Category: SPORT

  • Kosovës i bashkohet edhe 27 vjeçari që luan në Mal të Zi

    Kosovës i bashkohet edhe 27 vjeçari që luan në Mal të Zi

    Basketbollisti i Kosovës, Mikaile Tmusiq të premten i është bashkuar stërvitjeve, që po udhëhiqen nga përzgjedhësi Christos Marmarinos.

    Tmusiq, basketbollist i Podgoricës, po kalon formë të mirë, si në skuadrën malazeze, po ashtu edhe në Ligën Aba 2.

    Ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, gjithnjë i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kosovës dhe kështu ka ndodhur edhe kësaj radhe.

    Basketbollistët e Kosovës të mërkurën kanë filluar stërvitjet, ndërsa drejt Sllovakisë do të udhëtojnë të hënën.

    Kosova në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023 do të përballet me Sllovakinë dhe Islandën. Përballjet do të zhvillohen më 26 dhe 28 nëntor në Bratisllavë.

    Kosova nga dy ndeshje, ka shënuar dy fitore, duke mundur Islandën dhe Luksemburgun për të qenë lidere e grupit, kurse në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të përballet me Sllovakinë dhe Luksemburgun.

  • Kupa e Botës 2022, këto janë vazot eliminatore për Kosovën e Shqipërinë

    Kupa e Botës 2022, këto janë vazot eliminatore për Kosovën e Shqipërinë

    Në pritje të shortit për eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022, që do të hidhet më 7 dhjetor të këtij viti, UEFA ka publikuar edhe ndarjen e ekipeve në 6 vazo, teksa Shqipëria është në vazon e katërt dhe Kosova në të pestën.

    Kështu 5 vazot e para kanë në përbërje nga 10 ekipe, ndërsa vazoja e 6 vetëm ekipe, çka do të thotë se 5 nga grupet eliminatore do të jenë me 6 skuadra dhe 5 të tjerë me 5 skuadra.

    Eliminatoret e Katar 2022 do të startojnë në mars të vitit të ardhshëm dhe do të përfundojnë brenda muajit dhjetor, ndërsa në muajin mars të 2022-shit do të luhen edhe ndeshjet Play Off, ku do të përcaktohen përfundimisht 13 skuadrat që do të përfaqësojnë Europën në kompeticionin më të rëndësishëm në botë në nivel përfaqësuesesh.

    Ndarja e vazove të Kupës së Botës 2022:

    Vazo 1: Belgjikë, Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Holandë.

    Vazo 2: Zvicër, Uells, Poloni, Suedi, Austri, Ukrainë, Serbi, Turqi, Sllovaki, Rumani.

    Vazo 3: Rusi, Hungari, Irlandë, Rep.Çeke, Norvegji, Irlandë e Veriut, Islandë, Skoci, Greqi, Finlandë.

    Vazo 4: Bosnje-Hercegovinë, Slloveni, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, SHQIPËRI, Bullgari, Izrael, Bjellorusi, Gjeorgji, Luksemburg.

    Vazo 5: Armeni, KOSOVË, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhan, Estoni, Kazakistan, Lituani, Letoni, Andorra.

    Vazo 6: Maltë, Moldavi, Lihteshtejn, Gjibraltar, San Marino.

  • Kosova ka përfunduar pjesën e parë me rezulat favorizues ndaj Moldavisë

    Kosova ka përfunduar pjesën e parë me rezulat favorizues ndaj Moldavisë

    Kosova ka shkuar në avantazh me epërsi minimale prej 1-0, falë golit të Lirim Kastratit.

    Kastrati realizoi golin e tij të parë me fanellën e kombëtares A, pas 30 minutave lojë, për t’ja mundësuar ‘Dardanëve’ kryesimin në pjesën e parë.

    Kosova kishte mundësi edhe me Muriqin, Celinën e Zhegrovën, por lojtarët kosovarë nuk u treguan të saktë para portës.

    Ndërkohë, vlen të theksohet se Samir Ujkani po bën një pjesë të parë të mirë – pasi ka bërë disa pritje të jashtëzakonshme.

  • Huqja e Hotit para ndeshjes Kosovë-Moldavi, e cila u editua shumë shpejtë!

