Category: SPORT

  • SHBA-ja përfundon e para në tabelën e medaljeve në “Tokio 2020”

    SHBA-ja përfundon e para në tabelën e medaljeve në “Tokio 2020”

    Ekipi olimpik i SHBA-së ka përfunduar në vend të parë në tabelën e medaljeve në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

    Amerikanët kanë fituar në Tokio, 39 medalje të arta, 41 të argjendta e 33 të bronzta. Në total fituan 113 medalje.

    Kina doli e dyta në renditje, me 38 medalje të arta, 32 të argjendta e 18 të bronzta, në total 88 medalja.

    Vendi i tretë i ka takuar nikoqirit Japonisë. Japonia në total fitoi 58 medalje, prej tyre 27 të arta, 14 të argjendta e 17 të bronzta.

    Britania e Madhe ka përfunduar në vend të katërt me një total prej 65 medaljeve, prej tyre 22 të arta, 21 të argjendta e 22 të bronzta. Për Britaninë është olimpiada e dytë më e suksesshme, pas “Rio 2016”, ku kishte fituar 67 medalje.

  • Talenti i skuadrës gjermane i thotë “Po” Kosovës

    Talenti i skuadrës gjermane i thotë “Po” Kosovës

    Një tjetër talent i futbollit i rritur dhe zhvilluar në Gjermani i thotë “Po” fanellës së Kombëtares së Kosovës.

    Është ky futbollisti i skuadrës së njohur gjermane, Karlsruhe, Drilon Pergjeqaj, i cili sot është pritur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, njofton FFK-ja.

    Ai gjatë këtij takimi e ka konfirmuar dëshirën e tij të madhe për ta përfaqësuar Kosovën U19 dhe ka shprehur shpresën se do të japë më të mirën e tij në fanellën dardane, duke i bërë të lumtur prindërit e tij, por edhe të gjithë tifozët dardanë.

    Ademi e përgëzoi Drilonin për vendimin e marrë për ta përfaqësuar vendin e origjinës së tij, duke i dëshiruar karrierë të suksesshme dhe që një ditë të jetë bartës i lojës së Kombëtares së Kosovës.

    Ai po ashtu shprehu falënderim të veçantë edhe për prindërit e Drilonit dhe për të gjithë bashkëkombësit tanë që jetojnë e veprojnë në Evropë, që fëmijët e tyre vazhdojnë t’i mbajnë të lidhur në çdo aspekt me Kosovën.

    Drilon Pergjeqaj ka luajtur në disa klube gjermane në grupmoshat e reja, teksa nga viti i kaluar është pjesë e klubit të njohur, Karlsruhe dhe luan në rolin e mesfushorit.

  • Drita pritet të “bombardoj”, gjilanasit afër marrëveshjes me futbollistin e njohur

    Drita pritet të “bombardoj”, gjilanasit afër marrëveshjes me futbollistin e njohur

    Klubi Futbollistik “Drita” shumë shpejtë pritet të “bombardoj” në merkaton e verës.

    Gazeta “Sheshi” mëson ekskluzivisht se gjilanasit janë afër marrëveshjes me sulmuesin e njohur, Agim Zeka.

    Sulmuesi anësor së fundmi ka qenë pjesë e gjigantit austriak, Austria Vienna.

    22–vjeçari karrierë ka bërë në shumë klube evropiane si Mouscron në Belgjikë, LOSC Lille B në Francë, Fortuna Sittard në Holandë, Leicoes në Portugali dhe tek klubet shqiptare, Skëndebeu në Shqipëri dhe Prishtina në Kosovë.

    Gjithashtu, Zeka, është paraqitur edhe për Kombëtaren e Shqipërisë U21.

  • Nuk ndalet Kosova: Nora Gjakova na sjell një tjetër medalje të artë nga Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’ – Ekipi i xhudos po shkruan histori

    Nuk ndalet Kosova: Nora Gjakova na sjell një tjetër medalje të artë nga Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’ – Ekipi i xhudos po shkruan histori

    Nora Gjakova ka fituar medaljen artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke shkruar kështu historinë për Kosovën, pasi është e dyta brenda garimit në këto Lojëra Olimpike që po mbahen në Tokio.

    Në finale, xhudistja nga Peja ka mposhtur francezen Sarah Leoine Cysique, duke siguruar kështu suksesin e saj më të madh në karrierën e saj prej një xhudisteje.

    Fillimisht, xhudistja jonë ka arritur të fitojë ndaj kundërshtares Kaja Kajzer nga Sllovenia, duke arritur kështu të shkojë në gjysmëfinale.

    Ajo ka arritur të fitojë me Ippon. Gjakova fillimisht mori një waz-ari, kurse më vonë e përfundoi ndeshjen me Ippon për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

    Ndërkohë, më herët ka mundur edhe holandezen, Sanne Verhagen, në kuadër të Lojërave Olimpike Tokio 2020.

