Category: SPORT

  • Messi dhe Ronaldo në udhëkryq, Kupa e Botës apo Superliga Evropiane?

    Messi dhe Ronaldo në udhëkryq, Kupa e Botës apo Superliga Evropiane?

    Themelimi i Superligës Evropiane nga 12 president të klubeve ka shkaktuar tërmet në futboll.

    Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin u shprheë se lojtarët që bëhen pjesë e Superligës, nuk do të lejohen të luajnë në Kupën e Botës dhe në Kampionatin Evropian.

    Dy futbollistët më të mirë në histori, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo tashmë janë në një udhëkryq.

    Nëse luajnë në Superligën Evropiane, atëherë ata nuk do të jenë pjesë e Kupës së Botës.

    Messi dhe Ronaldo e kanë dëshirë të kahmotshme të fitojnë Kupën e Botës me kombëtaret e tyre.

    Deri më tani asnjëri nga ta nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me Superligën Evropiane.

    Nëse dyshja kundërshtojnë, atëherë do të ishte një goditje fatale për themeluesit e kësaj lige.

  • Krijuesit e Superligës kërcënojnë UEFA-në dhe FIFA-në

    Krijuesit e Superligës kërcënojnë UEFA-në dhe FIFA-në

    Super League e Evropës thuhet se i ka dërguar një letër FIFA dhe UEFA ku ka kërkuar bashkëpunim ose në të kundërtën do të marrë masa ligjore ndaj kërcënimeve të bëra nga dy organet më të larta të futbollit evropian dhe botëror.

    “Ne jemi të shqetësuar që FIFA dhe UEFA janë duke kërkuar të marrin masa ndëshkuese për të përjashtuar çdo klub ose lojtar pjesëmarrës nga garat e tyre përkatëse,” thuhet në letrën e dërguar nga klubet që krijuan Superligën.

    “Shpresojmë që kjo të mos jetë përgjigjja juaj ndaj kësaj letre dhe që, ashtu si ne, organizatat tuaja do të njohin përfitimet e menjëhershme të kësaj gare.”

    “Ne gjithashtu kërkojmë bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj se si mund të ky projekt në ekosistemin e futbollit dhe të punojmë së bashku për të arritur atë objektiv.”

    “Deklarata juaj zyrtare na detyron të ndërmarrim hapa mbrojtës për t’u siguruar nga një reagim i tillë i pafavorshëm, i cili jo vetëm që do të rrezikonte angazhimin e financimit por, në mënyrë të konsiderueshme, do të ishte i paligjshëm.”

    “Për këtë arsye, SLCo ka depozituar një mocion para gjykatave përkatëse në mënyrë që të sigurojë krijimin dhe funksionimin pa ndërprerje të kësaj gare në përputhje me ligjet në fuqi.”, thuhet në fund të kësaj letre.

  • Shpërthen UEFA: Duhet ta ndalojmë krijimin e Superligës Evropiane, ky projekt batohet në interesin e disa klubeve!

    Shpërthen UEFA: Duhet ta ndalojmë krijimin e Superligës Evropiane, ky projekt batohet në interesin e disa klubeve!

    Shtëpia e futbollit evropian, UEFA ka reaguar në lidhje me krijimin e Superligës Evropiane.

    UEFA ka theksuar se do të bëjë të pamundurën që të ndalojë këtë gjë, ndërsa potencon se mund të ndalojë lojtarët e klubeve që kanë nënshkruar pjesëmarrjen në këtë garë të re, që të paraqiten në kampionate evropiane, botërore apo garat e UEFA.

    Më poshtë keni reagimin e plotë nga UEFA:

    “UEFA, Shoqata e Futbollit Anglez dhe Premier League, Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) dhe LaLiga, dhe Federata Italiane e Futbollit (FIGC) dhe Lega Serie A kanë mësuar se disa klube angleze, spanjolle dhe italiane mund të planifikojnë të shpallin krijimin e tyre të një Super League të mbyllur, të ashtuquajtur.

    Nëse kjo do të ndodhte, ne dëshirojmë të përsërisim se ne – UEFA, FA Angleze, RFEF, FIGC, Premier League, LaLiga, Lega Serie A, por edhe FIFA dhe të gjitha shoqatat tona anëtare – do të qëndrojmë të bashkuar në përpjekjet tona për të ndaluar këtë projekt cinik, një projekt që bazohet në interesin e vet të disa klubeve në një kohë kur shoqëria ka nevojë për solidaritet më shumë se kurrë.

    Ne do të shqyrtojmë të gjitha masat në dispozicion për ne, në të gjitha nivelet, gjyqësore dhe sportive, në mënyrë që të parandalojmë që kjo të ndodhë. Futbolli bazohet në gara të hapura dhe merita sportive; nuk mund të jetë ndonjë mënyrë tjetër.

    Siç është njoftuar më parë nga FIFA dhe gjashtë Konfederatat, klubet në fjalë do të ndalohen të luajnë në çdo konkurs tjetër në nivel evropian, kampionat Evropian ose Botëror dhe lojtarëve të tyre mund t’u mohohet mundësia të përfaqësojnë ekipet e tyre kombëtare.

