Category: SPORT

  • E sigurtë – Armando Broja do të jetë me Kombëtaren kundër Izraelit!

    E sigurtë – Armando Broja do të jetë me Kombëtaren kundër Izraelit!


    Një lajm i mirë vjen nga ishulli britanik për trajnerin Edi Reja dhe Kombëtaren e Shqipërisë, në prag të ndeshjeve të muajit qershor për Nations League. 

    Burime të sigurta të “Dosja.al” bëjnë me dije se sulmuesi Armando Broja, i cili ishte i infektuar nga Covid-19, madje nuk ka qenë edhe në ndeshjen e fundit të Southamptonit ndaj Leicesterit, para tri ditësh është negativizuar.

    Dhe ai nuk ka pritur gjatë, por menjëherë ka nisur të vrapojë në qendrën stërvitore të Chelseas. Prej tri ditësh, me një trajner të personalizuar në Londër, ai po stërvitet për të arritur sa më shpejtë parametrat e nevojshëm fizikë për të qenë në fushën e lojës.

    Burimi në fjalë tregon se sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të Kombëtares sonë më 6 qershor në Rejkjavik ndaj Islandës.

    Por pas përfundimit të saj, ai do të udhëtojë për të Tiranë për t’u bashkuar me kuqezinjtë e Kombëtares dhe për t’u vënë nën urdhërat e trajnerit Edi Reja. Me shumë gjasa, sulmuesi Broja do të jetë në fushën e “Air Albania” në takimin e 10 qershorit ndaj Izraelit.

  • Vlerat e ekipeve, dallimi mes Qipros dhe Kosovës është mbi 50 milionë euro

    Vlerat e ekipeve, dallimi mes Qipros dhe Kosovës është mbi 50 milionë euro

    Kombëtarja e Kosovës sot e nis rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

    “Dardanët” e drejtuar nga trajneri francez, Alain Giresse sfidohen nga Kombëtarja e Qipros në udhëtim.

    Futbollistët e Kosovës konsiderohen favorit për të triumfuar ndaj qipriotëve që synojnë befasinë.

    Kosova është dukshëm kombëtare më me vlerë sesa qipriotët, bazuar në sajtin “Transfermarkt”.

    Vlera e Kombëtares kosovare është mbi 70 milionë, kurse e asaj së Qipros afër 19 milionë euro.

    Sfida mes Qipros dhe Kosovës fillon nga ora 18:00./

  • Marcelo konfirmon largimin: Ishte ndeshja ime e fundit me Real Madridin

    Marcelo konfirmon largimin: Ishte ndeshja ime e fundit me Real Madridin

    Mbrojtësi brazilian i Real Madridit, Marcelo ka konfirmuar se të shtunën luajti ndeshjen e tij të fundit me skuadrën Los Blancos, pasi fitoi titullin e 14-të të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit në Stade de France.

    Marcelo largohet nga Casa Blanca si lojtari me më shumë tituj në historinë e tij e klubit mbretëror, pasi ka fituar plot 25 trofe.

    “Është një moment shumë i bukur. Kur je kapiten i parë, ëndërron të ngritësh kupën dhe unë jam bërë i vetmi brazilian që ngriti një Ligë të Kampionëve si kapiten i Real Madridit”, ka thënë fillimisht Marcelo pas ndeshjes.

    Megjithatë, lajmi nuk është fundi i karrierës së brazilianit, i cili në moshën 34-vjeçare do të kërkojë të vazhdojë karrierën diku tjetër. Pavarësisht se ishte një anëtar historik i ekipit, Marcelo ruajti përulësinë e tij, duke shpjeguar se ai ndihet si një tjetër anëtar i ekipit:

    “Emocioni është brutal, ishte ndeshja ime e fundit me Real Madridin. Por, jam shumë i lumtur. Nuk është ditë trishtimi, po largohem me shumë gëzim, falënderues ndaj tifozëve dhe netët magjike që kam përjetuar në Bernabeu”, përfundoi braziliani./Telegrafi

  • Real Madridi publikon formacionin zyrtar për finalen e Ligës së Kampionëve

    Real Madridi publikon formacionin zyrtar për finalen e Ligës së Kampionëve

    Skuadra e Real Madridit e ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e sotme.