    Në përballjen me japonezen, Gjakova fitoi përmes “Golden Score”, duke kaluar kështu në finale. Xhudistja nga Kosova në finale triumfoi ndaj francezes që u ndëshkua me karton të kuq, e që sinjalizoi edhe triumfin e pejanes në këto Lojëra Olimpike.

    Kujtojmë se kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën, pas asaj të Distria Krasniqit qysh në ditën e parë të garës më të madhe për sportistë në botë.

  • Vendoset për të ardhmen e Vedat Muriqit

    Vendoset për të ardhmen e Vedat Muriqit

    Përpara takimit të djeshëm mes Lazios dhe Triestinës, Maurizio Sarri, Claudio Lotitto dhe Igli Tare kanë drekuar së bashku.

    Ka qenë pikërisht merkatoja e klubit ajo që ka mbledhur në një tryezë këto figura të skuadrës kryeqytetase. Gjatë takimit është diskutuar mbi largimet dhe afrimet e Lazios këtë verë.

    E ardhmja e Vavro varet e gjitha në duart e trajnerit, ndërsa e njëjta gjë nuk vlen për Vedat Muriqin dhe Correan.

    Në sulmin e Lazios ka vend vetëm për një mes sulmuesit shqiptar dhe Caicedos, prandaj dikush duhet ti thotë lamtumirë fanellës bardhekaltër.

    Megjithatë ai që do të vendosë nuk do të jetë Sarri, por tregu i transferimeve.

    Sulmuesi që do të largohet do të jetë ai i cili do të ketë më shumë oferta këtë verë. E në këtë pikë, ekuadoriani duket se do të jetë ai që do të largohet, duke qenë se ka zhvilluar një sezon më pozitiv se Muriqi, si dhe prej kohësh ka qenë nën vëzhgimin e klubeve të tjera.

    Ndërkohë alternativa të reja për repartin e avancuar janë Julian Brandt dhe Kajehon. Për sa i përket gjermanit, Tare duhet të bindë Borusian e Dortmundit të japë miratimin për një transferim me huazim me të drejtë blerje në fund.

  • Presidentja Osmani nga Tokio: Distria Krasniqi i dha Kosovës nderin më të madh jetësor

    Presidentja Osmani nga Tokio: Distria Krasniqi i dha Kosovës nderin më të madh jetësor

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga Tokio është shprehur e ngazëllyer për medaljen e artë që xhudistja Distria Krasniqi fitoi sot në Lojërat Olimpike që po mbahen në Japoni.

    Osmani tha se Distria Krasniqi i dha Kosovës nderin më të madh jetësor.

    “Distria Krasniqi i dha Kosovës nderin më të madh jetësor i dha medaljen e artë olimpike. Jam e bindur që të gjitha vajzat në Kosovë e kanë kuptuar se asgjë s’mund t’i ndalë për të shënuar suksese”, u shpreh Presidentja Osmani.

    Ajo ka falenderuar sportistët kosovarë që po e bëjnë të mundur shkëlqimin e Kosovës ndërkombëtarisht.

    “Dua t’i falenderoj nga thellësia e zemrës për këtë nder që po ia bëjnë shtetit të Kosovës, duke siguruar që shteti i Kosovës të shkëlqejë ndërkombtarisht”, u shpreh ajo.

  • Lufta për të Artën, Distria Krasniqi pas pak në finale kundër japonezes, Funa Tonaki

    Lufta për të Artën, Distria Krasniqi pas pak në finale kundër japonezes, Funa Tonaki

    Distria Krasniqi i ka siguruar medalje Olimpike Kosovës në “Tokio 2020”. Ajo tani do të kërkojë të artën në finale kundër japonezes Tonaki, luftë që bëhet e ditur se nis në oren 11:25, por mund të ketë pak minuta vonesë, për shkak të përballjeve të tjera.

    Distria Krasniqi i ka siguruar medalje olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

    Xhudistja jonë mundi Urantsetseg Munkhat të Mongolisë, për të kaluar në finalen e madhe.

    Me kualifikimin në finale, ajo siguroi medalje Olimpike tashmë, derisa tani do të synojë të Artën.

    Për të Artën në finale, Krasniqi do të luftojë me vendasen, Funa Tonaki, luftë që do të nisë nga ora 11:25.

    Ndërkohë lidur me kohën e zhvillimit të finales ka njoftuar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës, duke treguar se finalja do të zhvillohet brenda pak minutash.

  • FIFA planifikon ta dërgojë futbollin në tjetër nivel: Prej dy pjesëve nga 30 minuta, te zëvendësimet e panumërta të lojtarëve

    FIFA planifikon ta dërgojë futbollin në tjetër nivel: Prej dy pjesëve nga 30 minuta, te zëvendësimet e panumërta të lojtarëve

    Mundo Deportivo raporton se FIFA është duke punuar që të bëjë disa ndryshime të mëdha në futboll.

    Shtëpia më e madhe e futbollit në botë dëshiron të bëjë sa më atraktiv futbollin dhe kjo gjë mund të ndodhë shumë shpejtë.