    Ne falënderojmë ato klube në vendet e tjera, veçanërisht klubet franceze dhe gjermane, të cilët kanë refuzuar të regjistrohen në këtë garë. Ne u bëjmë thirrje të gjithë dashamirëve të futbollit, mbështetësve dhe politikanëve, të bashkohen me ne në luftën kundër një projekti të tillë nëse do të shpallet. Ky interes i vazhdueshëm i disa prej tyre ka vazhduar për shumë kohë. Mjaft tani…”, shkruan UEFA.

  • “Skifterat” i kundërpërgjigjen Batatinës: Vazhdon të mbetesh tugjar!

    “Skifterat” i kundërpërgjigjen Batatinës: Vazhdon të mbetesh tugjar!

    Gjilani ka pësuar humbje në shtëpi me rezultat prej 2:0 ndaj Llapit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 29-të në Superligën e Kosovës.

    Në taborin e llapjanëve golat i ka shënuar pikërisht ishi i kuqebardhëve, Edon Sadriu.

    Pas ndeshjes kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina i është drejtuar tifo-grupit “Skifterave” me një recitim, duke i thënë:

    “Dresat vija-vija, ju muj sa herë të du të shpija”, deklaroi Batatina.

    Reagimi i menjehershëm ka qenë edhe nga “Skifterat”, pasi përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare e kanë qujatur trajnerin llapjan si tugjar.

    Nder tjera tifozët e Gjilanit i kanë përgëzuar Llapin për fitoren e arritur, por që për Batatinën ende vlen ai epiteti që e gëzon si tugjar e thënë nga “Skifterat”.

    Postimi i plotë:

    “Lojtarët e Llapit sot fituan ndeshjen fal angazhimit dhe dëshirës së tyre më të madhe, dhe me meritë arkëtuan tre pikët shumë të nevojshme për ta!

    Tahir Batatina i cili paska belbëzuar ne recitalin e tij duke mos thënë asgjë përveq asaj se që themi ne se në Gjilan luhet futboll pa kalkulime nuk mund ta largoj nga vetja epitetin që gëzon për shumë vite për të cilin ka njohuri krejt Kosova, atë të Tugjarit!

    Na vjen keq për futbolldashësit e Podujevës që mund të ndihen të ofenduar, por ne besojmë se një pazargji si ky përfaqëson vetëm interesat e veta dhe asnjëherë kulturën dhe traditën e pastër të futbollit llapjan”.

    Gjilani pas kësaj humbje renditet në pozitën e katërt me 43 pikë, ndërsa Llapi është ngritur në vendin e pestë me 36 sosh.

  • Skedina e çmendur/ Harxhoi lekët e fundit, tifozi kap në ‘kokë’ 20 ndeshje dhe…

    Skedina e çmendur/ Harxhoi lekët e fundit, tifozi kap në ‘kokë’ 20 ndeshje dhe…

    Një skedinë e çmendur është kapur në Angli! Një tifoz vendosi të luajë lekët e fundit në skedinë, duke hedhur plot 20 ndeshje nga të gjitha kampionatet.

    E veçanta është se ai arriti të fitojë plot 12 mijë euro, duke gjetur arritur të godasë në shenjë. Shanset për të fituar një skedinë me 20 ndeshje janë shumë të pakta, por tifozi anglez ia doli me sukses.

    Në momentin kur djali i tij kontrolloi skedinën, zbuloi se ajo ishte fituese dhe menjëherë ia dha lajmin babait të tij. Ky i fundit menjëherë sapo merr vesh lajmin, e kishte të pamundur të përmbahej, teksa fluturon nga gëzimi në shtëpinë e tij. Këtë gëzim të madh, djali i quajtur Adam, vendosi ta shpërndajë në rrjetet sociale skedinën fituese, por edhe gëzimin e madh të familjarëve të tij.

    Image
    Image
    Image
  • Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për takimin çerekfinal me Liverpoolin

    Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për takimin çerekfinal me Liverpoolin

    Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për takimin çerekfinale me Liverpoolin në fazën e Ligës së Kampionëve.

    Los Blancos janë nikoqir të The Reds për takimin e parë që luhet nesër (6 prill) nga ora 21:00 në stadiumin Alfredo Di Stefano.

    Befasues është fakti se Zinedine Zidane kishte deklaruar se Hazard është rikuperuar dhe është i gatshëm, por si duket belgu nuk ia ka dalë të riaftësohet për këtë duel.

    Sergio Ramos do të mungojë poashtu në këtë duel. Valverde është rikthyer dhe është një shtysë e madhe për Zidane, ndërsa Carvajal vazhdon të mungojë shkaku i lëndimit.

    Lista e lojtarëve të ftuar nga Zidane:

    Portierë: Courtois, Lunin, Altube.

    Mbrojtësit: Militao, Varane, Nacho, Marcelo, Odriozola, Mendy.

    Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Isco, Arribas.

    Sulmuesit: Benzema, Asensio, Vazquez, Vinicius, Mariano, Rodrygo.

