Category: SPORT

  • “Shpërthejnë” reagimet nga e gjithë bota e boksit: Vendimi ndaj Florian Markut ishte i padrejtë

    “Shpërthejnë” reagimet nga e gjithë bota e boksit: Vendimi ndaj Florian Markut ishte i padrejtë

    Florian Marku ka barazuar sonte ndaj Jamie Stewart.

    Ishte një paraqitje që u vlerësua si e barabartë me vendim të gjyqtarëve.

    Meçi u vlerësuar 76 – 76 me pikë, edhe pse Florian Marku e kishte iniciativën pothuajse gjatë gjithë meçit.

    Marku e kishte iniciativën duke dhënë disa goditje shumë të forta e madje duke e rrëzuar kundërshtarin njëherë në raundin e dytë.

    Nga të gjithë njohësit e boksit kjo po shihet si një padrejtësi e madhe që iu bë bokserit shqiptar, madje me reagim erdhi edhe vet faqja zyrtare që e transmetoi meçin, “DAZN Boxing”.

    Ata u shfaqen të habitur nga vendimit i gjyqtarit.

    Atje ku shpërthyen më pas edhe komentet nga e gjithë bota dhe shtetas të ndryshëm që e kishin parë këtë meç, duke thënë se ky ishte një vendim i turpshëm nga gjyqtari.

  • Florian Marku shpërthen pas ndeshjes: A e di ky gjyqtar boksin ?

    Florian Marku shpërthen pas ndeshjes: A e di ky gjyqtar boksin ?

    Florian Marku ka barazuar kundër Jamie Stewart.

    Ishte një paraqitje që u vlerësua si e barabartë me vendim të gjyqtarëve, shkruan GazetaBlic.

    Meçi u vlerësuar 76 – 76 me pikë.

    Pas ndeshjes ka shpërthyer bokseri ynë me deklaratë kundër gjyqtarit të ndeshjes.

    “A e di ky gjyqtar boksin? Unë u grushtova vetëm një herë pastër” tha Marku.
    “Ata po shkatërrojnë karrierën time. Si mund ta shënojnë këtë barazim?

    “Ai më goditi vetëm një herë i pastër në kokë. A e di ky gjyqtar edhe boksin?”

  • LAJMI I FUNDIT: Florian Marku ngjitet në ring, synon fitoren e madhe

    LAJMI I FUNDIT: Florian Marku ngjitet në ring, synon fitoren e madhe

    Padyshim një nga mbrëmjet më të bukura në karrierë për të.

    Florian Marku sonte regjistron suksesin e radhës, pasi do të ndeshet në të njëjtin ring, pikërisht para duelit për kampion bote në peshën e rëndë, Joshua – Pulev, përcjell GazetaBlic.

    Bokseri shqiptar nuk kishte sesi ta fsheh entuziazmin, teksa në një postim në rrjetin social “Twitter” ka thënë se sot është dita e tij.

    Ai tashmë ka zbarkuar në ring.
    Këto janë pamjet e tij nga momenti i ngjitjes në ring.

  • Italia i jep lamtumirën e fundit legjendës së futbollit dhe heroit shtetëror

    Italia i jep lamtumirën e fundit legjendës së futbollit dhe heroit shtetëror

    Legjenda të futbollit italian dhe adhurues të futbollit janë mbledhur të shtunën në Vicenza për t’i bërë homazhe njërit prej lojtarëve më të mirë të shtetit, Paolo Rossit.

    Heshtja u thye jashtë katedrales së qytetit kur tifozët e futbollit duartrokitën në momentin kur e panë arkivolin e Rossit. Rossi ishte heroi i Italisë kur shënoi në kampanjën triumfuese të Botërorit 1982. Ai realizoi edhe hat-trick kundër Brazilit, në njërën prej ndeshjeve më interesante në gjithë historinë e garës.

    Arkivoli është mbajtur nga disa ish-bashkëlojtarë të Rossit gjatë Botërorit 1982, si Bruno Conti, Giancarlo Antognoni, Fulvio Collovati dhe Alessandro “Spillo” Altobelli.

    Rossi do të njihet si një sulmues i shpejtë, i shkathët dhe inteligjent. I fitoi dy tituj të Serisë A, Kupën Evropiane dhe Kupën e Italisë me Juventusin, por do të kujtohet për Botërorin e ’82-ës në Spanjë kur shënoi gjashtë gola.

