Category: SPORT

  • Zyrtare: Lituania publikon listën me futbollistët e ftuar për miqësoren ndaj Kosovës

    Zyrtare: Lituania publikon listën me futbollistët e ftuar për miqësoren ndaj Kosovës

    Lituania ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për miqësoren ndaj Kosovës, shkruan Zeri.info.

    Më 24 mars, Kosova dhe Lituania do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në “Fadil Vokrri”.

    Tashmë, edhe selektori i lituanezëve, Valdas Urbonas, ka bërë të ditur listën me futbollistët e ftuar.

    Image

    Kujtojmë se pas ndeshjes me Lituaninë, “Dardanët” do të zhvillojnë dy ndeshje të vlefshme për kualifikime në Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.

    Kosova më 28 mars e pret Suedinë dhe më 31 mars luan në udhëtim te Spanja.

  • Logjika e lodht e trajnerit të Kosovës, 0 > 25/ Daku në shtëpi, Nuhiu në listë!

    Logjika e lodht e trajnerit të Kosovës, 0 > 25/ Daku në shtëpi, Nuhiu në listë!

    Bernard Challandes, trajneri i Kombëtares së Kosovës sot zbuloi listën e lojtarëve për ndeshjet e muajit mars.

    Kombëtarja e Kosovës gjatë këtij muaji luan tri ndeshje tejet të rëndësishme. Luan miqësore ndaj Lituanisë dhe dy ndeshje për parakualifikimet në Kupën e Botës ‘Katari 2022’, ndaj Suedisë dhe Spanjës.

    Në këtë listë është befasi e madhe mos-ftesa e sulmuesit të Ballkanit, Mirlind Daku.

    https://mobile.twitter.com/kosovanfooty_EN


    Daku ka mbi supet e tij plotë 25 gola në Superligë. Lojtari kosovar po kalon në formë fantastike dhe prapë nuk është futur në listën e lojtarëve për këto ndeshje.

    Në anën tjetër, është ftuar lojtari i APOEL-it, Atdhe Nuhiu – i cili nuk ka shënuar asnjë gol gjatë sezonit të ri në ligë me ekipin nga Qipro.

    Te lista e Challandesit figurojnë vetëm dy sulmues klasik. Është Vedat Muriqi dhe Atdhe Nuhiu.

    Madje, si sulmues Challandesi e ka llogaritur edhe Benjamin Kolollin – ky i fundit ka vetëm 30 minuta në 15 ndeshjet e fundit të Zurich.

  • Kosova mësoi kundërshtarët në kualifikimet e ardhshme për Evropian

    Kosova mësoi kundërshtarët në kualifikimet e ardhshme për Evropian

    Hendbollistet e Përfaqësues së Kosovës sot udhëtojnë për në Austri ku të premten e të shtunën i luajnë ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2021.

    Por sot hendbollistet kanë mësuar edhe kundërshtaret e fazës së parë kualifikuese për Evropianin 2022. Kosova do të garoj në Grupi A së bashku me Portugalinë, Luksemburgun e Qipron. Kosova për short ishte në vazon e dytë.

    Gjithsej në fazën e parë kualifikuese marrin pjesë 11 ekipe kombëtare të hendbollisteve që janë ndarë në tri grupe. Fituesi i grupit avancon në kualifikimet e rregullta dhe ky natyrisht mbetet synim i vashave të Kosovës. Ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për “Euro 2022” do të zhvillohen prej 31 majit deri më 6 qershor.

    Ndërsa kualifikimet e rregullta fillojnë në tetor të këtij viti. Ndeshjet e grupit të Kosovës pritet të luhen në Portugali. “Euro 2022” mbahet në Slloveni, Maqedoni të Veriut dhe në Mal të Zi në dhjetor të vitit të ardhshëm.

