Category: SPORT

  • Lëndim i tmerrshëm për yllin e Galatasarayt, rrezikon ta humbas shikimin pasi po hidhte fishekzjarre

    Lëndim i tmerrshëm për yllin e Galatasarayt, rrezikon ta humbas shikimin pasi po hidhte fishekzjarre

    Viti i ri 2021 ka filluar me një incident të rëndë për mbrojtësin e Galatasarayt, Omar Elabdellaou. 

    Mbrojtësi i Përfaqësueses së Norvegjisë, ka pësuar një incident të rëndë teksa po hidhte fishekzjarrë për të festuar ndryshimin e viteve.

    Sipas informacioneve të para, ai ka pësuar dëmtime të rënda në duar dhe në sy dhe është dërguar me urgjencë në spital.

    Pas publikimit të lajmit në mediat turke, erdhi edhe konfirmimi nga klubi i Galatasarayt.

    “Omar mori ndihmën e parë pas këtij incidenti fatkeq. Dëmtimi në sy do të mësohet më mirë vetëm pas një kontrolli më të hollësishëm. Ai është i ndërgjegjshëm tashmë dhe nuk ka rrezik për jetën e tij”, thuhet në njoftimin e klubit turk.

    Në mediat turke, bëhet e ditur se ai rrezikon të humbasë plotësisht shikimin si pasojë e këtij incidenti, që nuk është shpjeguar ende me detaje se si ka ndodhur.

    Por ndërkohë klubi i Galatasarayt ka deklaruar se do të hidhte në gjyq shoferin e ambulancës, pasi ai kishte bërë foto të cilat më pas i kishte publikuar .

    “Personi në ambulancë bëri foto dhe i shpërndau në rrjetet sociale. Është një mëkat. Ky person ka tre fëmijë, Galatasarayi ka 30 milionë tifozë. Ka mijëra persona, familjarë e miq të tij që janë të shqetësuar në vendlindjen e tij. Si mund të publikosh një foto kështu, është një turp”, tha zëvendëspresidenti i Galyatasarayt për ngjarjen në fjalë.

    Lojtarin në spital kanë shkuar për ta vizituar kapiteni Arda Turan, trajneri Fatih Terim e zyrtarë tjerë të klubit.

  • Golashënuesit më të mirë në Botë, Mirlind Daku në Top 10

    Golashënuesit më të mirë në Botë, Mirlind Daku në Top 10

    Mirlind Daku ka kaluar një vit fantastik me fanellën e Ballkanit të Suharekës.

    Sulmuesi kosovar ka shënuar 25 gola gjatë vitit 2020 .

    Ai është përfshirë në Top 10 në listën e golashënuesve në mbarë Botën.

    Në vendin e parë është Cristiano Ronaldo që ka mbyllur vitin me 33 gola të shënuar

    Kjo është Lista:

    10. Ahmal Pellegrino, 25 gola (Kristansund, Norvegji);

    9. Mirlind Daku, 25 gola (Ballkani, Kosovë);

    8. Rauno Sappien, 26 gola (Floria Tallin, Estoni);

    7. Ramiro Rocca, 26 gola (Municipal, Guatamala);

    6. Ciro Immobile, 27 gola (Lazio, Itali);

    5. Kasper Junker, 27 gola (Bodo-Glimt, Norvegji);

    4. Michael Olunga, 28 gola (Kashiwa, Japoni);

    3. Marcel Hernandez, 30 gola (Cartagines, Costa Rica);

    2. Robert Lewandowski, 32 gola (Bayern, Gjermani);

    1. Cristiano Ronaldo, 33 gola (Juventus, Itali).

  • UEFA publikon renditjen e klubeve evropiane, ja cila skuadër kosovare qëndron më lartë

    UEFA publikon renditjen e klubeve evropiane, ja cila skuadër kosovare qëndron më lartë

    UEFA ka publikuar renditjen e skuadrave evropiane për vitin që po lëmë pas.

    Drita është skuadra që është renditur më lartë nga klubet kosovare, shkruan Indeksonline.

    Kampionët në fuqi të Kosovës janë në vendin e 269 në këtë renditjë.

    Feronikeli qëndron në vendin e 290 derisa Trepça ’89 në vendin e 477.

    Këtë sukses Drita e ka arritur pas pjesëmarrjes në dy runde kualifikuese të Ligës së Kampionëve dhe Europa League.

  • LAJMI I VITIT/ Sulmuesi më i mirë shqiptar i thotë “po” Kosovës

    LAJMI I VITIT/ Sulmuesi më i mirë shqiptar i thotë “po” Kosovës

    Ylli i RB Salzburg, Mërgim Berisha do jetë prurja e radhës të Kombëtarja e Kosovës në vitin 2021.

