Category: SPORT

  • Tyson Fury, e nokauton Wilderin dhe mbron titullin

    Tyson Fury, e nokauton Wilderin dhe mbron titullin

    Tyson Fury e ka dëshmuar edhe njëherë që është më superior se Deontay Wilder.

    Boksieri britanik e ka mundur me nokaut në raundin e 11-të Wilderin, duke ia shkaktuar humbjen e dytë radhazi.

    Wilder boksoi mirë, por Fury tregoi se pse e meriton titullin e botës.

    Fury tani do të kërkojë unifikimin e titujve.

    Kujtojmë se Fury me Wilderin kanë bërë tri meçe. I pari shkoi barazim, teksa dy të tjerët i fitoi Fury.

  • Ora e super meçit Fury dhe Wilder, me kohën tonë lokale

    Ora e super meçit Fury dhe Wilder, me kohën tonë lokale

    Dy boksierët do të jenë sërish përballë njëri-tjetrit në sfidën që luhet të dielën në orët e para të mëngjesit.

    Do të jetë kjo hera e tretë që Fury dhe Wilder përballen mes vete, ndërsa ky meç do të luhet në T-Mobile Arena në Las Vegas.

    Orët e para të mëngjesit të ditës së diele, do të jenë elektrizuese për botën e boksit, me dy boksierët që pritet të ofrojnë një luftë të jashtëzakonshme mes tyre.

    Tyson Fury ka 31 ndeshje, ku prej tyre 30 i ka fituar dhe ka barazuar në vetëm një prej tyre, pikërisht ndaj Wilder.

    Në anën tjetër, Wilder nga 44 lufta sa ka zhvilluar, 42 prej tyre i ka fituar, një e ka humbur dhe në një tjetër ka barazuar ndaj Furyt.

    Kur jemi tek kuotat e ndeshjes, Fury shihet dukshëm si më favorit ndaj Wilder, me ‘Gipsy King’ që kuotohet me vetëm 1.29, si fitues i këtij meçi.

    Në anën tjetër, fitorja e Wilder kuotohet me 3.25, vlerë shumë më e lartë se ajo e Furyt.

    Meçi do të zhillohet në orët e para të mëngjesit të ditës së dielës, rreth orës 05:00, mvaret edhe prej meçeve tjera që luhen para këtij meçi.

  • Robin Krasniqi humb titullin e IBO, Boser fiton me vendim të ndarë pas 12 raundesh

    Robin Krasniqi humb titullin e IBO, Boser fiton me vendim të ndarë pas 12 raundesh

    Robin Krasniqi e ka humbur titullin në IBO nga Domenic Bossel, me vendim të ndarë pas 12 raundesh. 

    Meçi i revanshit mes Robin Krasniqit dhe Domenic Boser, ku në raundet e para lufta ishte e barabartë.

    Në raundin e parë dhe të dytë të dy boksierët  nuk u lëshuan shumë në aventura, duke u mbrojtur mirë, por nuk munguan as goditjet.

    Krasniqi e nisi shumë më mirë raundin e dytë duke goditur disa herë gjermanin, por edhe Boesel i dha disa goditje me të majtën, por fatmirësisht Krasniqi ia doli t’i përballojë.

    Edhe tre raundet tjera shkuan me të dy boksierët si të baraspeshuar, ku nuk mungonin goditjet sa njëri tek tjetri.

    Në raundin e gjashtë, Krasniqi u leshua në sulm, duke e dominuar këtë raund, ku kishte shumë goditja të sakta në kokën dhe trupin e Boser.

    Në të shtatin Krasniqi iu shmang bukur një sulmi të Boser në fillim, duke vazhduar luftën, që në këtë raund i takoi gjermanit, pasi në fund e goditi disa herë boksierin tonë.

    Në raundin e tetë në fund Krasniqi kishte një sulm shumë të mirë ndaj Boser.

    Raundi i nëntë ishte luftë e hapur ku të dy boksierët nuk u ndalën, duke kërkuar më shumë dhe goditur.

    Në raundin e dhjetë ishte luftë e bukur, ku Krasniqi ishte për një nuancë më i mirë.