    Madrilenët nuk kanë bërë ndonjë ndryshim të madh, me Ancelottin që ka vendosur të luajë me formacionin e tij ‘tradicional’.

    Finalja e madhe fillon në ora 21:00, kurse më poshtë mund të gjeni formacionin e klubit spanjoll.

    Real Madrid XI: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Mendy, Casemiro, Valverde, Kroos, Modric, Vini Jr, Benzema.

  • Trajneri i Kosovës publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e qershorit

    Trajneri i Kosovës publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e qershorit

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për katër ndeshjet e muajit qershor në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

    Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, më 2 qershor në orën 18:00.

    Më pas, Kosova dy ndeshjet e radhës i zhvillon në ‘Fadil Vokrri’ kundër Greqisë, më 5 qershor dhe kundër Irlandës së Veriut, më 9 qershor, teksa në fund luan si mysafire në Greqi më 12 qershor.
    Grumbullimi i kombëtares për këto ndeshje fillon më 27 maj.

  • Tifozi më i flaktë i Milanit del totalisht nga vetja, qan si fëmijë në studio televizive

    Tifozi më i flaktë i Milanit del totalisht nga vetja, qan si fëmijë në studio televizive

    Tifozët e Milanit kanë shpërthyer në festë mbrëmbë pasi klubi i tyre u shpall kampion i Serie A pas 11-vitesh.

    Milani i mad fitoi për të 19 herë titullin kampion dhe këtë e bëri dje ndaj Sassuolos me rezultatin final në 3:0, shkruan Periskopi.

    E këtë sukses e ka shijuar tej mase edhe tifozi më i flaktë i Kuqezinjve, i famshmi Tiziano Crudeli.

    Tifozi italian njihet për spektaklin që e dhuron në studiot televizive kur luan Milani.

    Në studio kishte edhe tifozë të Interit dhe ai po i ngacmonte edhe ata, siç bën zakonisht me kundërshtarët.

    Crudeli pa dyshim është hijeshia e tifozëve të Milanit.

  • “Një njeri si Ademi që rri kokulur në gjykatë, nuk duhet ta udhëheqë FFK-në”

    “Një njeri si Ademi që rri kokulur në gjykatë, nuk duhet ta udhëheqë FFK-në”

    Arianit Ahmeti, ish-zëvendës sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka paraqitur një foto të Agim Ademit, kryetarit të FFK-së në Gjykatë.

    Ai ka thënë se një njeri i tillë, i cili akuzohet nuk është i duhuri për ta udhëhequr FFK-në.

    “Futbolldashës, ju investitorë në futbollin tonë, shikoni kush po e udhëheq futbollin tonë! Agim Ademi kokë ulur në Gjykatë! Agim Ademi i zgjedhur kryetar ditë më parë në mënyrë të kundërligjshme, anti-statutare, sot qëndron me kokulur në gjykatë. Si mundet ky njeri të qëndroj kryetar i FFK-së, i futbollistëve idol të fëmijëve të Kosovës, i investitorëve të ndershëm të futbolli tone”, ka shkruar ai në Facebook.

    Ai më tej ka thënë se Ademi në gjykatë rri me kokë ulur, kurse në federatë largon njerëzit meritorë e profesionist.

    “Është për befasi se si klubet po heshtin duke e ditur se ato mund të jenë viktimat e tij në të ardhmen. Pyetje për Agim Ademin: Çka po kërkon në Gjykatë kur në TV ke prezantuar “vërtetim” që nuk je nën hetime?

    A mban përgjegjësi për deklarata dhe për punën e tij në FFK ky njeri?!

    Degradimi i FFK-së duhet të ndalet!”, ka shtuar ai më tej.