    I lindur në Prato të Toskanës, Rossi luajti në gjithë karrierën e tij në Itali. U dënua për tri vjet në vitin 1980 si pjesë e skandalit “Totonero” që kishte të bënte me kurdisjen e ndeshjeve, megjithatë, ai gjithmonë e mohoi një gjë të tillë.

    Dënimi më vonë iu ul në dy vjet, dhe kjo i lejoi atij të shkruante historinë në Kupën e Botës.

    Ish-mbrojtësi i Milanit dhe kapiteni Paolo Maldini ka qenë vetëm 14-vjeçar kur Italia e fitoi Kupën e Botës 1982, por tri vjet më vonë, iu bashkua Milanit nga Rossi.

    Rossi e fitoi “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë dhe “Topin e Artë” si lojtari më i mirë i garës, kampanjë kjo që vlerësohet si paraqitja më e mirë individuale në një Botëror.

    Rossi e fitoi edhe “Topin e Artë” në vitin 1982 si lojtari më i mirë i Evropës dhe me totalin e nëntë golave, mbetet golashënuesi më i mirë i Italisë në një Botëror, bashkë me Roberto Baggion dhe Christian Vierin.

    Ishte i përfshirë dhe në Botërorin e 1986-s, por nuk luajti.

    Karrierën e mbylli një vit më vonë te Verona, në moshën 30-vjeçare.

  • Zbulohen 55 lojtarët më të votuar që do të bëjnë garë për tu futur në formacionin më të mirë të FIFA-s

    Zbulohen 55 lojtarët më të votuar që do të bëjnë garë për tu futur në formacionin më të mirë të FIFA-s

    Robert Lewandowski dhe Manuel Neuer janë dy nga 11 futbollistët e Bayern Munchen që janë futur në listën prej 55 lojtarëve që kanë marrë më shumë vota për formacionin më të mirë nga FIFA.

    Pas fitimit të Ligës së Kampionëve , nuk duhet të jetë çudi që 11 lojtarë nga ajo skuadër e suksesshme e Bayern janë në këtë listë.

    Gjashtë prej tyre nuk ishin në listë në vitet e fundit si: David Alaba (i cili u zgjodh për herë të fundit në 2017), Thiago Alcantara (2017), Jerome Boateng (2017), Philippe Countinho (2018), Neuer (2017) dhe Thomas Muller (2016).

    Lojtarët e vetëm të Bayern në listën e ngushtë të vitit të kaluar ishin Joshua Kimmich dhe Robert Lewandowski.

    Tre kandidatë të Bayern që futen për herë të parë janë: Alphonso Davies, Serge Gnabry dhe Leon Goretzka.

    Lista me 55 lojtar përfshin edhe 11 fytyra të reja duke përfshirë Erling Braut Haaland, Pierre-Emerick Aubameynag, Bruno Fernandes, Dele Alli dhe Jordan Henderson.

    FIFA dhe FIFPRO do të shpallin 11-shin më të mirë të sezonit 2019/2020 të enjten më 17 dhjetor.

    FIFPRO dhe FIFA kishin ftuar të gjithë futbollistët profesionistë në të gjithë botën të votojnë për formacionin.

    FIFA ua ka kërkuar atyre të zgjedhin lojtarët më të mirë reparte: portierë, mbrojtës, mesfushorë dhe sulmues.

    Portieri, si dhe tre mbrojtësit, tre mesfushorët dhe tre sulmuesit që marrin më shumë vota do të zgjidhen për formacionin.

    Vendi i mbetur në formacionin do të shkojë për lojtarin që merr më së shumti vota, përjashtim nga këta tjerët.


    Lista me 55 lojtarë  

    Portierë

    Alisson Becker (Liverpool FC, Brazil)

    Thibaut Courtois (Real Madrid, Belgjikë)

    David de Gea (Manchester United, Spanjë)

    Gianluigi Donnarumma (AC Milan, Itali)

    Moraes Ederson (Manchester City, Brazil)

    Hugo Lloris (Tottenham Hotspur, Francë)

    Keylor Navas (Paris Saint-Germain, Kosta Rika)

    Manuel Neuer (FC Bayern Munich, Gjermani)

    Jan Oblak (Atletico Madrid, Slloveni)

    Marc-Andre ter Stegen (FC Barcelona, ​​Gjermani)

    Mbrojtësit

    David Alaba (FC Bayern Munich, Austri)

