Category: SPORT

  • Nuk ndalen sulmet në zemër në botën e futbollit, ndërron jetë lojtari 23 vjeç

    Nuk ndalen sulmet në zemër në botën e futbollit, ndërron jetë lojtari 23 vjeç

    Një tragjedi në Kroaci ka tronditur botën e futbollit.

    Marin Cacic, futbollisti kroat, vetëm 23 vjeç, ka ndërruar jetë të enjten, pasi pësoi një atak kardiak gjatë një seance stërvitore me klubin e tij, NK Nehaj.

    Këtë e ka bërë të ditur vetë ekipi në llogarinë zyrtare në Facebook.

    Sipas Marcas, lojtari u dërgua në spital dhe mjeket u përpoqën të bënin gjithçka që ishte e mundur për të, por që ishte e kotë.

    Pasi kaloi një sezon në Itali me Isernia në Serinë D, ai u kthye në Kroaci për t’iu bashkuar NK Nehaj, i cili do të ishte klubi i tij i fundit.

  • Zhegrova me golin më të bukur në karrierë ndihmon Baselin të fitojë me përmbysje

    Zhegrova me golin më të bukur në karrierë ndihmon Baselin të fitojë me përmbysje

    Basel e ka përmbysur rezultatin ndaj Kairat Almaty për të fituar në fund 3-2.

    Në UEFA Europa Conference League, Basel po lufton për pozitën e parë në grup dhe e nisi keq takimin e parafundit me Kairat Almaty.

    Vendasit kaluan dy herë në epërsi me golat e Love dhe Hovhannisyan, por mysafirët barazuan dy herë për të përmbysur më pas gjithçka.

    Goli i kthesës ishte në minutën e 69’, i shënuan nga talenti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

    Ai realizoi një gol shumë, shumë të bukur nga distanca për të barazuar rezultatin në 2-2.

    Pak minuta më pas, shënoi edhe një shqiptar tjetër, Pajtim Kasami.

    Kasami realizoi golin e përmbysjes për 3-2 në minutën e 73’.

    Me këtë fitore, Basel ka pushtuar pozitën e parë në Grupin H në Europa Conference League me 11 pikë, një më shumë se Qarabag FK që sonte luan me Omonia Nicosia.

  • As Zidane dhe as Messi nuk do të ndikojnë në vendimin e Mbappes për të ardhmen e tij

    As Zidane dhe as Messi nuk do të ndikojnë në vendimin e Mbappes për të ardhmen e tij

    E ardhmja e Kylian Mbappe nga 1 shtator, vazhdon të mbetet enigmë, pasi që në ditët e fundit PSG refuzoi oferta të majme nga Real Madridi.

    Një rrethanë e re tashmë është aktuale te PSG, ku po flitet për ndryshimin e trajnerit.

    Por as ardhja e Leo Messit dhe as mundësia e zbarkimit të Zinedine Zidane në stolin e “Parc des Princes”, nuk do ta bëjnë sulmuesin francez të ndryshojë mendje.

    Në intervistat e pakta që ka dhënë që nga fundi i verës, Mbappé e ka bërë të qartë se e admironte Leo Messin, por se vendimi i tij ishte i prerë për të braktisur PSG-së de për të nënshkruar me Real Madridin.

    Joshje me trajnerin e ri

    Në javët e fundit po flitet shumë për një ndryshim në bankinën e PSG-së, ku emri i Zidanes është më i lakuari. Kjo tregon edhe një joshje të mëtejshme drejt sulmuesit.

    Por vendimi i Mbappe për largim ka të bëjë me ambicie sportive dhe gjendjen e tij shpirtërore. Skenarët e mundshëm rreth tij nuk do ta ndryshojnë me gjasë këtë vendim.

    Besimi në ‘po’

    Real Madridi ndjek gjithçka që po ndodh si spektator. Drejtuesit e dinë që momenti i tyre do të vijë nga 1 janari. Ata kanë besimin se asgjë nuk do të ndryshojë dhe se Mbappe do t’i japë ‘po’ klubit Los Blancos.

    Sulmuesi francez po vazhdon të punojë dhe ta durojë presionin rreth tij.

    Ai mbetet i njëjti dhe luan konkurron në nivelin më të lartë me fanellën e PSG-së dhe kombëtares franceze. Asgjë nuk e ka bërë të ndryshojë dhe gjithçka tregon se kjo do të vazhdojë edhe në muajt në vijim.