  • Lajmi i ditës: Kampioni i Superligës shkon direkt në rrethin e parë kualifikues për Champions

    Lajmi i ditës: Kampioni i Superligës shkon direkt në rrethin e parë kualifikues për Champions

    Sot dhe zyrtarisht është vendosur që cili do ekip që shpallet kampion i Superligës së Kosovës në futboll të luajë direkt në rrethin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

    Deri me tani, ekipi i parë fituese duhej të shkonte në parakualifikime për Champions, por tani rregulli ka ndryshuar.

    Me këtë rast, fituesi i Superligës së Kosovës vazhdon drejtë për në rrethin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

    https://www.facebook.com/ArlindSadikuSS/posts/pfbid026fYTauMA9cUFMdrSF83EyKrSAvbYkodTvphnJCv4kKTSy4z9tdCump93WZiyTEgUl

  • Skandal në futbollin spanjoll: Publikohen përgjimet mes Piques dhe Rubiales për pazarin në Superkupën e Spanjës

    Skandal në futbollin spanjoll: Publikohen përgjimet mes Piques dhe Rubiales për pazarin në Superkupën e Spanjës

    Gerard Pique është në probleme serioze dhe mund të përballet me ligjin në këto ditë, për shkak të një përgjimi të zbuluar së fundmi.

    El Confidencial ka arritur të sigurojë një përgjim telefonik mes presidentit të Federatës së Futbollit spanjoll, Luis Rubiales dhe kapitenit të Barcelonës.

    Në bisedën mes tyre dëgjohen duke bërë një biznes milionash, kur Pique i kërkon Rubiales që Superkupa e Spanjës që u zhvillua në Arabinë Sauditë, të kishte hapsirë për kompaninë e tij “Kosmos”.

    Rubiales e Pique arritën marrëveshjen për të organizuar Kupën e Spanjës në Arabi, nga e cila marrëveshje kompania e yllit të Barcelonës, Kosmos merr katër milionë për secilin nga gjashtë vitet e nënshkruara, pra gjithsejtë 24 milionë euro.

    Madje, në këto përgjime, mes dyshes diskutohet edhe ndarja e shpërblimit në para për Real Madridin dhe Blaugranasit.

    “Barcelona e Reali të marrin nga 8 milionë, për të tjerat mjafton 1 apo 2 milionë” dëgjohet Pique në një audio-inçizim.

    Ky përgjim pritet ta fundosë Piquen dhe Rubiales, duke ditur se dyshja kanë ndikim të madh në futbollin spanjoll.

  • FFK-ja nuk i duron kritikat, inicohet procedurë disiplinore ndaj Eroll Salihut dhe drejtorit të Dritës e Drenicës

    FFK-ja nuk i duron kritikat, inicohet procedurë disiplinore ndaj Eroll Salihut dhe drejtorit të Dritës e Drenicës


    Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj përfaqësuesit të lartë ligjor të FFK-së, Eroll Salihut, drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberit e drejtorit sportiv të Drenicës, Taulant Dajakut.

    Sipas njoftimit të Federatës, të tre kanë akuzuar, dezinformuar dhe ofenduan organet e FFK-së

    “Inicim disiplinor ndaj: Përfaqësuesit të lartë ligjor të FFK-së, Eroll Salihu. MOTIVI: Në prononcimin për media shpif, nënçmon, dezinformon dhe diskrediton organet e FFK-së dhe ato të UEFA-s. Sipas xhirimeve televizive”.

    “Inicim disiplinor ndaj: Drejtorit sportiv të FC ”Drita” Valon Zymberi. MOTIVI: Në prononcimin për media akuzon, dezinformon dhe ofendon organet e FFK-së. Sipas xhirimeve televizive”.

    “Inicim disiplinor ndaj: Drejtorit sportiv të FC ”Drenica”, Taulant Dajaku. MOTIVI: Në prononcimin për media akuzon, dezinformon dhe ofendon organet e FFK-së. Sipas xhirime televizive”, thuhet në njoftimin e FFK-së.