Category: SPORT

  • Urime Agim, je shumë i paaftë për detyrën

    Urime Agim, je shumë i paaftë për detyrën

    Shkruan: BERAT BUZHALA

    Agimi nuk është i mençur, madje është mediokër, por taktikat e korrupsionit i ka mësuar mirë. Dikë e ka kapur me një fushë, dikë me një tribunë, dikë me një biletë VIP, dikë me pare të federatës, dikë me pare të UEFA-s, e ndoshta dikë tjetër, shumë rrallë kjo, edhe me të tijat.

    Qysh shkojnë rrotat e para, shkojnë edhe të mbramat. Kështu thotë një fjalë e urtë popullore. Meqë në vendin tonë është krijuar një praktikë demokratike, që të mos ketë fare garë, por që kryetarët dhe presidentët të zgjedhen pa kundërkandidatë, pse do të duhej të vepronte ndryshe Agim Ademi?

    Ai sot, përmes formave të ndryshme të korrupsionit, duke i blerë udhëheqësit e klubeve nëpër qytete të ndryshme, e instaloi veten në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës, edhe për katër vjet të tjera.

    Tash, askush të mos më kapë për gjuhe, sepse unë nuk e pashë Agimin duke e korruptuar, bie fjala Batatinën e Llapit, por i madh e i vogël i di qëndrimet e këtij të fundit dhe tash veprimet e këtij të fundit.

    Agimi nuk është i mençur, madje është mediokër, por taktikat e korrupsionit i ka mësuar mirë. Dikë e ka kapur me një fushë, dikë me një tribunë, dikë me një biletë VIP, dikë me pare të federatës, dikë me pare të UEFA-s, e ndoshta dikë tjetër, shumë rrallë kjo, edhe me të tijat. Fatkeqësisht askënd nuk e ka kapur, asnjë votë nuk e ka marrë, me vizionin e tij për futbollin, sepse atë vizion nuk e ka. Energjia që ai e shfrytëzon për intriga është shumë herë më e madhe se energjia që do të duhej ta shfrytëzonte për punën në Federatë.

    Përveç këtyre, që nuk janë pak, kryetari i sapozgjedhur i federatës ka edhe karakter antisportiv. Temperamenti i tij, dëshira për t’i zgjidhur problemet me grushta, përpara se më dialog, në parim janë zgjidhje josportive. Vetë zgjedhja e tij kryetar i federatës është në frymë josportive. Sporti në esencë është garë, është garë e barabartë, ku marrin pjesë minimumi dy palë, ose dy garues, që i nënshtrohen rregullave të njëjta dhe fiton më i miri. Në anën tjetër kryetari ynë i Federatës e përdori të njëjtën taktikë që e përdorën para disa ditëve tifozët në Gjilan. E goditën kundërshtarin në kokë. Ngjashëm i goditi Agimi kundërshtarët, vetëm që gjakun nuk e pamë. Do t’i shohim humbjet.

    Është e kotë ta përmendim paraardhësin e Agimit, Fadil Vokrrin. Figura e tij ka qënë inspirim për çdo kënd që synim e ka pasur futbollin. Nuk jam kompetent që të flas për Fadil Vokrrin si menaxher, ndoshta ka qënë katastrofal, ndoshta edhe në kohën e tij ka pasë korrupsion e keqpërdorime, siç mundohet Agim Ademi ta njollosë në qarqe të caktuara, mirëpo Fadil Vokrri ka pasë diçka që Agimi nuk do ta ketë kurrë. E ka pasë mbiemnin e tij. Ai ka qënë Vokrri, personifikimi i fituesit dhe motivuesit.

    Kur Edon Zhegrova pati pranuar që të veshë fanellën e Kosovës, në luftë ishte edhe Shqipëria, e pata pyetur Vokrrin “legjendë, qysh e binde Edonin allahile, çka i the?”

    “E thirra në telefon edhe i thashë”, ma ktheu.

    “Po çka i the”, insistova unë.

    “I thashë jam Fadil Vokrri”, më tha.