    Jordi Alba (FC Barcelona, ​​Spanjë)

    Toby Alderweireld (Tottenham Hotspur, Belgjikë)

    Trent Alexander-Arnold (Liverpool FC, Angli)

    Dani Alves (Sao Paulo, Brazil)

    Jerome Boateng (FC Bayern Munich, Gjermani)

    Alphonso Davies (FC Bayern Munich, Kanada)

    Virgil van Dijk (Liverpool FC, Holandë)

    Kalidou Koulibaly (SSC Napoli, Senegal)

    Matthijs de Ligt (Juventus FC, Holandë)

    Marcelo (Real Madrid, Brazil)

    Sergio Ramos (Real Madrid, Spanjë)

    Andreë Robertson (Liverpool FC, Skoci)

    Thiago Silva (Chelsea, Brazil)

    Raphael Varane (Real Madrid, Francë)

    Mesfushorët

    Thiago Alcantara (FC Bayern Munich, tani Liverpool), Spanjë)

    Dele Alli (Tottenham Hotspur, Angli)

    Sergio Busquets (FC Barcelona, ​​Spanjë)

    Casemiro (Real Madrid, Brazil)

    Philippe Coutinho (FC Bayern Munich, tani FC Barcelona, ​​Brazil)

    Kevin De Bruyne (Manchester City, Belgjikë)

    Bruno Fernandes (Manchester United, Portugali)

    Leon Goretzka (FC Bayern Munich, Gjermani)

    Jordan Henderson (Liverpool FC, Angli)

    Frenkie de Jong (FC Barcelona, ​​Holandë)

    N’Golo Kante (Chelsea FC, Francë)

    Toni Kroos (Real Madrid, Gjermani)

    Joshua Kimmich (FC Bayern Munich, Gjermani)

    Luka Modric (Real Madrid, Kroaci)

    Thomas Muller (FC Bayern Munich, Gjermani)

    Sulmues 

    Sergio Aguero (Manchester City, Argjentinë)

    Pierre-Emerick Aubameyang (Arsenal, Gabon)

    Karim Benzema (Real Madrid, Francë)

    Serge Gnabry (FC Bayern Munich, Gjermani)

    Erling Haaland (Borussia Dortmund, Norvegji)

    Zlatan Ibrahimovic (AC Milan, Suedi)

    Harry Kane (Tottenham Hotspur, Angli)

    Robert Lewandowski (FC Bayern Munich, Poloni)

    Sadio Mane (Liverpool FC, Senegal)

    Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain, Francë)

    Lionel Messi (FC Barcelona, ​​Argjentinë)

    Neymar Junior (Paris Saint-Germain, Brazil)

    Cristiano Ronaldo (Juventus, Portugali)

    Mohamed Salah (Liverpool FC, Egjipt)

    Son Heungmin (Tottenham Hotspur, Koreja e Jugut)

  • Kush është biondja seksi që gjykoi derbin Tirana-Partizani – FOTO

    Kush është biondja seksi që gjykoi derbin Tirana-Partizani – FOTO

    Tirana dhe Partizani u përballën në “Air Albania” në kuadër të javës së 6-të të Kategorisë Superiore.

    Por në një ndeshje pa gola dhe në një stadium pa tifozë, e gjithë vëmendja u mor nga Emanuela Rusta, një prej 6 arbitreve që gjykoi derbin kryeqytetas.

    FSHF kishte vendosur që dueli të gjykohej nga gjashtë arbitra dhe pas porte ishte pikërisht biondja seksi, raporton Ora News.

    Arbitrja nga Elbasani ka qenë edhe herë të tjera në këtë pozitë.

    a1
    a2
    3
    4
    5
    6
    7
    8
    9
    10
    11
    12
    13
  • Mesazhi i djalit të Maradonës për vdekjen e babait

    Mesazhi i djalit të Maradonës për vdekjen e babait

    Djali i Diego Armando Maradonës nuk ka mundur të udhëtojë për në funeralin e babait pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

    Ai postoi një video me mesazh për t’i dhënë lamtumirën legjendës së Napolit që u varros të premten.

    Diego Maradona Junior ka lindur më 1986, por është njohur nga ishi i Napolit vetëm në vitin 2007.

    Ai ka rezultuar pozitiv në fillim të nëntorit dhe nuk ka mundur t’i japë lamtumirën dhe ta varros babanë e tij nga afër, këtë e ka bërë përmes rrjeteve sociale.