    Huqja e Hotit para ndeshjes Kosovë-Moldavi, e cila u editua shumë shpejtë!

    Hoti ka qenë prezent në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku sonte do të përcillet edhe mesazhi “Bëhu zëri im”, në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

    Megjithatë, Hoti në postimin e ndeshjes ka bërë një gabim të vogël, duke ia huqur emrit të stadiumit ku do të luhet ndeshja.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti iu referua stadiumit me emrin “Vadil Vokrri”, megjithatë ky gabim u përmirësua shpejtë – e duket që ishte teknik.

    Ai madje editoi të gjithë postimin, duke shtuar edhe disa fjalë.

    “Djemve tanë sonte u urojmë suksese me thirrjen e DARDANËVE
    #behuzeriim #bemyvoice

    Përjetova ndjesi të veçantë gjatë vizitës në Stadiumit Kombëtar “Fadil Vokrri” para ndeshjes Kosovë – Moldavi, e cila fillon nga ora 20:45, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Veçantia e kësaj nate vjen nga porosia dhe thirrja mbështetëse e DARDANËVE tanë #behuzeriim #bemyvoice, kushtuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
    Ne, Dardanët, thërrasim fuqishëm e njëzëri, sepse zëri yt është zëri im”, ka shkruar më pas Hoti në Facebook.

  • Hoti bashkë me Dumoshin dhe Jahjagën në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” para ndeshjes Kosovë – Moldavi

    Hoti bashkë me Dumoshin dhe Jahjagën në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” para ndeshjes Kosovë – Moldavi

    Pas pak çastesh në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës në Futboll do të ballafaqohet me Moldavinë.

    Kjo ndeshje është shumë ë rëndësishmë për të siguruar qëndrimin në Ligën C.

    Para ndeshjes, stadiumin “Fadil Vokrri” e kanë vizitiar Kryeminsitri I Kosovës, Avdullah Hoti, Ministrja për Rini Kulturë dhe Sport, Vlora Dumoshi si dh eish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

    Përmes një postimi në “Facebook”, Dumoshi ka njoftuar se te tre së bashku e vizituan stadiumin, aty ku sonte do të përcillet edhe mesazhi në përkrahje të kampanjës “Bëhu zëri im” në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

    Postimi I plotë I Vlora Dumishit:

    “Forca djelmoshave që sonte sfidohen në lojën kundër Moldavisë.

    Bashkë me Kryeministrin Hoti dhe ish-Presidenten Jahjaga sapo vizituam stadiumin “Fadil Vokrri” ku do të mbahet ndeshja e i cili sot është veshur nga “Dardanët” në mbështetje të fushatës senzibilizuese ‘Bëhu zëri im’ në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Kjo kampanjë është përkrahur nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Ambasada Britanike në Prishtinë.

    Zëri i heroinave të Kosovës sot kumbon për fitoren e madhe!

    Përpara djema, ka shkruar ajo

  • Ish-selektori i Kombëtarës  e nënvlerëson Shqipërinë: Shkova në Evropian me një ekip më të dobët se Azerbajxhani

    Ish-selektori i Kombëtarës e nënvlerëson Shqipërinë: Shkova në Evropian me një ekip më të dobët se Azerbajxhani

    Ish-selektori i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka nënvlerësuar goxha kombëtaren kuq e zi.

    Kjo pasi, për t’i motivuar futbollistët e Azerbeixhanit, kombëtare që udhëheq momentalisht, ka thënë se azekët janë më të fortë sesa Shqipëria e vitit 2016, që arriti evropianin.

    Në një prononcim për mediat, në vigjilie të përballjes me Qipron, ai ka thënë se kombëtarja azeke ka potencial të jashtëzakonshëm, ani pse rrezikon që me një humbje nesër të bie në Ligën D.

    Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga tifozët shqiptarë, nga njeriu që edhe është pajisur me pasaportë shqiptare, madje me emrin Gani Abazi.

    “Ne kemi lojtarë të mirë. Unë i kushtoj vëmendje çdo detaji, që nga ushqimi i lojtarëve e deri te pushimi. Siç e kam thënë nga dita e parë, ne duhet të ndryshojmë mentalitetin.