    Sa herë më kujtohet kjo frazë e tij rrëqethëm. Kjo është sikur të thuash: i thashë jam historia. Agim Ademit nuk do t’i mjaftojë e gjithë jeta e tij që të njoftohet vetëm me mbiemër.

    Fatkeqësisht ky është realiteti ynë sportiv, siç është edhe realiteti ynë politik dhe shoqëror. Agimi nuk ka bërë asgjë më shumë as më pak se Albini, se Hashimi, se Ramushi. Përveçse po flasim për sportin dhe për rininë, po flasim për një fushë jetësore ku kemi shpresuar dhe besuar që ndoshta gjërat nuk kanë nevojë që të jenë aq keq, sikur qysh janë në politikë.

    Kosova po rritej gradualisht në arenën ndërkombëtare. Potenciali për t’u rritur ishte tepër i madh. Nuk jam aspak i sigurt që me Agim Ademin në krye të Federatës një gjë e tillë do të ndodhë. Sigurisht që të gjithë ne të tjerëve, pa marrë parasysh kush e udhëheq këtë institucion, nuk na mbetet asgjë tjetër përveçse t’i mbështesim ekipet tona kombëtare me gjithë fuqinë që e kemi, e ta kundërshtojmë Agim Ademin dhe agimademat kudo që këta do ta shkelin ligjin.

  • Pa media e pa kundërkandidat, tash FFK-ja i bllokon edhe komentet në Facebook

    Pa media e pa kundërkandidat, tash FFK-ja i bllokon edhe komentet në Facebook

    Përpos që nuk i la mediat të jenë të pranishme në Kuvendin Zgjedhor, e as nuk ju dha hapësira një kundërkandidati të Agim Ademit, Federata e Futbollit të Kosovës e ka prekur kulmin.

    Shtëpia e futbollit kosovar i ka ndalur edhe komentet e njerëzve në faqen zyrtare të Facebookut të saj.

    Duke e pasur parasysh se kishte kontestime nga shumëkush që e konsideroi këtë Kuvend si të parregullt dhe të jashtëligjshëm, FFK-ja i ka ndaluar komentet në faqen e saj në Facebook, nga frika se mund të ketë komente fyese apo kritika nga tifozët.

    Agim Ademi e fitoi sot mandatin e dytë në krye të institucionit më të lartë të futbolli kosovar në Kuvendin e kontestuar.

    15 delegatë e bojkotuan Kuvendin, ndërsa të pranishëm në të ishin 43 delegatë, 42 prej tyre e votuan Ademin për kryetar. /Gazeta Express/

  • Mbikqyres i votimit te Agim Ademit u emerua vellai i huliganit qe rrahu portierin e Ballkanit

    Mbikqyres i votimit te Agim Ademit u emerua vellai i huliganit qe rrahu portierin e Ballkanit

    Agim Ademi është rizgjedhur Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës edhe për katër vite të tjera, shkruan Insajderi.org

    Pa praninë, e gazetarëve dhe mediave, sot u mbajt Kuvendi i FFK-së, me 43 delegatë të pranishëm, ku me me 42 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër, Agim Ademi u zgjodh President i FFK-së.

    Gjatë zhvillimit të Kuvendit Zgjedhor është emëruar Komisioni Verifikues i procesit zgjedhor të FFK-së, i cili ka për detyrë verifikimin e delegatëve, kushtet dhe numrin e tyre.

    Anëtar i këtij komisioni është zgjedhur, në mesin e tre delegatëve, edhe drejtori të klubit SC Gjilani, Sevdail Robelli, vëllai i Fadil Robellit, të arrestuarit për dhunën ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri.

    Insajderi, ditën e diel, raportoi ekskluzivisht se një prej tifozëve që sulmoi portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri, ishte Fadil Robelli, vëllai i drejtorit të SC Gjilanit, Sevdail Robellit.

    Fidan Robelli në momentin e golit të barazimit të skuadrës së tij, arriti të futej në fushë dhe më pas sulmoi portierin Frashëri, gjendja shëndetësore e të cilit tani është stabile. 

