të madhe ndaj Irlandës së Veriut në Belfast. Në Larnaca ishin 1550 shikues, kurse në Belfast ishin afro 17 mijë shikues. Irlanda e Veriut vlerësohet nivel më i lartë se Qipro dhe kështu grekët do të udhëtojnë të trimëruar për në Prishtinë.

    Me fitore eventuale, Kosova do të shkëputej menjëherë në krye të grupit dhe do të ishte më e qetë për vazhdimin e kampanjës. Ajo nuk zgjat shumë në fakt. Në qershor janë katër ndeshje e dy të tjera në shtator. Dhe më së largu më 27 shtator do të dihet se kush do të jetë i pari në grupin C2. I pari në grup do të luajë me fituesit e tri grupeve të tjera për biletë të Evropianit 2024. Po ashtu do të promovohet në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

    Greqia nuk është kundërshtare e panjohur për Kosovën. Madje është prej kundërshtareve më të njohura. Vetëm me Shqipërinë, Kosova ka luajtur më shumë ndeshje se me Greqinë. Me Shqipërinë të gjitha ndeshjet e deritashme ishin miqësore, ndërsa sa u takon ndeshjeve zyrtare, Kosova më së shpeshti është përballur me Greqinë, gjithsej katër herë.

    Kosova ende nuk ka fituar ndaj Greqisë dhe për të parën herë llogaritet për të dielën mbrëma. Ndeshja e parë me Greqinë ishte ajo e luajtur më 6 shtator të vitit 2020 në kuadër të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve. Kishte përfunduar 2:1 në të mirë të Greqisë. Më 14 tetor të vitit 2020, Greqia e Kosova kishin luajtur pa gola në Athinë. Dy barazime 1:1 u arritën në kualifikimet për Kupën e Botës 2022.

    Por forma e lojtarëve të Kosovës aktualisht është dukshëm më e mirë se që ishte para katër ndeshjeve të kaluara. Shumica e lojtarëve të Kosovës kanë përmbyllur një edicion të suksesshëm. Fitorja me Qipron është rrethanë tjetër pozitive e po ashtu përkrahja që pritet të jetë nga tribunat. Kosova tashmë njeh lojën e Greqisë, ashtu si grekët e njohin lojën e Kosovës. Dhe përfaqësuesja që fiton të dielën mbrëma në Prishtinë do të bëjë hap të madh drejt pozitës së parë në grup.

    Kosova ka vazhduar të premten përgatitjet, pas kthimit nga Qipro. Kanë stërvitur ata që nuk luajtën në Larnaca, ndërsa titullarët kishin rigjenerim.

    “E dimë se ndeshja me Greqinë do të jetë krejt ndryshe. Greqia është një kombëtare shumë e fortë dhe me cilësi individuale, por ne edhe në këtë ndeshje shkojmë për fitore dhe shpresojmë se me tifozët tanë ‘Dardanët’ do t’ia arrijmë këtij qëllimi. Normalisht se na bëhet qejfi kur e kemi mbështetjen e madhe të tifozëve sepse ajo na jep një fuqi në stadiumin tonë. Edhe në ndeshjet që i kemi luajtur me kombëtaret e forta gjithmonë me mbështetjen e ‘Dardanëve’ kemi pasur suksese dhe shpresojmë se kështu do të jetë edhe të dielën”, ka thënë mbrojtësi Fidan Aliti.

    “E rëndësishme ka qenë të fitojmë ndeshjen e parë kundër Qipros. E dimë se në pjesën e parë nuk kemi arritur të luajmë siç dimë ne të luajmë si kombëtare dhe çfarë potenciali kemi, por në pjesën e dytë e kemi treguar fytyrën tonë të vërtetë, ku kemi hyrë me më shumë vetëbesim dhe më shumë guxim. Brenda 20 minutave të parë kemi pasur shumë raste dhe mirë që i dhamë golat. Edhe pse loja s’ka qenë e mirë, rezultatin e morëm. Duhet ta dimë se kundër Greqisë ka për të qenë tjetër lojë sepse ata kanë edhe si ekip janë më të fortë se Qipro, por edhe kanë individë cilësorë, por do të jetë një ndeshje me një atmosferë tepër të mirë dhe ne e nisim lojën për t’i mbajtur pikët e plota. Në vendin tonë duhet të luajmë me shumë guxim dhe siç e kemi përfunduar ndeshjen me Qipron në pjesën e dytë, ashtu duhet të hyjmë në lojë kundër grekëve. Gjithmonë është ndjenjë speciale kur luajmë në ‘Fadil Vokrri’ sepse ‘Dardanët’ na mbështesin në mënyrë fantastike. Atmosfera ka për të qenë super dhe shumë i gëzohem kësaj ndeshjeje”, thotë Betim Fazliji.