    Berisha është duke shkëlqyer në kampionatin austriak duke qenë titullarë të Salzburg, me të cilët ka shënuar shtatë gola në 10 paraqitje në ligë, derisa ka regjistruar edhe katër gola të tjerë në Ligën e Kampionëve.

    Burimet e lajmi.net, pranë FFK-së kanë konfirmuar se Berisha ka vendosur t’i bashkohet “Dardanëve”.

    Vitin e ardhshëm do e kemi mundësinë të shohim Berishën në fanellën e Kosovës.

    Berisha ka qenë edhe pjesë e Gjermanisë U21, por mesa duket ka vendosur të përfaqësojë vendin e tij të origjinës, gjithnjë sipas mediumit lajmi.net.

  • Intervista prekëse e Gattusos: S’jam vetja, dua të vdes aty ku jetoj; në fushën e futbollit

    Intervista prekëse e Gattusos: S’jam vetja, dua të vdes aty ku jetoj; në fushën e futbollit

    Gennaro Gattuso e ka dhënë një intervistë prekëse, pas barazimit të Napolit me Torinon në çastet e fundit, duke treguar më shumë rreth probleme shëndetësore më të cilat është duke u përballur së fundmi.

    Trajneri i Napolit Gattuso i kishte shmangur intervistat kohëve të fundit, për shkak po vuan nga sëmundja Ocular Mayasthenia, transmeton Gazeta Express.

    Kjo është një sëmundje autoimune e cila, përveç tjerash, i dobëson muskujt të cilët e kontrollojnë syrin dhe qepallën.

    “Neve na munguan shumë lojtarë sonte, prandaj marrja e një pike sonte është e çmueshme për ne”, tha Gattuso.

    “Më duhet ta pranoj se nuk kam qenë vetja në 12 ditët e fundit. Dua t’u bëj thirrje të gjithë atyre, veçanërisht fëmijëve, që shikohen në pasqyre dhe shohim diçka të çuditshme apo që nuk është në rregull: jeta është e bukur. Pranojeni të gjithën”, shtoi ai.

    “Edhe djelmoshat po vuajnë duke më parë kështu, e di këtë. Por unë jam gjallë. Vuaj nga myasthenia që 10 vjet, kjo është hera e tretë që është përkeqësuar kaq shumë, por do të kalojë dhe syri im do t’i kthehet normalitetit”.

    “Jo vetëm që duket keq, por më bën edhe të ndihem i rraskapitur.”

    “Sidoqoftë, kjo është jeta ime dhe ka gjëra edhe më të këqija. E di se disa persona supozojnë se e kam vetëm edhe një muaj jetë, por ju siguroj se jam mirë. Kur të vdes përfundimisht, dua të shkoj aty ku jetoj, në fushën e futbollit”. /

  • Aston Villa rikthen interesimin për Milot Rashicën – por sa janë gjasat për t’u realizuar transferimi?

    Aston Villa rikthen interesimin për Milot Rashicën – por sa janë gjasat për t’u realizuar transferimi?

    Aston Villa ishte tejet i interesuar në verën e këtij viti në Milot Rashicën, mirëpo dështuan të arrinin marrëveshje me Werder Bremenin për shumën e transferimin.

    Por, skuadra angleze duket se nuk ka hequr dorë nga transferimi i 24-vjeçarit dhe do të tentojë sërish në afatin kalimtar të janarit.

    “Milot Rashica i Werder Bremenit ishte nën shënjestrën e Aston Villës, mirëpo ndryshoi gjithçka te shuma e marrëvshjes”, ka thënë Gregg Evans, gazetar i The Athletic.

    “Kosovari është i lënduar dhe vështirë se kthehet në muajin e ardhshëm, derisa një marrëveshje për transferim është e komplikuar”.

    “Aston Villa do të rikthehet edhe një herë për të, andaj mbetet të shihet se ku do të qëndrojnë gjërat mes të trija palëve”, ka shtuar më tej Evans.

    Reprezentuesi i Kosovës i ishte bashkuar Werder Bremenit nga Vittese në janar të vitit 2018, duke bërë 79 paraqitje, ka shënuar 24 gola dhe ka bërë 15 asistime.

    Në dy sezonet e tij të fundit në Weserstadion, kosovari ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 12 asistime në 54 paraqitje në Bundesliga, që i bije 1,86 gola për ndeshje.