    Me kërkesë të prokurorisë Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Robellit si dhe të akuzuarit tjetër, Blend Korça, i janë caktuar si masë paraburgimi 30 (tridhjetë) ditë. 

    Teksa, klubi i Gjilanit u distancua nga ky incident, duke theksuar se deri te kjo erdhi pas një reagimi të dobët nga ana e Policisë së Kosovës.

    Komisioni i Garave ende nuk ka dhënë ka dhënë dënimin për klubin që e përfaqëson Sevdai Robelli, atë të Gjilanit dhe as njoftimin për fatin e ndeshjes (Gjilani – Ballkani) që përfundoi me rezulat 1-1.

  • “Si në Kore të Veriut”/ Gazetari i njohur i sportit reagon pas kuvendit zgjedhor të FFK-së

    “Si në Kore të Veriut”/ Gazetari i njohur i sportit reagon pas kuvendit zgjedhor të FFK-së


    Kuvendi i thirrur sot nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) u kritikua shumë jo vetëm që ishte i jashtëligjshëm, por që nuk u lejuan as gazetarët të futen as në oborrin e selisë së FFK’së dhe këtë gazetari i sportit, Arbër Avdyli e ka quajtur si në ‘Kore të Veriut’.

    Gazetari i sporti njëherësh që është edhe komentator i ndeshjeve sportive, Arbër Avdyli përmes një postimi në Facebook zgjedhjen për Kryetar të FFK’së të Agim Ademit e ka cilësuar si në shtetin diktatorial Koreja e Veriut.

    Ai ka thënë se pa kundër kandidat, unanimisht, pa prani të gazetarëve, si në Kore të Veriut, duke ju referuar Kuvendit të mbajtur sot në ambientet e FFK’së.

  • “Opozita e FFK-së” mungon sot në Kuvendin Zgjedhor, Valon Zymberi: Ky kuvend është i jashtëligjshëm

    “Opozita e FFK-së” mungon sot në Kuvendin Zgjedhor, Valon Zymberi: Ky kuvend është i jashtëligjshëm

    E ashtuquajtura, “Opozita e FFK-së” mungon sot në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, shkruan Insadjeri. 

    Që nga 2 marsi i këtij viti kur edhe është caktuar mbajtja e kuvendit zgjedhor është kontestuar vazhdimisht vendimi i Komitetit Ekzekutiv.

    Për këtë arsye edhe “Opozita” sot nuk u paraqit në këtë Kuvend pasi e sheh si të jashtëligjshëm. 

    Në edicioni Special për Zgjedhjet në FFK, drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi tha se ka edhe delegatë tjerë që nuk duan të jenë pjesë e këtij kuvendi. 

    “Do të jemi deri në fund me Gramoz Vokrrin, ky kuvend është i jashtëligjshëm. Ka edhe delegatë tjerë që nuk duan të jenë pjesë e këtij kuvendi”.

    Tutje, Zyberi ftoi organet që të kenë kujdes me monitorimin e Kuvendit. 

    “I ftoj organet që të kenë kujdes me monitorimin e këtij kuvendi. Çdo hap që është bërë është në kundërshtim me Ligjin e Sportit” – tha ai. 

    Ndryshe, për herë të parë kuvendi i FFK-së do të monitorohet vetëm nga një medium, kjo pasi që sipas FFK-së nuk ekziston hapësira e mjaftueshme për mediat e tjera.

    Kujtojmë se, fillimisht kandidat për të parin e FFK-së ishin; Agim Ademi, Remzi Ejupi dhe Arianit Ahmeti. Ku më pas këta dy të fundit u tërhoqën nga gara.

  • Vokrri reagon pas “aktvendimit të gjykatës”: Nuk është e vërtetë

    Vokrri reagon pas “aktvendimit të gjykatës”: Nuk është e vërtetë

    Vokrri: Nuk kam pranuar akoma asnjë vendim.