    Raundi i 11-të ishte totalisht i Robin Krasniqit që sulmoi dhe goditi shumë shpesh Boserin.

    Edhe raundi i 12-të ishte i luftuar nga të dy, duke treguar se kjo luftë ishte pothuajse e barabartë.

    Me vendim të ndarë nga gjyqtarët fitorja i takoi Domenic Bosel.

  • Ëndrra vazhdon për Shqipërinë pas fitores së madhe ndaj Hungarisë, Armando Broja hero i kuqezinjve

    Ëndrra vazhdon për Shqipërinë pas fitores së madhe ndaj Hungarisë, Armando Broja hero i kuqezinjve

    Shqipëria ka marr një fitore të madhe ndaj Hungarisë në ‘Puscas Arena’ me rezultat 1-0, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret për Kampionatin Botëror Katar 2022.  

    Se ndeshja ishte e fortë në pjesën e parë, tregon edhe rastet e pakta që kishin dy skuadrat.

    Shqipëria kishte më shumë nga loja, duke rrezikuar me Keidi Baren, por goditja e tij u bllokua.

    Në minutën e 30-të, mbrojtësi Berat Gjimshiti u dëmtua pas një përplasje me Etrit Berishën.

    Myrto Uzuni në anën tjetër del i vetëm me portierin Gulasci, por gjuajtja e tij ndalet, ndërsa ishte edhe pozitë jashtë lojës.

    Krejt në fund të pjesës së parë Endrit Çekiçi gjuajti nga goditja e dënimit, por që topi u bllokua nga muri.

    Në pjesën e dytë Shqipëria rriti nivelin edhe më shumë, duke patur raste të pastra shënimi.

    Myrto uzuni në minutën e 58-të del i vetëm me portierin, por Peter Gulasci bën një pritje shumë të mirë.

    Mënjëherë pas tij rrezikoi Lorenz Trashi me një goditje të fortë nga distanca, por mbi portë.

    Në minutën e 65-të, Uzuni kishte rast të mirë me kokë, por goditja e tij shkon në duart e portierit.

    Shqipëria rrezikon sërish në minutën e 68-të, por goditja e tij përtokë shkoi ngjitur me shtyllën.

    Rastet e humbura kanë mundur t’i hakmerren kuqezinjve, pasi Atilla Szalai goditi shtyllën nga afër në minutën e 74-të.

    Momenti i shumëpritur erdhi në minutën e 80-të. Armando Broja bën gjithçka vetë, merr topin driblon dhe godet në mënyrë të jashtëzakonshme për të shënuar për 1-0.

    Pas fitores Shqipëria mbetet në pozitën e dytë me 15 pikë, një më shumë se Polonia, kundërshtari i radhës.

    Me këtë fitore rriten gjasat e Shqipërisë për vendin e dytë që dërgon në play-off për një vend në Kampionatin Botëror.

  • Formacionet startuese Suedi – Kosovë

    Formacionet startuese Suedi – Kosovë

    Kosova në ora 18:00 do të jetë mysafire e Suedisë, ndeshje e vlefshme për kualifikimet në Botërorin “Katar 2022”, shkruan Insporti.

    Formacionet startuese:

    Suedia:

    Pas pak… 

    Kosova:

    Me 12 tetor, në “Fadil Vokrri”, Kosova e pret Gjeorgjinë.

    Ndërkaq, këtë cikël kualifikues Dardanët do ta mbyllin si mysafirë në përballje me Greqinë më 14 nëntor.

    Ndryshe, në ndeshjet e shtatorit, Kosova arriti që të triumfonte ndaj Gjeorgjisë dhe u mposht nga Spanja.

  • Kosova niset për në Suedi

    Kosova niset për në Suedi


    Kombëtarja e Kosovës është nisur sot në mëngjes me “Charter” për në Stokholm, teksa të shtunën do të luajë ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër Suedisë.

    Dardanët gjatë katër ditëve të kaluara kanë stërvitur me përkushtim të madh në Prishtinë nën drejtimin e përzgjedhësit Challandes për ta përgatitur sa më mirë duelin e vështirë me suedezët.