    Sipas asaj që raporton mediumi spanjoll, FIFA planifikon që të bëjë së paku pesë ndryshime në rregullat e futbollit.

    Rregullat e reja në sportin më të ndjekur në botë mund të jenë si më poshtë:

    30 minuta do të zgjaste një pjesë

    -Koha në ndeshje ndalet në momentin që topi del jashtë vijave të fushës

    -Zëvendësime të panumërta

    -Rivëniet anësore të ekzekutohen me këmbë (aktualisht janë më duar)

    -Pesë minuta përjashtim nga loja në momentin që një lojtar pranon kartonë të verdhë. 

  • Italia kampione e Evropës, pas fitores ndaj Anglisë në penallti

    Italia kampione e Evropës, pas fitores ndaj Anglisë në penallti

    Italia është kampione e re e Evropës, pasi në finale të Kampionatit Evropian “Euro 2020” e mposhti Anglisë pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3-2. Koha e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta përfunduan me rezultat 1-1.

    Ishte Anglia ajo që kaloi e para në epërsi 0-1, vetëm pas dy minutave lojë. Shënues ishte mbrojtësi i Manchester United, Luke Shaw. Pjesa përfundoi me ketë rezultat, derisa në pjesën e dytë italianët ishin me kërkues dhe e arritën golin e barazimit në minutën e 67-të, kur mbrojtësi Leonardo Bonucci e shfrytëzoi një tollovi në mbrojtjen e Anglisë dhe shënoi nga afërsia për 1-1.

    Ashtu si koha e rregullt, edhe dy vazhdimet nga pesëmbëdhjetë minuta përfunduan me rezultat të barabartë 1-1. Në penallti me e suksesshme ishte Italia që shënoi 3 penallti dhe humbi dy, derisa Anglia shënoi dy penallti dhe humbi tri të tjera.

  • Detajet e kontratës se Milot Rashicës me klubin e ri Norwich City

    Detajet e kontratës se Milot Rashicës me klubin e ri Norwich City

    Milot Rashica ka zgjedhur të vëzhdojë karrierën në Premier Ligë të Anglisë. Pas 3 vite e gjysmë te Werder Bremeni në Gjermani, është transferuar te Nowrich City.

    11 milionë euro ka përfituar klubi gjerman nga shitja e Rashicës. Në këtë mënyrë, mesfushori kosovar bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë i Kosovës.

    Vedat Muriqi ishte transferuar për 20 milionë euro te Lazio nga Fenerbahçe. Kalimi i Milot Rashicës nga Werder Bremeni te Norwich City në Premierligë u bë shumë shpejtë dhe ishte edhe i papritur.

    Mesfushori nga Kosova e braktisi skuadrën gjermane pas më shumë se tre viteve dhe ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën e re.

    Menjëherë pas këtij trasnferimi, Rashica ka folu gjatë për mediat angleze ku edhe ka thënë se pret që të jap maksimumin në aventurën e tij të re duke premtuar shumë gola dhe asistime.

    Duke folur për “canaries.co.uk”, Rashica tha:

    “Unë jam me të vërtetë i ngazëllyer që do të luaj para tifozëve të Norwichit dhe në Premier League. Unë sigurisht që do t’i jap më të mirën këtij klubi në çdo ndeshje dhe shpresoj t’i entuziazmoj tifozët me shumë gola dhe asistime. Mezi pres të filloj.”.

    “Unë di disa gjëra për klubin, veçanërisht stilin e lojës nën urdhrat e trajnerit Daniel Farke. Unë dua të vazhdoj të mësoj dhe të zhvillohem si lojtar dhe person”, theksoi Rashica.

    “Unë kam folur tashmë me trajnerin dhe e di se çfarë dëshiron të shohë nga unë. Ato biseda me të së fundmi kanë qenë një ndihmë e madhe dhe unë jam shumë e ngazëllyer.

    Unë nuk njoh asnjë nga lojtarët ose stafin në grup, por unë kam shumë miq këtu në Gjermani që flasin shumë mirë për Norwich Cityn dhe mënyrën e funksionimit të klubit.”, vazhdoi Rashica.

    “Kam parë shumë ndeshje të Norwich Cityt në Premier League. Gjithmonë ka qenë një ëndërr, që unë të luaja në Premier League dhe jam kaq i lumtur që Norwichi më ka dhënë këtë mundësi të shkëlqyer.”

    “Unë kam luajtur disa lojëra në Angli më parë. Kam luajtur në një ndeshje kualifikuese të Ligës së Evropës për Vitessen kundër Southamptonit, si dhe disa ndeshje para-sezonale kundër ekipeve të tjera angleze.

    Gjithashtu kam një familje të ngushtë në Londër. Unë dhe familja ime po presim me padurim të transferohemi në Angli, të jemi më pranë tyre dhe të përjetojmë diçka të re. ”, tha Rashica në fund.