  • Ronaldo me mesazh të fuqishëm në fitoren e parë të Unitedit pas shkarkimit të Solskjaerit

    Ronaldo me mesazh të fuqishëm në fitoren e parë të Unitedit pas shkarkimit të Solskjaerit

    Cristiano Ronaldo ka bërë një postim motivues pas fitores 2-0 të Manchester Unitedit ndaj Villarrealit.

    Pesë herë fituesi i Topit të Artë shënoi golin shumë të rëndësishëm për të thyer bllokimin në Estadio de la Ceramica pas 78 minutash.

    Kjo ishte fitoja e parë e Djajve të Kuq, pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer në fund të javës së kaluar.

    Cristiano Ronaldo scored Man Utd's first goal of the night

    Nga ana tjetër, Michael Carrick e mori po ashtu fitoren e parë si trajner i përkohshëm i skuadrës dhe u lavdërua për taktikat e tij.

    Duke dërguar një mesazh për fansat përmes profilit të tij në Instagram, Ronaldo shkroi: “Gjithmonë është e mrekullueshëm të luajë në Spanjë, mahnitëse për të fituar në Spanjë, i kënaqur për të shënuar në Spanjë, një vend ku jam ndjerë gjithmonë i veçantë”.

    “Urime djemve për një fitore të madhe që na vendos aty ku i përkasim! Ne jemi Man. United dhe nuk do të ndalojmë kurrë së luftuari për këtë klub! Le të shkojmë, Devils!”.

    36-vjeçari u rikthye në këtë verë te Manchester United nga Juventusi, derisa është lojtari më me impakt te skuadra angleze deri më tani në këtë edicion.

  • Fjalët e Florian Markut pas fitores: Dua të luftoj në Tiranë, radhën e kanë të gjithë boksierët britanikë – edhe Conor Benn

    Fjalët e Florian Markut pas fitores: Dua të luftoj në Tiranë, radhën e kanë të gjithë boksierët britanikë – edhe Conor Benn

    Boksieri shqiptar, Florian Marku ka marrë fitoren e radhës në IBF në kategorinë ‘walterweight’ apo të mesme të lehtë, pasi ka mposhtur kundërshtarin e tij Lorick Luisetto.

    Florian Marku ka vazhduar karrierën e tij në boks si i pamposhtur duke marrë fitoren e radhës ndaj Luisettos pas tetë raundesh, me vendim të gjyqtarëve.

    Pas meçit ai ishte i emocionuar, duke thënë se donte ta nokautonte kundërshtarin, por që ndonjëherë nuk shkon si duhet.

    “Faleminderit të gjithëve që ishit këtu. Ishte një përballje e vështirë, por ai nuk është në nivelin timin. Sonte tentova nokaut, por nuk e arrita. Ishte një kundërshtar i fortë. Unë mundohem ti kënaqi fansat, i bëj ndeshjet që ata të kënaqen”, ka thënë fillimisht ai.

    Marku edhe njëherë ka kërkuar të ndeshet me kampionin aktual, Conor Benn, por edhe me boksierët e tjerë britanikë.

    “Ju e dini se çfarë duele dua, Conor Benn është frikacak. Ai nuk do të ndeshet kurrë me mua. Do të luftoj me të gjithë që më afrojnë afër titullit botëror. Të gjithë boksierët britanikë, apo nga e gjithë bota, m’i sillni këtu. Jam i gatshëm të përballem me të gjithë. Do e lë shpirtin në ring”, deklaroi Marku.

    Në fund ai ka thënë se dëshiron të luftojë në Tiranë, ndërsa mendjen e kishte te gruaja e cila pritet të lind së shpejti.

    “Dua të luftoj në Tiranë, në stadium atje. Këtë e dua shumë. Ka katër vite që nuk luftoj atje”.

    “Shpresoj që gruaja ime ende nuk ka lindur, sepse ajo është në ditët e fundit të shtatzënisë. Ju dua”, përfundoi Marku.

  • Në FFK të befasuar me numrin e madh të trajnerëve që synojnë ta udhëheqin Kosovën

    Në FFK të befasuar me numrin e madh të trajnerëve që synojnë ta udhëheqin Kosovën


    Rreth 50 trajnerë kanë aplikuar deri më tani për postin e përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës në futboll. Posti i selektorit të Kosovës aktualisht është vakant. Zvicerani Bernard Challandes u nda me FFK-në muajin e kaluar, ndërsa slloveni Primozh Gliha e udhëhoqi Kosovën në dy ndeshjet e këtij muaji.