    Atmosfera në ekip është shumë e mirë, derisa FFK është përkujdesur që kushtet e udhëtimit për ekspeditën e Kombëtares të jenë me komoditet të lartë.


    Dardanët në orën 18:00 do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes në stadiumin “Friends Arena” në Solna.

    Paraprakisht përzgjedhësi Bernard Challandes dhe një nga lojtarët dardan do të paraqiten në konferencën zyrtare për media në 17:30. FORCA KOSOVË!

  • Zyrtare: Newcastle United bëhet me pronarë të rinj, ‘Laraskat’ tani janë klubi më i pasur në botë

    Zyrtare: Newcastle United bëhet me pronarë të rinj, ‘Laraskat’ tani janë klubi më i pasur në botë

    Pas 14 viteve në krye me Mike Ashley në krye, Newcastle ka ranë dy herë në Championship, ndërsa tani zyrtarisht drejtohet nga sheikët e Arabisë Saudite, që premtojnë trofe në të ardhmen.

    Klubi ka njoftuar ardhjen e pronarëve të rinj, duke konfirmuar edhe drejtuesit.

    Drejtuesi i ri i Newcastle, Yasir Al-Rummayan, një ndër kryesorët në PIF, thotë se ndihet shumë i lumtur që kanë marrë drejtimin e klubit.

    “Jemi shumë të lumtur që jemi drejtuesit e rinj të një nga klubet më të famshme në futbollin anglez”.

    “Falënderojmë tifozët e Newcastle për mbështetjen e vazhdueshme gjatë viteve dhe jemi të emocionuar të punojmë bashkë me ta”, deklaroi ai.

    Ndërkohë, Amanda Staveley, drejtuese ekzekutive në PCP thotë se do këtë investime afatgjatë dhe synojnë të garojnë për trofe.

    “Ky është investim afatgjatë. Jemi të emocionuar për të ardhmen e përbashkët te Newcastle”.

    “Do ndihmojmë klubin që të këtë arritje të mëdha. Ambiciet janë si të tifozëve – të krijojmë skuadër të suksesshme që garon për trofe të shumtë në tërë botën”, deklaroi ajo.

    Flitet se shuma për të cilën është blerë Newcastle është 353 milionë euro.

  • Kosova U17 në konkurrencën e femrave ngjiten në Ligën A të kualifikimeve për në Evropian

    Kosova U17 në konkurrencën e femrave ngjiten në Ligën A të kualifikimeve për në Evropian

    Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U17 në konkurrencën e femrave ka shkruar histori në futbollin tonë.

    Në pjesëmarrjen e tyre të parë në Kampionatin Evropian, “Dardanet” kanë arritur ta fitojnë grupin e dyte dhe të ngjiten në Ligën A të kualifikimeve.

    Në ndeshjen e fundit të Grupit 1 të Ligës B, Kosova shënoi fitore me rezultat 4:2 kundër nikoqirit të ndeshjeve të këtij grupi, Kombëtares së Luksemburgut.

    Kosova mbylli Grupin 1 të Ligës B në kuotën e shtatë pikëve, duke regjistruar dy fitore, një kundër Gjeorgjisë dhe tjetrën kundër Luksemburgut, dhe një barazim kundër Bjellorusisë.

    Vashat e Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U17 do të mësojnë kundërshtarin kur të hedhet shorti në muajin nëntor, dhe përgjatë ndeshjeve në Ligën A do të synojnë edhe kualifikimin historik në Kampionatin Evropian.

  • Usyk mposht Joshuan dhe shpallet kampion i ri bote në peshat e rënda

    Usyk mposht Joshuan dhe shpallet kampion i ri bote në peshat e rënda

    Anthony Joshua është mposhtur nga Oleksander Usyk, i cili ka arritur t’i fitojë titujt e peshave të rënda me vendim unanim të gjyqtarëve dhe të shpallet kampion i unifikuar. 

    Boksieri britanik dhe ai ukrainas kanë luftuar për titujt botëror të peshave të rënda në WBA, IBF dhe WBO.

    Ky meç i pritur me entuziazëm të madh u zhvillua në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ dhe u fitua nga Usyk.

    Usyk arriti të triumfojë pas plot 12-të raundeve të zhvilluara plot luftë.