  • Pacolli premton shpërblim për Kombëtaren nëse e mposht sonte Spanjën

    Pacolli premton shpërblim për Kombëtaren nëse e mposht sonte Spanjën

    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se në rast të fitores së Kosovës ndaj Spanjës do ta shpërblejë kombëtaren e Kosovës në mënyrën e tij.

    Pacolli ka shkruar se beson në përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen e sotme.

    “Kosova sonte shkruan histori në Sevilla. Përfaqësuesja e Spanjës sonte do të përballet me Kosovën në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”. Unë përsonalisht besoj në përfaqësuesën tonë dhe atë do ta shpërblej në mënyrën time, në rast të një fitore ndaj Spanjës. Sonte ky shtet pa dyshim do ta “njeh” kush dhe cila është Kosova”, ka shkruar Pacolli.

    Kosova sot zhvillon ndeshjen e radhës kundër Spanjës në Sevilla në kuaudër të kualifikimeve për botërorin “Katar 2022”.

  • Sondazhi i UEFA-s, tifozët besojnë se Kosova do të fitojë ndaj Suedisë

    Sondazhi i UEFA-s, tifozët besojnë se Kosova do të fitojë ndaj Suedisë

    Kosova dhe Suedia përballen sot në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror.

    Mes shumë mungesave, “Dardanët” do të tentojnë të nxjerrin pikë ndaj Suedisë e cila është favorite në letër.

    Por, kështu nuk po mendojnë tifozët e futbollit. Në faqen zyrtare të UEFA-s publikohet një anketë për çdo ndeshje, ku të gjithë mund të parashikojnë fituesin.

    Në anketën për ndeshjen Kosovë – Suedi, 52% e votuesve deri më tani mendojnë se “Dardanët” do të shënojnë fitore, kurse 40% mendojnë se sonte triumfojnë suedezët. 8% prej votuesve mendojnë se kjo ndeshje mbyllet pa fitues.

  • Kur “djalli” u ul këmbëkryq, mbi 56 viktima në tribunën e Bradford!

    Kur “djalli” u ul këmbëkryq, mbi 56 viktima në tribunën e Bradford!

    Ishte 11 maj i vitit 1985 dhe luhej një ndeshje e rëndësishme e kampionatit anglez, Divizioni i Tretë mes kryesuesit Bradford City dhe Lincoln City. Impianti ishte i mbushur përplot, thuajse 25 mijë spektatorë që ndoqën këtë ndeshje, teksa pritej ngjitja në Divizionin e Dytë.

    Kore dhe duartrokitje, për të shtyrë ekipin e zemrës drejt lavdisë. Një lavdi që do të kthehej në makth dhe tragjedi. “Valley Parade” i Bradford, i ndërtuar në vitin 1886 për të pritur edhe ndeshjet e formacionit të regbisë, është shtëpia e Bradford City prej vitit 1903 dhe strukturë antike me disa sektore të dërtuar me dru, por kurrë e siguruar ashtu si duhet.

    Kjo edhe për shkak se tifozët e duan atë romanticizëm, erën e drurit dhe antikitetin… i bën të ndihen më të dashuruar.

    Por, në minutën e 40-të të pjesës së parë ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte… Një shtëllungë tymi ngrihet lart nga një nga dy tribunat e stadiumit, aty ku teknikisht konsiderohet sektori “G”. Virojtësi, pas ulërimave të tifozëve pas tij dhe pasi ndjen erën e të djegurës, ngre flamurin. Arbitri kryesor, Don Shaë, vendos të ndalojë ndeshjen deri sa të kuptohet se çfarë po ndodh. Policia nis të ndërhyjë, edhe pse alarmi i kuq ende nuk është ngritur, pasi mendohet se mund të evakuohet ajo zonë e stadiumit.

    Shumë pak e kuptojnë rëndësinë e dramës që po merr jetë. Në fakt, duke qenë se tribuna përbëhet nga lënda e drrurit dhe e mbështjellë nga bitum e katram, zjarri merr dhenë dhe në pak minuta, tribuna në fjalë digjet e tëra, si në filmat apokaliptikë.

    Ambulanca, policia dhe vullnetarë der në 3 të mëngjesit përpiqen të shuajnë zjarrin që ka përfshirë stadiumin: kur zbardh dita, bilanci është tragjik! Plot 56 të vdekur dhe 256 të plagosur. Kurrë nuk do të gjendet shkaku: u tha për një cigare të hedhur pa u fikur që ndezi plehrat që qëndronin poshtë stolave, të tjerë folën për çakmak… Faji mbetet jetim, si gjithmonë!

  • Mësohen çiftet e plota për çerekfinalet e Europa League, short i përshtatshëm për Manchester United e Arsenal

    Mësohen çiftet e plota për çerekfinalet e Europa League, short i përshtatshëm për Manchester United e Arsenal

    Në Shtëpinë e Futbollit Europian në Nion, duke nisur nga ora 13:00, tetë ekipet çerekfinaliste të Ligës së Europës kanë mësuar emrat e kundërshtarit të ardhshëm.

    Manchester United do të përballet me Grandan.

    Arsenal do ta ketë për kundërshtar Slavia Prague.

    Këto janë çiftet e plota.