    Gramoz Vokrri ka mohuar të ketë pranuar ndonjë vendim nga Gjyakta Themelore e Prishtinës lidhur me kërkesë padinë e tij kundër Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

    Klan Kosova ka njoftuar pak më parë se Gjykata në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Vokrrit, mirëpo një vendim të tillë nuk e ka pranuar akoma ky i fundit.

    “Nuk kam pranuar akoma asnjë vendim, avokati im gjendet në gjykatë por nuk kemi ndonjë njoftim”, tha Vokrri për Paparacin.

    Gramoz Vokrri kishte dorëzuar kërkesë kundër anulimit të vendimit dhe propozimin për pezullimin e vendimit të FFK-së, pasi që Komiteti Ekzekutiv e quajti të pavlefshëm kandidimin e tij.

  • Refuzohet kërkesa e Gramoz Vokrrit

    Refuzohet kërkesa e Gramoz Vokrrit

    Gjykata Themelore e Prishtinës i’a ka refuzuar kërkesën për pezullimin e vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Gramoz Vokrrit.

    Vokrri, kishte dërzuar kërkesë padinë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër anulimit të vendimit dhe propozimin për pezullimin e vendimit të FFK-së, mirëpo gjykata ka refuzuar ankesën e tij, njofton KlanKosova.

    Komiteti Ekzekutiv e quajti të pavlefshëm kandidimin e Vokrrit, duke aluduar në nënshkrimet e klubeve të Prishtinës, Ulpianës dhe Kikës, kurse me këtë vendim nuk ishte pajtuar Vokrri.

  • Amir Khan – Pse Florian Marku i kërkoi këtij bokseri duel?

    Amir Khan – Pse Florian Marku i kërkoi këtij bokseri duel?

    Florian Marku nuk i ka lëshuar nga dora titujt e tij.

    Bokseri ynë arrit që me mjaft lehtësi ta mposht brtanikun, Chris Jenkins, ku në rundin e katër edhe e nakautoi atë.

    Pas meçit, Marku tha falenderoi të gjithë shqiptarët dhe kërkoi Amir Kahnin si kundërshtarin e radhës.

    “Faleminderit prej të gjithë shqiptarëve që më mbështesin. Jam krenar që ju takoj, jam i lumtur shumë për këtë fitore. Tani, dua Amir Khanin në ring ndaj meje”, tha Marku.

    Amir Khan është një boksier profesionist, promovues dhe filantropist britanik. Ai është një ish-kampion i unifikuar i botës në peshën e lehtë, duke mbajtur titullin WBA nga 2009 deri në 2012 dhe titullin IBF në 2011.

    Në nivel rajonal, ai mbajti titullin e Commonwealth-it për peshën e lehtë nga 2007 deri në 2008.

  • “Mbreti Shqiptar” i boksit, Florian Marku mbron titullin me nokaut

    “Mbreti Shqiptar” i boksit, Florian Marku mbron titullin me nokaut

    Boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku, ka mbrojtur të shtunën në Newcastle titullin IBF International në kategorinë velter.

    Ai arriti të mposhtte britanikun Chris Jenkins me nokaut në raundin e katërt.

    Për Markun 29-vjeçar qe dueli i 12-të në boksin profesionist.

    Ai i ka fituar 11 përballje (7 KO) dhe ka barazuar në një.

    Britaniku Jennings ishte kundërshtari më i fortë në karrierën e deritashme të Markut.

  • Florian Marku përball Chris Jenkins për mbrojtjen e titullit

    Florian Marku përball Chris Jenkins për mbrojtjen e titullit

    Boksieri shqiptar, Florian Marku do të ndeshet me britanikun Chris Jenkins, ku do të përpiqet ta mbrojë titullin kampion bote në IBF International pesha “welter”.

    Marku ka 10 fitore dhe një barazim dhe do të hyjë në këtë ndeshje si favorit.

    Gjatë matjeve zyrtare dje Marku shpërtheu pas një provokimi te Jenkins, i cili i dërgoi një puthje, ku Marku e kapi për fyti kundërshtarin.

    Ndeshja do të zhvillohet sot në “Utitita Arena”, me fillim nga ora 20:00.