    Gliha vlerësohet njëri prej rreth 50 trajnerëve që tashmë kanë pretendime për të drejtuar “Dardanët”.

    E ky numër pritet të dyfishohet deri në fund të muajit të ardhshëm, kur Federata e Futbollit të Kosovës do ta mbyllë procesin e aplikimit. Kështu ka thënë kreu i FFK-së, Agim Ademi, të premten për KOHËN. Challandes u largua më 12 tetor, kurse që prej ndarjes me të FFK-ja ka qenë e hapur për të gjithë trajnerët e interesuar që të jenë në krye të Kosovës. Për miqësoren me Jordaninë dhe duelin e fundit të ciklit eliminator për Botërorin “Katari 2022” ndaj Greqisë, Kosovën e udhëhoqi ndihmësi i Challandesit, Primozh Gliha, që ishte i emërua përkohësisht në postin e përzgjedhësit.

    FFK-ja të enjten mbrëma bëri të ditur se ka nisur me shqyrtimin e kandidaturave që ka pranuar deri më tani. I pari i futbollit kosovar, Ademi, ka pranuar se ka mbetur i befasuar për të mirë me numrin e madh të trajnerëve, që duan të jenë në krye të Kosovës.

    Madje ka thënë se në mesin e atyre që tashmë kanë dërguar kandidaturat ka edhe emra të njohur të futbollit botëror, por që nuk dëshirojë t’i bëjë të ditur.

    “Rreth 50 kandidatura i kemi pranuar deri më tani dhe mund të them se jam i befasuar për të mirë, pasi ka emra shumë të rëndësishëm të futbollit që kanë aplikuar dhe kjo do të thotë se Kosova po vlerësohet. Ne tashmë kemi filluar shqyrtimin e kandidaturave, të cilat do t’i pranojmë deri para festave të dhjetorit”, është shprehur Ademi. “Sigurisht që presim ende kandidatura dhe ka gjasa që ky numër të dyfishohet deri në fund të muajit të ardhshëm. Ne do t’i mirëpresim të gjitha deri atëherë dhe pastaj do të fillojmë me selektimin e tyre. Nuk është korrekte t’i zbulojë emrat që kanë aplikuar, por ka emra të njohur”.

    Sipas Ademit, në fillim të vitit të ardhshëm do të bëhet një listë e ngushtë prej të gjithë kandidatëve, përpara se t’i fillojnë negociatat. Ai insistoi se Kosova do ta ketë përzgjedhësin për ndeshjet e muajit mars.

    “Pasi ta mbyllim aplikimin do të bëjmë një listë të ngushtë. Ajo listë do të përbëhet prej pesë trajnerëve, me të cilët do t’i nisim negociatat dhe pastaj do të shohim. E rëndësishme është se Kosova do të jetë me trajner vitin e ardhshëm, i cili do të jetë në krye të ekipit prej ndeshjeve të Ligës së Kombeve”, u shpreh Ademi. Ndeshjet e para në Ligën e Kombeve janë në qershor.

    Përpara se të vendosë për emrin e trajnerit, Ademi tha se FFK-ja do t’i shikojë disa faktorë. Kontrata mund të jetë deri në verën e vitit 2024 ose më e shkurtër, varësisht prej marrëveshjes. Sipas tij, njëri prej faktorëve kryesor është që trajneri duhet ta njohë edhe Kosovën, saktësisht mentalitetin e “Dardanëve”.

    “Do ta marrim parasysh faktorin ekonomik, profesional dhe rezultativ. Mirëpo, gjithashtu edhe njohjen e Kosovës, pra mentalitetit tonë. Këto do t’i marrim parasysh para se të ulemi për ta firmosur kontratën”, shtoi kryetari i FFK-së.

    Përfaqësuesja e Kosovës të dielën e shkuar i mbylli kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Përfundoi e fundit në Grupin B, me katër pikë të mbledhura. Për Kosovën ky ishte cikli i dytë eliminator për Kampionatin Botëror pas atij të vitit 2018 që u mbajt në Rusi.

    Ndonëse e fundit në grup, Kosova vlerësohet me potencial. Ajet Shosholli, Bylbyl Sokoli, Muharrem Sahiti, Edmond Rugova, Albert Bunjaki, Bernard Challandes janë selektorët e deritashëm të Kosovës. Me shumë gjasë edhe trajneri i ardhshëm do të jetë i huaj.