  • Ibrahimoviq ‘emocionon’ edhe shqiptarët/ Në këtë mënyrë i urojnë mirëseardhje në ‘Dardani’

    Ibrahimoviq ‘emocionon’ edhe shqiptarët/ Në këtë mënyrë i urojnë mirëseardhje në ‘Dardani’

    Federata e Futbollit të Suedisë sot zyrtaroi listën e futbollistëve që do të jenë të grumbulluar për ndeshjet Gjeorgjisë, Kosovës dhe Estonisë. 

    Pas 5 vitesh, Zlatan Ibrahimoviq është riktheyer te ‘verdhekaltërit’.

    Ky lajm ka bërë jehonë në gjithë botën, duke nxitur reagimin e qindra-mijëra tifozëve shqiptarë të Milanit, shkruan Indeksonline. 

    39 vjeçari, për herë të parë do të zbres në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, për ndeshjen ndaj Kosovës që luhet më 28 mars. 

    ‘Mirësevjen në tokën dardane’ është mesazhi i një faqeje shqiptare në Twitter.  

    Në foto-montazhë shihet Ibrahimoviq duke shtrënguar duart me sulmuesin dardan, Vedat Muriqi.

  • Holandezi Van Dijk: Kosova nuk duhet të shkojë në Spanjë me ato kushte

    Holandezi Van Dijk: Kosova nuk duhet të shkojë në Spanjë me ato kushte

    Ministria e Punëve të Jashtme në Spanjë ka hartuar një protokoll të veçantë për ndeshjen ndaj Kosovës që do të zhvillohet në fund të këtij muaji.

    Disa nga pikat kryesore janë këto:

    1. Kosova të mos cilësohet si vend sovran.

    2. Himni i Kosovës të konsiderohet si muzikë.

    3. Flamujt e dy shteteve të mos vendosen afër njëri tjetrit.

    Holandezi Stefan van Dijk i cili jeton në Kosovë që disa vite, thotë se ‘dardanët’ nuk duhet të udhëtojë në Spanjë me këto kushte.

    “Është e vertetë (dhe dyshoj) që Kosova do të luaj ndaj Spanjës pa flamur dhe himn. Ashtu nuk duhet të udhëtojnë fare. Më kujton ditët kur Kosova nuk lejohej të luaj me simbolet shtetërore, veç pse nuk i pëlqente Serbisë. Nuk duhet të kthehemi prapa në marrëzi” ka shkruar van Dijk në Twitter.

  • Agim Ademi dhe Eroll Salihu rrihen mes vete në zyrat e FFK’së

    Agim Ademi dhe Eroll Salihu rrihen mes vete në zyrat e FFK’së

    Burimet e Gazetës Metro brenda FFK’së, bërë të ditur se ka ndodhur një konflikt në mes të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Eroll Salihut, sekretari i këtij institucioni. 

    Metro ka kuptuar se konflikti ka filluar kur sekretari i FFK’së, Eroll Salihu ka shpërthyer me akuza të rënda në drejtim të kryetarit të FFK’së, Agim Ademi, duke e quajtur dallavërgji, hajn dhe kriminel.

    Pas këtyre akuzave, Agim Ademi nuk ka ndenjur indiferent, i cili menjëherë e ka sulmuar fizikisht Eroll Salihun, e që është dashur ndërhyrja e stafit të FFK’së për të qetësuar gjakrat.

    Mbetet të shihet se si do të veproj i pari i FFK’së, nëse do ta largoj Eroll Salihun nga pozita e sekretarit apo këtë të fundit do ta shpëtoj UEFA.

    Duhet theksuar se Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), është e vetmja federatë që nuk ka përfillua vendimin e MKRS per të mbajt Kuvendin e Punës dhe Kuvendin Zgjedhor.

  • Sheiku vepron ndryshe me gjyqtaret femra, shikoni çfarë ndodh pas finales së fituar nga Bayern në Katar

    Sheiku vepron ndryshe me gjyqtaret femra, shikoni çfarë ndodh pas finales së fituar nga Bayern në Katar

    Bayern Munchen ia doli të fitojë Kupën e Botës për klube, e cila u zhvillua në Katar, duke mposhtur me rezultatin 1-0 Tigers.