    Ia kam shpjeguar se ata kanë potencial. I shpjegova lojtarëve që unë jam kualifikuar në finalet e Kampionatit Europian me një skuadër më të dobët se ata. Këta lojtarë duhet të kenë besim te potenciali i tyre”, tha mes tjerash De Biasi.

  • Spanjë – Gjermani: Këto janë formacionet e mundshme

    Spanjë – Gjermani: Këto janë formacionet e mundshme

    Spanja dhe Gjermania do të ndeshen sonte me fillim nga ora 20:45 në kuadër të xhiros së fundit të gazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

    “Die Manschaft” kanë një pikë më shumë dhe kryesojnë renditjen tabelare, andaj edhe me një barazim do të ishin të kënaqur, pasi do të kalonin në fazën e Play Offit.

    Mediat e huaja tashmë kanë publikuar edhe formacionet e mundshme të të dyja skuadrave, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.





    Më poshtë edhe emrat e futbollistëve që pritet ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.

    Spanja (4-2-3-1): De Gea; Bellerin, Ramos, Torres, Reguilon; Busquets, Merino; Adama, Ruiz, Torres; Morata

    Gjermani (4-3-3): Neuer; Henrichs, Ginter, Sule, Max; Gundogan, Kroos, Goretzka; Gnabry, Werner, Sane

  • Armend Thaqi ftohet për të qenë pjesë e Kosovës

    Armend Thaqi ftohet për të qenë pjesë e Kosovës

    Armend Thaqi është futbollisti i radhës nga Superliga e Kosovës që ftohet për të qenë pjesë e Përfaqësueses Dardane.

    Pas Mirlind Dakut, ai është një tjetër lojtar i Ballkanit që është ftuar ta përfaqësojë Kosovën në ndeshjet ndërkombëtare.

    Thaqi është ftuar të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e fundit të kësaj faze në Ligën e Kombeve, kundër Moldavisë që zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    “Të dashur tifoz, Armend Thaqi është lojtari i radhës i ftuar nga Kombëtarja A për takimin e nesërm ndaj Moldavisë”.

    “SuperThaqi shume suksese, Unë biri Yt Kosovë. Na priftë e mbara Kosova jonë”, shkruan në njoftimin e klubit nga Suhareka në Facebook.

    https://www.facebook.com/fcballkani/posts/2779057445665289

  • Munishi i lumtur me ftesën e Kosovës për futbollistin e Ballkanit, Armend Thaçin

    Munishi i lumtur me ftesën e Kosovës për futbollistin e Ballkanit, Armend Thaçin

    Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaçi është ftuar nga kombëtarja e Kosovës për duelin e nesërm përballë Moldavisë.

    Këtë e ka konfirmuar vetë futbollisti në një prononcim për “Klan Kosovën”. Këtij lajmi nuk do mend se iu gëzua edhe trajneri i skuadrës portokalli, Ismet Munishi.

    Munishi, në një postim të publikuar në rrjetin social “Facebook”, shprehu gëzimin me ftesën e Kosovës për Thaçin, duke ia bashkangjitur përshkrimit një foto të lojtarit.

  • Kosova ka ende gjasa: Ndeshjen e radhës e zhvillon me këtë datë

    Kosova ka ende gjasa: Ndeshjen e radhës e zhvillon me këtë datë

    Kombëtarja e Kosovës dje pësoi humbje në momentet e fundit në udhëtim të Sllovenia (1 – 2).


    “Dardanët” ishin në epërsi me golin e Vedat Muriqit, por sllovenët arritën ta përmbysin rezultatin, derisa golin e fitores e realizuan në minutën e fundit nga një penallti e dyshimtë (90+2).

    Pavarësisht, që ende s’kanë fituar në këtë edicion të Ligës së Kombeve, Kosova ka gjasa reale që të mbetet përsëri në grupin C.

    Djelmoshat tanë iu nevojitet vetëm barazimi ose më shumë në ndeshjen e ardhshme ndaj Moldavisë që zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

    Kosova e pret Moldavinë me 18 nëntor, Kombëtare që gjithashtu nuk ka fituar asnjë ndeshje duke regjistruar katër humbje dhe një barazim.