    “Do të kisha dashur ta kaloj këtë ditë ndryshe, duke u argëtuar dhe harruar momentet e vështira për disa orë”, shkroi ai në Instagram.
    “Tani e gjej vetën shumë larg nga ju, shpresoj të buzëqeshësh dhe gjithmonë të jesh i lumtur”.

    Djali i Maradonës këto ditë ka qenë aktiv edhe me postime në instastory.
    “Kapiteni i zemrës kurrë s’do të vdesë”, bëri këtë postim menjeherë pas vdekjes me 25 nëntor.

    Diego Junior gjithashtu bëri një postim foto të lojtarëve të Napolit duke nderuar legjendën Maradona.
    “Dojeni i dhe mbrojeni fanellën tuaj sikur të ishte lëkura e dytë. Është fanellë e përjetshme, fanella e babait tim”. /Gazeta Express/

  • Kështu nuk e keni parë kurrë Leo Messin, po vuan në Barcelonë

    Kështu nuk e keni parë kurrë Leo Messin, po vuan në Barcelonë

    Të hënën në mëngjes futbollistët e Barcelonës dolën për t’u stërvitur në katër grupe.

    Jashtë gjitha grupeve ishte Lionel Messi.

    Me largimin e Luis Suarez, por edhe dëmtimin e Gerard Pique, ai ka mbetur i vetëm.

    Pamjet që kapën “El Chiringuito TV”, disa herë me gjestet që Leo bëri, tregon qartë se ai nuk është aspak i lumtur.

    Ai po kalon një sezon të vështirë, më të dobëtin në karrierë.

    Leo shënon gol këtë edicion çdo 125 minuta, kurse në sezonin 2018/19 e ka mbyllur me gol çdo 75 minuta dhe 2019/20 gol çdo 115 minuta.

    Ai shënon më pak, humb më shumë topa dhe është larg Messit që jemi mësuar ta shohim, gjitha këto për fajin e Josep Maria Bartoemu, pas asaj që ndodhi gjatë verës.

    8 ndeshje dhe vetëm 3 gola në La Liga, e tregojnë shumë mirë atë që po ndodh me Messin. 

  • Këtë gjë nuk e ka merituar Zlatan Ibrahimovic, ky është një lajm i keq për tifozët e skuadrës

    Këtë gjë nuk e ka merituar Zlatan Ibrahimovic, ky është një lajm i keq për tifozët e skuadrës

    Milani është në avantazh ndaj Napolit me dy golat e shënuar nga Zlatan Ibrahimovic.

    Megjithataë, një lajm i keq vjen për tifozët e kësaj skuadre. Sulmuesi suedez është larguar nga fusha pasi që pësoi një lëndim në këmbën e tij, shkruan GazetaBlic, përcjellë RilindjaShqiptare.

    Mbetet të shihet se sa do të jetë e gjatë mungesa e tij, që do të jetë një hendikep i madh për Milanin.

  • “Marca”: Cristiano Ronaldo po i rindërton urat me Real Madridin

    “Marca”: Cristiano Ronaldo po i rindërton urat me Real Madridin

    Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo po ndërton disa nga urat që ai i prishi me Real Madridin, pretendojnë raportimet në Spanjë, por një kthim i tij është i pamundur.

    Sipas Marca, sulmuesi kishte ndërprerë të gjitha kontaktet me ish-shokët e tij të skuadrës përveç Marcelo kur u largua në verën e vitit 2018.

    Kjo ka ndryshuar së fundmi, me CR7 që kërkon një biletë në El Clasico kundër Barcelonës në Mars, si dhe shfaqje të tjera të dashurisë për klubin dhe shokët e tij të vjetër, përcjell GazetaBlic.null

    Sidoqoftë, Marca gjithashtu pranon që kjo nuk sugjeron një kthim të mundshëm në Real Madrid, edhe nëse ai vendos të largohet nga Juventusi sezonin e ardhshëm.

    Gazetat italiane kanë theksuar javët e fundit se pandemia e ka bërë gjithnjë e më të vështirë për Juventusin për të justifikuar shpenzimet e pagës së Ronaldos 30 milion € në vit.

    E njëjta çështje, së bashku me një regjim të ndryshëm të taksimit mbi fituesit më të lartë, e bën të pamundur që Real Madrid të mund të përballojë pagat e tij.