    Megjithatë ngjarje të ndodhura gjatë Kupës së Botës, vazhdojnë të prodhojnë lajme. Rasti i fundit ka të bëjë me sheikun, Joan bin Hamad Al Thani, i cili është përfaqësues i familjes mbretërore.

    Gjatë kohës kur po ndaheshin çmimet, pasi ishte mbyllur ndeshja, shihet sheiku, teksa i injoron totalisht gjyqtaret femra. Ndryshe nga sa kishte vepruar me gjyqtarët meshkuj, të cilët i kishte përshëndetur dhe i kishte takuar me grusht, gjyqtaret femra, Edina Alves Batista dhe Neuza Bek, ai nuk i pa as me sy. Gjatë kohës kur gjyqtarët po kalonin, sheiku nuk reagoi fare.

    E gjitha mendohet të ketë ndodhur për shkak të fesë dhe kulturës në fenë myslimane, ku ndalohet kontakti mes personave të një seksi tjetër.

  • Hidhet shorti për EURO 2023, Kosova mëson grupin e saj

    Hidhet shorti për EURO 2023, Kosova mëson grupin e saj

    Sot gjatë orës 12:30 është hedhur shorti për ciklin kualifikues Euro 2023 për grupmoshën U-21 dhe Kosova është përsëri në grup me Anglinë e Shqipërinë.



    Gjatë ditës së sotme është hedhur shorti për kualifikueset Euro 2023, shkruan lajmi.net.

    Nga ky short Kosova ka rënë në një grup me Anglinë, Çekinë, Slloveninë, Shqipërinë dhe Andorrën.

    Ky edicion do të jetë edicioni i 24-të i Kampionatit Evropian UEFA nën moshën 21 vjeçare.

    Rumania dhe Gjeorgjia janë emëruar si nikoqire të këtij kampionati, ku faza e grupeve do të zhvillohet nga 24 në 31 Mars.

    I

  • Nëse Mbappe largohet nga PSG, Pochettino tashmë ia ka dorëzuar klubit emrin e sulmuesit të ri

    Nëse Mbappe largohet nga PSG, Pochettino tashmë ia ka dorëzuar klubit emrin e sulmuesit të ri

    Kylian Mbappe nuk është i bindur se duhet të qëndrojë në Paris Saint-Germain, pas ardhjes së Mauricio Pochettinos, ndërsa klubi francez ka filluar punën.

    Real Madridi mbetet klubi që e pëlqen më shumë francezin, me Los Blancos që prej kohësh kanë qenë pretendentë kryesor.

    Leonardo ishte i kujdesshëm kur diskutoi për të ardhmen e Mbappe, duke thënë që lojtarët që me të vërtetë duan të qëndrojnë në Parc des Princes do ta bëjnë këtë.

    Pochettino , megjithatë, është shumë më i qetë për situatën dhe nëse gjithçka ndryshon me Mbappen që vendos të largohet, ish-trajneri i Tottenham Hotspur do të kërkonte nënshkrimin e Harry Kane.

    Sipas El Chiringuito de Jugones, Pochettino tashmë i ka kërkuar hierarkisë së PSG që të ndjekë anglezin nëse Mbappe largohet.

  • Majlinda Kelmendi humbet mundësinë për medaljen e artë, mposhtet nga Bouchard

    Majlinda Kelmendi humbet mundësinë për medaljen e artë, mposhtet nga Bouchard

    Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi është mposhtur në gjysmëfinale nga francezja Amandine Bouchard.

    Pas një lufte interesante që zgjati më shumë se 9 minuta, Kelmendi mori karton të kuq nga gjyqtari derisa francezja fitoi me Ippon.

    Kelmendi tani do të kërkojë medaljen e bronztë në Masterin që po zhvillohet në Doha të Katarit.