    Raundi i parë ishte thuajse i barabartë, por me Usyk që pati diçka më shumë nga goditjet.

    Në raundin e dytë, Joshua mori lojën në dorë duke sulmuar dhe goditur më shumë ukrainasin, i cili gjithashtu pati disa goditje.

    Raundi i tretë, Usyk ishte dukshëm më i mirë duke e lëkundur disa herë me disa goditje të forta.

    Në raundin e katërt, AJ kishte diçka më shumë duke treguar shkëndijëza se është aty si kampion dhe për t’i mbrojtur titujt.

    Raundi i pestë i takoi thuajse i gjithi Joshuas, i cili goditi më shumë, sidomos në pjesën e stomakut.

    Në raundin e gjashtë, fillimi nisi barabartë, por AJ mori meçin në dorë duke dhuruar disa goditje të forta në kokën e Usyk.

    Raundi i shtatë ishte plot aksion dhe shumë i barabartë, me të dy boksierët që patën goditje të forta ndaj njëri-tjetrit.

    Në raundin e tetë, Joshua ishte më i mirë, duke fituar më shumë pikë nga goditjet e dhëna në ukrainasin.

    I nënti foli më mirë për britanikun, i cili kërkonte kokën e Usyk duke e goditur disa herë.

    Raundi i dhjetë ishte plot aksion dhe goditje nga të dy boksierët, të përfunduan të gjakosur dhe me lëndime.

    Në raundin e 11-të, Joshua ishte për një nuancë më i mirë duke dhuruar disa goditje.

    Raundi i 12-të ishte i çmendur me të dy boksierët që goditnin pa fund në kërkim të nokautit.

    Në fund, pas vendimin të gjyqtarëve, fitues u shpall Usyk me vendim unanim të gjyqtarëve.

  • Florian Marku triumfon ndaj Maxim Prodan në super-meçin që zgjati 10 raunde, shpallet kampion në IBF

    Florian Marku triumfon ndaj Maxim Prodan në super-meçin që zgjati 10 raunde, shpallet kampion në IBF

    Boksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar ndaj kundërshtarit të tij ukrainas, Maxim Prodan, në meçin që u zhvillua për plot 10 raunde. 

    Marku dhe Prodan janë ndeshur mes vete në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ në një meç shumë interesant.

    Kjo përballje ishte në kuadër të kategorisë “walterwight”, një kategori në mes të asaj të lehtë dhe të mesme.

    Në fund ky meç i takoi Markut, i cili u shpall kampion i ‘welterweight’ IBF International.

    Ky meç ishte shumë i luftuar dhe u duk shumë i barabartë qysh në nisje, ku raundi i parë ishte testues për të dy.

    Edhe raundi i dytë ishte i barabartë, por pati më shumë aksion, ku nuk munguan goditjet nga të dy boksierët.

    Në raundin e tretë, Marku hyri furishëm duke arritur ta rrëzojë një herë kundërshtarin, por që nuk u llogarit ‘knockdown’.

    Raundi i katërt nisi më mirë për Prodan, por Marku arriti të nivelizojë atë në pjesën e dytë të raundit.

    Në raundin e pestë, shqiptari ishte më aktiv, duke dhuruar më shumë goditje, por pa arritur ta rrëzojë.

    Raundi i gjashtë ishte bukur aktiv nga të dy boksierët, që dhanë nga disa goditje.

    Në raundin e shtatë, ukrainasi Prodan ishte më i mirë duke goditur disa herë Markun.

    Raundi i tetë i takoi për një nuancë boksierit shqiptar, i cili ishte më aktiv dhe goditi më shumë kundërshtarin.

    Në raundin e nëntë u zhvillua meç i barabartë nga të dy boksierët.

    Raundi i dhjetë dhe i fundit i takoi Markut, i cili veçse filloi të festonte nga fundi.

    Në fund, u desh vendimi i gjyqtarëve për t’ia dhuruar fitoren boksierit tonë, Florian Marku.

    Gjyqtarët, njëri ia dha fitoren Prodanit me rezultat 99-91, ndërsa dy tjerët ishin pro Markut me rezultat 97-93 dhe 96-94.