  • Ish trajneri i skuadrës së madhe angleze, pritet të marrë drejtimin e Newcastle

    Ish trajneri i skuadrës së madhe angleze, pritet të marrë drejtimin e Newcastle

    Pas shkarkimit të trajnerit, Steve Bruce, Newcastle po kërkon me ngulm një trajner të ri.

    Klubi anglez me pronarët më të pasur në botën e futbollit pas shitjes së klubit te sheikët prej kohësh janë në kërkim të një drejtuesi të ri, shkruan GazetaBlic Sport.

    Ish trajneri i Arsenal, Unai Emery pritet të marrë drejtimin e klubit anglez.

    Patrick Berger nga ‘SPORT1’ raporton se trajneri i Villarreal pritet të jetë trajner i ri i Newcastle.

  • Vedat Muriqi për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë: 1-0, duam vetëm të fitojmë

    Vedat Muriqi për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë: 1-0, duam vetëm të fitojmë

    Përfaqësuesja e Kosovës është rikthyer përsëri në arenën ndërkombëtare në fillim të tetorit, ku zhvilloi ndeshjen ndaj Suedisë, dhe nesër pret Gjeorgjinë, në kuadër të Grupit B për kualifikime drejt “Katar 2022”, shkruan Insporti.com


    Para ndeshjes së nesërme, selektori i Kosovës, Bernard Challandes së bashkut me sulmuesin prizrenas, Vedat Muriqi janë duke mbajtur konferencë për medie.

    “Kemi kualitet për të dhënë më shumë, nuk e nënvlerësojmë Gjeorgjinë por i dimë kualitetet tona, e kemi analizuar mirë kundërshtaritn, dhe nesër do marrim fitoren e shumë pritur” – tha Muriqi fillimisht.

    “Pa marrë parasysh a fitojmë 1- 0 apo gjysmë – 0 vetëm t’i marrim tre pikët” – tha Muriqi.  

    Ndryshe, në ndeshjet e shtatorit, Kosova arriti që të triumfonte ndaj Gjeorgjisë dhe u mposht nga Spanja. Kurse në “Friends Arena” u mposht nga Suedia.

  • Ja sa para ka fituar Tyson Fury pas triumfit ndaj Deontay Wilder

    Ja sa para ka fituar Tyson Fury pas triumfit ndaj Deontay Wilder

    Tyson Fury triumfoi në meçin ndaj Deontay Wilder në kuadër të divizionit WBC në kategorinë e peshave të rënda, duke mbrojtur titullin kampion botë.

    Fury me këtë fitore ka shtuar edhe një shumë të madhe parash në llogarinë e tij. 

    Sipas mediumeve angleze, nga shitjet totale të PPV dhe të ardhurat e tjera të sponsorëve, kampioni Fury do të marrë 60 përqind, ndërsa Wilder do të marrë 40 përqind.


    Duke marrë parasysh të gjitha këto, vlerësohet se Fury do të marrë edhe rreth 30,000,000 dollarë – kurse Wilder do të fitojë afër 20,000,000 dollarë.

  • Wilder flet për herë të parë pas humbjes: Nuk e di se çfarë ndodhi

    Wilder flet për herë të parë pas humbjes: Nuk e di se çfarë ndodhi


    Deontay Wilder është deklaruar i dëshpëruar pas humbjes nga Tyson Fury në kuadër të divizionit ËBC në kategorinë e peshave të rënda.

    Boksieri amerikan u mposht nga britaniku në meçin e tretë në duelin e zhvilluar në T-Mobile Arena të Las Vegasit.

    Humbja e Wilderit nga erdhi pas një përballje gjigante e cila nga shumëkush po cilësohet si më e mira e të gjitha kohërave.

    Pas humbjes, ‘Bombarduesi i Bronztë’ është deklaruar i zhgënjyer.

    “Unë bëra çmos, por nuk ishte aq mirë sonte. Nuk jam i sigurt se çfarë ka ndodhur”, ka thënë fillimisht Wilder pas meçit.

    “E di se në stërvitje ai bëri gjëra të caktuara dhe gjithashtu e dija se ai nuk erdhi me 125 kilogramë për të qenë një balerin”.

    “Ai erdhi të më mbështetej, të përpiqej të më ashpërsonte dhe ia doli mbanë”, përfundoi amerikani.