  • Lewandowski: Isha i gatshëm t’i bashkohesha Unitedit në vitin 2012

    Lewandowski: Isha i gatshëm t’i bashkohesha Unitedit në vitin 2012

    Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, ka treguar se ishte takuar me Sir Alex Ferguson për një kalim të mundshëm te Manchester Unitedi në vitin 2012.

    Futbollisti polak ishte lidhur vazhdimisht me Djajtë e Kuq gjatë kohës sa ndodhej te Borussia Dortmundit.

    Megjithatë, transferimi në Old Trafford dështoi, ashtu që në vitin 2014 kaloi si lojtar i lirë te bavarezët, ku në 307 paraqitje ka shënuar 266 gola dhe i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm ekiporë.

    “Pas viti tim të dytë te Dortmundi, pata një bisedë me Sir Alex Ferguson. Ai donte që unë të shkoja në Mançester”.

    “Isha shumë i interesuar. Madje mund të them se isha i gatshëm. Por, Dortmundi nuk më lëshonte. Megjithatë, nuk isha i hidhëruar se gjëra po shkonin shumë mirë te Borussia”, ka treguar Lewandowski për France Football.

    Në vend të polakut, Ferguson asokohe e transferoi Robin van Persien nga Arsenali dhe e fitoi titullin e Ligës Premier në sezonin e tij të fundit (2012/2013) si trajner i Manchester Unitedit.

  • Gazeta e njohur spanjolle ‘Marca’ i kushton vëmendje të madhe Kombëtares së Kosovës

    Gazeta e njohur spanjolle ‘Marca’ i kushton vëmendje të madhe Kombëtares së Kosovës

    Gazeta e njohur spanjolle, ‘MARCA’ i ka kushtuar një vëmendje të madhe Kombëtarën e Kosovës më të cilën do të ndeshet në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Botëror.

    Gazeta përmend faktin se Kosova ende nuk mund të luajë me futbollistë që kanë lindur pas viti 2008 kur edhe Kosova fitoi pavarësinë.

    Ata tregojnë historinë se si futbollistët si Rashica, Muriqi, Ujkani, Berisha ishin shpërngulur nga Kosova për në vendet e Evropës për shkak të luftës gjatë vitit 1999.

    Gjithashtu në këtë artikull përmendet edhe oferta që Kosova ia kishte bërë, Adnan Januzajt.

    Gjashtë vjet më vonë pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA, “Dardanët” po përgatiten të përballen me Spanjën në një grup në të cilin vetëm Suedia e njeh vendin e saj, thuhet në shkrimin e gazetës “MARCA”.

  • 2020-ta për shumëkë i dështuar, por për Dakun do të jetë vit i paharruar

    2020-ta për shumëkë i dështuar, por për Dakun do të jetë vit i paharruar

    Lojtari më i dalluar i vitit kalendarik 2020 në Kosovë padyshim është Mirlind Daku. 

    Në janar ai u transferua në formë huazimi nga Osijeku te Ballkani. Edicioni pranveror nuk ishte shumë produktiv për të, por sulmuesi kosovar shpërtheu në vjeshtë. 

    Gjatë këtij viti kalendarik, 22 vjeçari ka shënuar 25 gola në të gjitha garat, 24 në Superligë dhe 1 në Kupë. 

    Ai do ta fitojë çminin e golashënuesit më të mirë të vitit nga Federata e Futbollit të Kosovës, shkruan Indeksoline. 

    Daku mposhti sulmuesin e Prishtinës Otto John, që është golashënuesi i dytë më i mirë i vitit me 20 gola, 17 në Superligë dhe 3 në Kupë.

  • MARKU: A E NJEH BOKSIN KY GJYQTAR, JAM GODITUR VETËM NJË HERË

    MARKU: A E NJEH BOKSIN KY GJYQTAR, JAM GODITUR VETËM NJË HERË

    Ka përfunduar meçi ndërmjet Florian Markut dhe Jamie Strwart në The SSE Arena, Wembley.

    Meçi përfundoi në barazim, por shqiptari nuk ishte aspak i kënaqur me vendimin e gjyqtarit.

    ‘Kjo është shaka e dini, ky gjyqtar nuk di asgjë për boksin. Ai më goditi vetëm njëherë në fytyrë, unë e rrëzova dhe e godita shumë atë’, tha ai.

    ‘Ata po na prishin karrierën me këto vendime, në rregull, ai është boksier i mirë por nuk e meritoi fitoren. Si mund të jetë ky rezultat, jam shumë i zhgënjyer me të gjithë gjyqtarët’, përfundoi Florian Marku.